Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 79
  1. #11

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    19-04-1951

    PREMIER HOXHA KAN TITO'S WEG NIET VOLGEN

    Er is thans geen hoop meer, dat de Albaanse premier Enver Hoxha, evenals maarschalk Tito - zich uit het Sovjetkamp zal losmaken. Wanneer Hoxha zou trachten het Sovjet-juk van zich af te schudden, zou zijn plaats onmiddellijk worden ingenomen door de zestigjarige Mehmet Shehu, de minister van buitenlandse zaken, die de reputatie geniet met ijzeren vuist te regeren.
    ...


    Kryeministri Hoxha nuk mund të ndjekë rrugën e Titos.

    Nuk ka më asnjë shpresë se kryeministri i Shqpërisë Enver Hoxha do të shkëputet nga kampi sovjetik, njejtë sikur mareshalli Tito. Nëse Hoxha do të provonte që të hiqte qafe varësinë sovjetike, atëherë vendin e tij do ta zinte menjëherë ministri i punëve të brëndshme 60-vjeçari Mehmet Shehu, që ka fituar reputacion nga qeverisja me dorë të hekurt.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010476053%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0021

  2. #12

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    30-01-1948

    BALKAN - DONAU CONFEDERATIE
    ...
    Enver Hoxha, communistisch premier van Albanië heeft aan het Parlement verklaard dat de Albanen verenigd zullen blijven met de Joegoslaven en de Bulgaren tot hun dood. Hij voegde eraan toe, dat deze landen sterke leden zullen zijn van een democratisch — anti-imperialistisch front, dat geleid zal worden door de Sovjet Unie.



    Konfederata Ballkanike - Danubiane

    ...
    Kryeministri komunist i Shqipërsë Enver Hoxha deklaroi në kuvend se shqiptarët do të qëndrojnë të bashkuar me Jugosllavinë dhe Bullgarinë, deri në vdekje. Ai shtoi më tej se këto vende do të jenë anëtare të fuqishme të një fronti demokratik anti-imperialist, që do të udhëhiqet nga Bashkimi Sovjetik.



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010987515%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0003

  3. #13

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Tilburgsche courant

    08-02-1914


    Lëvizje në Shqipëri.

    Një grup malësorësh përgjatë rrugës për në pallatin e Esat Pashës.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010246984%3Ampeg21%3Ap006%3Aa0018

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Shume, shume interesante keto shkrime qe po sjell Dydrinas....

  5. #15
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    shume interesante ....

  6. #16

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Si i nënshtroi Ali Pashë Tepelena banorët e pashallëkut të tij?

    11-01-1840

    ALI Pasha dhe tre vëllezërit shqiptar.

    Aliu ishte vetëm tridhjetë e katër vjeç kur u emërua nga Sulltani si Pasha i Thesalisë. Menjëherë sa u gradua, ai përshkoi këtë zonë të Shqipërisë, që banohet nga një popull i ashpër dhe luftarak. Ushtrimi i masave të ashpra dhe mizore ndaj tyre, kishte çuar në rritjen e pakënaqësisë ndaj autoritetit të tij. Mirëpo si veproi ai, për të realizuar këtë ndërmarrje të guximshme dhe energjitike, sa i bëri që të dridheshin si nga një fuqi e mbinatyrshme dhe madje jeta e tij i detyroi këto banorë të një kombi të pazhvilluar dhe shumë paragjykues sa ti detyrojë që të besojnë dhe shpirtërisht se e gjitha kjo ishte një rrjedhojë e ligjit të hekurt të fatit.
    Ai gjendej në afërsi të fshatit Leutohor, një fshat në Thesali, shumë i njohur për banorët e tij të famshëm dhe trima, ndër të cilët veçoheshin tre vëllezërit Demir Dost . Këta njerëz kishin një shtat gjigant, kurajo dhe guxim të jashtëzakonshëm. Tirani kishin marrë masa që fshati të rrethohej gjatë natës, në menyrë që ata të mos mund të iknin nga fshati. Palikarët e tij gjendeshin anëkënd, Leutohori ishte i rrethuar dhe tre vëllezërit u kapën pas një rezistence të dëshpëruar.
    Në agim të ditës, u shfaq Aliu, i veshur me rroba të bukura, me një bukuri të jashtëzakonshme dhe i mbuluar nga një lekurë tigri me kthetra të arta. Me një paraqitje të tillë ai u shfaq para dy mijë ushtarëve të tij, në mes të një fushë të rrethuar nga shkëmbinjtë të thepisur. Pas urdhërit të tij aty u mblodhën të gjithë banorët dhe sipas zakonit të tij, ai u paraqiti atyre detyrimin ndaj tij dhe urdhëroi rrëmbimin e një vajzë e re, që ishte e fejuara e vëllaut më të madh. Pastaj ai urdhëroi që tre të burgosurit të dilnin para tij, me shpresën se natyra e tyre e egër do ti shtynte ata të ndërmerrnin ndonjë hap të gabuar.
    "Unë do të marr gruan tënde, arin tënd dhe jetën tënde" ju drejtua ai vëllaut më të madh, duke buzëqeshur dhe me një zë të butë dhe melodioz..
    "Ju mund të ma merrni jetën, sepse një ujk nuk mund të përballojë njëqind çakej, "- ju përgjigj vëllau më, duke treguar me dorë xhelatët rreth e qark Pashës.
    "Jo, biri im! Jo për këtë, por sepse një luan është më e fortë se tre ujq, " tha Aliu.
    "Po, kur tre ujq janë të zënë në kurth!"
    "Në asnjë menyrë ... edhe nëse ata janë të lirë, " - tha Pasha dhe vazhdoi qetësisht " Unë Aliu, luani i Tepelenës, urdhëroj që këto tre ujq trima të lirohen, për të parë nëse ata do të guxojnë të sulmojnë luanin".
    Të tre vëllezërve u hoqën prangat. Fillimisht ata shtangën nga habia, por menjëherë kthyen sytë drejt Pashës, me një zemërim të papërshkrueshme. Ali ju kthye përsëri drejt vëllaut më të madh dhe foli më pas me një ton që ti frikësonte këta njerëz të pacivilizuar: "Unë do ta marr gruan tënde, arin tënd dhe jetën tënde Demir Dost dhe a e di pse? Jo sepse përreth meje janë me mijëra luftëtarë nën urdhërat e mia, sepse unë ata i urdhëroj që të largohen".
    Dhe me një shenjë të Pashës, ata u tërhoqën prapa.
    "Jo pse unë jam Pashai e Thesalisë. Ja unë po e heq pallton dhe çallmën dhe po i lë këtu poshtë!"
    Ai i hoqi ato shpejt e shpejt.
    "Unë do ta marr arin tënd, gruan tënde dhe jetën tënde ... dhe a e dini pse – Uli sytë poshtë dhe do të kuptosh, se pse dreri do të shqyhet nga luani në dysh. Ktheji sytë lart në qiell dhe do të kuptosh, se pse shqiponja e kap korbin dhe e shqyen atë. Shih në thellësi të detit dhe do ta kuptosh, se pse peshkaqeni i ha peshqit e vegjël. Prandaj unë do të marr gruan tënde, arin tënd dhe jetën tënde! "
    "Ju jeni i fortë dhe i fuqishëm, sepse ju jeni Pasha, dhe trupat tuaja ne na detyrojnë që t’ju bindemi!" – foli gjithë hidhërim më i madhi i vëllezërve.
    "Unë jam i fortë, sepse unë jam Aliu, luani i Tepelenës. Unë jam i fortë, si shqiponja, sepse ajo është një shqiponjë, si luani, sepse ai është një luan, si peshkaqeni, sepse ai është një peshkaqen dhe ju jeni të dobët dhe do të jeni preja ime, sepse ligji i fatit e ka përcaktuar këtë përgjithmonë.

    Vazhdon

    Marrë nga:http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010943710%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0003

  7. #17

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Gazetea hollandeze De Tijd

    18-02-1930

    Martohet përsëri në moshën 108 vjeçare.

    BEOGRAD, 17 Shkurt (BB) Sipas një njoftimi të gazetës "Pravda", kasapi 108-vjeçar Ibrahim Gojani nga komuna e Gjakovës është martuar përsëri. Gruaja e tij aktuale është 30 vjet më e re. Gojani pavarësisht prej moshës së pleqërisë së thellë, gëzon ende një shëndet të plotë. Ai ka 10 fëmijë nga martesa e lidhur 82 vjet më parë.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010531215%3Ampeg21%3Ap006%3Aa0092
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-01-2013 më 18:13

  8. #18

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    07-05-1923

    Nga Ballkani. Konflikte të reja?

    Siç shihet, janë të gjitha shenjat, se konflikteve ekzistuese në Ballkan do t’ju shtohet edhe një konflikt i ri. Sipas raporteve nga Shqipëria, atje është nxitur një aksion, i cili synon që të birin e princ Nikollës, nip i mbretit të vdekur Nikita të Malit të Zi, ta fronëzoje si mbret të Shqipërisë. Ky princ i ri malazez duket një njeri shumë ambicioz dhe planet e tij duket se prekin interesat e Jugosllavisë. Ai dëshiron, siç citon "Tribuna", që ta shkëpusë Malin e Zi nga Jugosllavia dhe t’ja bashkangjitë atë Shqipërisë.
    Dy drejtuesit kryesorë të bandës, Bajram Curri dhe Hasan beu (Prishtina – shënimi im), tashmë janë vënë në shërbim të tij dhe sipas “Tribuna”, nga burime italiane mësohet se ata kanë marrë shuma të mëdha për qëllime propagandistike. Nga Prizreni dhe Gjakova vijnë raporte që e mbështesin këtë lajm.
    Bajram Curri dhe ndjekësit e tij, duket se zotërojnë shuma të konsiderueshme dhe po e mbështesin pretendentin për fron, në menyrë energjike. Në qarqet zyrtare të Mbreterise serbo-kroato-sllovene mbizoteron ideja se kjo levizje ka një rëndësi relativisht të vogël, sepse Jugosllavia zotëron fuqi të mjaftueshme për të mposhtur çdo përpjekje të Malit te Zi, për t’u shkëputur.
    Ato më tej pohojnë se drejtuesit e levizjes, që mbeshtetin princin malazez, nuk mund të ushtrojnë një ndikim të madh, për arësye se ata nuk kanë sasi të mjaftueshme armatimesh.
    Veç kësaj llogaritet se qeveria e Tiranës ka aftësinë e duhur qä ta eleminojnë Bajram Currin dhe ndjekësit e tij dhe që të mos lejojnë që t’ju dalë gjendja nga kontrolli.
    Së fundmi, ngjan si e pamundshme që Mali i Zi dëshiron të shkëputet nga Jugosllavia. Nuk ka asnjë arësye që Beogradi të ketë dyshime rreth kësaj. Shqipëria nuk është e gatshme që të pranojê një princ malazez si mbret, për shkak të rritjes gjithnjë e më tepër të vetdijes kombeëtare. Fitoret e Qemal Pashës (Mustafa Qemal Ataturk – shênimi im) e kane rritur këtë ndjenjë edhe me shume. Mustafa Qemali i cili ka lindur ne Manastir, cilësohet në Shqipëri si një hero kombëtar dhe tê gjithê ata që vite mê parë patên pritur më shumë rezultate nga Princ Wied, tashmë llogaritin vetëm në ndihmën e komandantit ushtarak të Turqisë. Shumë legjenda tregohen për të, sikur trupat e tij elitë përbëhen nga 22 mijë shqiptarë dhe se pritet që kjo ushtri të shfaqet në në malet e Shqipërisë. Të gjithë shqiptarët janë të gatshëm që të bëhen pjesë e kësaj trupe elitë. Për shqiptarin ështê gjëja më e bukur në botê, që tê jesh ushtar i trupave elitë.
    Kryetari i qeverisë aktuale Ahmed Zogu, nuk është popullor, sepse ai mban marrëdhënie shumë te mira me serbët, mirëpo në Shqipëri nuk urrehet asnjë i huaj tjetêr më shumë se sa serbët. Ahmed Zogu arriti që ta mbajë nën kontroll zonën neutrale ndêrmjet Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilën vepronin bandat serbe dhe shqiptare, mirëpo ky sukses nuk ndikoi aspak në forcimin e pozicionit të tij. Përkundrazi ky ndikim është dobësuar dhe drejtuesit e bandave shqiptare që veprojnë nê territorin serb (Kosovë – shënimi im), shihen si heronj të lirisë në luftën kundër Serbisë.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010969387%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0049

  9. #19

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Gazeta hollandeze

    Algemeen Handelsblad

    10-01-1928

    ALBANIË. TEGEN DE POLYGAMIE.
    TIRANA, 10 Jan. (Reuter), Er is een nieuwe Albaneesche strafwet in werking getreden, waarbij de polygamie is verboden.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010658259%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0086

    Shqipëria kundër poligamisë.

    Tiranë, 10 Janar (Reuter).

    Në Shqipëri ka hyrë në fuqi një kod i ri penal i cili ndalon poligaminë.

  10. #20

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Bataviaasch Nieuwsblad

    23-04-1931

    Pamje nga ceremonia e varrimit të majorit Topallaj, që siç dihet u vra gjatë një atentati kundër Mbretit Zog.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A011073005%3Ampeg21%3Ap014%3Aa0236

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •