Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 131
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kisha Ortodokse nis regjistrimin fetar për Krishlindje

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Sigurisht qe mund te kene regjistruar banesen dhe jo banorin, se nese banori nuk eshte ne shtepi, ti cfare sugjeron se duhet te bejne? Te shkojne 2 here? 3 here? 10 here? te presin 1 ore te dera? Cfare zgjidhje ka? Apo te len takim me 3 milion persona?
    Zgjidhja zyrtare e kesaj problematike...

    Q: Po nëse asnjë pjesëtar i familjes time nuk është në shtëpi gjate vizitës së anketuesit?

    A: Nëse asnjë pjesëtar i familjes nuk do të jetë prezent në banesë gjatë vizitës, numëruesi do të lerë një njoftim për të ju informuar për datën dhe kohen e vizitës tjetër duke lënë numrin e tij/saj të telefonit kështu që familja mund ta kontaktojë, dhe nëse është e nevojshme të bien dakord për një datë tjetër.



    Q: Kush do të numërohet?

    A: Njerëzit që jetojnë në Shqipëri - përfshirë rezidentet e huaj – të gjithë që kanë qëndruar minimumi 1 vit, ose me qëllim për të qëndruar të pakten një vit. Vetëm diplomatet nuk do të numërohen. Nëse në apartamentin tuaj ndodhet si qiramarrës një shtetas i huaj, ju lutem lejojeni anketuesin të takohet me të. Njësitë ekonomike familjare, banesat (të banuara apo jo) banesat kolektive të banuara do të përfshihen në numërim gjithashtu.

    http://census.al/FAQ.aspx#d7f9d628-3...d-008bde25cb14

    dhe..

    Vendbanuesit e zakonshëm
    janë të gjithë personat të cilët janë rezidentë të zakonshëm në Shqipëri, pavarësisht shtetësisë së tyre nëse janë ose jo prezent në vendbanimin e zakonshëm në momentin e censusit ose përkohësisht në mungesë (me kusht që kjo mungesë të mos jetë më shumë se 12 muaj).
    http://census.al/Resources/Data/Cens...t_print%20.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-01-2013 më 01:09

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Cila ceshtje shkon ne gjyq?
    Sipas cilit ligj mund ta kerkosh ti perfshirjen/mosperfshirjen ne censusin 2011?
    Qytetari vetem mund te akuzoje publikisht, te ankohet dhe te shpresoje qe shteti resp. Komisioni Qendror per Regjistrim ose INSTAT-i bejne hetime ndaj individeve dhe organeve te angazhuara dhe te autorizuara per realizimin e censusit.
    Ceshtja mund te shkoje ne gjyq vetem nese ofrohen fakte dhe prova te mjaftueshme ose se paku indikacione te qarta per diskriminim masiv te nje komunitetit te caktuar fetar. Mundesi tjeter nuk ka.
    Po ta shpjegoj edhe njehere akoma me shkoqur, mbase e kupton kesaj here:

    Kuvendi aprovoi nje ligj mbi censusin, qe ngarkon me PERGJEGJESI LIGJORE administraten shteterore perkatese, qe te beje regjistrimin e popullsise dhe banesave te gjithe vendit. Qe do te thote, Kuvendi i Shqiperi i jep urdher administrates shteterore: regjistro cdo banor dhe cdo banese ne Shqiperi gjate muajit tetor 2011. Dhe ligji artikulon edhe procesin qe do te ndiqet per te mbledhur informacionin. Pergjegjesia ligjore para gjykatave te vendit dhe Kuvendit eshte e shtetit qe ta beje kete gje.

    Ligji ben me pergjegjesi ligjore edhe cdo qytetar te vendit, i cili eshte i detyruar te marre pjese ne procesin e regjistrimit. Qytetari mund te mos jete i deturuar t'i japi pergjigje cdo pyetje te censusit, por eshte i detyruar me ligj qe te marre pjese ne census e te numerohet, e te japi informacion te sakte. Ose e thene ndryshe, qytetari mban pergjegjesine e tij ligjore per pjesemarrjen dhe per vertetesine e informacionit qe jep.

    Administrata e shtetit e kreu detyren e caktuar dhe beri publikimin e raportit. Publiku dhe palet e interesuara u njohen me shifrat dhe raportin perfundimtar mbi procesin.

    Qytetaret dhe palet e interesuara sic jane komunitetet fetare pasi u njohen me raportin, pasi u njohen me deshmite e qytetareve te vendit, kane dokumentuar shkeljet e tyre flagrante ne kete proces qe jane shkelje te ligjit te censusit:

    1. Mos regjistrimi i nje numri teper te madh qytetaresh: ka me mijera qytetare ne vend qe pretendojne se nuk jane kontaktuar fare nga administrata e censusit dhe nuk kane dhene informacion pasi askush nuk u ka trokitur ne dere edhe pse fizikisht punojne e jetojne ne Shqiperi dhe kane qene po ne vend ne muajin tetor 2011 kur u mbajt censusi.

    2. Ka me mijera qytetare te tjere te vendit qe jane kontaktuar nga anketuesit e censusit dhe kane dhene informacion, por anketuesi asnjehere nuk i ka pyetur mbi besimin apo etnine e tyre. Anketuesi nuk i ka pyetur fare per keto te dyja e nuk u ka bere te ditur qe mund te jepnin kete informacion nese deshironin, duke qene se keto dy pyetje ishin renditur si fakultative e jo te detyrueshme ne census.

    3. Ka me mijera qytetare te tjere te vendit qe jane kontaktuar nga anketuesit e censusit dhe jane pyetur mbi besimin dhe etnine dhe kane verejtur qe ky informacion eshte mbushur neper formulare me laps nga anketuesi, ose ne raste e tjera nuk eshte futur direkt ne formular por eshte futur ne nje fletore te anketuesit. Nje tjeter shkelje flagrante e ligjit qe kerkon qe formulari te mbushet me boje dhe te firmoset ne fund nga qytetari, pasi ky vertetuar qe gjithe informacioni i mbledhur nga anketuesi eshte informacioni i tij i sakte qe sapo i dha.

    4. Vete deshmite e anketuesve qe kane mbledhur kete informacion ne popull per llogari te shtetit, flasin per korrigjime te ketij informacioni kur mblidheshin ne qendrat e ngritura te punes. Ne vend qe ta mbushnin formularin se bashku me qytetarin ne banesen e tij, e te merrnin ne fund firmen e tij, shume informacione jane mbledhur nga anketuesit neper fletore personale dhe formularet jane mbushur ne keto qendra jo ne prani te qytetarit. Po ne keto qendra jane bere edhe korrigjime pasi shume nga anketuesit e kane shkruajtur informacionin me laps. Nje tjeter shkelje flagrante e ligjit.

    5. Ka patur raste te tjera ku anketuesit kane vizituar nje banese e nje familje, dhe formularet jane mbushur per gjithe familjen nga nje person i familjes. Ligji kerkon qe informacioni te mblidhet nga cdo person i familjes, pra anketuesi duhet te beje interviste e takohet me cdo person te familjes pasi nje pjese e formularit te censusit eshte individuale. Kjo nuk ka ndodhur por nena ose babai, ose kushdo qe ka qene prezent ne ate kohe ne shtepi, ka dhene informacionin ne emer te gjithe familjes dhe ka firmosur ne emrin e cdo pjesetari te familjes. Nje tjeter shkelje flagrante e ligjit.

    Duke u bazuar ne keto fakte, cdo qytetar i vendit qe nuk eshte regjistruar apo qe ka verejtur keto shkelje nga afer, ka te drejten ti drejtohet Gjykates e te padisi shtetin e administraten e censusit per shkelje e mosprespektim te ligjit. Une kam qene prezent ne Shqiperi ne ate muaj e askush nuk me ka ardhur te me regjistroje. Une jam filani dhe banoj ne kete adrese. Prokuroria heton mbi padine duke bere verifikimet e duhura dhe eshte ajo qe mban anen e qytetarit dhe e mbron ate ne gjyq, duke paditur shtetin per shkelje te ligjit mbi censusin.

    Komunitetet fetare dhe te gjitha palet e demtuara nga keto shkelje ligjore, rezervojne te drejten qe jo vetem te padisin shtetin ne gjykate per shkelje te ligjit, por kane edhe te drejten e kerkimit nga gjykatesi qe pasi verejtjet e tyre te verifikohen dhe te dali ne pah shkelja e ligjit, qe gjithe procesi i censusit te konsiderohet i pavlefshem. Nese eshte shkelur ligji dhe nese jane lene pa regjsitruar mijera qytetare te atij vendi, gjykatesi qe do te shqyrtoje ceshtjen do te dali ne vendimin qe procesi i censusit ka patur shkelje flagrante te ligjit dhe detyrimisht eshte i pavlefshem. Qe do te thote, shteti shqiptar nuk mund te perdori et dhenat e ketij censusi si "te dhena zyrtare" pasi procesi nuk ka qene i ndershem sic e kerkonte ligji.

    Se cfare ben shteti pasi te marri kete gjykim ne gjykate, eshte ceshtje tjeter. Shteti mund te pranoje vendimin e gjykates e te dali e te thote qe do ti marrim parasysh verejtjet e bera e do te organizojme nje census te ri ne 2013. Ose mund te kaloje ne heshtje vendimin duke shfuqizuar e hedhur ne kosh te plehrave gjithe informacionin e censusit te cilin ai eshte i ndaluar me vendim gjykate qe ta perdori si informacion zyrtar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-01-2013 më 06:02

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po ta shpjegoj edhe njehere akoma me shkoqur, mbase e kupton kesaj here:

    Kuvendi aprovoi nje ligj mbi censusin, qe ngarkon me PERGJEGJESI LIGJORE administraten shteterore perkatese, qe te beje regjistrimin e popullsise dhe banesave te gjithe vendit. Qe do te thote, Kuvendi i Shqiperi i jep urdher administrates shteterore: regjistro cdo banor dhe cdo banese ne Shqiperi gjate muajit tetor 2011. Dhe ligji artikulon edhe procesin qe do te ndiqet per te mbledhur informacionin. Pergjegjesia ligjore para gjykatave te vendit dhe Kuvendit eshte e shtetit qe ta beje kete gje.
    Nuk behet fjale per regjistrim civil nga "administrates shteterore", por vetem per census apo numerim te qytetareve, te cilet ne kohen e mbajtjes se censusit (gjate tetorit 2011) jetonin dhe punonin ne Shqiperi. Gjithashtu edhe per numrimin e personave, te cilet brenda 12 muajve kane jetuar dhe punuar ne Shqiperi ose deshirojne te jetojne punojne ne Shqiperi, pavaresisht a jane shtetas te Shqiperise apo jo.
    Ligji, te cilit i referohesh, poashtu nuk thote "regjistro cdo banore dhe banese ne Shqiperi gjate muajit tetor 2011".
    Edhe nese mund te interpretohet keshtu, nuk mund te kuptohet si kerkese per ta vizituar, per ta takuar dhe per ta pyetur domosdoshmerisht cdo banore. Nje gje e tille eshte praktikisht e pamundur.
    Gjithashtu, bazuar ne ligjin perkates, asnje qytetare nuk ka te drejte te kerkoje llogari nga organi kompetent per perfshirjen/mosperfshirjen e tij ne census. Numrimi i cdo banori, cdo prone, cdo banese nuk nenkupton vetem numrimin permes vizites dhe anketimit te cdo banori.
    Pergjegjesia ligjore eshte kryesisht pergjegjesi administrative e organeve kompetente dhe atyre te ngarkuara me kryerjen e censusit sipas ligjit dhe udhezimeve perkatese.
    Asnje nga keto organe nuk mund te paditen nga qytetari apo qytetaret per mbarevajtjen e procesit te censusit. E vetmja mundesi eshte gjobitja e shkelesve te rregullave nga ana e Komisionit Qendror te Regjistrimit dhe ankimimi i te gjobiturve ne gjykata.


    Ligji ben me pergjegjesi ligjore edhe cdo qytetar te vendit, i cili eshte i detyruar te marre pjese ne procesin e regjistrimit. Qytetari mund te mos jete i deturuar t'i japi pergjigje cdo pyetje te censusit, por eshte i detyruar me ligj qe te marre pjese ne census e te numerohet, e te japi informacion te sakte. Ose e thene ndryshe, qytetari mban pergjegjesine e tij ligjore per pjesemarrjen dhe per vertetesine e informacionit qe jep.
    Vlene vetem per qytetarin qe ndodhet ne shtepi/banese ne kohen e vizites nga anketuesit...
    Te gjithe tjeret mund te mos pergjigjen. Asnje qytetare, i cili nuk ndodhet ne shtepi, nuk eshte i detyruar te lajmerohet ne organet kompetente per tu anketuar. Pavaresisht faktit qe anketuesit jane te obliguar qe te shfrytezojne cfardo mundesie te lejuar me ligj per ta kontaktuar dhe takuar ate.


    Administrata e shtetit e kreu detyren e caktuar dhe beri publikimin e raportit. Publiku dhe palet e interesuara u njohen me shifrat dhe raportin perfundimtar mbi procesin.

    Qytetaret dhe palet e interesuara sic jane komunitetet fetare pasi u njohen me raportin, pasi u njohen me deshmite e qytetareve te vendit, kane dokumentuar shkeljet e tyre flagrante ne kete proces qe jane shkelje te ligjit te censusit:
    Nuk eshte ne kompetence te qytetareve dhe komuniteteve fetare per te dokumentuar shkeljet ne procesin e censusit dhe ligjeve perkatese.
    Qytetari dhe komunitetet fetare mund te dokumentojne vetem diskriminimin e nje komunitetit te caktur, pakice etnike etj. Cdo gje tjeter dokumentohet, kontrollohet, mbikqyret dhe verifikohet nga institucione te posaqme, te percaktuara me ligj. Vendimet e ketyre instancave jane perfundimtare, ngjashem me ato te Gjykates Kushtetuese.
    Nese qytetaret arrijne ta bindin Parlamentin e Shqiperise se kishte shkelje masive te ligjit dhe rregullave te Censusit, atehere Parlamenti mund te kerkoje ngritjen e nje komisioni per hetimen e shqetesimeve dhe dyshimeve te ngritura. Nese komisioni i vjen te i njejti perfundim, atehere Parlamenti mund te vendose per shpalljen e censusit si te pavlefshem etj...

    1. Mos regjistrimi i nje numri teper te madh qytetaresh: ka me mijera qytetare ne vend qe pretendojne se nuk jane kontaktuar fare nga administrata e censusit dhe nuk kane dhene informacion pasi askush nuk u ka trokitur ne dere edhe pse fizikisht punojne e jetojne ne Shqiperi dhe kane qene po ne vend ne muajin tetor 2011 kur u mbajt censusi.

    2. Ka me mijera qytetare te tjere te vendit qe jane kontaktuar nga anketuesit e censusit dhe kane dhene informacion, por anketuesi asnjehere nuk i ka pyetur mbi besimin apo etnine e tyre. Anketuesi nuk i ka pyetur fare per keto te dyja e nuk u ka bere te ditur qe mund te jepnin kete informacion nese deshironin, duke qene se keto dy pyetje ishin renditur si fakultative e jo te detyrueshme ne census.

    3. Ka me mijera qytetare te tjere te vendit qe jane kontaktuar nga anketuesit e censusit dhe jane pyetur mbi besimin dhe etnine dhe kane verejtur qe ky informacion eshte mbushur neper formulare me laps nga anketuesi, ose ne raste e tjera nuk eshte futur direkt ne formular por eshte futur ne nje fletore te anketuesit. Nje tjeter shkelje flagrante e ligjit qe kerkon qe formulari te mbushet me boje dhe te firmoset ne fund nga qytetari, pasi ky vertetuar qe gjithe informacioni i mbledhur nga anketuesi eshte informacioni i tij i sakte qe sapo i dha.

    4. Vete deshmite e anketuesve qe kane mbledhur kete informacion ne popull per llogari te shtetit, flasin per korrigjime te ketij informacioni kur mblidheshin ne qendrat e ngritura te punes. Ne vend qe ta mbushnin formularin se bashku me qytetarin ne banesen e tij, e te merrnin ne fund firmen e tij, shume informacione jane mbledhur nga anketuesit neper fletore personale dhe formularet jane mbushur ne keto qendra jo ne prani te qytetarit. Po ne keto qendra jane bere edhe korrigjime pasi shume nga anketuesit e kane shkruajtur informacionin me laps. Nje tjeter shkelje flagrante e ligjit.

    5. Ka patur raste te tjera ku anketuesit kane vizituar nje banese e nje familje, dhe formularet jane mbushur per gjithe familjen nga nje person i familjes. Ligji kerkon qe informacioni te mblidhet nga cdo person i familjes, pra anketuesi duhet te beje interviste e takohet me cdo person te familjes pasi nje pjese e formularit te censusit eshte individuale. Kjo nuk ka ndodhur por nena ose babai, ose kushdo qe ka qene prezent ne ate kohe ne shtepi, ka dhene informacionin ne emer te gjithe familjes dhe ka firmosur ne emrin e cdo pjesetari te familjes. Nje tjeter shkelje flagrante e ligjit.
    Keto jane vetem pohime te paverifikueshme, jo fakte...
    Mbi bazen e ketyre pohimeve mund te krijohet vetem nje komision parlamentar, i cili do te hetonte nese ka pasur shkelje te tilla apo diskriminim te nje grupi te caktur fetar.


    Duke u bazuar ne keto fakte, cdo qytetar i vendit qe nuk eshte regjistruar apo qe ka verejtur keto shkelje nga afer, ka te drejten ti drejtohet Gjykates e te padisi shtetin e administraten e censusit per shkelje e mosprespektim te ligjit.
    Cilat fakte...
    Pohimet nuk jane fakte.
    Cilat jane provat e pakonstestueshme te qytetarit per shkelje e mosrespektim te ligjit nga administrata e censusit?
    E thashe edhe disa here me pare, qytetari ka te drejte te ankohet ose ti drejtohet gjykates vetem nese ka fakte se eshte diskriminuar.
    Dyshimet e tij per shkeljen apo mosrespektimin e ligjit jane te parendesishme, nese eshte fjala per shkeljen e rregullave te procesit te cesnsusit. Ketu qytetari vetem mund ti njohtoje organet kompetente per shkelje te mundshme te rregullave, ne menyre qe keta eventualisht ti gjobitin apo shkarkojne keqberesit. Edhe shkelja me e rende e rregullave te censusit nuk perfundon ne gjykate, por gjobitet me te holla. Vetem i gjobituri ka pastaj te drejte te ankohet ne gjykate.
    Eshte ceshtje tjeter nese anketuesi apo te gjithe pergjegjesit e censusit gjate procesit shkelin ligje dhe te drejta tjera te qytetareve, te cilat nuk kane te bejne me rregullat e censusit.

    Une kam qene prezent ne Shqiperi ne ate muaj e askush nuk me ka ardhur te me regjistroje. Une jam filani dhe banoj ne kete adrese. Prokuroria heton mbi padine duke bere verifikimet e duhura dhe eshte ajo qe mban anen e qytetarit dhe e mbron ate ne gjyq, duke paditur shtetin per shkelje te ligjit mbi censusin.
    Qytetari nuk ka te drejte ligjore te kerkoje perfshirjen ne census.
    Prandaj, nje padi e tille do te ishte e kote.
    Vetem nese qytetaret ofrojne argumente te mjaftueshme per diskriminim fetar, racor, etnik etj. mund ta padisin shtetin.

    Komunitetet fetare dhe te gjitha palet e demtuara nga keto shkelje ligjore, rezervojne te drejten qe jo vetem te padisin shtetin ne gjykate per shkelje te ligjit, por kane edhe te drejten e kerkimit nga gjykatesi qe pasi verejtjet e tyre te verifikohen dhe te dali ne pah shkelja e ligjit, qe gjithe procesi i censusit te konsiderohet i pavlefshem. Nese eshte shkelur ligji dhe nese jane lene pa regjsitruar mijera qytetare te atij vendi, gjykatesi qe do te shqyrtoje ceshtjen do te dali ne vendimin qe procesi i censusit ka patur shkelje flagrante te ligjit dhe detyrimisht eshte i pavlefshem. Qe do te thote, shteti shqiptar nuk mund te perdori et dhenat e ketij censusi si "te dhena zyrtare" pasi procesi nuk ka qene i ndershem sic e kerkonte ligji.
    Gjykatat nuk jane kompetente per ta vleresur procesin e censusit.
    Vleresimin perfundimtar e bejne institutione dhe organe tjera, te percaktuara me ligj.
    Gjykata vetem mund te gjykoje nese kishte apo jo diskriminim fetar, mbi bazen e argumenteve, fakteve dhe provave te ofruara nga qytetaret. Asgje me shume.


    Se cfare ben shteti pasi te marri kete gjykim ne gjykate, eshte ceshtje tjeter. Shteti mund te pranoje vendimin e gjykates e te dali e te thote qe do ti marrim parasysh verejtjet e bera e do te organizojme nje census te ri ne 2013. Ose mund te kaloje ne heshtje vendimin duke shfuqizuar e hedhur ne kosh te plehrave gjithe informacionin e censusit te cilin ai eshte i ndaluar me vendim gjykate qe ta perdori si informacion zyrtar.

    Albo
    Shteti duhet te pranoje vendimin e gjykates...
    Por, sic e thashe me larte, gjykata nuk mund te vendose per vlefshmerine e censusit 2011.
    Me perjashtim te Gjykates Kushtetuese, e cila mund ta shpalle procesin si jokushtetues nese provohet se jane bere shkelje te renda te parimeve kushtetuese...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-01-2013 më 14:19

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Shembull: Censusi 2011 ne Britani te Madhe (per krahasim):

    Religion

    Christianity remained the largest group; 59% (33.2 million). This is down 13 percentage points since 2001 when 72% (37.3 million). It is the only group to have experienced a decrease in numbers between 2001 and 2011 despite population growth. The second largest response category in 2011 was no religion. This increased 10 percentage points. Interestingly, Christianity is not down everywhere. Newham, Haringey, Brent, Boston and Lambeth have all shown increases in the Christian population.

    http://www.guardian.co.uk/news/datab...race-education

    Christian 59,3% (2001 71,7%)
    No religion 25,1% (2001 14,8%)
    Muslim 4,8% (2001 3,0%)
    Hindu 1,5% (2001 1,1%)
    ...
    Religion not stated 7,2% (2001 7,7%)

    https://docs.google.com/spreadsheet/...jUFRyanc#gid=9
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 04-01-2013 më 14:22

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Une kembengul qe te hapen kutite dikush nga lagjja ime ka votuar nja 5-6 here e kisha shkruar dhe nje here tjeter po nuk e di se si firoi rruges

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Nuk behet fjale per regjistrim civil nga "administrates shteterore", por vetem per census apo numerim te qytetareve, te cilet ne kohen e mbajtjes se censusit (gjate tetorit 2011) jetonin dhe punonin ne Shqiperi. Gjithashtu edhe per numrimin e personave, te cilet brenda 12 muajve kane jetuar dhe punuar ne Shqiperi ose deshirojne te jetojne punojne ne Shqiperi, pavaresisht a jane shtetas te Shqiperise apo jo.
    Ligji, te cilit i referohesh, poashtu nuk thote "regjistro cdo banore dhe banese ne Shqiperi gjate muajit tetor 2011".
    Edhe nese mund te interpretohet keshtu, nuk mund te kuptohet si kerkese per ta vizituar, per ta takuar dhe per ta pyetur domosdoshmerisht cdo banore. Nje gje e tille eshte praktikisht e pamundur.
    Gjithashtu, bazuar ne ligjin perkates, asnje qytetare nuk ka te drejte te kerkoje llogari nga organi kompetent per perfshirjen/mosperfshirjen e tij ne census. Numrimi i cdo banori, cdo prone, cdo banese nuk nenkupton vetem numrimin permes vizites dhe anketimit te cdo banori.
    Pergjegjesia ligjore eshte kryesisht pergjegjesi administrative e organeve kompetente dhe atyre te ngarkuara me kryerjen e censusit sipas ligjit dhe udhezimeve perkatese.
    Asnje nga keto organe nuk mund te paditen nga qytetari apo qytetaret per mbarevajtjen e procesit te censusit. E vetmja mundesi eshte gjobitja e shkelesve te rregullave nga ana e Komisionit Qendror te Regjistrimit dhe ankimimi i te gjobiturve ne gjykata.
    Ligji ka kaluar ne Kuvend dhe ka nje klauzole te shtuar nga camet ne Kuvend, qe ben fjale per "verifikimin" e cdo pohimi te qytetareve me informacionin qe shteti disponon per ate qytetar ne Gjendjen Civile. Dhe nuk eshte ashtu sic mendon ti, numrat e censusit jane me te rendesishme se sa numrat e Gjendjes Civile pasi ato numra behen baze per politikat sociale te shtetit, behen baze per ndarjen elektorale te vendit, behen baze per perqindjen e fondeve qe shteti qendror u ndan bashkive e komunave te vendit, behen baze edhe per biznesin privat te vendit qe merr vendime bazuar mbi keto numra qe pershkruajne tregun shqiptar.

    Cdo ligj qe perpilon qeveria e aprovon Kuvendi eshte i apelueshem nga qytetari. Nuk ka ligje qe mund te kaloje Kuvendi qe "nuk mund te apelohen ne gjykate nga qytetari", sic pretendon ti. Cdo qytetar i atij vendi mund te ngreje padi ne te gjitha nivelet e gjyqesorit shqiptar, qe nga shkalla me e ulet e deri ne Gjykaten Kushtetuese. Dhe baza e kesaj eshte ligji themeltar i atij vendi, Kushtetuta, qe rendit disa te drejta e privilegje te qytetarit, qe po u shkelen nga ligjet e tjera qe aprovon Kuvendi, ato ligje konsiderohen "anti-kushtetuese" dhe rrezohen nga gjykatat. Dhe gjykatat nuk kane vetem kompetencen e gjykimit te kushtetushmerise se nje ligji, kane edhe kompetencen e gjykimit te praktikimit te ligjit mbi qytetarin. Mund te kete plot ligje qe kalon Kuvendi qe jane konform kushtetutes por kur praktikohen ne terren nga administrata, kjo zgjedh qe te interpretoje ligji dhe marri persiper kompetenca te cilat ligji nuk i permban.

    Nuk eshte ne kompetence te qytetareve dhe komuniteteve fetare per te dokumentuar shkeljet ne procesin e censusit dhe ligjeve perkatese.
    Qytetari dhe komunitetet fetare mund te dokumentojne vetem diskriminimin e nje komunitetit te caktur, pakice etnike etj. Cdo gje tjeter dokumentohet, kontrollohet, mbikqyret dhe verifikohet nga institucione te posaqme, te percaktuara me ligj. Vendimet e ketyre instancave jane perfundimtare, ngjashem me ato te Gjykates Kushtetuese.
    Nese qytetaret arrijne ta bindin Parlamentin e Shqiperise se kishte shkelje masive te ligjit dhe rregullave te Censusit, atehere Parlamenti mund te kerkoje ngritjen e nje komisioni per hetimen e shqetesimeve dhe dyshimeve te ngritura. Nese komisioni i vjen te i njejti perfundim, atehere Parlamenti mund te vendose per shpalljen e censusit si te pavlefshem etj...
    Sigurisht qe eshte kompetence kushtetuese e qytetarit qe te padisi ne gjykate shtetin e cdo entitet tjeter ligjor, kur ky shkel te drejtat e tij kushtetuese. Nje qytetar i vetem mjafton per te ngritur padi ne gjykatat shqiptare per shkelje te te drejtave te tij kushtetuese. Nese eshte "diskriminim" sic e quan ti me lart, apo mohim i lirise se ndergjegjes per te cilen flet kushtetuta, apo lirise se fjales, ky eshte vetem nje teknikalitet. Qytetari i drejtohet gjykates dhe ceshtjen nuk e heton gjykata por prokuroria. Prokuroria gezon kompetencat kushtetuese qe te verifikoje pretendimet e qytetarit duke marre ne shqyrtim edhe dokumentacionin e shtetit. Dhe eshte Prokuroria ajo qe pasi heton vendos ta mbroje ceshtjen para gjykatesit per llogari te qytetarit, ose te dali e te thote qe hetimi nuk mundt te verifikoje akuzat e ta lere ceshtjen me aq.

    Parlamenti mund te ngreje komisione hetimore por keto komisione mbahen vetem per te bere transparencen me publikun. Nuk kane fuqi as per te shfuqizuar ligjet ekzistuese e as per te detyruar ekzekutivin ne implementimin e ligjit. Kuvendi ka vetem privilegjin e berjes se ndryshimeve ne ligjet ekzistuese te censusit, ose shfuqizimit te tij me nje vendim te ri vetem ne seance plenare, jo ne komisione. Qeveria eshte ajo qe mund te marri vendime ne lidhje me vlefshmerine e rezultatit te censusit. Me nje vendim qeverie, pasi ajo shqyrton verejtjet e bera dhe ben verifikimet e saja, ajo mund te dali me nje vendim ku i konsideron te dhenat e censusit si te pavlefshme. Ajo nuk mund te beje nje vleresim te pjesshem te te dhenave, ajo mund te marri nje vendim vetem per gjithe rezultatet e censusit.

    Por Gjykatat e vendit jane ato qe thone fjalen e fundit, nese Kuvendi apo Qeveria nuk marrin parasysh verejetjet dhe ankesat e qytetareve te vete.

    Cilat fakte...
    Pohimet nuk jane fakte.
    Cilat jane provat e pakonstestueshme te qytetarit per shkelje e mosrespektim te ligjit nga administrata e censusit?
    Cdo formular i mbushur nga besimtaret orthodhokse ne kete anketim, konsiderohet jo vetem pohim por edhe prove ligjore ne nje gjykate. Dokumenti eshte i firmosur nga qytetari qe ka bere ate pohim dhe kjo konsiderohet prove nga Prokuroria dhe Gjykata, nese neser ceshtja do te shkoje ne gjykate. KOASH dhe gjithe komunitetet e tjera qe mund te bejne te njejten gje me besimtaret e vete, mjaftojne ti servirin Prokurorise nje pjese te mire te atyre mijera formulareve te firmosur, per Prokurorine te hetoje e beje verifikimet perkatese e per te dale ne perfundimin nese kemi te bejme me shkelje ligjore e te lirive kushtetuese te qytetareve te atij vendi. Nese Prokuroria verteton se kemi te bejme me mijera qytetare te paregjistruar ne kete census, apo me formulare te mbushur ne emer te tyre por pa firmen e tyre, kaq mjafton qe Prokuroria te ngreje padi ndaj administrates shteterore ne Gjykate e te kerkoje nga gjykatat e vendit shfuqizimin e rezultateve te censusit.

    Qytetari nuk ka te drejte ligjore te kerkoje perfshirjen ne census.
    Prandaj, nje padi e tille do te ishte e kote.
    Vetem nese qytetaret ofrojne argumente te mjaftueshme per diskriminim fetar, racor, etnik etj. mund ta padisin shtetin.
    Prokuroria apo avokati i qytetarit mund te ngrene padine mbi "diskriminimin fetar apo etnik" ne gjyq, por nuk kane perse e bejne kete gje. Mjafton te vertetojne me fakte qe mijera qytetare te atij vendi nuk jane regjistruar fare ne census ose u eshte manipuluar deshmia e censusit pa pelqimin e tyre. Nuk ka rendesi se cilat jane motivet e shtetit, nese kemi te bejme me nje diskriminim te qellimshem apo me gabime teknike ne implementimin e ligjit qe sollen keto shkelje. Kaq mjafton per gjykaten e vendit te marri vendimin se rezultatet e censusit jane te pavlefshme e nuk mund te konsiderohen si "informacion zyrtar i shtetit" pasi ka patur shkelje flagrante te lirive kushtetuese te qytetareve.

    Shteti duhet te pranoje vendimin e gjykates...
    Por, sic e thashe me larte, gjykata nuk mund te vendose per vlefshmerine e censusit 2011.
    Me perjashtim te Gjykates Kushtetuese, e cila mund ta shpalle procesin si jokushtetues nese provohet se jane bere shkelje te renda te parimeve kushtetuese...
    Ceshtja mund te apelohet ne cdo shkalle te gjykatave te vendit, ose mund te shkoje direkt ne Gjykaten Kushtetuese. Nese Gjykata Kushtetuese vendos qe menyra se si ligji i censusit u aplikua ka qene antikushtetues pasi ka prekur lirite kushtetuese te qytetareve te vete, te dhenat e censusit konsiderohen te pavlefshme. Ky eshte derivat i vendimit te Gjykates pasi nje proces antikushtetues nuk mund te nxjerri rezultate kushtetuese.

    Albo

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ligji ka kaluar ne Kuvend dhe ka nje klauzole te shtuar nga camet ne Kuvend, qe ben fjale per "verifikimin" e cdo pohimi te qytetareve me informacionin qe shteti disponon per ate qytetar ne Gjendjen Civile. Dhe nuk eshte ashtu sic mendon ti, numrat e censusit jane me te rendesishme se sa numrat e Gjendjes Civile pasi ato numra behen baze per politikat sociale te shtetit, behen baze per ndarjen elektorale te vendit, behen baze per perqindjen e fondeve qe shteti qendror u ndan bashkive e komunave te vendit, behen baze edhe per biznesin privat te vendit qe merr vendime bazuar mbi keto numra qe pershkruajne tregun shqiptar.
    Neni 8 i Ligjit Nr.10 442, datë 7.7.2011 thote:
    ...
    2. Të dhënat e mbledhura nga censusi do të përdoren vetëm për qëllime statistikore, në
    përputhje me ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare”, dhe me standardet e rekomandimet
    ndërkombëtare.
    3. Të dhënat e mbledhura nga censusi nuk do të përdoren për asnjë listë elektorale ose për
    përditësimin e asnjë regjistri të gjendjes civile dhe të asnjë regjistri tjetër administrativ.”.

    http://census.al/Resources/Data/Cens...gj7.7.2011.pdf


    Cdo ligj qe perpilon qeveria e aprovon Kuvendi eshte i apelueshem nga qytetari. Nuk ka ligje qe mund te kaloje Kuvendi qe "nuk mund te apelohen ne gjykate nga qytetari", sic pretendon ti.
    Cdo qytetar i atij vendi mund te ngreje padi ne te gjitha nivelet e gjyqesorit shqiptar, qe nga shkalla me e ulet e deri ne Gjykaten Kushtetuese. Dhe baza e kesaj eshte ligji themeltar i atij vendi, Kushtetuta, qe rendit disa te drejta e privilegje te qytetarit, qe po u shkelen nga ligjet e tjera qe aprovon Kuvendi, ato ligje konsiderohen "anti-kushtetuese" dhe rrezohen nga gjykatat. Dhe gjykatat nuk kane vetem kompetencen e gjykimit te kushtetushmerise se nje ligji, kane edhe kompetencen e gjykimit te praktikimit te ligjit mbi qytetarin. Mund te kete plot ligje qe kalon Kuvendi qe jane konform kushtetutes por kur praktikohen ne terren nga administrata, kjo zgjedh qe te interpretoje ligji dhe marri persiper kompetenca te cilat ligji nuk i permban.
    Kundershtaret e rezultateve te cenusit nuk po e kundershtojne ligjin, por moszbatimin e duhur te e tij. D.m.th. ligji eshte pranuar dhe pranohet.
    Kundershtaret po pohojne vetem se ata apo grupi i tyre eshte demtuar nga organet kompetente te censusit, te cilat ne rastin e tyre nuk ju jane permbajtur rregullave dhe udhezimeve te bazuara ne ligjin per census.
    Ligji per census nuk i ofron mundesine dhe te drejten qytetarit qe te padis anketuesit dhe organet kompetente per abuzimet e mundshme gjate procedures se censusit, te cilat kane te bejne me rregullat dhe udhezimet (teknike, administrative) per zhvillimin e censusit. Keto ceshtje rregullohen ekskluzivisht permes kudervajtjeve administrative. Ketu qytetari vetem mund te ankohet dhe te protestoje kunder kundervajtjeve te uleta, te larta, te njanshme etj.
    Qytetari mund ta padis anketuesin, organin kompetent ose shtetin vetem per fallsifikim te te dhenave dhe diskriminim, nese ka fakte dhe prova te mjaftueshme per dicka te tille. Cdo gje tjeter, edhe perputhshmeria e ligjit, rregulloreve, udhezimeve... me Kushtetuten, eshte ceshtje e nje natyre tjeter, dhe nuk ka te bej asgje me pretendimet e shprehura nga ti dhe kundershtaret e rezultateve te censusit. Une gjithnje po bazohem ne ate cka po pretendoni ju, jo ne ate cka eshte e mundur.
    Nese ti dhe kundershtaret tjere do te thonit se kishte diskriminim fetar etj. dhe per kete arsye do ta padisim shtetin para gjykatave, atehere diskusioni do te kishte perfunduar moti. Por ti dhe tjeret po hezitoni ti shpreheni hapur dyshimet tuaja per diskriminim, gje qe deri ne nje mase eshte e kuptueshme, dhe ne vend te kesaj po mundoheni te argumentoni me te drejta ligjore, kushtetuese etj. qe ne kete forme nuk ekszitojne ose jane pothuajse te parealizueshme.
    Padia eshte e lejueshme vetem nese paditesi eshte ne gjendje te ofroje fakte dhe prova valide se veprimi/mosveprimi administrativ ka shkelur te drejtat e tij ligjore.
    Mosperfshirja e tij per arsye teknike, organizative, kohore etj. ne anketim gjate Censusit 2011 nuk perben shkelje te te drejtave te tij, pasiqe ligji nuk parashikon te drejten e cdo qytetari per tu perfshire ne anketim te tilla. Qytetarit i mbetet vetem te padis per fallsifikime dhe diskriminim fetar etj. qe jane ceshtje te nje natyre tjeter.

    Sigurisht qe eshte kompetence kushtetuese e qytetarit qe te padisi ne gjykate shtetin e cdo entitet tjeter ligjor, kur ky shkel te drejtat e tij kushtetuese.
    Nje qytetar i vetem mjafton per te ngritur padi ne gjykatat shqiptare per shkelje te te drejtave te tij kushtetuese.
    Nga une nuk eshte mohuar asnjehere kjo e drejte...
    Por, sic e thashe edhe me larte, perfshirja/mosperfshirja ne anketim gjate censusit nuk eshte e e drejte kushtetuese e qytetarit.

    Nese eshte "diskriminim" sic e quan ti me lart, apo mohim i lirise se ndergjegjes per te cilen flet kushtetuta, apo lirise se fjales, ky eshte vetem nje teknikalitet.
    Quaje si te duash...
    Nese qytetari ka fakte dhe prova se i eshte mohuar liria e fjales, atehere ka te drejte ta padis ate qe ia ka mohuar kete te drejte.
    Kur eshte nje pyetje nje grup i madh i qytetareve te nje besimi te caktuar fetar, te cileve gjithashtu ju eshte mohuar e njejta e drejte, atehere behet fjale per diskriminim fetar. Sepse motive dhe arsyetime tjera nuk mund te kete ose jane te paperfillshme.

    Qytetari i drejtohet gjykates dhe ceshtjen nuk e heton gjykata por prokuroria. Prokuroria gezon kompetencat kushtetuese qe te verifikoje pretendimet e qytetarit duke marre ne shqyrtim edhe dokumentacionin e shtetit. Dhe eshte Prokuroria ajo qe pasi heton vendos ta mbroje ceshtjen para gjykatesit per llogari te qytetarit, ose te dali e te thote qe hetimi nuk mundt te verifikoje akuzat e ta lere ceshtjen me aq.
    Per fallsifikim ose per diskriminim...

    Parlamenti mund te ngreje komisione hetimore por keto komisione mbahen vetem per te bere transparencen me publikun. Nuk kane fuqi as per te shfuqizuar ligjet ekzistuese e as per te detyruar ekzekutivin ne implementimin e ligjit.
    Patjeter kane fuqi ...madje edhe per ta shkarkuar qeverine nese shumica jane pro.
    Eshte ceshtje tjeter qe partite ne pushtet zakonisht jane shumice dhe nuk e rrezojne qeverine e vete, vetem ne raste te jashtezakonshme...
    Hetimi i mbarevajtjes se censusit dhe rezultateve nuk eshte pak.
    Eshte pothuajse maksimumi qe mund te arrihet ne rrethana qe ndodhemi dhe per natyren e ceshtjes.

    Kuvendi ka vetem privilegjin e berjes se ndryshimeve ne ligjet ekzistuese te censusit, ose shfuqizimit te tij me nje vendim te ri vetem ne seance plenare, jo ne komisione. Qeveria eshte ajo qe mund te marri vendime ne lidhje me vlefshmerine e rezultatit te censusit. Me nje vendim qeverie, pasi ajo shqyrton verejtjet e bera dhe ben verifikimet e saja, ajo mund te dali me nje vendim ku i konsideron te dhenat e censusit si te pavlefshme. Ajo nuk mund te beje nje vleresim te pjesshem te te dhenave, ajo mund te marri nje vendim vetem per gjithe rezultatet e censusit.
    Cila qeveri ka interes ta shpalle censusin qe eshte mbajtur nen udheheqjen e saj si te pavlefshem, dhe kete disa muaj apo jave para zgjedhjeve parlamentare!?
    Gjithashtu, edhe qeveria duhet te kete baze te majftueshme per ta shpallur censusin si te pavlefshem. Nuk mjaftojne vetem peticionet ose protestat e disa mijera personave. Do te nevojitej se paku nje rekomandim i qarte i nje komisioni hetimor per ta legjitimuar vendimin e qeverise...

    Por Gjykatat e vendit jane ato qe thone fjalen e fundit, nese Kuvendi apo Qeveria nuk marrin parasysh verejetjet dhe ankesat e qytetareve te vete.
    Cilat gjykata dhe per cka konkretisht?

    Cdo formular i mbushur nga besimtaret orthodhokse ne kete anketim, konsiderohet jo vetem pohim por edhe prove ligjore ne nje gjykate. Dokumenti eshte i firmosur nga qytetari qe ka bere ate pohim dhe kjo konsiderohet prove nga Prokuroria dhe Gjykata, nese neser ceshtja do te shkoje ne gjykate. KOASH dhe gjithe komunitetet e tjera qe mund te bejne te njejten gje me besimtaret e vete, mjaftojne ti servirin Prokurorise nje pjese te mire te atyre mijera formulareve te firmosur, per Prokurorine te hetoje e beje verifikimet perkatese e per te dale ne perfundimin nese kemi te bejme me shkelje ligjore e te lirive kushtetuese te qytetareve te atij vendi. Nese Prokuroria verteton se kemi te bejme me mijera qytetare te paregjistruar ne kete census, apo me formulare te mbushur ne emer te tyre por pa firmen e tyre, kaq mjafton qe Prokuroria te ngreje padi ndaj administrates shteterore ne Gjykate e te kerkoje nga gjykatat e vendit shfuqizimin e rezultateve te censusit.
    D.m.th. Padi per fallsifikim dhe dyshime per diskriminim te nje grupi te caktuar...
    Sepse edhe prokuroria nuk do te merrej me kete ceshtje nese nuk ka dyshim te bazuar per fallsifikim dhe diskriminim masiv dhe sistematik. Pasiqe natyra e ceshtjes eshte e tille qe nuk garanton mbarevajtje absolutisht perfekte te procedures.
    Sidoqofte, vetem dyshimi per fallsifikime eventuale nuk do te jete i mjaftueshem, pavaresisht sa qytetare e nenshkruajne peticionin e KOASH etj.


    Prokuroria apo avokati i qytetarit mund te ngrene padine mbi "diskriminimin fetar apo etnik" ne gjyq, por nuk kane perse e bejne kete gje. Mjafton te vertetojne me fakte qe mijera qytetare te atij vendi nuk jane regjistruar fare ne census ose u eshte manipuluar deshmia e censusit pa pelqimin e tyre. Nuk ka rendesi se cilat jane motivet e shtetit, nese kemi te bejme me nje diskriminim te qellimshem apo me gabime teknike ne implementimin e ligjit qe sollen keto shkelje. Kaq mjafton per gjykaten e vendit te marri vendimin se rezultatet e censusit jane te pavlefshme e nuk mund te konsiderohen si "informacion zyrtar i shtetit" pasi ka patur shkelje flagrante te lirive kushtetuese te qytetareve.
    E thashe edhe me larte se behet fjale per diskriminim, nese shumica absolute e atyre te cilet ankohen per fallsifikim te te dhenave te tyre i takojne nje grupi te caktuar apo nje feje te caktuar.
    Motivet tjera te paramendueshme te shtetit apo te secilit person pergjegjes per censusin jane te paperfillshme...

    Ceshtja mund te apelohet ne cdo shkalle te gjykatave te vendit, ose mund te shkoje direkt ne Gjykaten Kushtetuese. Nese Gjykata Kushtetuese vendos qe menyra se si ligji i censusit u aplikua ka qene antikushtetues pasi ka prekur lirite kushtetuese te qytetareve te vete, te dhenat e censusit konsiderohen te pavlefshme. Ky eshte derivat i vendimit te Gjykates pasi nje proces antikushtetues nuk mund te nxjerri rezultate kushtetuese.

    Albo
    Per ankesa ka edhe perkufizime kohore...
    Ligji si i tille me siguri nuk mund te shqyrtohet me nga GJK.
    Ata qe kane qene kunder ligjit eshte dashur me kohe te shkojne para GJK-se...

  8. #128
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Por, sic e thashe edhe me larte, perfshirja/mosperfshirja ne anketim gjate censusit nuk eshte e e drejte kushtetuese e qytetarit.
    Kur dikush i pergjigjet pyetjes se cfare besimi i perket, ai eshte duke ushtruar lirine e tij kushtetuese te ndergjegjes. Kur nje qytetari i mohoet e drejta per tu regjistruar ne census si gjithe qytetaret e tjere te vendit, atij i mohoet e drejta kushtetuese e lirise se fjales. Kur shteti mban nje census qe le me mijera qytetare te atij vendi pa numeruar, ai nuk eshte vetem duke shkelur vetem ligjin e censusit, ai eshte duke shkelur edhe Kushtetuten e Shqiperise qe nuk e lejon shtetin qe te diskriminoje qytetaret e vete ne kete menyre duke u ofruar nje privilegj nje pjese te popullsise dhe duka ia mohuar mijera te tjereve.

    Po, pjesmarrja ne census nuk eshte nje e drejte kushtetuese, por eshte parakusht qe cdo ligj qe Kuvendi aprovon dhe qeveria ekzekuton, duhet te respektoje ato lirite kushtetuese te qytetarit qe te rendita me lart. Sikur nje prej tyre te shkelet, Gjykata nderhyn duke e rrezuar ate ligj apo ate proces si anti-kushtetues, duke mbrojtur keshtu lirine e qytetarit.


    Cila qeveri ka interes ta shpalle censusin qe eshte mbajtur nen udheheqjen e saj si te pavlefshem, dhe kete disa muaj apo jave para zgjedhjeve parlamentare!?
    Nje qeveri qe eshte e gatshme te verifikoje verejtjet e dokumentuara tashme nga qytetaret e atij vendi. Nje qeveri qe nese arrin te bindet qe verejtjet jane me vend, ajo ka kurajon qe te pranoje qe verejtjet jane me vend dhe ajo do te marri masat perkatese per te adresuar shqetesimet e qytetareve. Nje qeveri qe eshte gati te kerkoje falje publike gjithe qytetareve te vendit qe nuk u regjistruan ne ate census, t'iu kerkoje falje gjithe komuniteteve fetare te vendit qe nuk u pyeten e konsultuan fare si para, si gjate mbajtjes se censusit dhe per jave te tera qeveria i ka bere veshin e shurdhet duke i injoruar ne menyren me te turpshme. Nje qeveria e qe e ka te qarte qe me e rendesishme se sa mbajtja e nje censusi per hir te mbajtjes se nje censusi, eshte mbajtja e nje censusi qe eshte nje proces model dhe transparent ku asnje grup minoritar i vendit nuk e bojkoton dhe asnje komunitet fetar nuk injorohet por konsultohet.

    Cdo dite qe kalon qe shteti shqiptar hesht per kete ceshtje, aq me shume rritet zemerimi dhe dyshimi ne syte e gjithe shqiptareve me besim, se shteti aktual shqiptar nuk eshte shume ndryshe nga shteti komunist i se kaluares. Dhe asnje politikan nuk hyn ne zgjedhje parlamentare dhe pret te fitoje pasi ka prekur ne seder e ofenduar 2/3 e gjithe elektoratit shqiptar me kete census.

    Asnje komunitet fetar ne vend nuk ka pretendime numrash por te gjithe duan qe shteti te mesoje te respektoje te drejtat kushtetuese te shqiptareve besimtare duke i numeruar nje per nje dhe duke e bere kete proces sa me te lehte e tranparent qe te mos lindin keqkuptime. Dhe gjeja tjeter qe duan nga shteti eshte qe kur ndermer persiper te marri inisiativa te tilla qe kane te bejne me besimin e shqiptareve, te mesoje qe te konsultohet ne nje tavoline te rrumbullaket me te gjithe kreret e komuniteteve fetare te vendit te cilit shteti duhet ti shohi si partnere e jo si bijte e mjerkut.

    A do te kishin lindur keqkuptime kaq te medha me kete census nese administrata e censusit do te kish marre mendimin e komuniteteve fetare te vendit?

    Moskonsultimi i komuniteteve fetare eshte nje praktike komuniste!

    Albo

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    shume zhurme per asgje
    nuk po pyet njeri per fene tani
    njerezit e kane mendjen tek papunesia, ekonomia, barazia sociale, konkurenca me kinen, indine, brazilin
    feja ka qene motiv per te shfarose popuj dhe kultura te ndryshme ne shekullin e 18-19.

  10. #130
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Akoma vazhdon anketimi nga Kisha Orthodhoxe ??? Sa pak besimtare marrin pjese ne meshat e kesaj Kishe !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •