Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 79
  1. #41

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Nieuwe Venlosche courant

    08-04-1942

    MBRETËRIA E RE SHQIPTARE

    Vizita e qeveritarit të parë shqiptar, ministrit të arësimit Berati, në qytetin e Ulqinit, port i Adriatikut, që njihet më tepër si Dulcigno, tërheq vëmendjen në ndryshimet që ka pësuar mbretëria e Shqipërisë, si rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

    Përveç zonave në brendësi të Kosovës, Dibrës dhe Strugës, Shqipëria mori dhe qytetin e Ulqinit, që gjendet në jugperëndim të liqenit të Shkodrës, që pas aneksimit të Malit të Zi në Jugosllavi, shërbënin për vendin me male të zeza, bashkê me Tivarin, si rrugëdalje në det.
    Ky zgjerim territorial është i arësyeshëm dhe nga ana etnike. Ulqini popullohet nga nje popullsi etnikisht e pastër shqiptare, që në pjesën më të madhe i përket besimit islam.
    Ky port i vogël natyral, siguron ankorim për anijet që lundrojnë në ujëra të cekëta. Ai është i mbrojtur nga ana e juglindjes, nga kalaja turke e qytetit. Ulqini modern daton vetëm prej periudhës së pas Luftës së Parë Botërore dhe u ngrit pranë ujërave moçalore dhe të kripura, pranë derdhjes së Bunës ose Bojanës. Këtu gjenden miniera të mëdha kripe, të cilat i përkasin tashmë Italisë. Kufiri i ri në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjendet në mes të Ulqinit dhe Tivarit, kështu që Mali i Zi ka tani përsëri dy rrugëdalje në det, njëra në Tivar, që lidhet përmes një linjë hekurudhore nga qafa e Sutomores me Virpazarin, pranë liqenit të Shkodrës dhe Budva që është lidhur rreth dhjetë vjet më parë nga një rrugë e shkurtër malore me Cetinjen, kryeqyteti i Malit të Zi. Ulqini lidhet me rrjetin rrugor shqiptar, përmes një rruge të pashtruar, që kalon nëpër Cetinje.



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010309555%3Ampeg21%3Ap003%3Aa0083

  2. #42
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Kjo eshte nje nga temat me te mira dhe me te vlefshme te FSH !!!


    Komplimentet e mia DyDrinasit per kerkimin dhe perkthimin e materialit !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #43
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    pranoji edhe komplimentet e mija DyDrinas! Njesoj si BlueBaron edhe une e vleresoj kerkimin tuaj !
    What goes around---comes around

  4. #44

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Limburger koerier

    11-04-1941

    Koloni zezakësh në Ballkan.

    Në qytetin e Ulqinit, port jugor i Jugosllavisë, që dikur ishte pjesë e Malit të Zi, ka qenë vendosur që në shekullin e 17-të një koloni zezakësh. Fillimisht ata ishin skllevër, të cilët ishin marrë nga Tunizia dhe Tripoli. Kur në Evropë u ndalua tregëtia me skllevër, athere ata e fituan këtê liri edhe në Ulqin. Kur në Europë u bë e modës, që të rinjtë zezakë të punojnë si portierë, shoferë dhe mbajtës bagazhesh ata u bënë shumë të kërkuar. Kështu që nga Ulqini ata u përhapën në të gjithë Europën.



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010326810%3Ampeg21%3Ap004%3Aa0090

  5. #45

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    De Gooi- en Eemlander

    13-07-1936

    Jugosllavi

    Hekurudhë e re në përdorim.

    Dje u vu në përdorim një linjë e re hekurudhore mes Kosovës (me siguri bëhët fjalë për Prishtinën – shënimi im) dhe Pejës. Një turmë e madhe ndoqi ceremoninë e përurimit. Ministri i Transportit Spaho, foli për rëndësinë kombëtare dhe ekonomike të kësaj hekurudhe si dhe për veprimin energjik të qeverisë. Në ceremoni ishte i pranishëm dhe Mbreti Petër i cili u prit me duartrokitje.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A011172284%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0021

  6. #46

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Algemeen Handelsblad

    02-03-1914

    Shqipëri.

    Situata në Epir.

    Kryetari i qeverisë së përkohshme në Epir, Zografi, mbërriti në Gjirokastër dhe nga atje ai i dërgoi një telegram komisionit ndërkombëtar mbikëqyrës në Vlorë, në të cilën ai shpjegon se populli i Epirit, duke u bazuar në të drejtën e vetëqeverisjes, ka vendosur që të mos pranojë qeverisjen shqiptare, por një vetëqeverisje të zonës së Epirit të Veriut, që gjendet brenda kufinjve të Shqipërisë.
    Presidenti kërkon që të mos lejohet rënja e kësaj zone në dorë të xhandarmërisë shqiptare.
    Në një thirrje drejtuar popullit të Epirit, që të respektojnë urdhërat e qeverisë së përkohshme dhe të ngrejnë flamurin e autonomisë.
    Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajnë trupat greke në Gjirokastër. Nga Himara revolta po shtrihet me shpejtêsi drejt jugut. Komandanti i trupave greke në Janinë, Papulias ka urdhëruar arrestimin e e drejtuesit të kryengritjes, Spiromilo, por megjithatë ekzekutimi i këtij urdhëri ishte i pamundur. Spiromilo po mban si pengje 20 shqiptarë.

    Ditën e djeshme nisi tërheqja nga Korça. Xhandarmëria shqiptare, nën drejtimin e oficerëve hollandezë do të marrë në dorëzim qytetin nga komandanda ushtarake greke. Nuk pritet ndonjë rezistencë. Shumë familje greke janë shpërngulur për në Selanik.
    Kryeministri grek Venizelos po bën gjithçka që ka në dorë që të zbatojë me besnikëri marrëveshjen. Ai ka marrë masa të rrepta për të parandaluar veprimet e autonomistëve.
    Peshkopëve të Gjirokastrës, Himarës dhe Delvinës u ka dhënë urdhër që të lënë dioqezat e tyre dhe të nisën për Janinë. Ai e shkarkoi Spiromilon nga detyra e oficerit të ushtrisë greke edhe pse ai i përket një prej familjeve më të shquara nën sherbimin grek, sepse ai u vu në krye të kryengritësve dhe nga ana tjetër urdhëroi kryetarin e qeverisë autonome, Zografin, që ta arrestojë atë (Spiromilon – shënimi im).



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010655568%3Ampeg21%3Ap006%3Aa0136

  7. #47

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    De Sumatra post

    20-08-1915

    Komandanti i Korçës

    Sipas një njoftimi të Havas nga Athina, koloneli Panajotopulos dhe njëherêsh komandanti i Korçës, në Epirin e Veriut, ka gjetur vdekjen nga një shqiptar, gjatë rrugës së tij të kthimit nga një udhëtim në provincë.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010366879%3Ampeg21%3Ap007%3Aa0056

  8. #48

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    L'éclaireur : journal politique, commercial et littéraire de Maestricht

    01-03-1828

    Ishujt Jonianë.

    Korfuz, 1 Shkurt.

    Gjatë dy javëve kanë shpërthyer trazira të mëdha në jug të Epirit dhe seraskieri Reshid Pasha po e mbron Greqinë Lindore.
    Veli beu e ka braktisur ekspeditën e tij kundër Kishës së Përgjithshme dhe ka rimarrë qytetin e Prevezës. Ai kishte frikë nga një komplot që mund të ndërmerrnin grekët ndaj kësaj fortese, që është zemra e Epirit. Furnizuesit me ushqime, duke pasur dokumentacionin e nënshkruar nga i biri i Reshid Pashës, kanë ardhur në Çamëri dhe kërkojnë që të mbledhin me forcë drithin, nëse pronarët do të kundërshtojnë zbatimin e urdhërit, mirëpo pjesa më e madhe e kësaj krahine pjellore zotërohet nga familjet e shquara shqiptare dhe çamët janë urdhëruar nga udhëheqësit e tyre që të kundërshtojnë marrjen me forcë të prodhimeve të tyre.
    Këta shquhen për trimëri në Epir, pas suliotëve. Beteja ka vënë përballë përfaqësuesit e qeverisë dhe banorët vendas, fise shqiptare të jugut të Epirit që janë të gjithë të armatosur. Shqiptarët po presin vetëm momentin dhe pretekstin e duhur për të përdorur armët.
    ...



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A000010960%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0002
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-01-2013 më 17:01

  9. #49

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Rotterdamsch nieuwsblad

    13-05-1914

    Shqiptarët e kryqëzuar.

    Revista italiane “Tribuna” konfirmon lajmin e tmerrshëm të kryqëzimit të shqiptarëve të burgosur, duke u bazuar në raportet e oficerëve holandezë që janë në shërbim të shqiptarëve.
    Revista shton se dyqind e pesëdhjetë viktimat janë gra, vajza dhe fëmijë. Ata ishin mbyllur nga grekët në kishën e Hormovës dhe më pas ishin kryqëzuar dhe djegur. Tmerri dhe ankthi rreth masakrës greke në Shqipëri ka bërë që shqiptarët e të gjitha feve të betohen se nuk do të pranojnë asnjë lëshim që qeveria dhe Komisioni Europian mund të kenë menduar t’ua bëjnë grekëve.



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010295509%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0023

  10. #50

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Algemeen Handelsblad

    11-02-1913

    Një protestë.

    Selanik, 9 shkurt (Reuter) Personalitete greko-ortodokse me prejardhje nga Korça dhe me banim në Selanik, u kanë dërguar një notë proteste Ministrit të Jashtëm britanik Sir Edward Grey dhe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, në pergjigje të thashethemeve përhapura nga shqiptarët në shtypin europian, se Korça do të jetë pjesë përbërëse e Shqipërisë.
    Ata shprehin vendosmërinë e tyre se do t’a kundërshtojnë me armë një zgjidhje të tillë, që e vendos fatin e vendit të tyre, në një shtet tjetër përveç Greqisë, të cilën e kanë konsideruar tradicionalisht si atdheun e tyre dhe për këtë arësye ata u kërkojnë ambasadorëve që të dergojnë një komision të përbërë nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, në Korçë, që të informohen nga afër për ndjenjat e popullatës.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010650938%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0012

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •