Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    72

    Komunikatë E Lëvizjes Se Re Demokristiane

    LRD – Zyra për informim publik
    Blerina M Leka – zëdhënëse

    Lëvizja e Re Demokristiane, kërkon të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës të cilën LRD-ja mendon se po e shkel presidntja e vendit.
    Emërtimi i deputetit të AAK-së z Blerim Shalës si koordinator në bisedime me Serbinë, nga presidentja e vendit z Atifete Jahjaga, LRD-ja mendon dhe vlerëson si shkelje të aktit më të lartë politike dhe juridike në vend. Prandaj, ne bëjmë thirrje deputetve të opozitës që të tubohen nënshkrimet e nevojshme të cilat parashihen me ligj, dhe rasti të paraqitet ne gjykatën Kushtetuese qe kushtetuesja ta shyrtoj nëse presidentja ka bë emërtim të jashtëligjshëm dhe anti kushtetues.
    Lëvizja e Re Demokristiane, është kundër ndryshimit të historisë së popullit që vuajti 500 vite robëri. LRD-ja përkrah ndryshimin e fjalorit i cili mund nxit urrejtje ndaj cilit do popull që mund të jetë prezent në tekstet shkollore para universitare, por është kundër ndryshimeve të fakteve historike. Për ne është shqetësues fakti se Ministria e Arsimit ka qenë tejet JO transparente gjatë gjithë këtij procesi dhe emrat e anëtarëve të komisionit të ngritur nga ministri Buja nuk janë bërë publik asnjëherë. Ndërsa në anën tjetër, Ambasada turke në Kosovë ka qenë në kontakte të vazhdueshëm me anëtarët e komisionit, madje atyre ua ka aranzhuar edhe një vizitë në Ankara, në Institutin që merret me hartimin e teksteve shkollore dhe kurrikulave.
    Fakti se gjatë tërë këtij procesi janë injoruar tërësisht institucionet kompetente të Republikës së Kosovës; si Departament i Historisë i Universitetit të Prishtinës, Instituti i Historisë dhe Instituti Albanologjik, tregon qartë se ndryshimet janë bërë për interesa të ngushta politike. Ndryshimi i historisë mund të bëhet vetëm nga historianët dhe vetëm atëherë kur kemi fakte të reja historike.
    Logjika të tilla të ndryshimit të teksteve shkollore për interesa politike, na bëjnë shumë dëme neve si shoqëri, dhe nuk duhet të befasohemi shumë kur pas disa vitesh edhe për luftën e fundit në Kosovë, ta mësojnë fëmijët tanë në tekstet para universitare të Historisë vetëm si konflikt të armatosur, e për me keq regjimin e Molosheviçit si një administratë që ka bërë investime dhe jo si një regjim që ka bërë dhunë dhe terror në Kosovë siç dëshmojnë edhe faktet Historike.

    Prishtinë, 27.12.2012Emri:  LRD.jpg

Shikime: 480

Madhësia:  32.5 KB

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    72

    VITI 2013 – LRD-ja NË INSTITUCIONET E KOSOVËS-Dedë Abazi, kryetar i LRD-së

    VITI 2013 – LRD-ja NË INSTITUCIONET E KOSOVËS

    Emri:  LRD.jpg

Shikime: 456

Madhësia:  32.5 KB

    – është motoja jonë, është përcaktimi ynë, është përkushtimi ynë, është vendosmëria dhe këmbëngulja ynë, është besimi dhe ecja e jonë e këtij viti.
    Ky vit, të cilin posa filluam, viti 2013, vertetë na ngarkon ne me angazhime serioze por do të jet vit i sukseseve të demokristianve, ky vit do të sjellë demokristianët në Institucionet lokale dhe ato qendrore në Republikën e Kosovës. Ky është përcaktimi ynë.
    Demokristianët nuk e meritojnë ketë gjendje, prandaj Lëvizja Demokristiane nuk do të qëndroj e heshtur sepse nuk jemi ne ata te cilët qëndrojnë duarkryq para kësajë gjendje të cilën jemi, të strukavur në qoshe dhe si mos të egzistonin fare, të injoruar dhe pa asnjë mirëfillje…! Demokristianët nuk do të jenë më ne një periferi te të gjitha zhvillimeve ekonomike dhe politike siç ishim disa vite dhe jemi edhe sot! Demokristianet nuk do të jenë më vetëm në letër dhe në emër, si shikues të zhvillimeve pranë ekranit televiziv, por me dinjitet dhe identitet të vetin, viti posa filluam, do të jet viti që demokristiane (LRD) do të bëhen pjesë e vendimmarrjeve në Lokalitetin, në Qytetin dhe Shtetin ku ata jetojnë, pjesë e zhvillimeve ekonomike dhe politike në vendin e tyre. Demokristianët përmes LRD-së do të bëhen vetvetja, asnjë alternativë tjetër nuk ka pos që demokristianët janë Kosovë dhe askush nuk do të guxoj t’i injoron ata – por ne do të punojmë.
    Gëzuar pra duke uruar një fillim të mirë, përkushtim dhe vendosmëri, me besim të plotë në arritjen e synimeve tona, në dashuri dhe respekt ndaj njeri tjetrit, të arrijmë aty ku edhe jemi nisë – Lëvizja e Re Demokristiane pjesë e institucioneve të Kosovës, me qellim që të avancojmë interesat tona të përbashkëta qytetare dhe kombëtare.
    Është dita e dytë e ketij viti (2013) dhe ne kemi para veti MOTON – Lëviza e Re Demokristiane pjesë e Institucioneve të Kosovës, fillim të mbarë dhe suksese…

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    72

    Komunikatë e Lëvizjës se Re Demokristiane të Kosovës

    Emri:  LRD.jpg

Shikime: 221

Madhësia:  32.5 KB
    Komunikatë e Lëvizjës se Re Demokristiane të Kosovës


    Komunikatë e Lëvizjës se Re Demokristiane të Kosovës
    Prishtinë, 5.02.2013,LRD-Zyra për informim publik
    Blerina M Leka - zëdhënëse

    Lëvizja e Re Demokristiane, përmes kësaj komunikate, bën thirrje liderëve të partive politike parlamentare; z.Hashim Thaçi, z.Isa Mustafës, z.Albin Kurti, z.Bexhet Pacollit dhe z.Ramush Hradindaj të cilët po mblidhen për të diskutuar për “reformën zgjedhore” dhe bën thirrje faktorëve relevant për ligjin zgjedhor, që të jenë të përgjegjshëm dhe të angazhohen seriozisht për ndryshime të ligjeve zgjedhore.
    Ligji aktual zgjedhor është i pa përshtatshëm për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, në veçanti përqindja e cila parasheh 5% kalimin e pragut zgjedhor ligj ky që i diskriminon demokristianët. Ky ligj është i qëllimshëm dhe i dëmshëm. Lëvizja e Re Demokristiane është kundër çdo diskriminimi në shoqërinë Kosovare, prandaj ligji zgjedhor i dëmton demokristianët dhe shoqerinë Kosovare, nuk mundëson alternativa të reja politike dhe ja bën të pa mundur demokristianëve t’i kenë përfaqësuesit e vet në Parlament dhe institucione të Kosovës. Në asnjë mënyrë ne nuk do të pajtojmë të dëmtohemi me ketë ligj apo ligje të tjera çfardo qofshin ato, dhe nëse nuk ndryshohet ky ligj duke zbritur përqindjen e pragut zgjedhor, që ia mundëson demokristianëve të përfaqësohen në Parlamentin e Republikës së Kosovës, neve nuk na mbetet asgjë tjetër pos që të dalim në rrugë dhe të protestojmë kundër diskriminimit që po ndodhë me qëllime të caktuara. Prandaj, kërkojmë dhe bëjmë thirrje përgjegjësisë dhe ndërgjegjes suaj të nderuar lider, të ndryshohet ligji duke e zbritë përqindjen në pragun zgjedhor për të mundësuar frymë të re demokristiane në Parlamentin e Kosovës - sepse është në interes të Kosovës dhe të elektoratit demokristian. Demokristianët duhet t’i kenë përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •