Europa cungon liritė fetare
National Interest
Kur shumica e njerėzve mendojnė Europėn Perėndimore, ata shohin njė demokraci tė ngulitur mirė, ku liritė themelore mbrohen images (1)fuqishėm. Pėr pjesėn mė tė madhe, ky portret ėshtė i saktė. Megjithatė, kur ėshtė fjala pėr lirinė fetare, viti dhe dekada e kaluar janė pėrshkuar nga tendenca qė sfidojnė kėtė imazh Ndėrkohė qė vitit 2012 i afrohet fundi, njė numėr vendesh vazhdojnė tė kufizojnė praktikėn dhe shprehjen fetare, qė nga veshja fetare e deri te ritualet themelore jetėsore, siē ėshtė rrethprerja. Kufizimet e tilla, jo vetėm qė komprometojnė tė drejtat e mbrojtura ndėrkombėtarisht, por ato nxisin njė mjedis nė tė cilin njerėzit fetarė dhe anėtarėt e pakicave fetare ndihen si tė huaj nė shtėpitė e tyre. Kėto shkelje janė ēuditėrisht tė pėrhapura. Pėr shembull, Franca dhe Belgjika ndalojnė studentėt nė shkollat shtetėrore dhe punėtorėt e qeverisė qė tė veshin “simbole tė dukshme fetare”, ndalojnė shaminė islame, ēallmėn, kryqet e mėdha tė krishtera, dhe kapelėn hebraike. Franca dhe Belgjika ndalojnė mbulesėn e tėrėsishme nė publik, ndėrsa Zvicra, Holanda dhe shtete tjera europiane kanė diskutuar pėr ndalime tė ngjashme. Kufizimet mbi veshjet islamike, ekzistojnė nė disa shtete zvicerane dhe gjermane pėr mėsuesit. Suedia, Zvicra, Norvegjia, dhe Islanda ka kohė qė e kanė ndaluar therjen e kurbanit, siē njihet te hebrenjtė si kosher, dhe tė myslimanėt hallall. Pas protestave nė Gjermani kėtė vit kundėr njė vendimi tė gjykatės sė shkallės sė parė pėr tė kriminalizuar rrethprerjen, Parlamenti gjerman po shqyrton njė ligj qė e lejon kėtė praktikė. Pėrpjekjet kundėr rrethprerjes, vazhdojnė nė pjesėt e tjera tė Europės. Partia e Qendrės e Norvegjisė, njė parti e vogėl nė Parlament, ka kėrkuar qė rrethprerja tė kriminalizohet, derisa Ombudspersoni pėr fėmijė, ka sugjeruar se myslimanėt dhe hebrejtė tė zėvendėsojnė rrethprerjen me njė “njė ritual simbolik, jo-kirurgjikal.” Nė Gjermani dhe Suedi autoritetet qeveritare u kanė thėnė prindėrve tė krishterė dhe hebraikė se nuk mund t’i mėsojnė nė shtėpi fėmijėt pėr arsye fetare. Zyrtarėt qeveritarė nė Mbretėrinė e Bashkuar kanė shtyrė mbylljen e agjencive katolike tė adoptimit, pėr shkak se ndiqnin kritere fetare nė vendosjen e fėmijėve nė familjet birėstuse. Ēfarė po e shkakton kėtė rritje tė kufizimeve? Tė paktėn dy faktorė janė nė lojė – njėri historik dhe tjetri demografik. Faktori i parė, fatkeqėsisht, ėshtė historia e Europės Perėndimore dhe e shtetit tė madh fetar. Rritja e shteteve laike bėri shumė pak pėr tė ndryshuar idenė e monokulturės fetare – thjesht vetėm u pėrfshi edhe sekularizmi si njė nga monokulturat. Faktori i dytė ėshtė diversiteti fetar nė rritje i rajonit, duke pėrfshirė njė popullsi nė rritje tė myslimanėve. Veshjet dalluese tė myslimanėve konservatorė, kanė ushqyer frikėn nga “tjetri”, si dhe dyfishimin e kundėrshtimit ekzistues ndaj shprehjes publike fetare. Ndėrsa qeveritė pėrmendin nevojėn pėr sigurinė kombėtare, kufizimet nė lirinė e shprehjes fetare, rrezikojnė tė sjellin njė rezultat tė kundėrt. Ato nxisin njė hendek ndėrmjet qeverive dhe qytetarėve myslimanė, duke shuar shpresat pėr bashkėpunimin, aq tė nevojshėm pėr tė parandaluar radikalizimin dhe promovon asimilimin e vlerave demokratike dhe tė identitetit nė komunitetet myslimane. Pėrpjekjet pėr t’i mbrojtur vlerat e pėrcaktuara, ligjet qeveritare dhe politikat duke ndaluar shprehjet fetare dhe praktikat specifike, shkelin tė drejtat e njeriut. Veprimet e tilla sfidojnė standardet e njohura ndėrkombėtare tė lirisė fetare tė pėrcaktuara nė traktatet e Kombeve tė Bashkuara dhe tė mbrojtura edhe nga dokumentet europiane pėr tė drejtat e njeriut nga Bashkimi Europian, Kėshilli i Europės dhe procesi i Helsinkit. Kėto standarde garantojnė tė drejtėn jo vetėm tė besimit, por edhe tė manifestimit tė tij, individualisht ose nė bashkėsi me tė tjerėt, nė publik ose nė jetėn private, nėpėrmjet kultit, riteve, praktikave dhe mėsimdhėnies. Kufizimet nė rritje nė praktikėn fetare dhe tė shprehjes nė Europėn Perėndimore lindin nga inkurajimi i njė klime tė mostolerancės ndaj grupeve fetare. Myslimanėt, nė disa raste, dukshėm janė nė shėnjestėr. Kjo atmosferė gjithnjė e mė armiqėsore shkakton diskriminim privat, dhe ndonjėherė edhe dhunė, kundėr anėtarėve tė kėtyre grupeve. Nėse llamba e lirisė duhet tė mbahet e ndezur, europianėt perėndimorė duhet tė pranojnė se epoka e konformitetit pėr monokulturė zyrtare – laike ose fetare – ėshtė para fundit. Vitin e ardhshėm, kėto shtete duhet tė pėrqafojnė diversitetin e tyre fetar dhe ta akordojnė lirinė fetare pėr tė gjithė.
http://www.mapo.al/2012/12/23/europa...lirite-fetare/
Krijoni Kontakt