Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 121
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    A është Shqipëria islamofobike?

    A është Shqipëria islamofobike?


    Para se t’i përgjigjemi një pyetjeje të tillë, do të duhet të saktësojmë se çfarë kuptojmë me termin “Shqipëria”, sepse termi është shumë i gjerë dhe Shqipëria është aq shumë e përbërë me shtresa e mbishtresa sociale, sa do të ishte e pamundur të mbërrinim në një përgjigje gjeneraliste. Nëse do të kuptonim shqiptarët si përbërësi kryesori termit në fjalë, do të thonim me një klikim të shpejtë të mendjes, se, edhe pse të ardhur nga një kulturë sterile fetare si pasojë e të shkuarës së afërt komuniste, fobia ndaj Islamit në nivelin e popullatës nuk arriti kurrë të ngrihej në atë masë sa të projektonte frikën ndaj një përbërësi kulturor i cili vinte trashëgueshmërisht natyrshëm në gjenetikën shpirtërore të vet. Edhe pse sendërtimi i njeriut të ri komunist kishte marrë kohën dhe energjitë e veta, përsëri ai nuk arriti të projektonte përfundimisht në psikologjinë e shqiptarëve Islamin, në vetvete të forte sociologjikisht, si armikun ndaj të cilit duhej të justifikohej frika.
    Kështu që, është pak e vështirë të thuhet se shqiptari si prototip apo shqiptarët si masë në vetvete janë islamofobë, për arsye sepse do të na duhej të justifikonim arsyet se përse janë të tillë. Mirëpo arsyet historike dhe kulturore flasin për Islamin si identitet shpirtëror të shqiptarëve për të paktën gjysmë mijëvjeçari, çka do ta kthente në non-sens praninë e islamofobisë e cila do të përkthehej në frikë nga vetvetja apo frikë nga gjuha e shpirtit të vet. Islamofobia është një fenomen i njohur në raportet e identiteteve të tjera kulturore të ndryshme me Islamin. Është i njohur si fenomen që më së shumti është nxitur nga mosnjohja e të qënurit ndryshe kulturalisht, nga injoranca e theksuar ndaj kulturës dhe religjionit islam si dhe ndaj tjetrit si bartës i kulturës islame.
    Është fenomen relativisht jo i ri, i cilit përpos mos njohjes i është bashkëngjitur edhe keqdashja hasur përgjatë kryqëzimeve historike, por që dekadat e fundit është instrumentalizuar në atë që quhet ndërtimin e “industrisë së frikës”. Në logjikën e ndërtuesve dhe bartësve të kësaj teorie, frika ndaj tjetrit kulturalisht është mekanizmi më i mirë për homogjenizimin, mpiksjen dhe ruajtjen e kulturës religjioze vendase. Për këtë arsye një industri e mirëfilltë në funksion të prodhimit të frikës është shpërfaqur në të gjitha infrastrukturat që i shërbejnë shoqërive respektive duke arritur edhe të përdoren politikisht kundra kulturave të tjera migratore të cilat shtrihen deri në kufizim të të drejtave të njeriut karshi emigrantëve si bartës të këtyre kulturave.
    Por, duke iu kthyer pyetjes lidhur me realitetin shqiptar, duhet theksuar se pavarësisht sa thamë më sipër, prezenca e islamofobisë në Shqipëri ka qenë një telash i hershëm i cili ka progresuar në raport me ndërgjegjësimin ose jo fetar të popullatës shqiptare. Prezenca e islamofobisë ne Shqipëri është konstatuar në disa pjestarë të elitave kulturore të cilat projektoheshin mediatikisht më së shumti pas rënies së komunizmit dhe në vazhdim të tranzicionit shqiptar. Në ndryshim nga islamofobia që hasej në Perëndim, produkti shqiptar i islamofobisë përqendrohej në identifikimin e pothuaj të gjithë problematikës shqiptare tek thelbi i kulturëës islame të shqiptarit, çka përbënte një rast të veçantë ku tjetri kulturalisht ishte po i njëjti.

    Pra islamofobia shqiptare nuk përbën mekanizmin e luftës së kulturave migratore siç ndodhi në vendet e tjera, por përbën mekanizmin e luftës brënda llojit. Për këtë arsye “industria e frikës” që u përdor në vendet e tjera, u përdor mediatikisht edhe në Shqipëri, por tashmë më një tipar të veçantë, atë të një frike nga vetvetja. Kjo lloj islamofobie u përfaqësua kryesisht me teza të cilat kërkonin rikthimin e identiteve të shkuara religjioze përmes mekanizmash të injektimit të sforcuar mediatik. Pra, islamofobia tek ne nuk ka si mision pëjashtimin e kulturës tjetër nga territori vendas, por shndërrimin në të njëjtin territor të kulturës aktuale fetare me një culture tjetër po fetare përmes inversionit historik. Nëse do të duam t’i përgjigjemi pyetjes së parë, mund të themi se në Shqipëri ka islamofobi dhe kjo kryesisht në disa individë të qarqeve kulturore.
    Sfida e këtyre individëve në përpjekjet e tyre islamofobike ka qenë dhe vazhdon të jetë masivizimi i përpjekjeve të tyre. Qasje islamofobike janë vërjetur edhe në nivele të qeverisjes, ku shndërrimi kulturor është kërkuar të bëhej përmes keqinterpretimittë laicizmit duke i dhënë atributet e një “religion civil” më vete, çka u pasua me shkeljen e të drejtave bazë të individit përfshirë edhe të drejtën për arsim. Rritja e informacionit mbi Islamin, thelbin e tij, masivizimi i praktikave fetare në Shqipëri, sollën për pasojë edhe uljen e intensitetit islamofobik në qarqet kulturore shqiptare, ose thënë ndryshe të painformuarit u rehabilituan dhe ngelen vetëm keqdashësit dhe histerikët. Kjo kategori në çdo civilizim do të ekzistoje dhe do të përpiqet të prodhojë kulturën e frikës.

    By: Redi Shehu

    Marre nga: Gazeta Dita

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Shqiptaret frikesohen nga Islami qe predikohet ne Hadithe e Kuran dhe nuk duan t'ia dijne se cfare ne te vertete thote Islami. Shumica mjaftohen me ate se Islami na fton ta adhurojme nje Zot, Profeti Muhamed ka qene njeri i mire, po ashtu edhe Jezusi, Feja Islame eshte fe e pastertise (cfare absurditeti). Bile madje shume myslimane nuk duan te flasin per disa Hadithe ku tregojne madje edhe pedofili te nismetarit te religjionit perkates. Ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni jo vetem qe nuk ka 'Islamofobi' ne nivelin e kenaqshem, por ka nje mjegullnaje te madhe e cila mbizoteron, dhe shumices se njerezve iu pelqen kjo mjegullnaje, dhe kjo ndodhe fatkeqesisht. Te vetmit qe jane 'Islamofobe' jane disa myslimane qe kinse e praktikojne fene islame, por jane po te njejtit qe nuk duan te flasin apo debatojne per disa besime qe gjenden ne fene Islame, perkatesisht ne Kuran e Hadithe. P.sh. besimi ne 72 hyrite, bukuroshet e Allahut qe ky perendi i ka krijuar per besimtaret e vet. Myslimanit shqiptar i pelqen ta ndegjoje hoxhen ne xhami, por jo edhe qe te merret me ate se cfare me te vertete thote Kurani e Hadithet. Eshte dem i madh qe nje pjese e shqiptareve e njohin themeluesin e Islamit, profetin Muhamed si njeriun me te moralshem qe ka jetuar ne kete bote, kur nese lexojme Hadithet e Kuranin ky person dhe morali i tij i 'shndrritur' bjen ne piken me te dobet. Por me mire eshte te ndiqet genjeshtra.

    P.s. e pyeta nje shok timin per Kuranin, me tha qe shkencetaret amerikane punojne me Kuran, ia zberthejne kodet dhe keshtu bejne zbulime apo shpikje te reja. Une e pyeta se perse arabet nuk bejne zbulime te shumta pasi e kane Kuranin qe 1400 vjet, ai ma ktheu nje pergjigje te cuditshme, a e dini cka me tha.... : arabet jane budallenje.

    Tregojuni shqiptareve se Muhamedi u martua me 9 vjecare, dhe se kishte plot gra, ai madje ia mori gruan edhe djalit te adoptuar. Shpresoj qe sa me shume Hadithe te tilla ku tregohet deshtimi moral i Muhamedit qe te lexojne, shqiptaret sa me shume do te sherohen nga 'islamofobia', por mos u cuditni edhe nese ndodhe e kunderta.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    kjo analize eshte gjysmake. duke ngelur vetem ne kuadrin e konstatimit mbi islamofobine. pa mundur te futet me thelle ne friken e shume shqiptareve ndaj islamit.
    ne nje frike ku here shprehet e here nuk shprehet, por gjithmone eshte prezente.
    sepse shqiptari i sotem eshte si i zene ne gracke midis aspirates per tu bere europian ne njeren ane, dhe islamit nga ana tjeter.
    shqiptari sot eshte ne kerkim te gjetjes se rrugeve qe te cojne drejt demokracise europiane permes nje tranzicioni te gjate dhe te lodhshem, dhe shume dilema shtrohen ne diskutim per
    mos gjetjen e kesaj rruge,.
    dilema qe rri si cekan ne mendjen e cdo shqiptari eshte se a mundet nje komb me kulture islame te prodhoje nje demokraci te tipit perendimor????
    shembujt ne bote nuk ekzistojne, i vetmi rast "suksesi" eshte turqia, por edhe ky shtet nuk ka arritur te kete nje demokraci te tipit perendimor.
    keshtuqe kjo dileme do ti ndjeki shqiptaret edhe ne breza te tjere.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Vetem Fakti Se Shqiptari Beson se Feja E Shqiptarit Eshte Shqiptaria hedh posht cdo gje tjeter

    Pastaj ku e keni par islamin a shum te hapur en shqiperi :S
    Partizoni

  5. #5
    nese "Shqiperine" e merr ne kuptim te ngushte mund te themi se ka islamofob dhe kjo eshte pasoje e komunizmit te Enver Hoxhes dhe kjo po i percjell akoma. Nese mendojme ne kuptim te gjere atehere mund te themi se ne Kosove e Maqedoni nuk ka islamofobi te theksuar, me perjashtim te disa stereotipave, perkundrazi shumica e popullsise shqiptare mbeshtetetn ne Islam per ruajtjen e traditave dhe unitetit kombetar.
    (une nuk marr guximin ta perfaqesoj mendimin e te tjereve, siç shihet me lart mirepo thjeshte e jap mendimin tim)
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    nese "Shqiperine" e merr ne kuptim te ngushte mund te themi se ka islamofob dhe kjo eshte pasoje e komunizmit te Enver Hoxhes dhe kjo po i percjell akoma. Nese mendojme ne kuptim te gjere atehere mund te themi se ne Kosove e Maqedoni nuk ka islamofobi te theksuar, me perjashtim te disa stereotipave, perkundrazi shumica e popullsise shqiptare mbeshtetetn ne Islam per ruajtjen e traditave dhe unitetit kombetar.
    (une nuk marr guximin ta perfaqesoj mendimin e te tjereve, siç shihet me lart mirepo thjeshte e jap mendimin tim)

    feja eshte opium per popullin

    prej Gostivari je ti mer dost?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Shif sa shpejt u mblodhen islamofobet, me vrap mblidhen minjte dhe vampirat per i cik gjak.

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Tori Lexo Postimin
    Shif sa shpejt u mblodhen islamofobet, me vrap mblidhen minjte dhe vampirat per i cik gjak.

    une jam ateist. kam fobi per te gjitha fete pa perjashtim Tori vogel

  9. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    A është Shqipëria islamofobike?


    Para se t’i përgjigjemi një pyetjeje të tillë, do të duhet të saktësojmë se çfarë kuptojmë me termin “Shqipëria”, sepse termi është shumë i gjerë dhe Shqipëria është aq shumë e përbërë me shtresa e mbishtresa sociale, sa do të ishte e pamundur të mbërrinim në një përgjigje gjeneraliste. Nëse do të kuptonim shqiptarët si përbërësi kryesori termit në fjalë, do të thonim me një klikim të shpejtë të mendjes, se, edhe pse të ardhur nga një kulturë sterile fetare si pasojë e të shkuarës së afërt komuniste, fobia ndaj Islamit në nivelin e popullatës nuk arriti kurrë të ngrihej në atë masë sa të projektonte frikën ndaj një përbërësi kulturor i cili vinte trashëgueshmërisht natyrshëm në gjenetikën shpirtërore të vet. Edhe pse sendërtimi i njeriut të ri komunist kishte marrë kohën dhe energjitë e veta, përsëri ai nuk arriti të projektonte përfundimisht në psikologjinë e shqiptarëve Islamin, në vetvete të forte sociologjikisht, si armikun ndaj të cilit duhej të justifikohej frika (komunistet islamin e kane pare si nje faze te kaluar, per shqiptarin e "ri" me ajo e "prapambetura". nm).
    Kështu që, është pak e vështirë të thuhet se shqiptari si prototip apo shqiptarët si masë në vetvete janë islamofobë, për arsye sepse do të na duhej të justifikonim arsyet se përse janë të tillë. Mirëpo arsyet historike dhe kulturore flasin për Islamin si identitet shpirtëror të shqiptarëve për të paktën gjysmë mijëvjeçari, çka do ta kthente në non-sens praninë e islamofobisë e cila do të përkthehej në frikë nga vetvetja apo frikë nga gjuha e shpirtit të vet (pikerisht, nuk mund te ndertohet subjekti i friges ngase i mungon baza - nje artificializem i tille eshte i babesueshem.nm). Islamofobia është një fenomen i njohur në raportet e identiteteve të tjera kulturore të ndryshme me Islamin. Është i njohur si fenomen që më së shumti është nxitur nga mosnjohja e të qënurit ndryshe kulturalisht, nga injoranca e theksuar ndaj kulturës dhe religjionit islam si dhe ndaj tjetrit si bartës i kulturës islame.
    Është fenomen relativisht jo i ri, i cilit përpos mos njohjes i është bashkëngjitur edhe keqdashja hasur përgjatë kryqëzimeve historike, por që dekadat e fundit është instrumentalizuar në atë që quhet ndërtimin e “industrisë së frikës”. Në logjikën e ndërtuesve dhe bartësve të kësaj teorie, frika ndaj tjetrit kulturalisht është mekanizmi më i mirë për homogjenizimin, mpiksjen dhe ruajtjen e kulturës religjioze vendase ("feja e shqiptarit eshte shqiptaria" nm). Për këtë arsye një industri e mirëfilltë në funksion të prodhimit të frikës është shpërfaqur në të gjitha infrastrukturat që i shërbejnë shoqërive respektive duke arritur edhe të përdoren politikisht kundra kulturave të tjera migratore të cilat shtrihen deri në kufizim të të drejtave të njeriut karshi emigrantëve si bartës të këtyre kulturave.
    Por, duke iu kthyer pyetjes lidhur me realitetin shqiptar, duhet theksuar se pavarësisht sa thamë më sipër, prezenca e islamofobisë në Shqipëri ka qenë një telash i hershëm i cili ka progresuar në raport me ndërgjegjësimin ose jo fetar të popullatës shqiptare. Prezenca e islamofobisë ne Shqipëri është konstatuar në disa pjestarë të elitave kulturore të cilat projektoheshin mediatikisht më së shumti pas rënies së komunizmit dhe në vazhdim të tranzicionit shqiptar (jo disave, por te njerit, Ismail Kadarese, sociologut, poetit, analitikut, madje edhe veterinarit.....keshtu te behen telashet, kur e ke fushen intelektuale te zbehet, ose te boshatisur, ish i vetmi "intelektual" qe ne njeren apo tjetren forme e ka tematizuar islamin ne PUNENE e perditshme te tije, per tjeret islami ish dicka e kaluar, dhe qe me per shqiptarin MODERN nuk ish me interese, ngase e prapambetur .nm). Në ndryshim nga islamofobia që hasej në Perëndim, produkti shqiptar i islamofobisë përqendrohej në identifikimin e pothuaj të gjithë problematikës shqiptare tek thelbi i kulturëës islame të shqiptarit, çka përbënte një rast të veçantë ku tjetri kulturalisht ishte po i njëjti (kjo nje perle e vertete, nuk e luan topi.nm).

    Pra islamofobia shqiptare nuk përbën mekanizmin e luftës së kulturave migratore siç ndodhi në vendet e tjera, por përbën mekanizmin e luftës brënda llojit. Për këtë arsye “industria e frikës” që u përdor në vendet e tjera, u përdor mediatikisht edhe në Shqipëri, por tashmë më një tipar të veçantë, atë të një frike nga vetvetja. Kjo lloj islamofobie u përfaqësua kryesisht me teza të cilat kërkonin rikthimin e identiteve të shkuara religjioze përmes mekanizmash të injektimit të sforcuar mediatik. Pra, islamofobia tek ne nuk ka si mision pëjashtimin e kulturës tjetër nga territori vendas, por shndërrimin në të njëjtin territor të kulturës aktuale fetare me një culture tjetër po fetare përmes inversionit historik (nuk ja u marim ne jashta kufijve te rep. se shqiperise per kusure kete "tentim te mencur", ngase enveri ju ka mesuar te beni eksperimente, edhe pse gjasat per sukses do te ishin ne nirvana.nm). Nëse do të duam t’i përgjigjemi pyetjes së parë, mund të themi se në Shqipëri ka islamofobi dhe kjo kryesisht në disa individë të qarqeve kulturore (tek forumi shqiptare i quajm "army of lovers".nm).
    Sfida e këtyre individëve në përpjekjet e tyre islamofobike ka qenë dhe vazhdon të jetë masivizimi i përpjekjeve të tyre (nuk mjafton intereneti a ???.nm). Qasje islamofobike janë vërjetur edhe në nivele të qeverisjes, ku shndërrimi kulturor është kërkuar të bëhej përmes keqinterpretimittë laicizmit duke i dhënë atributet e një “religion civil” më vete, çka u pasua me shkeljen e të drejtave bazë të individit përfshirë edhe të drejtën për arsim. Rritja e informacionit mbi Islamin, thelbin e tij, masivizimi i praktikave fetare në Shqipëri, sollën për pasojë edhe uljen e intensitetit islamofobik në qarqet kulturore shqiptare, ose thënë ndryshe të painformuarit u rehabilituan dhe ngelen vetëm keqdashësit dhe histerikët. Kjo kategori në çdo civilizim do të ekzistoje dhe do të përpiqet të prodhojë kulturën e frikës (ne qender te tiranes thires 5 here ne dite, 365 dite ne vit ezani ne gjuhen arabe. Me vone pas NJE JAVE rradhazi edhe shqiptari me islamofob DO TE REZIGNOJE dhe do ta pranoje realitetin, ose do te zhytet ne nje realitet sureal.nm).

    By: Redi Shehu

    Marre nga: Gazeta Dita

    Shkrim i qarte !

    Shih ne bold, tiparet e anetareve te grupit legjendare "army of lovers".

    Respekt ndaj autorit.

    Kush eshte autori, mund dikush te na referoje shkurte ???

    tung
    albanish by nature

  10. #10
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Shqiptaret frikesohen nga Islami qe predikohet ne Hadithe e Kuran dhe nuk duan t'ia dijne se cfare ne te vertete thote Islami. Shumica mjaftohen me ate se Islami na fton ta adhurojme nje Zot, Profeti Muhamed ka qene njeri i mire, po ashtu edhe Jezusi, Feja Islame eshte fe e pastertise (cfare absurditeti). Bile madje shume myslimane nuk duan te flasin per disa Hadithe ku tregojne madje edhe pedofili te nismetarit te religjionit perkates. Ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni jo vetem qe nuk ka 'Islamofobi' ne nivelin e kenaqshem, por ka nje mjegullnaje te madhe e cila mbizoteron, dhe shumices se njerezve iu pelqen kjo mjegullnaje, dhe kjo ndodhe fatkeqesisht. Te vetmit qe jane 'Islamofobe' jane disa myslimane qe kinse e praktikojne fene islame, por jane po te njejtit qe nuk duan te flasin apo debatojne per disa besime qe gjenden ne fene Islame, perkatesisht ne Kuran e Hadithe. P.sh. besimi ne 72 hyrite, bukuroshet e Allahut qe ky perendi i ka krijuar per besimtaret e vet. Myslimanit shqiptar i pelqen ta ndegjoje hoxhen ne xhami, por jo edhe qe te merret me ate se cfare me te vertete thote Kurani e Hadithet. Eshte dem i madh qe nje pjese e shqiptareve e njohin themeluesin e Islamit, profetin Muhamed si njeriun me te moralshem qe ka jetuar ne kete bote, kur nese lexojme Hadithet e Kuranin ky person dhe morali i tij i 'shndrritur' bjen ne piken me te dobet. Por me mire eshte te ndiqet genjeshtra.

    P.s. e pyeta nje shok timin per Kuranin, me tha qe shkencetaret amerikane punojne me Kuran, ia zberthejne kodet dhe keshtu bejne zbulime apo shpikje te reja. Une e pyeta se perse arabet nuk bejne zbulime te shumta pasi e kane Kuranin qe 1400 vjet, ai ma ktheu nje pergjigje te cuditshme, a e dini cka me tha.... : arabet jane budallenje.

    Tregojuni shqiptareve se Muhamedi u martua me 9 vjecare, dhe se kishte plot gra, ai madje ia mori gruan edhe djalit te adoptuar. Shpresoj qe sa me shume Hadithe te tilla ku tregohet deshtimi moral i Muhamedit qe te lexojne, shqiptaret sa me shume do te sherohen nga 'islamofobia', por mos u cuditni edhe nese ndodhe e kunderta.
    Ah locka jem, e paske kuptuar tamam autorin ti....tamam...ja u hangsha trurin ja u hangsha.......PO NUK INTEREPRETOHET ISLAMI o jahu, ai analizohet, se nuk ka dale para nje jave ne mejdan, por JETOHET ne qindra kultura, rraca, popuj, ideologji e vende te ndryshme tash e 1400 vjet.........

    tungi
    albanish by nature

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •