Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Arsimtaret: 40% e mesuesve te rinj ne Shqiperi nuk kalojne provimin e shtetit

    Mėsuesit e rinj: Provimi i Shtetit, 40% nuk e kalojnė testin

    Agjencia Kombėtare e Provimeve publikon rezultatet pėr arsimtarėt. Drejtori: Gjuhė-Letėrsia me pikė mė tė larta.

    Kreu i AKP, Harizaj: Kalueshmėria pėr arsimtarėt ėshtė e mirė.

    Rreth 40% e mėsuesve tė rinj kanė rezultuar mbetės nė Provimin e Shteti. Tė dhėnat vijnė nga Agjencia Kombėtare e Provimeve. Pavarėsisht numrit tė arsimtarėve qė nuk kanė marrė dot as pikėt mė minimale, kalueshmėria konsiderohet e mirė. Sipas kreut tė AKP-sė, Alfons Harizaj, dega e Mėsuesisė nuk qėndron nė listėn e degėve elitare. “Kalueshmėria ėshtė diku te 60 pėr qind, ēka do tė thotė se kėta mėsues kanė fituar tė drejtėn pėr tė ushtruar profesionin”, tha Harizaj. Sipas tij, grupi i kandidatėve pėr mėsues nė profilin Gjuhė-Letėrsi ka qenė mė i madhi nė numėr, dhe ata kanė arritur dhe kalueshmėrinė mė tė lartė. “Ne e konsiderojmė arritje tė mirė nė konceptin e vlerėsimit dhe tė arritjeve nė raport me tė gjitha profesionet”, tha Harizaj.
    Sipas tij, nė profilin e Gjuhė-Letėrsisė kandidatėt kanė arritur tė marrin mė shumė pikė dhe ta kalojnė mė me lehtėsi testin, ēka dėshmon, sipas Harizajt, se nė tė ardhmen do tė kemi mė shumė mėsues Gjuhė-Letėrsie. Provimi i Shtetit do tė nisė sėrish nė janar tė vitit 2013. Stomatologjia dhe mjekėsia e pėrgjithshme do tė presin kandidatėt nė fillim tė vitit, ndėrsa nė prill do tė kenė sesionin e dytė. Provimi i Shtetit ėshtė kusht ligjor pėr tė tė sapodiplomuarit tė tė paktėn 15 profesioneve. Vetėm pasi tė marrin rezultate kaluese nė kėtė provim, do tė mund ta ushtrojnė profesionin. Kandidatėt kanė tė drejtė ta japin provimin deri nė pesė herė. Ky provim ėshtė konsideruar nga krerėt e arsimit si njė filtėr pėr tė rritur cilėsinė nė tregun e punės. Vlerėsimi bėhet me pikė dhe rezultatet shpallen menjėherė pas dhėnies sė provimit nė mėnyrė elektronike.

    Infermierėt, mė tė dobėtit
    Tė vetmit qė kanė dalė mė dobėt nė Provimin e Shtetit janė infermierėt. Mė shumė se gjysma e tyre nuk kanė marrė pikėt e nevojshme pėr tė kaluar testin nė sesionin e parė. Ata i janė nėnshtruar pėr herė tė dytė provimit, por sėrish numri i mbetėsve ka qenė shumė i lartė. Sipas Agjencisė Kombėtare tė Provimeve, kandidatėt nga universitetet private kanė pasur nivel mė tė ulė, nė krahasim me ata tė publikut.

    Burimi: Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Arsimtaret: 40% e mesuesve te rinj ne Shqiperi nuk kalojne provimin e shtetit

    Dhe pastaj habitemi pse na rrjepin infermieret! Ky eshte i vetmi qellim i tyre. Nuk e njohin etiken e punes, dhe e shohin profedionin vetem si mundesi biznesi. Ta donin profesionin nuk dilnin kaq dobet, dhei linin pacientet ne meshiren e ... lekeve. Paska hyre provimi i lisences dhe ne Shqiperi? Po provim diplome ka me ne shkolla?
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Arsimtaret: 40% e mesuesve te rinj ne Shqiperi nuk kalojne provimin e shtetit

    mia tan shoket e mi ne shkoder i kam infermiera mas mi shaj te lutem
    une se di si e morne 8 vjecaren se nja 3 prejt tyne e lanen shkollen ne klas te 7
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Arsimtaret: 40% e mesuesve te rinj ne Shqiperi nuk kalojne provimin e shtetit

    ca jane keto provime pa kuptim. ata kane bere shkollen, kane mar dipllomen, lerini te ushtrojne zanatin. mos na coni ne komunizem ku shteti te pinte gjakun.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Arsimtaret: 40% e mesuesve te rinj ne Shqiperi nuk kalojne provimin e shtetit

    Eh, Ziti keshtu eshte kudo. Shqiperia tani e ka futur. Provimi i shtetit eshte njesoj si provimi i diplomes.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    CHEERFUL GIRL
    Anėtarėsuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536

    Pėr: Arsimtaret: 40% e mesuesve te rinj ne Shqiperi nuk kalojne provimin e shtetit

    Se nuk mu ndenjt pa shkruajtur, po te rinjte Shqiptar e kane mendjen fiu fiu ( ne pergjithesi). Nuk di te thuash nese eshte sistemi i gabuar apo jane njerezit gabim , por une mendoj se te dyja kane pjesen e vet. Si mund te futet ne shkolle te larte dikush qe ska prekur ndonjehere liber me dore? Po skane faj te rinjte kur jane mesuar te jua bejne gati gjerat. Nejse mo, do gjendesh nje menyre si me marre leke. C'rendesi ka produkti!
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •