-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Het nieuwsblad voor Sumatra
04-01-1954
Jugosllavia dhe Shqipëria
Jugosllavia ka pranuar propozimin shqiptar për të rivëndosur marrëdhëniet diplomatike. Ministria e Punëve të Jashtme në Beograd njoftoi zyrtarisht se përfaqësitë diplomatike në kryeqytetin jugosllav dhe në Tiranë do të rihapen. Të dyja përfaqësitë u mbyllën për shkak të konfliktit ndërmjet Jugosllavisë dhe Informbyrosë. Zyrtarisht, Jugosllavia dhe Shqipëria nuk i kanë prishur marrëdhëniet diplomatike.
Që prej vdekjes së Stalinit, janë rivendosur gjithashtu marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, Hungarisë dhe Bullgarisë.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010477109%3Ampeg21%3Ap003%3Aa0053
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Limburgsch dagblad
08-01-1964
"Der Stern" shkruan: Shefi i Gestapo-s Müller, kapiten në Shqipëri
Hamburg, 8 janar (AP) – Revista gjermane "Der Stern", shkruante dje, se shefi i fundit i Gestapo-s naziste, SS gjeneral-leitnant Heinrich Müller, është ende gjallë dhe pasi i shërbeu Hitlerit dhe Stalinit, mban tashmë një post të rëndësishëm në shërbimin sekret komunist të Shqipërisë. Müller ishte eprori i drejtpërdrejtë i Adolf Eichmann, i cili në vitin 1962 u dënua me varje në Izrael, për krimet kundër popullit izraelit.
Nga Zyra Qendrore e Gjermanisë Perëndimore për hetimin e krimeve të luftës është deklaruar zyrtarisht se ai u vra gjatë betejës në Berlin. Mirëpo pas gërmimeve të kryera në varrin e tij, që gjendet në një varrezë të Berlinit perëndimor, sipas raportit patologjik rezultohet se tri skeletet e gjetura dhe kafka, nuk janë të tij.
“Der Stern” shkruan se Müller tash mban emrin Abedin Beqir Nakoshiri dhe se drejton seksionin e vendeve perëndimore, në shërbimin sekret shqiptar. Sipas njoftimit ish-shefi i Gestapo-s tash mban gradën kapiten i Sigurimit (shërbimi sekret shqiptar), por me kompetencat e një gjenerali.
Müller qe tash duhët të jetë 63 vjeç, dezertoi me 3 Maj 1945 dhe u dorëzua tek rusët, shkruhet ne artikullin e gazetarit Peter Stänle, në “Der Stern”.
...
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010525955%3Ampeg21%3Ap003%3Aa0091
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
De Telegraaf
14-04-1978
Njëzet vjet në burg për antititizëm
Nga korrespondenti ynë në Vjenë,
Një gjykatë në Beograd, ka dënuar dje me 20 vjet burgim, liderin e levizjes antititiste Peroviç, për propagandë anti-jugosllave. Peroviç mundi të arratiset në Shqipëri, pas prishjes së marrëdhënieve të Titos me Stalinin dhe më pas u vendos në Bashkimin Sovjetik. Nga Kievi ai drejtoi për vite me rradhë një fushatë propagandistike të mbështetur nga Moska, kundër regjimit të Titos. Në korrik 1977 ai u rrëmbye në një hotel në Zvicër, nga shërbimi sekret jugosllav dhe u kthye në Jugosllavi.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A011199222%3Ampeg21%3Ap009%3Aa0369
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Telex
07-12-1944
Jugosllavi.
Nga një komunikatë e Titos, merret vesh se forcat shqiptare kanë pushtuar Shkodrën. Gjermanët janë dëbuar nga Shqipëria, në drejtim të Ostrovicës.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010441245%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0003
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
'De Fluistervink'
29-11-1944
Jugosllavi
Jugosllavët kanë depërtuar me shpejtësi nëpërmjet Malit të Zi në Shqipëri. Gjenerali Tito dëshiron që trupat e tij të bashkohen me ato të shqiptarëve dhe pastaj ti sulmojnë gjermanët, të cilët gjënden ende në jug të vendit (nënkuptohet jugu i Jugosllavisë – shënimi im).
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010423962%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0005
-
-
Fqinjët tanë "europianë"!?
Nederlands dagblad
22-02-1979
“Greqia duhet të jetë republikë ortodokse greke"
Follorinë (Reuters) - Mitropoliti i Follorinës (Greqi veriore) Augoustinos Kantiotis dëshiron që Greqia të jetë një “republikë ortodokse greke", që bazohet kryekëput në parimet fetare. Metropoliti që e quan veten “Khomeini i Greqisë” dëshëron që në këtë kuadër të merren masa të forta kundër
të krishterëve joortodoksë, kryesisht kundër grupeve protestante dhe komunitetit katolik grek në Greqi.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010572720%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0038
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 08-01-2013 më 16:34
Arsyeja: Thjesht për të treguar se me çfarë brumi janë gatuar fqinjët tanë.
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Rotterdamsch nieuwsblad
10-06-1913
Ushtarët turq largohen nga Shqipëria.
Vjenë, 8 qershor. Greqia ka deklaruar se anijet e transportit të cilat do të mbartin trupat turke nga Shqipëria për në Turqi, mund të kalojnë nëpër ujërat e ishujve të Jonit.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010222479%3Ampeg21%3Ap015%3Aa0197
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
De locomotief : Samarangsch handels- en advertentie-blad
10-11-1877
...
Në pjesën perëndimore të Turqisë, përgjatë brigjeve të detit Jon, shtrihet toka e shqiptarëve. Kjo shtrirjen nis prej kufirit malazez në veri dhe mbërrin në jug, deri në Greqi, por tashmë në atë pjesë (jug – shënimi im) ata janë greqizuar dhe kjo ka bërë që të jetë thuajse e pamundur, që ti veçosh ata nga grekët, ndërsa ata që gjenden në verilindje janë shumë të perzier me serbët.
Ata e quajnë veten shqiptarë, por nga turqit ata quhen arnautë. Në bazë të besimit ata ndahen në: katolikë, grekë (ortodoksë – shënimi im) dhe muhamedanë, prej nga rrjedh dhe vështirësia shumë e madhe e percaktimit të etnografinë e tyre.
...
Para ardhjes së pushtimit turk, ardhacakët sllavë patën mundur që ti zhvendosnin shqiptarët dhe ata u gjenden në kushte shumë të evshtira për mbijetesë, mirëpo kur pushtuesi turk e theu rezistencën sllave, atëherë ndryshuan raportet dhe shqiptarët u bënë aleatë me ta kundër fiseve të forta sllave.
Këtë aleancë e forcoi edhe më tepër fakti se shqiptarët përqafuan besimin e pushtuesit dhe sipas rregullit të njohur cujus regio, ejus religio, çoi në përputhjen në interesat e tyre antisllave, të cilët mbetën në shumicë të krishterë. Gjithashtu dhe kundër grekëve, turqit krijuan aleancë me shqiptarët, duke i tërhequr ata në ushtrinë turke si aleatë të shquar.
...
Shqiptarët e treguan trimërinë e tyre edhe kundër turqve, duke fituar famë dhe lavdi, si gjatë betejave të tyre për liri gjatë shekullit të 15-të, me Skënderbeun (Gjergj Kastrioti), po ashtu dhe në shekullin tonë me Marko Boçarin dhe fiset shqiptar të suliotëve dhe hidriotëve. Më parë ishte menduar se këto fise ishin greke, nga gjuha që ata flisnin, mirëpo Fallmerayer ka provuar se banorët e ishullit Hidra janë shqiptarë.
Në tërësi, vendi dhe populli i Shqipërisë është pak i njohur, pasi vetë këto vitet e fundit është vizituar nga njerëzit e artit dhe të shkencës. Historiani Gibbon shkroi se rajon i Shqipërisë, ndonëse gjëndet përballë Italisë, është më pak i njohur në Evropë se sa zonat e brëndshme të Amerikës.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A011023144%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0003
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
De Tijd : godsdienstig-staatkundig dagblad
27-11-1953
Shqiptarët kêrkojnë azil në Greqi
Kapiteni i paralizuar nga marinarët
Dy marinarë shqiptarë, vëllezërit Nikolla, të cilët fundjavën e shkuar, pasi paralizuan kapitenin dhe rojet, kanë arritur që të zbarkojnë në Korfuz të Greqisë dhe të paraqesin kërkesë për azil. “Jeta në Shqipëri ishte e padurueshme” - u shprehen ata.
Ndërsa kapiteni, pas kthimit në gjendje normale, kërkoi të rikthehet në Shqipëri.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A011202849%3Ampeg21%3Ap005%3Aa0140
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Arnhemsche courant
18-08-1847
Athinë 1 Gusht
Kryengritja në Shqipëri ka shënuar përparime. Gjoleka ka thyer trupat turke të komanduara nga Ismail pasha, në Gjirokastër, ndersa pashai ka përzënë nga rradhët e ushtrisë një komandant shqiptar, si të dyshuar për bashkëpunim me kryengritësit. Ismail pasha është tërhequar në Shqipërinë e Epërme.
...
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010209885%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0002
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt