Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 79
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,983

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    The Chicago Tribune, Wilson: Nëse më jepet mundësia, do t’i ndihmoj sërish shqiptarët…

    Nga Aurenc Bebja

    “The Chicago Tribune” ka botuar, të enjten e 23 shkurtit 1922, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e veçantë që Woodrow Wilson i ka dërguar asokohe Ambrose Kelly-t, botuesit të vetëm të një gazete amerikanë në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :


    Wilson vlerëson Shqipërinë

    https://www.lexo.al/2023/02/the-chic...sh-shqiptaret/


    Ambrose Kelly nga Mechanicsville, N.Y., i cili gëzon dallimin si botuesi i vetëm i një gazete amerikane në Shqipëri dhe një nga gazetat e pakta të çdo lloji në atë vend, sapo ka marrë një telegram nga Woodrow Wilson, duke i uruar mbarësi në botimin e tij.

    Gazeta, e përjavshme, i kushtohet punës së Kryqit të Kuq të të Rinjve në Shqipëri dhe botohet në shtypshkronjën e qendrës së trajnimit manual për fëmijët shqiptarë nga organizata amerikane e fëmijëve. Ajo mban emrin “Yuniatieta – Tungjatjeta”, që në shqip do të thotë “How do you do – Si je”.

    “Interesimi im dhe simpatitë e mia kanë qenë thellësisht të angazhuar në fatet politike të Shqipërisë dhe asgjë nuk do të më ofronte kënaqësi më të madhe sesa t’u bëja atyre një shërbim shtesë nëse do të kisha fatin të kem këtë mundësi në të ardhmen.”

    Në kabllogramin e z.Wilson nuk mungojnë gjithashtu përshëndetjet për punonjësit e Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri.


    Gazeta Lexo.al

    https://www.lexo.al/2023/02/the-chic...sh-shqiptaret/

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,983

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.


  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,983

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Berati në revistën prestigjioze amerikane, “Time” u sugjeron turistëve qytetin e një mbi një dritareve

    Revista prestigjioze amerikane “Time”, i ka dedikuar një artikull qytetit të Beratit, duke e sugjeruar për turistët si një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023.

    “Bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik bëhet edhe më e pasur me mikpritjen, humanizmin, dhe qytetërimin, kur beratasit shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjitha këto detaje që nxjerr në pah artikulli”, shkruan Rama teksa jep lajmin.

    Revista amerikane vlerëson veç ta tjerave dhe mbrojtjen e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se është i vetmi vend në Evropë popullsia hebreje e të cilit u rrit gjatë luftës.

    “Ky vit shënon 80 vjetorin e mbërritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe të popullit të Beratit që mbron shumë prej hebrenjve të vendit që kërkuan strehim – duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash e dhe e Zotit”, vijon artikulli i “Times”.

    Lexo lajmin origjinal: Revista “Time” artikull për Beratin, në Shqipëri – Historia dhe mikpritja (Linku në artikullin e Gazetës)

    Më poshtë, artikulli i plotë i revistës “Time”, përkthyer në shqip:

    Vendet më të mira në Botë

    Berat, Shqipëri

    Histori dhe Mikëpritje

    Shtëpi të vjetra prej guri rreshtohen në anë të brigjeve të Lumit Osum, duke mbështjellë vizitorët në të bukurën historike të qytetit. Ky vit shënon 80-vjetorin e ardhjes së forcave Gjermane në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore, dhe të mbrojtjes nga banorët e qytetit të Hebrenjve që kërkonin strehim në vend – duke ilustruar parimin e kodit Shqiptar të Besës sipas së cilit shtëpia është mbi të gjitha e miqve dhe e Zotit.

    Për të kuptuar më mirë historinë 400-vjeçare të Hebrenjve në qytetin e Beratit, duke përfshirë se si Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë ku popullsia e Hebrenjve u rrit gjatë Luftës II Botërore, nevojitet të kryhet një vizitë në Muzeun Solomoni. Më shumë kontekst përftohet nga një muze etnografik në një shtëpi tradicionale në anën tjetër të rrugës, si dhe nga kishat Bizantine të Beratit të shek. XIII, xhamitë e shek. XVI, si dhe një kala mijëravjeçare që dominon qytetin e veçantë piktoresk.

    Berati vijon traditën e mikëpritjes së jashtëzakonshme në restorantet dhe hotelet e tij. Në anën tjetër Urës së Goricës, dhoma të përkryera moderne në Hotel Butik Amalia fshihen pas eksterierit të moçëm prej guri, dhe raki të përzgjedhura ftojnë mysafirët të shijojnë stilet shqiptare të pijes alkolike shumë popullore në Ballkan. Rakia rrjedh lirshëm në Lili Home-Made Food, i cili më shumë i ngjan një kopshti të pasëm në Lagjen Mangalem se sa një restoranti, ndërsa pronari, emrin e të cilin mban restoranti, argëton mysafirët me shpjegime teatrale të menus dhe e shoqja e tij, Mirella, gatuan në kuzhinën e familjes së tyre. Tridhjetë minuta larg në malet përtej qytetit, Restaurant Roshniku ofron gosti me keca pirës të pjekur dhe produkte lokale, duke përfshirë produkte nga kantina Alpeta, e cila është kantina dhe hoteli i familjes.


    Newsbomb.al

    https://newsbomb.al/berati-ne-revist...nje-dritareve/

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria edhe Maqedonia.

    Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

    https://www.romaniajournal.ro/societ...ies-in-europe/

    Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

    https://www.portalishkollor.al/news/...e-nga-1-janari


    O feste te madhe

    O ka sot Shqiperia

    Se rrogat me te larta

    Ne rajon i ka Shqiperia

    Edhe ua kalon te gjitha

    vendeve te rajonit

    qe jane Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia

    Se Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa keto vendet e tjera

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,983

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    “The Guardian” ndalet në Dhërmi: Shqipëria, “buxheti ideal” për turistët

    Shqipëria mund të mos jetë vendi i parë që ju vjen ndërmend për pushime në plazh, por resortet gjysmë ore larg Tiranës ofrojnë plazhe të arta, det të qetë dhe hotele të përballueshme.

    Kështu e nis artikullin e saj prestigjiozja britanike, “The Guardian”, e cila e liston Shqipërinë mes vendeve me plazhe të mrekullueshme që mund të shijohen jo me shume shpenzime.

    “Shtrirja e gjatë e vijës bregdetare në formë gjysmëhëne ofron diell gjatë gjithë ditës dhe hapja e Shqipërisë pas vitesh kufizimesh ndihmon në mbajtjen e çmimeve konkurruese, veçanërisht pas konvertimit të paundëve në monedhën vendase. Një opsion i lirë për të arritur atje, është të fluturohet për në Korfuz dhe më pas të merret një traget për rreth 20 € në çdo drejtim.”, shkruan prestigjiozja britanike.

    “The Guardian” ndalet në Dhërmi ku çdo ditë mund të përjetohet një plazh i ndryshëm. Një çadër pikniku për katër persona kushton rreth 20 £ dhe dreka në një restorant të këndshëm fillon nga 8 stërlina për person.

    Shqipëria, një nga destinacionet e udhëtimit me rritjen më të shpejtë në Evropë, do të fokusohet në turizmin alternativ dhe jo masiv, në një lëvizje që zyrtarët qeveritarë shpresojnë se do ta ndihmojë në dallimin e saj nga konkurrentët.

    “Shteti i vogël ballkanik, dikur i mbyllur hermetikisht nga bota e jashtme, është rritur në popullaritet për shkak të një reputacioni që shihet gjithnjë e më shumë si trend dhe ekzotik. Vitin e kaluar ai tërhoqi 7,5 milionë vizitorë, më shumë se dyfishi i popullsisë së tij, nga një tjetër rekord prej 6,4 milionë në 2019”, shkruan “The Guardian”.


    Gazeta Tema

    https://www.gazetatema.net/turizem/t...ristet-i380522

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,983

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Media franceze: Zbuloni Shqipërinë dhe historinë e saj gjatë sistemit komunist

    Me iniciativën e sipërmarrësit Dritan Gremi, u prezantua më 9 mars, në panairin e turizmit në Berlin, projekti me titullin: Turizmi rreth historisë së diktaturës në Shqipëri.

    Media franceze “Courants d’air”, e fokusuar kryesisht mbi artin, udhëtimet dhe kulturën, i ka kushtuar një artikull të veçantë projektit të prezantuar nga Gremi.


    REPORTAZHI

    Simbolet e komunizmit në Shqipëri, janë shndërruar sot në memorialë dhe muzeume që dëshmojnë një prej diktaturave më të egra në Evropën juglindore dhe në botë.

    Duke kujtuar se sot Shqipëria është një vend aspirant për në BE dhe që ofron të gjitha avantazhet për turistin, z. Gremi u ndal mbi të gjitha në mesazhin e fortë që synon të përçojë përmes kësaj nisme: “Aktualisht, ne po përjetojmë konfliktin në Ukrainë. Ka një botë në të cilën jetojmë dhe në të cilën kemi aspiruar të jetojmë për një kohë të gjatë. Është ajo demokratike, evropiane, një bote e lirë, ku njerëzit janë të lirë të zgjedhin dhe të shprehen, ku nuk ndalohet fjala, ku njerëzit nuk vriten, torturohen dhe dënohen, për atë që thonë apo çka mendojnë”.

    Dritani theksoi gjithashtu se sa e rëndësishme është njohja e së shkuarës, në mënyrë që brezat e rinj të kuptojnë dallimin mes dy botëve, totalitare dhe asaj demokratike.

    E sunduar me grusht të hekurt nga diktatori Enver Hoxha dhe sistemi komunist, për më shumë se 40 vjet Shqipëria ishte vendi më i izoluar në botë.

    Kufij të mbyllur, tarifa ushqimore, ndalim i tregtisë së lirë dhe mbi të gjitha luftë mes klasave politike.

    Regjimi i vjetër, në një sistem izolimi dhe lufte imagjinare, shpenzoi 2.2 miliardë dollarë nga buxheti i varfër i Shqipërisë për të ndërtuar 750,000 bunkerë dhe fortifikime në të gjithë vendin.

    Sigurisht, këto fortifikime nuk u përdorën kurrë, pasi armiku ishte thjesht në imagjinatën e Hoxhës.

    Falë strukturës së tij të sigurisë, shteti ka gjurmuar dhe përgjuar çdo qytetar, edhe në jetën e tij private, duke i kthyer në armiq ata që guxonin të mendonin ndryshe, në një regjim që barazohet vetëm me atë të Kim Jong Un në Korenë e Veriut.

    Ndërkohë, në disa qytete të vendit u ndërtuan burgje dhe kampe internimi për të internuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe familjarët e tyre, të cilët shfrytëzoheshin me punë të detyruar.

    Një pjesë e madhe e këtyre kampeve dhe vendeve të ndëshkimit ekzistojnë dhe mund të vizitohen sot nga turistët.

    Në ditët e sotme, në një kohë kur Shqipëria është kandidate për në BE dhe destinacion popullor për turistët nga e gjithë bota, është për t’u zbuluar historia e saj në kohën e diktaturës komuniste.

    Anët e errëta të diktaturës: Një kujtim për brezat e ardhshëm

    Gjatë kësaj periudhe, 146 artistë u dënuan dhe u vranë nga sistemi komunist, 5500 u ekzekutuan politikisht, përfshirë 300 gra dhe 35,000 të burgosur politikë, mes të cilëve 7,000 gra.



    Vende për t’u vizituar në kryeqytetin shqiptar

    Muzeu i Gjetheve

    Simboli i “makinerisë” që spiunoi për sistemin komunist bazuar në mekanizmin e përgjimit që sistemi kishte ngritur. Mikroçip, radio, audio player dhe qindra njerëz në dispozicion për të kryer përgjime me të cilat më pas u burgosën, u internuan dhe u vranë qindar njerëz.

    BUNK’ART 1 & BUNK’ART 2

    Qindra e mijëra dollarë të shpenzuara nga qeveria komuniste si fortifikim kundër armiqve imagjinarë të diktatorit Hoxha.

    Shtëpia e artistit

    Një kushtim për 146 artistë të dënuar dhe të pushkatuar gjatë 46 viteve të sundimit komunist, sepse u përpoqën të sillnin lirinë. E vendosur në zemër të Tiranës, dokumente, foto dhe dokumentarë rrëfejnë ngjarjet më tronditëse të atyre viteve.

    Ish-banesa e Enver Hoxhës

    Në “Bllok”, një nga lagjet më trendi të Tiranës së sotme, ndodhet rezidenca e ish-diktatorit Hoxha. Dikur një zonë ekskluzive për liderët komunistë, sot është një vend i gjallë për të rinjtë, me muzikë dhe bare modern. Një pjesë e qytetit që nuk fle kurrë.

    Kampi i Tepelenës

    Rreth 200 km larg kryeqytetit, kampi i Tepelenës është ende dëshmi e gjallë e mizorisë së sistemit komunist. Më shumë se 115 varre të njerëzve që humbën jetën janë gjetur aty, megjithëse numri thuhet se është mbi 600. Fëmijët brenda kampit nuk lejoheshin as të kishin ushqim apo kujdes mjekësor, sepse i përkisnin familjeve të internuara politikisht.

    Burgu i Spaçit

    I vendosur vetëm 64 km larg Tiranës, godina, tashmë e braktisur, pa vuajtjet dhe përvojat e më shumë se një mijë të burgosurve politikë, të cilët u detyruan mizorisht të punonin në minierën me të njëjtin emër. Mungesa e lirisë, dhuna brenda burgut, puna mizore në galeritë e minierave dhe mungesa e ushqimit kanë marrë jetën e shumë njerëzve brenda këtij burgu famëkeq.

    Rënia e komunizmit, një mesazh për sot

    Edhe në këto kohë të vështira, shqiptarët e deshën Perëndimin, muzikën e tyre, artet dhe librat. Ata i shpëtuan për pak vdekjes duke u përpjekur të kalonin kufirin ilegalisht, por nuk pushuan së ëndërruari për të qenë në Evropë.

    Ata përmbysën një nga sistemet më të ashpra totalitare në Evropën Juglindore me protesta të ashpra, por pa dhunë dhe gjakderdhje.

    Kur bota përballet me kërcënimin e diktaturave, të mësuarit për të kaluarën është ajo që na ndihmon ta parandalojmë që ajo të mos ndodhë përsëri.

    Në zemër të Evropës, Shqipëria është tashmë një kandidate për integrim në Bashkimin Evropian. Me një popullsi relativisht të re, që flet gjuhë të huaja, të etur për të kompensuar kohën e humbur gjatë diktaturës, me mikpritje dhe bujari, Shqipëria është sot një atraksion kryesor për turistët nga Evropa dhe gjetkë.

    Nëse sot në Shqipëri turistët zbulojnë plazhet e virgjëra, majat e mbuluara me borë për shëtitjet në Alpe, rafting në lumenjtë e bukur, gastronominë e shijshme dhe mikpritjen e shkëlqyer, vendi dëshiron që të mos harrojmë dhe të kaluarën e tij.

    “Duke prekur dhe jetuar pasojat e një sistemi diktatorial, jemi të bindur se sot demokracia është rruga që do ta çojë përpara këtë botë”, nënvizon Dritan Gremi.


    / Euronews Albania / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/media...emit-komunist/

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët, rumunët, hungarezët, grekët dhe serbët

    Shqiptarët janë sa 3-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 34 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Kurse serbët janë gjithsej vetëm 3,7 milionë. Pra shqiptarët janë afërsisht sa 4-fishi i serbëve.

    Greqia ka 4,9 milionë shtetas grekë edhe jo 9,8 milionë si mashtrohet zyrtarisht nga Greqia duke e deklaruar numrin e popullsisë së Greqisë 2-fish se sa është në të vërtetë. Pra shqiptarët janë afërsisht sa 3-fishi i grekëve.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë 11 popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 4,9 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 3,7 milionë
    boshnjakët: 4,1 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
    malazezët: 0,25 milionë
    kroatët: 2,3 milionë
    sllovenët: 0,9 milionë
    bullgarët: 5 milionë
    moldavët: 2 milionë
    rumunët: 12,2 milionë
    hungarezët: 11 milionë

    Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.

    Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.

    Vetëm rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë) u afrohen numerikisht shqiptarëve. Por shqiptarët (12,8 milionë) janë numerikisht më shumë se sa rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë).

    Pra shqiptarët janë popull më i madh se sa rumunët edhe hungarezët.

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:

    spanjollët: 12 milionë
    katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
    galicët në Spanjë: 1,5 milionë
    baskët në Spanjë: 1 milionë
    portugezët: 5 milionë
    suedezët: 8 milionë
    norvegjezët: 4,5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4,5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1,4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 4,5 milionë
    austriakët: 3,5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    belgët: 3,5 milionë
    hollandezët: 3,4 milionë
    luksemburgasit: 0,25 milionë
    irlandezët: 2,5 milionë
    skocezët në Britani: 5 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë

    Këta janë 11 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.

    Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Franca edhe vendet skandinave nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë. Francezët janë 57 milionë edhe 11 milionë janë emigrantët në Francë. Francezët janë populli më i madh në Europë.

    Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.

    Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.

    Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,983

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Gazetarja e njohur italiane: Të rinjtë po krijojnë Shqipërinë e re

    Isha në Shqipëri për herë të parë dhe ishte një eksperiencë shumë intensive. Ajo që ishte vendi më i varfër në Evropë në vitet ’90, tani po rritet me ndërtesa futuriste (shumë prej tyre të ndërtuara nga arkitektë italianë) dhe projekte ambicioze ekonomike, ka shkruar në profin e saj të Instagramit gazetarja si dhe drejtuesja e disa emisioneve televizive, Cristina Parodi.

    ”Të gjithë flasin italisht dhe e duan vendin tonë po aq sa të tyrin. Televizioni në vitet ’90 përfaqësonte të vetmen dritare në botë, ndërsa ata ishin të shtypur nga regjimi komunist”, shkruan ajo.

    ”Bunkerët ende të dukshëm dhe të shndërruar në muze na tregojnë për frikën e viteve të dominuara nga dhuna, dëbimet, puna e detyruar, ekzekutimet. ‘Shtëpia e Gjetheve’ është një dëshmi rrëqethëse e nënshtrimit të një populli të spiunuar, të kontrolluar dhe të denoncuar për çdo opinion të ndryshëm nga regjimi”, thekson gazetarja.

    ”Shqiptarët që takuam janë njerëz të veçantë. Mikpritja dhe fjala e dhënë janë të shenjta. Dhe optimizmi në këtë periudhë historike ndihet atje, është i prekshëm: kanë një kryeministër që po transformon vendin, një kryebashkiak të ri në Tiranë dhe mall për vlerat evropiane”, shton ajo.

    ”Përshtypja është se të rinjtë do të krijojnë Shqipërinë e re. Kemi njohur disa që kanë vuajtur, por nuk kanë pushuar kurrë së luftuari”, thekson ajo.

    ”Le të brohorasim për ta”, mbyll postimin gazetarja Parodi.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/gazet...qiperine-e-re/

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    sirena_adria, ky shkrim italian eshte pa asnje vlere fare. Keto jane thjeshte mashtrimet e sponsorizuara nga pushteti tradhetar i PS dhe Edi Rames.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,983

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Artikulli Origjinal:

    https://www.lonelyplanet.com/news/vj...l-park-albania

    'Lonely Planet': Albania is proud of the first National Park of the Vjosa River



    ‘Lonely Planet’: Shqipëria krenohet me Parkun e parë Kombëtar të lumit Vjosa

    Shqipëria, ku numri i turistëve pothuajse u dyfishua vitin e kaluar, do të shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm, pasi një nga lumenjtë më të shquar të Evropës, u shpall zyrtarisht një Park Kombëtar, shkruan në një artikull “Lonely Planet”.

    Mbështetja nga ambientalistët më në fund, ka bindur autoritetet shqiptare që të mbrojnë lumin shkëmbor dhe të bukur të Vjosës.

    Një lumë vërtet i paeksploruar që lëviz me shpejtësi, dhe shumë i rrallë në Evropë.

    Vjosa, 168 milje (270 km) pritet të tërheqë vizitorë që kërkojnë aventura për ecje, kamping, rafting dhe shumë të tjera.

    Lumi buron në Greqinë veriperëndimore, përpara se të përshkojë Shqipërinë dhe të takohet me detin në Vlorë.

    Rreth 1 110 lloje kafshësh dhe bimësh jetojnë rreth Vjosës, nga të cilat dy specie bimore dhe 13 kafshë janë të rrezikuara globalisht.

    Në kategorinë e fundit janë të rralla kafshët si; rrëqebulli i Ballkanit, prej të cilit thuhet se kanë mbetur vetëm 15, si dhe lundërza, peshku zingel ballkanik dhe shkaba egjiptiane.

    Shpallja e lumit Vjosa, një Park Kombëtar, është një fitore e madhe për turizmin shqiptar.

    Parku do të shërbejë si një pikë referimi për t’u ekspozuar kudo në botë, dhe si një destinacion i ri për turizmin ekologjik.

    Për të vizituar Vjosën, merrni autostradën SH4 nga qyteti jugor i Sarandës deri në mes të qyteteve Tepelenë dhe Memaliaj, përgjatë të cilës ofrohet një pamje e mrekullueshme.

    Më pas, ndaloni në Hotel “Kalem Kasneci” dhe shijoni kuzhinën tradicionale shqiptare me pamje nga lumi.

    Dhoma e ngrënies këtu, ofron një nga pamjet më të bukura të Vjosës.

    Vendet më të mira në Shqipëri për të shijuar Parkun e ri Kombëtar të lumit Vjosa

    Ka disa vende të mrekullueshme ku mund të shijoni këtë park kombëtar dhe bukurinë e lumit të fundit të paeksploruar të Evropës.

    Një nga mënyrat më të mira për të përjetuar fuqinë e plotë të Vjosës është të bëni rafting në ujërat e saj.

    Vizitorët rekomandohen t’i bashkohen turneut të aventurave, duke u nisur nga qyteti i Përmetit.

    Turnetë mund të zgjasin nga dy orë deri në disa ditë, në varësi të aventurave.

    Ata që nuk kërkojnë emocione mund të shijojnë eksplorimin e Përmetit, një nga pjesët më të gjelbra dhe më të pastra të të gjithë vendit, i njohur si “Qyteti i Luleve”.

    Mund të vizitoni Banjat Termale të Bënjës ose të shijoni kuzhinën tradicionale dhe verën e shijshme që mund t’i gjeni vetëm në këtë zonë të vendit.

    Nëse dëshironi një pamje perfekte të Vjosës, atëherë duhet të vizitoni kthesën e lumit, 30 minuta me makinë nga Përmeti.

    I rrethuar nga peizazhe malore, ky vend do t’ju lërë pa fjalë, pavarësisht se në cilën kohë të vitit vendosni t’a vizitoni, pasi majat e mbuluara me borë që ngrihen pas lumit në dimër krijojnë një sfond kryesisht mahnitës.

    Një opsion i tretë është qyteti i vogël i Tepelenës, i cili ndodhet në breg të Vjosës dhe është një nga vendet më të mira ku mund të shijoni një pije ndërsa admironi pamjen.

    Gjithashtu, mund të shihni burimin me ujë të ftohtë, një pikë qendrore e qytetit.

    Tepelena ka një bollëk burimesh nga pothuajse çdo drejtim.


    /atsh/KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/lonel...e-lumit-vjosa/

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •