-
7-vjeçarja vdes në spital, Tavo: Pezullohen 3 mjekë.

TIRANË- Mesditën e sotme, familjarë e të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit vogëlushes Arsela Vladi, jeta e së cilës u pre dje në mes, në moshën më të bukur për shkak të sëmundjes së diabetit, e cila i preku trurin. Trupi i saj do të prehet në varrezat e fshatit Xhafzotaj.
Vdekja e vogëlushes la mbrapa hije dyshimi për mënyrën se si mjekët e trajtuan rastin e saj.
Prindërit, Ilir e Alma Vladi akuzuan dje bluzat e bardha në Pediatrinë e Durrësit për neglizhencë. Sipas tyre, moskujdesja e mjekëve, moskryerja e analizave në kohë ishin shkaktarët e gjendjes së rënduar të vajzës, e cila humbi jetën kur erdhi në Tiranë. Edhe mjekët e QSUT-së akuzuan kolegët e Durrësit për gjendjen e rënduar të vogëlushes.
Sot, vendi i është lënë lotëve e zisë për humbjen e vajzës dhe fjalët për familjarët duken të tepërta. Bababi i saj shprehet shkurt, se gjithcka ia ka lënë në dorë drejtësisë.
Menjëherë pas ngjarjes, ka reaguar ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, i cili tha se 3 persona janë pezulluar për ngjarjen deri në përfundim të hetimit.
PROKURORIA: ENDE NUK KEMI NJË KALLËZIM
Prokuroria e Përgjithshme njofton se pavarësisht deklaratave në media të familjarëve të 7-vjecares nga Xhafzotaj e Durrësit, e cila ndërroi jetë dje në Spitalin Pediatrik në QSUT dhe të cilët fajësojnë mjekët, në organin e akuzës nuk është depozituar asnjë kallzim.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se do të nisë hetimet menjëherë nëse bindet se ka vepër penale, ndërkohë që thekson se rasti i 7-vjecares është në vëmendjen e tyre.
TAVO: PEZULLOHEN TRE MJEKE
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo gjatë konferencës së fundvitit i është përgjigjur interesimit të gazetarit të News 24, Erjon Skëndaj për hetimet e ngjarjes së rëndë, të ndodhur vetëm një ditë më parë në QSUT, ku një vajzë 7-vjecare, humbi jetën.
Ministri Tavo ka konfirmuar edhe njëherë se hetimet kanë nisur që ditën e djeshme, ndërsa janë pezulluar dy shefa në Durrës, deri në përfundim të tyre.
“Kam urdhëruar ngritjen e dy grupeve me specialistë, një në Durrës, tjetri në QSUT. Presim një hetim të hollësishëm, pas nxjerrjes së konkluzioneve do kemi edhe vendimmarrje. Paraprakisht kam pezulluar shefin e Pediatrisë dhe Shefi i shërbimit të laboratorit në qytetin e Durrësit”, tha ai.
7-vjecarja humbi dje në spitalin e Pediatrisë në kryeqytet, ndërsa më herët ishte shtruar në Poliklinikën e Durrësit, nga ku ka ardhur në gjendje të rëndë. Arsela Vladi vuante nga diabeti, ndërsa vdekja i ka ardhur nga një goditje në tru. Pas ngjarjes së rëndë, prindërit e vajzës akuzuan mjekët e Durrësit për neglizhencë.
PIPERO: PARREGULLSI NË KARTELËN E VAJZËS
Drejtori i politikave shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero ka shkuar në spitalin e Durrësit, pas vdekjes së vajzës 7-vjecare. Ai ka deklaruar se kishte parregullsi në kartelën e vajzës që humbi jetën një ditë më parë.
Ashtu si edhe Tavo Pipero konfirmoi se janë pezulluar nga detyra dy shefat si dhe mjeku roje.
“Janë pezulluar 3 persona për vdekjen e 7-vjeçares. Të pezulluar janë Shefja e Pediatrisë së Durrësit, Irena Lila, Etleva Myshketa shefe e shërbimit të laboratorit, si dhe mjeku roje, Rasim Lusha”, që sipas Piperos nuk përfaqëson Spitalin e Durrësit.
DINO ABAZI: RAGIMI I MSH I NXITUAR
Për vdekjen e Arsela Vladit ka raguar sot edhe kreu i Urdhrit të Mjekut, Dino Abazi, I cili është shprehur se do të nisë një hetim të menjëhershëm për ngjarjen. “Do presim analizat mjekësore, do të dalim me vendim. Ne nuk mund të japim deklarata të nxituara për rastin”, tha ai.
Sipas Abazit, reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë është i nxituar. “Vendimi i Ministrisë, shkelet prezumimi i pafajësisë”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)
-
-
Për: 7-vjeçarja vdes në spital, Tavo: Pezullohen 3 mjekë.
Nga e dine ato qe fajin e kane mjeket e Durresit.
Mundet qe prinderit e kane cuar vajzen kur ajo eshte renduar shume nga gjendja shendetsore,
ka qene shume vone dhe u eshte lene shume pak kohe doktoreve per ta permirsuar,rikthyer shendetin
.A eshte kontrolluar me pare vajza per gjendjen shendetsore?
Mund te jete neglizhence e prinderve qe e kane cuar vajzen shume vone ne gjendje te rende,gati duke vdekur
dhe tani fajsojne mjeket.
Eshte e lehte fare te lajmerosh televizionin gazetat dhe tu tregosh historine ashty si te pelqen ty.
Gazeta tv-ja material don,se sa i vertete eshte pak rendesi ka per gazetaret.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt