Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Sfidė me rrymat brenda islamit

    Emri:  Arbana-Xharra.jpg

Shikime: 574

Madhėsia:  13.6 KB
    Nga Arbana Xharra
    Wednesday, 26 December 2012


    Pėr gjashtė muaj me radhė kam “bashkėjetuar” me ta, kam pėrcjellė ligjėratat nė xhami, kam vizituar rajonet e varfra tė Kosovės, kam dėgjuar nga afėr bindjet e tyre, kėrkesat, ankesat dhe pakėnaqėsitė qė kanė. Rregullisht kam pėrcjellė videot e postuara tė hoxhallarėve nė internet. Kam prekur nga afėr ēėshtjen e fesė nė Kosovė, pa asnjė paragjykim, duke mos marrė pėr bazė as akuzat individuale se kush ėshtė vehabist e kush jo. Kam dashur tė shoh nė terren se ēfarė po ndodh, kush janė prijėsit e tyre, ēfarė thirrje bėjnė, si organizohen dhe si financohen. Pėr tė mėsuar pėr liritė dhe problemet fetare hulumtimin e kam zgjeruar nė Shkup dhe Londėr.

    Dallimet janė tė mėdha, derisa nė Kosovė dėgjon ligjėrata ku pėrdoret gjuhė fyese, nėpėr tubime tė caktuara dėgjohen hoxhallarė me fjalor tmerrues, nė xhaminė mė tė madhe nė Londėr, kleriku flet pėr tolerancėn fetare dhe pėr faljen qė duhet bėrė atyre qė janė kundėr islamit. Derisa nė Londėr ka liri tė madhe fetare, lejohet mbulesa nėpėr shkolla, por kontrollohet ēdo lėvizje, raportohen financimet, ku tė jesh edhe vehabist jo domosdoshmėrish je terrorist. Nė Kosovė, ndalimi i mbulesės nėpėr shkolla publike ėshtė duke revoltuar me tė madhe grupe tė caktuara myslimane, ata nuk janė pak, shumė lehtė me mijėra prej tyre mund tė mbushin rrugėt.

    Nė tė njėjtėn kohė me miliona euro hyjnė nga shtete arabe dhe nuk dihet se ku pėrfundojnė, apo kush po pėrfiton nė emėr tė fesė? Meqė “investimet” bėhen mbi bazat e besueshmėrisė vėllazėrore, nuk ka dokumente se ku shkojnė ato para. Lista e gjatė e organizata qė funksionojnė nėn petkun e ndihmave, pėr mė shumė se dhjetė vjet kanė zėnė vend nė pjesėt mė tė varfra tė Kosovės.

    Tė hutuar nga zhvillimet ditore politike, pakėnaqėsitė ndaj pushtetit janė terren perfekt qė ekstremi fetar tė manipulojė shumė mė lehtė me ekstremin social. Mund tė mashtrohemi nėse themi se Kosovė ka pak tė atillė, numri i tyre ėshtė duke u rritur me tė madhe, ndėrkohė qė fatkeqėsisht shumė prej tyre janė duke u manipuluar nga interesat e grupeve tė caktuara qė thirren nė emėr tė fesė. Mė ka habitur fakti se mė i kritikuari pėr pėrhapjen e ideologjisė ekstreme fetare imami i xhamisė kryesore nė Prishtinė, Shefqet Krasniqi, ėshtė treguar shumė mė i hapur sesa kreu i Bashkėsisė Islame, Naim Tėrnava.

    Krasniqi pranon tė flasė pėr financimin, mėnyrėn sesi i ka ndėrtuar konviktet pėr vajzat, pse i ka ndėrtuar ato, ku shkon nėpėr Evropė pėr tė mbajtur ligjėrata dhe si funksionon. Kurse, Tėrnava nuk pranon as tė flasė. Bashkėsia Islame e Kosovės (BIK) kėmbėngul qė tė mos e bėjė publik raportin financiar, edhe pse njė pjesė e madhe e tė hyrave tė saj janė mbi baza vullnetare, donacione e ndihma nga jashtė. Krasniqi ėshtė imami mė i popullarizuar nė Kosovė, me mijėra veta e pėrcjellin nėpėr ligjėrata, bazuar nė mbėshtetėsit Krasniqi shumė lehtė mund t’i nxjerrė me mijėra veta nė rrugė.

    Ndėrkohė Bashkėsia Islame e Kosovės (BIK) vazhdon tė mbetet perandori nė vete e cila ka tubuar rreth vetės disa zyrtarė qė mė shumė bėjnė politikė pėr interesa tė veta sesa qė merren mė ēėshtjet dhe rregullimin e problemeve fetare. Ata nuk bėjnė publike donacionet, shkarkojnė e emėrojnė imam si t’u dojė qejfi, nėse dikush nuk u shkon pėrshtati e largojnė pa problem, duke krijuar kėshtu pėrēarje brenda vetė komunitetit tė tyre.

    Kanė ndodhur edhe rrahjet e hoxhallarėve, nė rrugė, brenda xhamisė, bile edhe u ėshtė djegur vetura, vetėm pse kanė shprehur haptazi kundėrshtimet e tyre ndaj prezencės sė rrymave radikale, apo zyrtarėve tė BIK-ut. Kėto janė sinjale tė qarta se ku mund tė ēojnė rrymat brenda vetė komunitetit islam.

    Ndėrkohė BIK-u vazhdon nė heshtje tė luajė me dy palė karta, pa ia prishur vetes rehatinė, mjafton tė kenė buxhet tė “bereqetshėm”. Ata nuk e pranojnė se ideologjia selefi e cila dallon shumė nga shkolla hanefi nė tė cilėn thirret BIK-u, ka zėnė rrėnjė nė Kosovė. Ndonėse nuk ka ende sinjale qė Kosova ėshtė e rrezikuar nga ekstremizmi apo terrorizimi, njė ėshtė e sigurt, fanatikėt priren ta pėrshkruajnė vetveten si mbrojtės tė besimit qė i kundėrvihen imponimit tė sekularizmit “perėndimor” mbi Kosovė.

    Fatmirėsisht ende shumica e besimtarėve praktikojnė njė formė tė butė tė islamit dhe politika ende nuk ėshtė duke e shfrytėzuar ēėshtjet fetare pėr interesa tė veta, siē ėshtė duke ndodhur me tė madhe nė Maqedoni. Nė Kosovė shumica duan ta shohin vendin e vet brenda Bashkimit Evropian, ashtu siē ėshtė e definuar edhe nė Kushtetutėn e Kosovės. Por, shteti gjithmonė duhet mbajtur njė sy hapur./Zėri
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669

    Pėr: Sfidė me rrymat brenda islamit

    Ka me u djeg ne zjarr t xhehenemit kjo qike qe shkrun keshtu :d
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Sfidė me rrymat brenda islamit

    Shpejt e shpalle Shefqeti antishqiptare.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Sfidė me rrymat brenda islamit

    *

    S'ka thene ēika asgje te re per ata qe jane (deridiku) ne rrjedha. Ka pershkruar ate qe ka pare, perjetuar... per aq sa mund te mesohet, perjetohet, shihet... mbrenda 6 muajsh 'bashkejetese'.
    E zellshme eshte kjo ēupa.


    *
    klipp&klar

  5. #5
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Sfidė me rrymat brenda islamit

    Arbana Xharra, i bija e Xharrės,... paska vizituar nje xhami ne Londer, intervistuar nje imam ne Prishtine dhe paska qen ne pushime ne Shkup, dhe ja qe e kuptoi tere problemin !!

    Rreziku me i madhe ndaj komunitetit musliman eshte perēarja ne "vehabist, selafist, hanefist, tradicionalist, shqiptarist, sezonal,. etc" !

    Ne jemi musliman, dhe keto tentativa kaq amatareske s'eshte dasht te shkruhen e te rezumohen 6 muajsh studim ne nje faqe A4 !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015

    Pėr: Sfidė me rrymat brenda islamit

    Dėgjohet gjuhė fyese dhe kaq...janė radikalist,fundamentalist dhe kaq. Ē'janė kėto pėrfundime,pse nuk sjell njė argument qė t'a arsyetosh fjalėn tėnde,kjo ėshtė njė mėnyrė e shfryrjes sė mllefit etj.
    Njė studiues/e e mirė duhe tė jetė neutrale,larg ndikimit tė ndjenjave individuale por afėr realitetit dhe fortėsisė sė reales dhe argumentimit tė pastėr.

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Sfidė me rrymat brenda islamit

    Citim Postuar mė parė nga Elytony Lexo Postimin
    Dėgjohet gjuhė fyese dhe kaq...janė radikalist,fundamentalist dhe kaq. Ē'janė kėto pėrfundime,pse nuk sjell njė argument qė t'a arsyetosh fjalėn tėnde,kjo ėshtė njė mėnyrė e shfryrjes sė mllefit etj.
    Njė studiues/e e mirė duhe tė jetė neutrale,larg ndikimit tė ndjenjave individuale por afėr realitetit dhe fortėsisė sė reales dhe argumentimit tė pastėr.
    Injoranca nuk njeh argumente, fundamentalistet shohin veēse me syze fetare...

    Ja psh keto megjithese ...

    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Sfidė me rrymat brenda islamit

    dhe kjo .................................................. .............................
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Sfidė me rrymat brenda islamit

    .................................................. ...............................
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anėtarėsuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Pėr: Sfidė me rrymat brenda islamit


    Citim Postuar mė parė nga iliria e para Lexo Postimin
    Injoranca nuk njeh argumente, fundamentalistet shohin veēse me syze fetare...

    Ja psh keto megjithese ...
    C'ka po te thote ai ty.

    Skenderbeu ka vrare shqiptare musliman.
    Pjeter Bogdani(islamofob).
    Nene Tereza me shtetesi Indiane.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •