-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
16-02-1971
Voetbalploeg in Albanië ontsmet
TIRANA (AP) — De Westduitse voetbalploeg is gedesinfecteerd. Toen de ploeg met aanhang, in totaal 120 man, gisteren aankwam in Tirana, de hoofdstad van Albanië, moest iedereen in het vliegtuig zijn handen, in een desinfecterende vloeistof dompelen. Pas. daarna mocht mén de stad in. 'We willen voorkomen dat bacteriën het land worden binnengebracht,' verklaarde een hoge Albanees.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010957447%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0004
Në Shqipëri dezinfektohet ekipi i futbollit.
Tiranë (AP) - Dezinfektohet ekipi i futbollit të Gjermanisë Perëndimore. Sapo mbërriti në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, ekipi bashkë me delegacionin që e shoqëronte, gjithsej 120 persona, duhej që gjithësecili që gjendej në avion ti zhyste duart në një lëng dezinfektues. Vetëm pas kësaj delegacioni mund të hynte në Tiranë. "Ne duam që të parandalojmë depërtimin e baktereve në vendin tonë" - deklaroi një zyrtar i lartë shqiptar.
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Leeuwarder courant : hoofdblad van Friesland
11-12-1991
Shqiptarët në rradhë për bukë.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010567748%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0102
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Gazeta hollandeze Friese koerier
18-08-1969
Komunistët akordojnë azil
Familja e doktorit grek detyron DC-3 të ulet në Shqipëri.
ATHINË (PDSH) – Avioni i rrëmbyer DC-3 i shoqërisë ajrore greke "Olympic Airways", që kishte zbritur në Shqipëri, u kthye të dielën bashkë me pasagjerët dhe ekuipazhin në Athinë. Në mesin e udhëtarëve nuk gjëndëshin doktori 40-vjeçar grek Vasilios Tsironis, gruaja dhe dy djemtë e tij dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç, të cilët një ditë më parë nën kërcënimin e thikave dhe revolverëve e detyruan pilotin që të ndryshojë kursin e DC-3, që duhej të fluturonte nga Athina për Janinë, në Greqinë veriore dhe ul në një fushë me bar, në qytetin jugor shqiptar të Vlorës. Doktori grek kërkoi këtu azil për vete dhe për familjen e tij, sepse ai nuk mundi të jetojë më në Greqi. Doktori dhe familja e tij qëndruan në Shqipëri.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010690882%3Ampeg21%3Ap015%3Aa0230
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-01-2013 më 18:04
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Gazeta hollandeze Limburgsch dagblad
10-08-1971
Shqiptarët arratisen me anije në Korfuz
Korfuz (GREQI), 10 gusht
33 shqiptarë, që dje mbërritën me një anije në Korfuz, kanë kërkuar azil politik. Ky lajm është komunikuar nga autoritetet greke. Ata janë shtetas shqiptarë me prejardhje greke. Këto familje ishin nisur nga porti i Himarës, për të bërë një shëtitje të shkurtër në det. Për arsye sigurie ata kishin marrë me vete dhe katër kufitarë shqiptarë, por kapiteni i anijes dhe dy anëtarë të ekuipazhit kishin mbërritur që ti çarmatosnin kufitarët shqiptarë dhe ti mbanin të mbyllur në një kabinë, bashkë me anëtarët e tjerë të ekupiazhit që nuk bënin pjesë në komplot. Anëtarët e bllokuar, pas mbërritjes në Korfuz ishin lejuar, që të kthehen në Himarë.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010555964%3Ampeg21%3Ap003%3Aa0060
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
08-07-1958
Shqipëria i dërgon notë Italisë.
Tiranë - Qeveria shqiptare përmes një note i ka bërë të ditur Italisë, se nëse në territorin italian do të vendosen sisteme raketore, atëherë Shqipëria do të jetë e detyruar që të marrë masa të ngjashme.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010405079%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0018
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Leeuwarder courant : hoofdblad van Friesland
07-05-1958
Bazë raketore ruse në Shqipëri?
Sipas gazetës greke “Apoyematini”, rusët kanë ndërtuar në fushën Korçës (Shqipëri) një sistem të lëshimit të raketave. Në këtë gazetë thuhet se se anijet ruse sjellin vazhdimisht pajisje luftarake. Në Korçë do të ndërtohet edhe një fabrikë e municioneve.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010615010%3Ampeg21%3Ap005%3Aa0137
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Het vrije volk : democratisch-socialistisch dagblad
28-05-1959
Aspektet misterioze
Në rast të një sulmi mbi Rusinë, atëherë ata do të përpiqen që të shkatërrojnë bazat e raketave. Bazat nuk janë vendosur në zona të braktisura, por në zonat ku jetojnë shumë njerëz, - tha udhëheqësi rus. Për më tepër Krushov tha se Hoxha, sekretari i Partisë Komuniste Shqiptare, i kishte thënë atij se marrëdhëniet me Greqinë janë "as paqe, as luftë".
The New York Times shkruan këtë mëngjes se Krushov ka kërcënuar se do të ndërtojë baza të raketave në Shqipëri, nëse Italia dhe Greqia do të pranojnë vendosjen e bazave raketore të SHBA. "Megjithatë ky kërcënim ka disa aspekte misterioze," shkruan gazeta. "Kryeministri rus pohoi botërisht dhe me zë të lartë se ata zotërojnë raketa që nga trualli rus mund të godasin çdo objektiv në tokë. Nëse kjo është e vërtetë, pavarësisht asaj që do të bëjë Italia apo Greqia, atëherë për çfarë i nevojiten bazat raketore në Shqipëri”?
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010953406%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0163
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Friese koerier : onafhankelijk dagblad voor Friesland en aangrenzende gebieden
22-09-1966
Gazetat suedeze njoftojnë
Baza raketore kineze në Shqipëri
Stockholm (UPI) - Kina komuniste po ndërton aktualisht një bazë për projektilë të drejtuar në Shqipëri, nga e cila ata mund të lëshojnë raketa me mbushje bërthamore, kundër çdo objektivi në të gjithë Europën, njoftojnë disa gazeta provinciale suedeze. Mesazhi vjen nga Björn Hallström, korrespondenti i agjencisë suedeze të lajmeve Foerenade Landsortstidningar. Ai ka telefonuar të martën nga Dubrovniku, në Jugosllavi.
"Sapo jam kthyer nga Shqipëria, ku kam parë një instalim të madh roboti në ndërtim, në jug të portit të Durrësit në bregdetin e Adriatikut", tha Hallström.
Ai tha se objektet do të ndërtohen nga inxhinierët kinezë, që janë të vendosur në një hotel në breg të detit.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010690295%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0006
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
De tijd : dagblad voor Nederland
23-08-1969
Burimet diplomatike: Kinezët ndërtojnë baza raketore në Shqipëri
TIRANË, 23 gusht
Specialistë dhe inxhinierë kineze të mbrojtjes janë duke i dhënë dorën e fundit një bazë raketash në qytetin shqiptar të Shkodrës, shprehen burime të mirëinformuara nga TiranA. Kjo bazë gjendet në skajin më verior të një serie prej gjashtë bazash të ngjashme, të cilat janë projektuar për të kontrolluar hyrjen në Adriatik. Bazat janë të mbështetura nga instalime disi të vjetëruara radari dhe të radios. Së bashku ata formojnë pjesë të një sistemi të ri të përgjithshëm kinezo-shqiptarë të mbrojtjes, që është duke u ndërtuar me shpejtësi. Raketat janë të destinuara kundër çdo përpjekje të forcave sovjetike për të pushtuar portet shqiptare. Padyshim që udhëheqësit shqiptarë besojnë se rusët do të donin që të rimerrnin ishullin e Sazanit. Ky ishull strategjik gjëndet jashtë portit të Vlorës dhe ishte shfrytëzuar më parë nga italianët gjatë pushtimit të Shqipërisë në prill 1939. Autoritetet shqiptare paralajmërojnë popullatën vazhdimisht se flota ruse mund të sulmojë portin tjetër më të madh në vend, atë të Durrësit dhe ata nuk e perjashtojnë mundësinë që bullgarët mund të kryejnë një manovër mashtruese në territorin jugosllav.
Vëzhguesit diplomatike në Shqipëri besojnë se bazat e raketave në Durrës dhe Vlorë janë të pajisura me raketat ruse SA-2. Këto kanë një rreze veprimi prej pesëdhjetë kilometrash, por ato janë të padobishme si një mbrojtje kundër ajrore ndaj avionëve që fluturojnë ulët. Në tri bazat e tjera janë vendosur vetëm raketa imituese, në pritje të raketave kineze. Megjithëse Shqipëria kishte kërkuar urgjentisht mbështetjen ushtarake të Pekinit, ata arritën të nënshkruajnë një marrëveshje të re dhe të fshehtë, vetëm pas pushtimit të Çekosllovakisë.
... Materialet u transportuan në pjesën më të madhe nga transportues skandinavë. Ndërkohë ka mbërritur me avion në Shqipëri, një mision i madh ushtarak kinez i përbërë nga më shumë se një mijë persona.
Ata menjëherë nisën nga puna për të përmirësuar infrastrukturën pothuajse mesjetare të vendit.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A110611972%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0001
-
-
Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.
Het dagblad : uitgave van de Nederlandsche Dagbladpers te Batavia
23-08-1949
Kërkohet koka e Titos
Organi zyrtar i Partisë Komuniste Sovjetike, "Pravda", në një editorial të saj, i këshillon popujt e Jugosllavisë që të “ekzekutojnë” mareshalin Tito. Artikulli është nënshkruar nga Bedri Spahiu, sekretar i Partisë Komuniste Shqiptare. Artikulli i referohet përndjekjes dhe ekzekutimit të "tradhtarëve të udhëhequr nga Koçi Xoxe”, të cilët ishin agjentët e Titos në Shqipëri. Tito me bandën e tij duhet të paguajnë me kokë, për krimet e kryera kundër kampit socialist.
Në artikull janë shënuar emrat e Titos, të ministrit të Punëve të Jashtme Kardel, të ministrit të Brëndshëm Rankoviç dhe të ministrit pa portofol Gjilas. Të gjithë këta janë përjashtuar vitin e kaluar nga Byroja Informative.
http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010898509%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0025
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt