Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Mësuesit e rinj: Provimi i Shtetit, 40% nuk e kalojnë testin

    Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon rezultatet për arsimtarët. Drejtori: Gjuhë-Letërsia me pikë më të larta.
    Kreu i AKP, Harizaj: Kalueshmëria për arsimtarët është e mirë.

    Rreth 40% e mësuesve të rinj kanë rezultuar mbetës në Provimin e Shteti. Të dhënat vijnë nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Pavarësisht numrit të arsimtarëve që nuk kanë marrë dot as pikët më minimale, kalueshmëria konsiderohet e mirë. Sipas kreut të AKP-së, Alfons Harizaj, dega e Mësuesisë nuk qëndron në listën e degëve elitare.

    “Kalueshmëria është diku te 60 për qind, çka do të thotë se këta mësues kanë fituar të drejtën për të ushtruar profesionin”, tha Harizaj. Sipas tij, grupi i kandidatëve për mësues në profilin Gjuhë-Letërsi ka qenë më i madhi në numër, dhe ata kanë arritur dhe kalueshmërinë më të lartë. “Ne e konsiderojmë arritje të mirë në konceptin e vlerësimit dhe të arritjeve në raport me të gjitha profesionet”, tha Harizaj.

    Sipas tij, në profilin e Gjuhë-Letërsisë kandidatët kanë arritur të marrin më shumë pikë dhe ta kalojnë më me lehtësi testin, çka dëshmon, sipas Harizajt, se në të ardhmen do të kemi më shumë mësues Gjuhë-Letërsie.

    Provimi i Shtetit do të nisë sërish në janar të vitit 2013. Stomatologjia dhe mjekësia e përgjithshme do të presin kandidatët në fillim të vitit, ndërsa në prill do të kenë sesionin e dytë. Provimi i Shtetit është kusht ligjor për të të sapodiplomuarit të të paktën 15 profesioneve. Vetëm pasi të marrin rezultate kaluese në këtë provim, do të mund ta ushtrojnë profesionin.

    Kandidatët kanë të drejtë ta japin provimin deri në pesë herë. Ky provim është konsideruar nga krerët e arsimit si një filtër për të rritur cilësinë në tregun e punës. Vlerësimi bëhet me pikë dhe rezultatet shpallen menjëherë pas dhënies së provimit në mënyrë elektronike.


    Panorama

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Mësuesit e rinj: Provimi i Shtetit, 40% nuk e kalojnë testin

    Krejt e natyrshgme që sistmi i arsimimit në Shqipëri dhe Kosovë , e besa edhe në trevat e tjere etnike tonat është i dobët.

    Qeverit tona nuk jan te interesuar që të kemi njerëz të shkolluar, sepse do të kan vështir të manipulojn me ta.

    A e keni vërejt se reforma nuk ka, po ndërtohen aty këtu shkolla , kinse po punohet me arsimin.
    E njëjta gjë si me asfalltin. Ndërtohen rrugë , kemi mbijentin më të ndotur bile në Evropë nga lëndët/karburontet dhe autoparkun e stërvjetruar dhe jo pak më i rëndësishëm e negativ , sistemi i marjes së patentës.

    Pra , sa te kemi qeverisje antishqiptare, numri i analfebizmit do te jet ne rritje.
    NB!
    analfabet modern jan te gjith ata që nuk e kryejn së paku shkollen e mesme.

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •