20 vjet nga numri i parė i NGJALLJA
Gjithmonė duke pėrcjellė mesazhin orthodhoks
Ēdo numėr i ri i gazetės Ngjallja shėnon njė etapė nė plotėsimin e mi- sionit qė ka marrė pėrsipėr qė nga numri i parė. Por, pėrvjetorėt ngja- llin emocione tė veēanta dhe tė paha- rrueshme. Numri i tetorit 2012, nu- mri i 237-tė i gazetės Ngjallja, pėr- kon me 20-vjetorin e daljes sė saj.
Kryepiskopi Anastas nismėtari, projektuesi dhe realizuesi i saj, e quante parėsore daljen e Ngjallja dhe nė fjalimin e Fronėzimit e kishte quajtur daljen e njė gazete tė Ki- shės si nevojė urgjente. Kryere- daktori i parė ishte dr. Thoma Qe- ndro dhe kėshilltari, korrespondenti, bashkėpunėtori mė i vyer dhe gjith- monė i gatshėm pėr tė shkruar ishte z. Dhimitėr Beduli. Gjithashtu tė gjithė ata qė punonin e kontribuonin pėr Kishėn e shihnin si detyrė dhe kėnaqėsi tė shkruanin artikuj.
Mjedise nuk kishte. Me njė ko- mpjuter tė dhuruar, u fillua puna nė njė dhomė tė vogėl private tė marrė me qira, pėr tė kaluar mė vonė nė njė mjedis mė tė madh, por prapė privat. Ishte koha kur edhe Kryepi- skopi e kishte zyrėn nė apartamen- tin ku banonte. Mė pas u kalua nė mjediset e reja qė iu shtuan kishės sė Ungjillėzimit, derisa, mė 1995, u futėm bashkė me zyrat e tjera nė go- dinėn e Kryepiskopatės, tė blerė dhe tė rikonstruktuar thellėsisht me fondet e siguruara nga Fortlumturia e Tij. Dhe nė kėtė 20-vjetor, si zyrat e tjera, gazeta do kalojė nė mjediset e mrekullueshme dhe bashkėko- hore tė godinės sė Sinodit tė Shenj- tė, mbrapa Katedrales madhėshtore Ngjallja e Krishtit, njė dhuratė pėr kryeqytetin e Kryepiskopit Anastas nė 20-vjetorin e zgjedhjes sė tij.
Nė vitin 1994 Kryepiskopi Anastas siguroi njė shtypshkronje ku nisi tė botohej gazeta, kalendari dhe libra tė ndryshėm. Ajo sot ėshtė kthyer nė tipografi moderne, vendosur nė kompleksin e punishteve Nazaret. Nė faqet e Ngjallja kanė zėnė vend tė veēantė vit pas viti betejat pėr tė mbrojtur Kishėn tonė nga sulmet qė synonin mė kot tė ndalnin ecjen e saj. Kanė zėnė vend data historike tė kėtyre dy dekadave ringritjeje tė mrekullue- shme nga gėrmadhat, ku do tė veēonim zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas, qė shėnoi Ringritjen Kanonike tė Kishės sonė, krijimin e Sinodit tė Shenjtė dhe hirotonitė e episkopėve tė rinj e deri te Statuti i ri apo marrėveshja dhe njohja zyrtare nga Shteti sipas Kushtetutės.
Nė Ngjallja ka zėnė vend mendimi i klerikėve, teologėve, por edhe i besimtarėve. Ka zėnė vend vepra e shquar sociale pėr shtresat mė nė nevojė dhe kontributi i veēantė nė raste krizash dhe ēastet e vėshtira qė ka ka- luar vendi. Ka zėnė vend roli gjithmonė nė rritje i Kishės dhe Fortlumturisė sė Tij mes Kishave Orthodhokse dhe atyre tė Krishtera nė pėrgji- thėsi, por edhe nė dialogun ndėrfetar, si dhe vizitat dhe veprimtaritė e rėndėsishme ndėr-
kombėtare. Nė Ngjallja ka zėnė vend tė veēantė Besimi Orthodhoks, shenjtorėt dhe shpjegimi i besi- mit tonė. Ka zėnė vend historia e Kishės sonė, e klerikėve dhe e figurave tė shquara qė kontri- buuan nė vite. Kanė zėnė vend lajmet e ndry- shme nga bota e krishterė...
E gjithė kjo ka ardhur nėpėrmjet firmave te personaliteteve tė Kishės dhe shoqėrisė sonė, ku dallohet kontributi i Kryepiskopit Anastas, por edhe atyre qė kanė qenė tepėr tė rėndėsishėm pėr ecjen e gazetės.
Njė falėnderim i veēantė u shkon tė gjithė bashkėpunėtorėve tanė nė vite, tė vjetėr e tė rinj, tė cilėt kanė qenė tė pazėvendėsueshėm pėr suksesin dhe daljen e gazetės.
Gazeta Ngjallja iu drejtohet pjesėtarėve tė Kishės sonė, por edhe jeton nė saje tė shkrimeve dhe ndihmės sė tyre tė pakursyer, ndaj mirėpresim kontributin nė tė tė sa mė shumė prej tyre, me shkrime, por edhe me sugjerime e vėrejtje, nė mėnyrė qė Ngjallja jo vetėm tė vazhdojė misionin e saj, por edhe tė rrisė nivelin dhe kontributin pėr ecjen pėrpara tė Orthodhoksisė nė vendin tonė.
Burimi: Ngjallja
Krijoni Kontakt