Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Exclamation Kisha Ortodokse Shën Gjergji në Prizren - Dyert e mbyllura për Shqiptarët!

    Prizren, 07 janar - Veprimtari Adem Demaçi ka pritur disa minuta para derës së Kishës Ortodokse Shën Gjergj në Prizren, për të hyrë brenda dhe për t’ua uruar festen e Krishtlindjeve Ortodokse, klerikëve të atyshëm, mirëpo derën nuk e ka hapur askush.
    Demaçi ka thënë se ndodhej aty për t`ia uruar këtë festë serbeve, pasi që e konsideron festë edhe të shqiptarëve.
    Ai tashmë, për të njëjtat qëllime, ka marrë rrugën në drejtim të Manastirit të Deçanit, raporton KP.

    Ndryshe, gjatë ditës, Demaçi ka marrë është nisur drejt Prizrenit, ku ka pasur plan t’i bëjë një vizitës kishës ortodokse në këtë qytet, për t’i uruar prijësit dhe besimtarët e saj krishtlindjen ortodokse.

    Pas Prizrenit ai do ta niset drejt Manastirit të Deçanit, ndërkohë itinerari i tij i sotëm përmbyllet me vizitën në Manastirin e Graçanicës.

    “Kjo është një iniciativë me të cilën dëshirojmë t’i tregojmë botës se ne jemi për bashkëjetesë edhe me serbët edhe me gjithë të tjerët. Unë në cilësinë e kryetarit të Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës kam vendosur sot që t’i vizitojë kishat ortodokse në Prizren, Deçan dhe në Graçanicë për t’i uruar për këtë festë”, ka thënë Demaçi .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kisha Ortodokse Shën Gjergji në Prizren - Dyert e mbyllura për Shqiptarët!

    ata u vran, e ju ua uroni festen
    a kini lajthite a?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Kisha Ortodokse Shën Gjergji në Prizren - Dyert e mbyllura për Shqiptarët!

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ata u vran, e ju ua uroni festen
    a kini lajthite a?
    Kisha eshte gjithashtu e Shqiptarve!

    Mos ke deshir ti qe pas nje dekade te vie koha si ne Shqiperi qe shqiptaret ortodoks ne ndikim te kryepeshkopit serb te asimiliohen dhe te kene deshire te bashkohen me Serbi? Duhet doemos sa me pare qe si Kryepeshkop te zgjedhet nje Shqiptar, sa nuk eshte bere gabimi i njejte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRASH : 07-01-2013 më 10:51

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Kisha Ortodokse Shën Gjergji në Prizren - Dyert e mbyllura për Shqiptarët!

    pyetje..a ka shqiptare te besimit ortodoks ne kosove..e di qe ka besimtare katolike por nuk di nese ka ortodokse..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kisha Ortodokse Shën Gjergji në Prizren - Dyert e mbyllura për Shqiptarët!

    Citim Postuar më parë nga CRASH Lexo Postimin
    Kisha eshte gjithashtu e Shqiptarve!

    Mos ke deshir ti qe pas nje dekade te vie koha si ne Shqiperi qe shqiptaret ortodoks ne ndikim te kryepeshkopit serb te asimiliohen dhe te kene deshire te bashkohen me Serbi? Duhet doemos sa me pare qe si Kryepeshkop te zgjedhet nje Shqiptar, sa nuk eshte bere gabimi i njejte!
    ku jan kto shqiptar ortodoks ne kosov? ne andrra te sabahut i pe a?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Kisha Ortodokse Shën Gjergji në Prizren - Dyert e mbyllura për Shqiptarët!

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ku jan kto shqiptar ortodoks ne kosov? ne andrra te sabahut i pe a?
    Duhet te kete, nuk besoj se jane asimilue te gjith ne serb sic po i sheh ne barikada, pasi njoh personalisht disa(jo te asimiluar) edhe pse duken me shum jo-fetar se sa te tille. Shpresoj mos ta puthin kur ate fe serbe, por te kthehen ne katolik.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Për: Kisha Ortodokse Shën Gjergji në Prizren - Dyert e mbyllura për Shqiptarët!

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ku jan kto shqiptar ortodoks ne kosov? ne andrra te sabahut i pe a?
    Ne mbiemra i dallon derjansi !
    Ti ceke disa Serb qe jane te njohur sot me origjine nga Kosova ,
    Mbimeri Gjokaj = Gjokovic te serbet ( Teniseri nga Kosova)
    Mbiemri Daci = Dacic te serbet (Premieri Serbise nga Prizreni )
    Pastaj , Gashi=Gashovic etj etj .
    Keta te asimiluarit jane edhe me serb se vet serbet .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kisha Ortodokse Shën Gjergji në Prizren - Dyert e mbyllura për Shqiptarët!

    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Ne mbiemra i dallon derjansi !
    Ti ceke disa Serb qe jane te njohur sot me origjine nga Kosova ,
    Mbimeri Gjokaj = Gjokovic te serbet ( Teniseri nga Kosova)
    Mbiemri Daci = Dacic te serbet (Premieri Serbise nga Prizreni )
    Pastaj , Gashi=Gashovic etj etj .
    Keta te asimiluarit jane edhe me serb se vet serbet .
    Genti te asimilumit un nuk i quj shqiptar ato per mu jan ma te kqi se vete serbet greket e maqedonet.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Kisha Ortodokse Shën Gjergji në Prizren - Dyert e mbyllura për Shqiptarët!

    Kisha ortodokse nuk i hap derën Adem Demaçit UPDATE - Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit në Prizren nuk i ka hap derën Adem Demaçit, i cili kishte shkuar për të uruar Krishtlindjet ortodokse.

    Demaçi ka pritur disa minuta para derës së Kishës Ortodokse Shën Gjergji në Prizren, me qëllim që të hynte brenda dhe të uronte për Krishtlindjet ortodokse.

    Por mikpritje nuk i ka ofruar asnjë nga shërbesëtarët e Kishës dhe Demaçi është detyruar të largohej, njoftojnë mediat kosovare.

    Demaçi vizitoi Manastirin e Deçanit
    Bota Sot | 07.01.2013 13:08
    Veprimtari a Adem Demaçi, gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit, për t’ia uruar festën e Krishtlindjeve Ortodokse, ku është pritur nga Monah Pjetri. Ai ka folur për historikun e manastirit, i cili siç tha ai është ndërtuar nga kroatët por dhe nga shqiptarët.

    Demaçi ka thënë se ky është një gjysmë hapi, pasi që në këtë manastir, atij iu bë pritje dhe iu hap dera, për dallim nga Prizreni, ku ai gjeti derën e mbyllur. Ai po ashtu gjatë kësaj vizite, piu dhe një gotë raki në Manastirin e Deçanit.

    Kisha në Prizren e mbyllur për Demaçin

    Veprimtari Adem Demaçi ka pritur disa minuta para derës së Kishën Ortodokse, Shën Gjergj në Prizren, për të hyrë brenda dhe për t’ua uruar festen e Krishtlindjeve Ortodokse, klerikëve të atyshëm, mirëpo derën nuk e ka hapur askush.

    Demaçi ka thënë se ndodhej aty për t`ia uruar këtë festë serbeve, pasi që e konsideron festë edhe të shqiptarëve. Sipas tij rreth 20 % të shqiptareve i përkasin besimit ortodoks. Ai tashmë, për të njëjtat qëllime, ka marrë rrugën në drejtim të Manastirit të Deçanit.

    Demaçi niset drejt kishës së Prizrenit

    Adem Demaçi, para pak qastesh është nisur drejt Prizrenit, ku ka në plan t’i bëjë një vizitës kishës ortodokse në këtë qytet, për t’i uruar prijësit dhe besimtarët e saj krishtlindjen ortodokse. Pas Prizrenit ai do ta niset drejt Manastirit të Deçanit, ndërkohë itinerari i tij i sotëm përmbyllet me vizitën në Manastirin e Graçanicës.

    “Kjo është një iniciativë me të cilën dëshirojmë t’i tregojmë Botës se ne jemi për bashkëjetesë edhe me serbët edhe me gjithë të tjerët. Unë në cilësinë e kryetarit të Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës kam vendosur sot që t’i vizitojë kishat ortodokse në Prizren, Deçan dhe në Graçanicë për t’i uruar për këtë festë”, ka thënë Demaçi.


    KomentetKomente (38) | Kthehu
    Edhe veshen e paska zgjedhur per kete feste te shkive , taman koka ba si me kan shka edhe vet megjithese e flet sebishten ndosha me mire se Shqipen .Urime baci Ademoviq festa.

    besi @ 07/01/2013 19:17
    komentues te dashur lexoni komentin e agim viniqit apo shartohet plani i ahtisarit nga hashim bajgora?po more thote eshte shartu po pipi ende nuk ka zane veç mos haroni pipin fusnote qe do te mbije nje mrekulli hashimjane ku kjo shetitja e baces adem asht me porosi te hashimit dhe baca smundet mi thone jo se ka marre penzion dhe nje dhurate eurosh qe do ti botohen librat baces nga hashim rrenci

    ermira mehmeti @ 07/01/2013 19:13
    Une dhe kurre ishte ne burgun e Mitrovices.Une sisha adhurus i ktij ademit me nje shkolle te mesme.Po ky ndal nga dale po na behete burre.Kuptohete se sa per ndonje poste ministerije se sa pere kryeminister,Ky ska ase shkoll-fjalor-kapacitete.Po sote ka bere nje pune te mire.Pere kurrajon qe ka mare qe viziton,po dhe nje herit qe jau uron krishtelindjen kasapve,Une nuke shoh te keqe.Ja dhe ne krishtelindjete tona Shqipetaro ortodokse-katolike qe i kemi ne muajin dhjetor.Ja dhe neve si kasapet po dhe komuniteti islam nau uruan.Ja per ata qe skane njohuri-Shqipetarte ortodoks krishtelindjen e kane ne dhjetor e jo ne janar-kallnor.

    UROSHI @ 07/01/2013 19:13
    ky patrioti qe kretikojke politiken e presidentit rugova sod shkon e pudthet me shkije gjoja tjav uru krishlindjet ortodokse por demaqi nuk shkon bash me deshir por ka emision te caktuar nga thaqi dhe shiku duhet mi relaksu mardhanjet me vllezrit serb qe deri sot me mija njerz nuk dihet se ku i kan eshtrat ekjo sot mua pom befason se kufar demaqi shum e ka kritikuar udheheqjen e shtetetit te kosoves ne vitet 97 - 2000 esi duket tash shiku dhe hashimi dhe demaqi dojn me trash miqasien meta

    jakup @ 07/01/2013 18:57
    a ka bre dikush me tregu athua kur ka hy mrena qka ju ka then.

    a ka dikush @ 07/01/2013 18:55
    BACI ADEM shkon se kishat jan kan tonat nuk jau len sllavit,po ka do qe shkoin tinxa ata jan per marre se ky ashiqare ,e mshel deren edhe naj dit veq nuk e mshel gat sllavi jo ,llapjan jena krejt shkive kena me umarr kisha,tokat tona, grat,qikat veq me i ba shqiptari,po ky nuk del mbi uren e ibrit e me ndal popullin

    zhitia nga llapi @ 07/01/2013 18:49
    baca adem trimi qysh po shkon pa vet kan ne kisha je tranu krejt a edin qe ne kish ska as legen as taz ake marr taulet papire ,letra tjeter her vet kur te shkojsh diku se te kishin rreh shkjit etana u ba pse burr nuk rrin ne halle tua se tana shaban arusha spo kryhet ,jo eshkrune pak e shkrune pak e krune veq per nje falla ke shku.

    koka dussel... @ 07/01/2013 18:49
    (lexo)duamti tregojme botes se ne jemi per bashkejetese me serrbet, shiko sa budalle eshte ,flet sikur shqiptaret te jene pakice ne kosove e jo shumice, pakicat duhet tu bashkohen shumices o analfabet e jo shumica te behet vegel e pakices, kur do mushesh mend o adem pacavra, ta marrofte zoti ftyren e shkaut, pak je ba hore gjat gjithe jetes e akoma po lype vllazrim bashkim me kriminelat dhe ata qe kan be gjenocid dje mbi gra pleq dhe femije te kosoves,pra mjaft ma me nostalgjine tende te mykur ne gjenet tua per shkijet ,shkijet sa ma shume ti afrojsh ata aq ma shume ikin o hajvan, po kur do behesh njeri o adem demaqi, mjaft me me veprime antishqiptare o cergash

    urimi peje @ 07/01/2013 18:37
    @Fati(Vjene),per koke te baces adem,une jame tjeter person e @krraba tjeter!,une te kerkoje ne qiell e toke,kurse @krraba tallet me budallaqet tuaja!...@Shaban Arusha,ju jeni nje bari mesatar!...shfrytzoni autoritetin e familjes Haradinaj,per te shitur budallaqe neper portale!...@IKRASNIQI,ju jeni nje jugonostalgjike i rryer!...urime per @banullen e lipjanit viti i ri.klm


    dizdari @ 07/01/2013 17:32
    Dema shka..............me shume ka luftu per shki e magjup....se per ..
    <<1234>>
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 07-01-2013 më 15:05

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Kisha Ortodokse Shën Gjergji në Prizren - Dyert e mbyllura për Shqiptarët!

    derjansi, po te ishin muslimanet ne vend te ortodokseve (pra; pakic), do vepronin njejte me keta te fundit, do asimiloheshin ne turq. ky eshte mentaliteti i fetarve, perqendrohen aq shum ne fe sa qe e harrojne kombin! kjo per arsye mos-arsimit, e mesojne fejen nga prijesit e tyre pa njohur se mos ndoshta pak fe na meson e pak trillim kunder kombit. Me sa e di une(nga disa miq musliman) se edhe ne librin e muslimanve kerkohet mbrojtja e popullit(kombit) ne rast rrezikut sic eshte ajo fjala njohur xhihad, por kush lexon se! pra mos e merr si kercenim se nuk kam asgje kunder muslimanve, thjesht realiteti keshtu eshte per ata qe fejen perpara kombit e vejn.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •