Ela Tase: Nostalgji pėr pianon dhe xhirot e Tiranės
Nga pianoja, te grupi i kėngės dhe ai i kėrcimit nė Pallatin e Pionierit, kampione volejbolli. Ela Tase hap sėndukun e kujtimeve, duke risjellė zhurmėn e xhirove tiranase, lokalet me pista vallėzimi e pushimet te gjyshja nė Korēė. E rritur nė mes tė kryeqytetit, nė njė nga lagjet e vjetra me tiranas autoktonė, ajo mund tė prekte nga afėr njė jetė tjetėr Sot gjithēka e kujton me shumė mall dhe, nėse ka nevojė tė rifreskojė kujtesėn rreth momenteve tė bukura personale apo familjare, bėhet disi nostalgjike. Tė pashlyera mbeten pėr Ela Tasen ato xhirot qė organizoheshin ēdo tė shtunė e tė diel nė Tiranė. Dorė pėr dore me prindėrit dhe tė vėllain, ata ecnin mė kėmbė, ndėrsa rrugės ndesheshin me pėrshėndetjet e rastit o fytyra tė panjohura. Sikundėr edhe darkat nė lokalin e famshėm me pistė vallėzimi pranė zonės sė Liqenit Artificial, ku ajo u rrit me imazhin e prindėrve qė vallėzonin bashkė, e ajo me tė vėllain i ndiqnin me duartrokitje. Janė momente qė nuk pėrsėriten mė nė jetėn e volejbollistes sė njohur Ela Tase, ashtu siē pėr tė nuk pėrsėriten mė kampionatet e famshme sportive, trofetė e njėpasnjėshėm me tė cilėt ėshtė vlerėsuar, por qė Elės sot i duhet ti shohė si pjesė tė jetės, e tė kaluarės profesionale. Shpesh i kujton me mall kėto ēaste tė bukura, sidomos pas humbjes sė tė dy prindėrve nė njė moshė disi tė re.
Ela dalė gjatė viteve tė gjimnazit
Kujtimet e fėmijėrisė Kohėt ndėrrojnė, jeta sjell tė tjera shije, por janė ca nga ato qė nuk pėrsėriten mė. Bėhem nostalgjike sa herė qė mundohem tė kujtoj shėtitjet me prindėrit. Janė disa momente qė nuk pėrsėriten mė nė jetė, e njeriu ndien shpesh dėshirėn pėr tiu rikthyer, por kupton se ėshtė e pamundur. Kėshtu ndodhte edhe nė fėmijėrinė time. Po ashtu, asnjėherė nuk kam pėr ti harruar darkat nė njė lokal me pistė vallėzimi pranė zonės sė Liqenit Artificial tė Tiranės. Prindėrit na merrnin gjithnjė me vete mua dhe tim vėlla, dhe pėrveē ushqimit, pjesa e vallėzimit tė ēifteve ishte pjesa mė e bukur. Unė i ndiqja me sy prindėrit e mi dhe ngazėllehesha kur shihja lėvizjet e tyre, kapjen e ritmit. Janė disa ngjarje qė e di mirė se nuk ndodhin sėrish . Dhe mbetet sėrish nė faqet e fėmijėrisė, kur veronin te gjyshėrit nė Korēė. Asnjėherė nuk ka pėr ta harruar kujdesin e gjyshes sė urtė, e cila i ulte nė njė stol tė tri mbesat dhe u jepte nga njė qese nė dore, brenda sė cilės ishin penjtė moline, gjilpėra, gėrshėrėt, ose grepi pėr mė tė rriturat. Kujtime tė pashlyera, sidomos muajt e verės qė kaloja me familjen nė Korēė. Punėt e dorės, qė kam pėrgatitur nė moshė tė vogėl, gjyshja mi ka dhėnė edhe nė pajė nė vitin 1982, kur u martova. Ėshtė ndjesi e veēantė kur kujtoj gjėra tė bukura, sidomos kur ato ndodhin nė fėmijėri, pėrzier me brishtėsinė dhe naivitetin e moshės, thotė volejbollistja, sė cilės nė momentin qė i pėrmendet emri, instinktivisht portreti i lidhet me volejbollin. Por pakkush mund ta dijė se fėmijėria e saj ka qenė e gjitha e lidhur me artin. Fillimisht u lidh me pianon, e mė pas u bė pjesė aktive e grupit tė kėngės e tė vallėzimit. Kjo ndodhi deri nė momentin qė volejbolli u bė pjesė e jetės sė Elės. Stėrvitjet e zgjatura, angazhimi nė klubin sportiv Dinamo bėn qė e gjithė jeta e saj profesionale tė kuptohej e pandarė nga volejbolli. Pas trofeve dhe sukseseve herė si kampione e vendit dhe tri herė si kampione e Ballkanit, momenti i shkėputjes nga sporti, nė moshėn 37- vjeēare u pėrjetua si dramė nga ana e saj. Mė kujtohet ajo periudhė kur qaja dhe, nėse shfaqej volejboll nė televizor, menjėherė e fikja. Nuk doja tė shikoja top me sy dhe kjo mė zgjati pėr disa kohė, derisa humbjet njerėzore shoqėruan jetėn time: fillimisht vdekja e nėnės, e pak vite mė pas edhe e babait, vijon ajo.
Ela Tase gjatė marrjes sė Kupės sė Republikės, nė kampionatin kombėtar tė volejbollit, 1977
ERMIRA ISUFAJ
Krijoni Kontakt