PETICION DREJTUAR KRYEMINISTRIT
Respektimi i të drejtës së pronësisë është një nga të drejtat themelore njerëzore si dhe një nga kushtet e funksionimit të një shteti demokratik (bashkë me të lirinë e mendimit, organizimin e zgjedhjeve të lira...). Shqipëria fatkeqsisht pas 20 vitesh "demokraci" ende nuk e përmush këtë kusht:
- neni 181 i Kushtetutës dhe legjislacioni përkatës që parashikojnë kthimin e pronave pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga komunizmi nuk zbatohet
- trajtimi i të drejtave të pronësisë konfrontohet me korrupsion në çdo nivel.
Mosrespektimi i pronësisë është një nga pengesat kryesore për integrim evropjan (2 nga 12 kushtet i referohen këtij problemi). Qeveria vazhdon të gjobitet nga Gjykata e Strasburgut: mungesa nga ana e Qeverisë e vullnetit për t'ia kthyer pronat pronarëve të ligjshëm bën që Gjykata ta dënojë Shqipërinë ti paguajë kompensim financjar pronarëve të ligjshëm. Faktura e këtij kompensimi i rëndon taksapaguesit shqiptar.
Ju ftoj të nënshkruani peticionin drejtuar kryeministrit dhe t'ia transmetoni sa më shumë të njohurve. Adresa e peticionit:
http://www.change.org/petitions/retu...ist-regime-now
BËHET FJALË PËR FUNKSIONIMIN E THEMELEVE TË SHTETIT LIGJOR DHE TË DEMOKRACISË SHQIPTARE - PRANDAJ KA RËNDËSI!
Ju falenderoj për mbështetjen.
http://defendingproperty.com
facebook.com/defendingproperty
@DefendPropertyA
Krijoni Kontakt