Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257

    Për: Historia e vërtetë e Krishtlindjes.

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Deshmitaret e Jehovait disa gjera i kane te mira, p.sh. ata nuk pijne duhan, nuk pijne alkool, dhe nuk luajne bixhoz. Ata nuk i festojne KËRRSHËNDELLAT por mundohen ta bejne besimin ne Zotin 'KËRRSH'. Kete fe e krijuan masonet, njerezit qe ishin ne armiqesi me Kishen Katolike dhe kete fe e shikonin si fe te djallit. Kete fe e krijuan disa ish katolike te cilet nuk pajtoheshin me interpretimin qe ia bente Kisha Katolike Bibles, dhe keta kete Fe Katolike e quajne 'i ashtuquajturi krishterim'. Por keta bene gabim kur filluan ta keqperkthejne Biblen, te cilen e emertuan 'Bota e Re', nuk di si kane guxuar ta keqperkthejne Biblen duke e ditur se po e keqperkthejne. Ky perkthim eshte nje pacavure, po ashtu si KËRSHËNDELLAT, keta besimin ne Zot e kane me piktura, me keqinterpretime qe u bejne vargjeve te Bibles. Edhe keta dojne me ua shit kete foren se Perendia pret 1700 vjet per te derguar nje organizate per interpretimin e Bibles. Dhe shume njerez fatkeqesisht kane re pre e ketij mashtrimi. Perderisa Ungjilli le te kuptoje se Perendia deshiron nje marredhenie personale me Te, te krishteret nuk duhet te fusin shtese ketij besimi, kesaj marredhenie, pervec asaj qe gjendet ne Fjalen e Perendise. Sa per dhurata ne mund t'u bejme dhurata miqeve dhe personave qe i duam ne cdo kohe, por kjo nuk ka te beje me besimin ne Zot.

    Përsa i përket sektit që ke përmendur kemi diskutuar gjerë e gjatë dhe ekziston po ashtu një temë që përmbledh pak a shumë doktrinën e tyre. Nuk e kuptoj se ç'lidhje ka kjo temë me këtë sekt dhe për më tepër ti japim në drejtim tjetër temës. Ky komunitet nuk i përket sektit në fjalë dhe as është pajtuar ndonjëherë me doktrinat e tyre dhe as që ka për tu pajtuar.

    Është e vërtetë që Krishti nuk i udhëzoi dishepujt e tij të festojnë ardhjen e tij në tokë, por të kujtojnë vdekjen e tij. Por nuk ka pasur ndonjë udhëzim nga Fryma e Shenjtë se festimi i ardhjes së Krishtit në tokë është mëkat dhe as nga vetë Krishti nuk ka ardhur ndonjë udhëzim i tillë. Kur Davidi vendosi ti ndërtonte Perëndisë një tempull, Perëndia e pranoi dëshirën e zemrës së Davidit por nuk e lejoi që ta ndërtonte vetë Davidi këtë tempull për arsyet që i dimë. Nëse dëshira e të krishterëve të vërtetë është të festojnë ardhjen e Jezusit në tokë, ku është mëktati këtu? Nëse kjo ngjarje shfrytëzohet për ti shpallur njerëzimit Lajmin e Mirë dhe për ta falenderuar Perëndinë për Shpëtimtarin e dërguar, ku është mëkati në këtë mes?

    Kur Krishti lindi në Tokë, në qiell u bë festë po ashtu edhe barinjtë në Tokë lavdëruan Perëndinë dhe së bashku me ta edhe njerëzit që dëgjuan për lindjen e Shpëtimtarit. Na prish punë data apo na prish punë se nuk shkruhet në Bibël se duhet ta festojmë?


    Bekime.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Historia e vërtetë e Krishtlindjes.

    Une ate material nuk e vura prej Deshmitareve qe te merremi me doktrinen e tyre , por e vura brenda temes si material objektiv ndaj te historise , per fakte ne lidhje me vertetesine e kesaj date.

    Per mua eshte feste simbolike dhe e thashe qe eshte bukur te festohet perderisa del ne pah karakteri i Perendishem i Jezusit dhe njerezit e perkujtojne me nderime Krishtin.

    Gezuar lindjen e Krishtit te gjitheve dhe le te lutemi per njerezit ne mbare boten qe te njohin Zotin dhe te vijne tek Rruga e Verteta dhe Jeta !
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #13
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Historia e vërtetë e Krishtlindjes.

    Gallatat janë disa kate më poshtë. moderatori.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 30-12-2012 më 10:43

  4. #14
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Historia e vërtetë e Krishtlindjes.

    Citim Postuar më parë nga Peniel Lexo Postimin
    Përsa i përket sektit që ke përmendur kemi diskutuar gjerë e gjatë dhe ekziston po ashtu një temë që përmbledh pak a shumë doktrinën e tyre. Nuk e kuptoj se ç'lidhje ka kjo temë me këtë sekt dhe për më tepër ti japim në drejtim tjetër temës. Ky komunitet nuk i përket sektit në fjalë dhe as është pajtuar ndonjëherë me doktrinat e tyre dhe as që ka për tu pajtuar.

    Është e vërtetë që Krishti nuk i udhëzoi dishepujt e tij të festojnë ardhjen e tij në tokë, por të kujtojnë vdekjen e tij. Por nuk ka pasur ndonjë udhëzim nga Fryma e Shenjtë se festimi i ardhjes së Krishtit në tokë është mëkat dhe as nga vetë Krishti nuk ka ardhur ndonjë udhëzim i tillë. Kur Davidi vendosi ti ndërtonte Perëndisë një tempull, Perëndia e pranoi dëshirën e zemrës së Davidit por nuk e lejoi që ta ndërtonte vetë Davidi këtë tempull për arsyet që i dimë. Nëse dëshira e të krishterëve të vërtetë është të festojnë ardhjen e Jezusit në tokë, ku është mëktati këtu? Nëse kjo ngjarje shfrytëzohet për ti shpallur njerëzimit Lajmin e Mirë dhe për ta falenderuar Perëndinë për Shpëtimtarin e dërguar, ku është mëkati në këtë mes?

    Kur Krishti lindi në Tokë, në qiell u bë festë po ashtu edhe barinjtë në Tokë lavdëruan Perëndinë dhe së bashku me ta edhe njerëzit që dëgjuan për lindjen e Shpëtimtarit. Na prish punë data apo na prish punë se nuk shkruhet në Bibël se duhet ta festojmë?


    Bekime.
    'Ungjilli' sipas Fese Katolike: 'Dhe tani po behej 6 vjetori i lindjes se Jezusit dhe familjaret po grumbulloheshin qe ta festonin ditelindjen e Jezusit. Nena e Jezusit po shkonte ne treg qe te blinte pisha dhe t'i zbukuronte ato me topa te vegjel. Rruget po zbukuroheshin. Besimtaret po pergatitnin ushqim dhe po vizitonin njeri tjetrin, Kishat megjithese te zbrazeta gjate tere vitit tani mrekullisht po mbushen perseri, po mbushen nga njerez qe e vene 1 kryq ne qafe, se shpejti pritet qe ato te zbrazen perseri, edhe pse Jezusi nuk ishte lindur ne nje kohe te ftohte te muajit dhjetor ata vendosen t'ia festojne ditelindjen ne daten qe nuk u lind...

    Vella Peniel kesi vargu nuk kam hasur ne Bibel. Krejt problemi sipas mendimit tim eshte se Krishtlindja festohet ne daten qe Jezusi nuk u lind. Si mund te festohet ditelindja e dikujt ne date te gabuar?! Nuk mund ta mohoni se kete feste e shpiken Kisha Katolike pa kurrfare baze ne Bibel. Enciklopedia katolike thote: 'Krishtlindja nuk ishte ndër festivalet më të hershme të Kishës. Irineu dhe Tertulliani heqin atë nga lista e festave te krishtere ...

    Une nuk mund te shpall mekat dicka pasi ka ketu krishtere qe kane pranu Krishtin perpara meje dhe kane njohuri me te madhe se une per sa i perket besimit krishter. Une mund te them se kjo feste nuk gjendet ne Bibel dhe ka prova te besueshme se te krishteret e pare nuk e kane festuar. Kete feste e bene se pari Kisha Katolike e cila e mori daten prej paganeve dhe u munduan padrejtesisht ta fusin ne besimin krishter. Mos harro se feja katolike sot nxit njerezit te bejne gjera qe nuk gjenden ne Bibel, p.sh. adhurimi i Marise dhe 'nderimi' i tepruar i saj, shpallja e saj pa mekat kur Bibla thote se krejt njerezit jane mekatare, adresimi i saj me titullin 'Mbreteresha e Qiellit'. Ne Bibel shkruan se te krishteret duhet ta shpallin Ungjillin per cdo dite dhe secilit person, ta kujtojne Jezusin ne cdo moment, urdherat e Tij dhe 'te luten pa pushim' e te ecin me Frymen e Shenjte. Te gjithe protestantet pothuajse e shohin fene katolike si fe te rreme. Por nuk e dijne ose e injorojne te verteten se po kjo Kishe e shpiku kete feste.
    Kete feste e festojne edhe ateistet madje, njerezit qe 354 dite flasin kunder besimit krishter dhe 1 dite festojne 'Krishtlindjet', bejne 'paqe' me Zotin Jezus. Po te kishte te bente dicka me besimin krishter mendoni ju se do t'i festonin ateistet dhe ata qe mohojne Jezusin kete feste a? Edhe nese je krishter i sinqerte dhe ke pranuar Jezusin ne zemren tende nese feston ditelindjen e Jezusit ne date te gabuar, perseri je gabim.

    Gregu vella nuk po flas prej mendjemadhesise ose vetem te dal kunder dickaje dhe te dal kunder shumices, shumica perseri do ta festojne krishtlindjen po ne kete date, mua sme pengon nese zgjidhni ta festoni, as nuk po ju kritikoj ju qe e festoni kete feste, sa per mua ju mund ta festoni kete feste kur te doni, mua tek e fundit nuk me hyn ne pune, bile 'protestantet' mos u beni si katoliket me festu me 25 Dhjetor, hiqeni kete date, shpallne 25 Tetorin apo 25 Shtatorin, apo ndonje date tjeter une smund t'i imponoj askujt mendimin tim, por ndergjegjia ime thote qe te them se nuk eshte feste krishtere pasi ka influence pagane ne te, ose se paku te krishteret e hershem dhe krishterimi apostolik nuk e ka festuar. Une nese mund ta mbaj besimin ne zemer e mbaj, nese jo se paku nuk shpik gjera prej vetit. A e dini se ju e festoni ditelindjen e Jezusit ne daten qe lidhet me besimet pagane qe ishin ne kohet e mehershme ne Rome?

    Bekime

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Historia e vërtetë e Krishtlindjes.

    Ajo date o Mesia, ka ngelur si tradite, qe njerezit e kane ruajtur me gjithe zemer, qe atehere qe ndodhi, ja se si Kisha Katolike e di daten me siguri. Ka kaluar brez pas brezi e asnjehere nuk eshte harruar, njerezit qe atehere kane qene zgjuar e mbajne mend cdo gje qe ka ndodhur, sa nga ajo c'thuhet ne Bibel, e sa nga c'ka kaluar goje pas goje qe nga koha e Apostujve e dishepujve te Zotit. Gjithashtu, eshte provuar nga vegimet qe shenjtoret e Zotit kane patur ne lidhje me kete date, e del qe ajo eshte e vertete e aktuale, pavaresisht nese ju i besoni ketyre gjerave apo jo. Tradita e Krishtlindjeve eshte edhe thelle e inkorporuar ne jeten e gjithe Europes Kristiane, e faleminderit Zotit, qe jo te gjithe jane driteshkurter e qe s'duan te pranojne te verteten.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Historia e vërtetë e Krishtlindjes.

    I nderuar mesia4ever. Data natyrisht mund te jete nje date e vene nga kisha katolike, dhe kjo pak rendesi ka per nje besimtar te vertete te krishtere. Ajo qe ne duhet te dime dhe te jemi te bindur eshte fakti se, besimtari nuk feston daten, por lindjen e Zotit tone Jezus Krisht.Kjo sepse ajo u festua edhe ne qiejj. Bibla nuk na jep nje date historike, jo sepse ishte e veshtire, por nuk eshte qellimi data. Bibla na jep me te rendesishmen qe eshte, ardhja me ne fund e Mesise, Birit te Perendise. Dallimi midis kishes dhe botes eshte shume i dukshem. Bota feston pikerisht daten, me bredha, me peshqeshe, me nje bum ne biznes, permes te cilave bota siguron te ardhura te paimagjinueshme. Shiko se cfar ndodh me kishat religjionoze. Ne keto data kishat mbushen plot, aq sa nuk ka vend ku te hedhesh kokren e molles. Dhe sapo festimet mbarojne, ato kthehen ne zbrazeti. Udhehehqesit fetare gezohen teksa e shohin kishen apo sheshet plot, edhe pse shumica jane thjesht per feste. Jezusi asnjehere nuk shprehu gezim per faktin se sheshet mbusheshin me turma. Ai i dinte qysh ne fillim ata qe do ta besonin dhe do ta ndiqnin ate, per keta Ai gezohej. Kur njehere Ai ju foli atyre qe e ndiqnin, shumica iken, sepse e folura e Jezusit ( simbas tyre)ishte shume e rende. Ateher Jezusi pyeti apsotujt: Po ju deshironi te ikni? Dhe Pjetir i tha: tek kush te shkojme, ti ke fjale Jete te perjsetshme.
    Tani shikoni fjalimet qe mbajne religjionozet fetare para turmave religjionoze, te cilat mblidhen per festen e krishtlindjeve. I gjithe fjalimi i tyre ne thelb eshte human dhe plotesisht njerzor. Eshte tamam ashtu sic turmave ju pelqen, prandaj dhe Pali thote, se turmat ne kohet qe do te vijne, do te kerkojne mesues per te gudulisur veshet. Ndersa kur Jezusi ju fliste turmave , nuk ju bente qejfin dhe as i ledhatonte. Ai shpallte drejt Fjalen e Perendise, qe per disa ishte nje goditje e fuqishme ne zemer, duke i bere ata te gjynjezoheshin dhe te dorezoheshin pa kushte ne doren e Perendsie. Por per pjesen me te madhe te turmes, fjala e Jezusit shihej si blasfemi dhe si marrezi. Ata te indinjuar dhe me plot urrejte largoheshin, sepse Fjala e Jezusit nuk binte dakort me mekatin e tyre ne zemer, dhe me boten qe ata ndiqnin. Fjalimet e ketyre relijgionozeve jane te bukura dhe plot me embelsi, me te cilat ata i drejtohen turmes , ku thelbi i tyre eshte bukuria e botes se religjionit ne te cilin jane skllavosur. Si do te mendonit nese Papa psh. do tju drejoheshe turmave me fjalet:

    "Te gjithe ju qe jeni mbeldhur sot ketu, jeni mekatare dhe te keqij. Azgje e mire nuk eshte ne zemren tuaj, te gjithe jeni vrases e kusare dhe kini dale jashte Udhes se Perendise. Pendohuni dhe kthehuni nga kjo rruge shkatruese , sepse Ai qe lindi ne nje grazhd te humbur te betlehemit, lindi per te vdekur ne vendin tuaj, per te gjitha krimet dhe pislleqet qe kini ne zmer."

    Tani ju pyes: a do te mbetej njeri ne shesh dhe te duartrokiste papen? Me bindje po ju them se atje do te mbetej nje pjese shume e vogel, do te mbetesishn vetem ata qe jeten dhe zemren e tyre e kane dorzuar pa kushte ne dore te Perendise, Zotit Krisht. Kjo eshte per mua festa e krishtlindjes. Amin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 31-12-2012 më 00:44

  7. #17
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257

    Për: Historia e vërtetë e Krishtlindjes.

    dëshmues dhe Diella1. Ju lutem shumë qëndroni brenda temës pa e prishur me replika që nuk kanë lidhje me të.


    Faleminderit.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Historia e vërtetë e Krishtlindjes.

    Citim Postuar më parë nga Peniel Lexo Postimin
    dëshmues dhe Diella1. Ju lutem shumë qëndroni brenda temës pa e prishur me replika që nuk kanë lidhje me te
    Nën Hirin e Tij,

    ns
    Po Peniel ke te drejte... te pershendes.

  9. #19
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Historia e vërtetë e Krishtlindjes.

    Po e lexoja nje artikull ne Internet dhe ky artikull thoshte se nje shkencetar e kishte gjetur daten e sakte se kur u lind Jezusi, (mua sme la pershtypje shume) por momentalisht nuk po mund ta gjej, por deshiroj vetem te ju uroj nje vit te mbare per ju. Pershendetje deshmues, peniel, diella, e pse te mos e pershendesim edhe tonin_77 edhe ai eshte vellau jone.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •