Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 131
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2010
    Postime
    103

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga mitjuk Lexo Postimin
    albo kan dhen prova qe shiptaret thon jemi ortodoks per nje grusht parash ashtu sic edhe shiten eshtrat e familjarve per eshtra heronjesh grek dhe ngriten varre ne emr te ushtarve grek dhe me ne fund te thon qe ketu jan troje greke dhe se ran per te cliruar vendin e tyre .duke menduar qe do e nderrojne historine sic e kan zanat greket dhe te kerkojn marrje trosjesh shqiptare si troje greke .albo sa i sigurt je ti per ndershmerin e kishes greke ne kete rast me varrezat
    Nuk mund ta besoj kete lloj injorance dallkaukesh. Nderkohe qe per 20 vjete ngrene akuza se Kisha ortodokse dhe Janullatosi u ndrojn fene dhe emrat shqiptareve, vjen nje rezultat censusi i gatuar, qe vetem te kunderten mund te mbroj. Dhe keta dallkauk per inerci vazhdojne te njejtin refren. Ky rezultat censusi shpjegohet vetem neqoftese neper kisha nuk behej pagezim, por synet. Kot e shani Janullatosin ju dallkauk.
    E njejta gje edhe me varrezat e ushtareve grek. Varrezat jane krijuar me marreveshje nderqeveritare dhe nuk ka pune kisha ortodokse ne kete histori. Ushtaret grek, perderisa ishin ortodoks normale qe do varrosen ne ambjente kishtare ortodokse. Sa per denglat per eshtrat, ushtria greke la nja 8000 te vrare ne malet e Shqiperise se jugut dhe ka eshtra ushtaresh grek per te mbushur shume varreza. Po keto hollesi s`ka si ti dine dallkauket.

  2. #62
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga kimon Lexo Postimin

    Nuk ngre njeri akuza per kishen ortodokse qe nderron emra. Se per te nderruar fene, normale qe do bej ca ka ne dore qe sipas teologjis qe mbeshtet te krijoj sa me shume anetar. Kjo eshte nje gje mese normale.
    Ajo per te cilen akuzojme jane veprimet e anti-shqiptare qe kryesia e kesaj kishe ben fshehurazi e disa here edhe hapur. Se sa shume mbeshtet nga qarqet shoviniste ekstremiste prape nga Greqia. Se si meshat behen ne greqisht edhe si shfrytezohen tensione per ti bere presione shtetit shqiptar etj etj..
    Per punen e marrveshjes ajo ka qene nje leshim i papershtatshem i qeveritarve tane ndaj komshinjve. Dihet sesa mire e shesin interesin kombetar qeveritaret tane per nje cope karrige.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toffee : 29-12-2012 më 20:02

  3. #63
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    si nuk u merzitet me keto 'tema' mer jahu. Ka gjithe bota probleme, kane dhe shqiptaret te tyret. Eh, bote e poshter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 29-12-2012 më 19:52
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #64
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    si nuk u merzitet me keto 'tema' mer jahu. Ka gjithe bota probleme, kane dhe shqiptaret te tyret. Eh, bote e poshter.
    Po eshte ftohte perjashta.. ngelem ne shpi. Cti bejme

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ...

    Eshte e ndaluar me kushtetute qe KOASH te beje publike informacionin pa pelqimin e personave ne fjale. Por nuk eshte aspak e ndaluar me kushtetute qe KOASH te ngreje padi ne prokurori per kete ceshtje, dhe t'ia kaloje informacionin e mbledhur Prokurorise se vendit per te hetuar. Ashtu si KOASH mund te kontaktoje nje grup nga personat e anketuar per te marre pelqimin e tyre per tu bere pjese e deshmitare te ceshtjes ne prokurori e gjykate.
    Fjala ishte per publikimin e statistikave me emer, mbiemer, adrese, besim fetar etj...

    Edhe ceshtja e padise eshte me teper mjet i propagades publike te atyre qe nuk jane te lumtur me rezultatet e satistikave.
    Sepse eshte pothuajse e pamundur qe prokuroria dhe gjykatat te merren me nje ceshtje qe praktikisht nuk eshte ne kompetencen e tyre. Peticionet e nje organizate, komunitetit, grupi personash etj. nuk dergohen ne prokurori dhe gjykata, por ne institucionet kompetente dhe me pergjegjesi politike.
    Prokuroria dhe gjykatat merren vetem me raste kur nje apo disa persona kane fakte dhe prova te mjaftueshme per te dyshuar ne nje veper penale. Deklarimi i disa apo shume besimtareve ortodoks se kishte apo mund te kishte manipulim te rezultateve te censusit nuk eshte prove e mjaftueshme per prokurorine dhe gjykatat. Sidomos kur kemi parasyesh faktin se deklarimi i besimit fetar edhe keshtu eshte ceshtje personale dhe e shprehjes se lire te mendimit. Cdo njeri, edhe ata qe nenshkrujne peticionin jane te lire te deklarohen, te mos deklarohen ose te deklarohen ne menyra te ndryshme lidhur me besimin e tyre fetar d.m.th. mund ta ndryshojne mendimin ne cdo kohe dhe ne cdo vend.
    Ata qe tani deklarojne se kane fakte per manipulime etj. te rezultateve eshte dashur ti informojne menjehere organet kompetente te shtetit per personin qe ka manipuluar apo ka tentuar ti manipuloje te dhenat dhe deklaratat e tyre. Vetem kjo do ta bente te mundshme edhe nderhyrjen eventuale te policise dhe gjykatave, nese do te kishte raste te shumta.
    Perndryshe, ne rastin e shqipetareve ortodoks nuk kemi te bejme me diskriminim, sic do te ishte p.sh. rasti i pakicave rome etj., per te besuar ose dyshuar ne manipulime te qellimshme per ta demtuar kete komunitet fetar. Nje diskriminim i tille behet edhe me i pabesueshem nese marrim per baze deklaratat e vete atyre qe jane ne krye te protestes se te pakenaqurve me rezultatet e censusit, sipas te cileve perqindja e komunitetit te tyre eshte 20%, 30%, apo 40%. D.m.th. manipulimi nuk mund te argumentohet as me diskriminim te vazhdueshem te ketij komuniteti.

    Kritika ndaj formulareve te censusit eshte ceshtje tjeter.
    Edhe une jam i mendimit se nje formular me i mire do ta rriste numrin e besimtareve te te gjitha feve dhe te pakicave. Por jo per 20 apo 30%. Ndoshta +-5%. Sepse sado i mire qe te jete formulari, perseri nuk mund te evitohen te gjitha gabimet, keqkuptimet dhe faktoret tjere qe ndikojne ne rezultatin perfundimtar.
    Prandaj, komuniteti ortodoks apo cdo komunitet i pakenaqur me formularin eshte dashur ta organizoje bojkotimin e censusit para se te fillonte. Kjo do te ishte menyra me efikase per te arritur maksimumin e mundshem ne nje proces, i cile edhe ashtu nuk eshte dhe nuk mund te jete 100% i sakte, dhe qellimi i te cilit nuk eshte paraqitja e sakte numrit te besimtareve apo qytetareve qe ne pergjithesi jane pjese e nje komuniteti te caktuar fetar.
    Secili komunitet fetar e ka mundesine qe te nxjerre statistika per numrin e anetareve. Por, nje statistike e tille do te tregonte kryesisht numrin e pjesetareve te nje feje te caktuar, pa marre parasyesh se a jane besimtar te vertete apo jo dhe se a jetojne dhe punojne ne Shqiperi. Me fjale tjera: Nese kryefamiljari quhet Muhamet Alia, atehere perfaqesuesit e xhamise te gjithe anetaret dhe farefisin e tij do ta deklaronin si besimtar musliman.

    Shteti shqiptar mund ta shmangi kete maskarade duke pranuar qe censusi mbi besimet fetare ka deshtuar dhe do ta riorganizoje ne te ardhmen duke marre parasysh te gjitha verejtjet e gabimet e bera ne kete census.

    Albo
    Ne vitin 2021...

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    si nuk u merzitet me keto 'tema' mer jahu. Ka gjithe bota probleme, kane dhe shqiptaret te tyret. Eh, bote e poshter.
    Cte besh bre byrazer,na pelqejne thashethemet

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Po ruset si e shkruajne....se edhe ata orthodox jane.prenceedi
    PO TI PYESES RUST SE NGA KUSH LINDI ORTODOKSIZMI ATA TE PERGJIGJEN NE DUHET TU PYESIM JUVE SEPSE NGA KOSTANDINI U KRIJUA ORTODOKSIA E CILA PO TE PERKTHEHET NE SHQIPEN E SOTSHME DOTE THOT "I DREJTE" se mos e merr emrin e kostandinit si (kostandinopoja) SESHTE KY
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Prokuroria dhe gjykatat merren vetem me raste kur nje apo disa persona kane fakte dhe prova te mjaftueshme per te dyshuar ne nje veper penale. Deklarimi i disa apo shume besimtareve ortodoks se kishte apo mund te kishte manipulim te rezultateve te censusit nuk eshte prove e mjaftueshme per prokurorine dhe gjykatat. Sidomos kur kemi parasyesh faktin se deklarimi i besimit fetar edhe keshtu eshte ceshtje personale dhe e shprehjes se lire te mendimit. Cdo njeri, edhe ata qe nenshkrujne peticionin jane te lire te deklarohen, te mos deklarohen ose te deklarohen ne menyra te ndryshme lidhur me besimin e tyre fetar d.m.th. mund ta ndryshojne mendimin ne cdo kohe dhe ne cdo vend.
    Nuk do te beje keq te lexoje lajmin ne krye te temes para se te beje komente kot me kot si ky me lart. Sipas anketimit te Kishes, abuzimet jane te tre formave:

    1. Asnje anketues nuk ka trokitur ne deren e shtetasve orthodhokse per te marre informacion mbi censusin.
    2. Kur anketuesi ka trokitur ne dere ai as nuk ka pyetur fare shtetasin mbi besimin dhe grupin etnik qe i perkiste, pasi ishin pyetje fakultative.
    3. Kur shtetasit kane kembengulur qe te shenojne edhe besimin dhe etnine e tyre, kjo eshte bere me laps mbi formluar ose eshte shkruajtur ne nje fletore personale te anketuesit, jo mbi formularin, duke qene ne kundershtim me ligjin.

    Nuk po flasim per nje, dhjete apo nje qind njerez, po flasim me mijera, sipas anketes se mbajtur nga Kisha.

    Perndryshe, ne rastin e shqipetareve ortodoks nuk kemi te bejme me diskriminim, sic do te ishte p.sh. rasti i pakicave rome etj., per te besuar ose dyshuar ne manipulime te qellimshme per ta demtuar kete komunitet fetar. Nje diskriminim i tille behet edhe me i pabesueshem nese marrim per baze deklaratat e vete atyre qe jane ne krye te protestes se te pakenaqurve me rezultatet e censusit, sipas te cileve perqindja e komunitetit te tyre eshte 20%, 30%, apo 40%. D.m.th. manipulimi nuk mund te argumentohet as me diskriminim te vazhdueshem te ketij komuniteti.
    Nuk i hyn kujt ne pune fakti nese shteti e beri kete gje me qellim apo pa qellim. Ceshtja eshte: procesi nuk ishte aspak i drejte e transparent, e detyrimisht, numrat qe prodhoi jane te pabesueshme e nuk reflektojne aspak realitetin e shoqerise shqiptare. Kur vjen fjala tek komunitetet fetare, krimi me i madh i bere me keto numra nuk eshte ai ndaj komunitetit orthodhoks, por ndaj komunitetit bektashi qe mund te jete i barabarte ne numer me ate orthodhoks, historikisht ka qene i tille. I bie qe bektashijte te jene "shfarrosur" nga Shqiperia dhe sot jane vetem 2%, 3 here me pak se orthodhokset, 5 here me pak se katoliket, e 10 here me pak se muslimanet sunite.

    Prandaj une kam thene qe vete numrat jane inkriminues per procesin e censusit dhe vete shtetin shqiptar qe e mbajti kete census.

    Kritika ndaj formulareve te censusit eshte ceshtje tjeter.
    Formulari i censusit nuk eshte i ndare nga censusi por eshte shtylla kryesore e procesit te censusit. Dhe kur del e thua qe formulari ishte perpiluar gabim, eshte njesoj si te thuash: me dhane udhezimet e gabuara per te shkuar diku por une prape arrita ne destinacionin e duhur. Procesi i gabuar prodhon shifra te gabuara. Dhe kaq mjafton per te kthyer ne te pavlefshem gjithe numrat e censusit kur vjen fjala tek feja dhe etnia, dy pyetjet qe ishin lene jo vetem fakultative por edhe te lira qe duheshin mbushur me shkrim nga anketuesit.

    Ne vitin 2021...
    Po te jene budallenj dhe po duan te dalin ne pension politik te parakoshem, le ta bejne ate gje. Nuk ka politikan ne Shqiperi qe fiton zgjedhje pa voten e shumices se elektoratit shqiptar dhe aleances qe krijoi shtetin shqiptar 100 vjet me pare: aleances se orthodhokseve me bektashijte. Nese nuk pranojne gabimin me censusin, shqiptaret e ketyre besimeve do t'ia japin Berishes e kompani pergjigjen me vote, jo ne 2021, por ne 23 qershor 2013, 6 muaj si sot. Dhe po nuk i vuri veshin ketyre ankesave, Berisha do t'i beje shoqeri Nanos veren qe vjen, si pensionist politik.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-12-2012 më 21:52

  9. #69
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk do te beje keq te lexoje lajmin ne krye te temes para se te beje komente kot me kot si ky me lart. Sipas anketimit te Kishes, abuzimet jane te tre formave:

    Nuk ka politikan ne Shqiperi qe fiton zgjedhje pa voten e shumices se elektoratit shqiptar dhe aleances qe krijoi shtetin shqiptar 100 vjet me pare: aleances se orthodhokseve me bektashijte. Nese nuk pranojne gabimin me censusin, shqiptaret e ketyre besimeve do t'ia japin Berishes e kompani pergjigjen me vote, jo ne 2021, por ne 23 qershor 2013, 6 muaj si sot. Dhe po nuk i vuri veshin ketyre ankesave, Berisha do t'i beje shoqeri Nanos veren qe vjen, si pensionist politik.

    Albo
    Dmth. Albo ti mendon se po te ribeje censusin Berisha ju do ti dhuroni pushtetin????
    Po ju kush jeni mo Albo???
    Shikoni punet e Zotit se ky eshte misioni juaj e mos u ngaterroni me politiken.
    Berisha do te shkoje ne pesion nga arsye te tjera por jo nga ju.
    Shkuan ato kohe Alboooooooo........peshorja eshte ballancuar dhe nuk eshte cudi qe se shpejti te anoje nga krahu jone.

    te pakten kur te shikoni enderrat shikojini me sy mbyllur, e jo me sy hapur..........

  10. #70
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Lexo Kushtetuten dhe ligjet e Shqiperise dhe cfardo shteti tjeter demokratik, nese nuk je i bindur...
    Fjala ishte per publikimin e emrit, mbiemrit, adreses, besimit fetar... te personave te anketuar!

    Ne asnje vend te Europes nuk eshte nxjerre as perafersisht numri i sakte i besimtareve resp. i atyre qe nga dikush i interesuar zakonisht trajtohen si pjesetare te nje feje te caktuar. Dhe kjo eshte absolutisht normale dhe shenje per ekzistimin e shtetit demokratik dhe nje niveli relativisht te larte te lirive dhe te drejtave te njeriut lidhur me ceshtjet qe podiskutojme. E kunderta, detyrimi i secilit per tu deklaruar apo per ta pranuar njeren nga fete kryesore etj. do te ishte sistem i dhunshem apo diktatorial.
    Vetem paramendo se ku do te perfundonte njerzimi nese secili njeri do te detyrohej ta pranoje nje fe te caktuar, nje kombesi te caktuar, nje kulture te caktuar, nje klase te caktuar shoqerore, nje vend te caktuar pune, nje sjellje te caktuar etj. !?

    Per censusin zyrtar praktikisht s'ke si te ankohesh para gjykatave.
    Edhe nese do te ankoheshe, do te ishte mjaft veshtire ose e pamundur te ofrosh fakte dhe prova te duhura per ta deshmuar fajesine e atyre qe ka angazhuar shteti per zhvillimin e procesit te censusit.
    E kam thene edhe me pare, e vetmja mundesi teorike do te ishte ngritja e nje komisioni ad hoc per kontrollimin e rezultateve dhe korigjimin eventual te tyre. Por, kjo perseri eshte edhe ceshtje politike apo e interesave te ndryshme te partive politike dhe institucioneve te shtetit. Ne prag te zgjedhjeve ne Shqiperi pothuajse askush nuk do te ishte i interesuar te merret me nje teme te tille, e cila, pavaresisht te vertetes dhe fakteve, do te ishte dhe do te intepretohej automatikisht si skandal dhe do ti atribohej qeverise aktuale.
    Nese Kisha ortodokse arrine te mbledhe shume nenshkrime per ta kerkuar dhe vendosur nje komision te tille, atehere parlamenti i ardhshem i Shqiperise, varesisht nga rrethanat, ndoshta do ta krijonte komisionin. Edhe pse shancat jane minimale, sepse, pavaresisht te vertetes, vete fakti se do te kishte nje komision te tille do ta zbehte edhe me teper besueshmerine e censust. Edhe nese komisioni thote se nuk kishte asnje parregullsi.
    Prandaj, e vetmja mundesi reale, jo vetem per kishen ortodokse, eshte publikimi i "anketave" private te Kishes dhe propaganda perkatese kunder censusit zyrtar.
    Sidoqofte, kisha ortodokse do te jete e detyruar te jetoje me keto statistika zyrtare deri ne censusin e ardhshem. E njejta vlene edhe per te gjithe tjeret. Sepse ka edhe tjere qe nuk jane pajtuar plotesisht me rezultatet e publikuara.
    Propagada, publikimi i anketave private, i shifrave paushalle etj. natyrisht se jane gjera te zakonshme dhe te lejuara. Gje e cila edhe po vertetohet per cdo dite...

    Perndryshe, secili shtet qe fallsifikon statistikat, sic ishte/eshte rasti me Greqine, ne fund (pas 10, 20, 30 apo 50 vitesh) do te paguaj.
    Nese jane 20%, 30%, 40% apo 50%, atehere numri i tyre ne 10, 20 ose 30 vitet eardhshme me siguri nuk do te zvogelohej.
    Ne fund, nese themi se ka 20%,30%, 40% ortodoks, atehere, duke u nisur nga fakti se ne Shqiperi nuk ka diskriminim relevant te nje feje te caktuar te shqipetareve, del se edhe vete ortodokset do te ishin te perfshire ne manipulimin e statistikave ne dem te grupit te cilit i takojne. Ne te kunderten do te duhej te vertetohej se ka diskriminim shoqeror dhe institucional te qellimshem dhe sistematik te ortodokeve ne Shqiperi.
    Çdo institucion shteteror qe merr persiper ne zbatim te ligjit te kryeje nje funksion te caktuar, ka pergjegjesi per kryerjen e tij, mire apo keq...Kjo eshte rregulla nr. 1 e demokracise, ne te kundert diktatura eshte afer....,..
    Çdo qytetar orthodhoks te cilit nuk i kane ardhur ne shtepi per ta intervistuar, ka te drejte qe t`i kerkoje INSTAT-it, regjistrimin e tij fetar sipas bazes se te dhenave,....Kjo mund te behet edhe nepermjet nje autorizimi qe mund t`i jape qytetari orthodhoks, KOASH-it per verifikimin ne fakt te bazes se te dhenave, ose ne menyre individuale,...Nese une jap autorizimin qe te publikohet besimi im fetar, kete nuk mund te ma mohoje njeri....
    Keshtu qe e gjithe predispozita jote ne dem te orthodhoksise, e mbuluar me nje frazeologji "juridike" eshte teresisht e zbuluar, pasi na kujton kohen e regjimit komunist,...kur do te deklaroheshe si t`ja donte qejfi rregjimit ..
    Kemi diskutuar shume bashke,..dhe realiteti flet ne favorin tone,...nuk ke asnje argument juridik ne mbrojtje te asaj qe thua.., pale me asnje argument moral...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 31-12-2012 më 08:06
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •