
Postuar më parë nga
Ceni-1
A është Shqipëria islamofobike?
Para se t’i përgjigjemi një pyetjeje të tillë, do të duhet të saktësojmë se çfarë kuptojmë me termin “Shqipëria”, sepse termi është shumë i gjerë dhe Shqipëria është aq shumë e përbërë me shtresa e mbishtresa sociale, sa do të ishte e pamundur të mbërrinim në një përgjigje gjeneraliste. Nëse do të kuptonim shqiptarët si përbërësi kryesori termit në fjalë, do të thonim me një klikim të shpejtë të mendjes, se, edhe pse të ardhur nga një kulturë sterile fetare si pasojë e të shkuarës së afërt komuniste, fobia ndaj Islamit në nivelin e popullatës nuk arriti kurrë të ngrihej në atë masë sa të projektonte frikën ndaj një përbërësi kulturor i cili vinte trashëgueshmërisht natyrshëm në gjenetikën shpirtërore të vet. Edhe pse sendërtimi i njeriut të ri komunist kishte marrë kohën dhe energjitë e veta, përsëri ai nuk arriti të projektonte përfundimisht në psikologjinë e shqiptarëve Islamin, në vetvete të forte sociologjikisht, si armikun ndaj të cilit duhej të justifikohej frika (komunistet islamin e kane pare si nje faze te kaluar, per shqiptarin e "ri" me ajo e "prapambetura". nm).
Kështu që, është pak e vështirë të thuhet se shqiptari si prototip apo shqiptarët si masë në vetvete janë islamofobë, për arsye sepse do të na duhej të justifikonim arsyet se përse janë të tillë. Mirëpo arsyet historike dhe kulturore flasin për Islamin si identitet shpirtëror të shqiptarëve për të paktën gjysmë mijëvjeçari, çka do ta kthente në non-sens praninë e islamofobisë e cila do të përkthehej në frikë nga vetvetja apo frikë nga gjuha e shpirtit të vet (pikerisht, nuk mund te ndertohet subjekti i friges ngase i mungon baza - nje artificializem i tille eshte i babesueshem.nm). Islamofobia është një fenomen i njohur në raportet e identiteteve të tjera kulturore të ndryshme me Islamin. Është i njohur si fenomen që më së shumti është nxitur nga mosnjohja e të qënurit ndryshe kulturalisht, nga injoranca e theksuar ndaj kulturës dhe religjionit islam si dhe ndaj tjetrit si bartës i kulturës islame.
Është fenomen relativisht jo i ri, i cilit përpos mos njohjes i është bashkëngjitur edhe keqdashja hasur përgjatë kryqëzimeve historike, por që dekadat e fundit është instrumentalizuar në atë që quhet ndërtimin e “industrisë së frikës”. Në logjikën e ndërtuesve dhe bartësve të kësaj teorie, frika ndaj tjetrit kulturalisht është mekanizmi më i mirë për homogjenizimin, mpiksjen dhe ruajtjen e kulturës religjioze vendase ("feja e shqiptarit eshte shqiptaria" nm). Për këtë arsye një industri e mirëfilltë në funksion të prodhimit të frikës është shpërfaqur në të gjitha infrastrukturat që i shërbejnë shoqërive respektive duke arritur edhe të përdoren politikisht kundra kulturave të tjera migratore të cilat shtrihen deri në kufizim të të drejtave të njeriut karshi emigrantëve si bartës të këtyre kulturave.
Por, duke iu kthyer pyetjes lidhur me realitetin shqiptar, duhet theksuar se pavarësisht sa thamë më sipër, prezenca e islamofobisë në Shqipëri ka qenë një telash i hershëm i cili ka progresuar në raport me ndërgjegjësimin ose jo fetar të popullatës shqiptare. Prezenca e islamofobisë ne Shqipëri është konstatuar në disa pjestarë të elitave kulturore të cilat projektoheshin mediatikisht më së shumti pas rënies së komunizmit dhe në vazhdim të tranzicionit shqiptar (jo disave, por te njerit, Ismail Kadarese, sociologut, poetit, analitikut, madje edhe veterinarit.....keshtu te behen telashet, kur e ke fushen intelektuale te zbehet, ose te boshatisur, ish i vetmi "intelektual" qe ne njeren apo tjetren forme e ka tematizuar islamin ne PUNENE e perditshme te tije, per tjeret islami ish dicka e kaluar, dhe qe me per shqiptarin MODERN nuk ish me interese, ngase e prapambetur .nm). Në ndryshim nga islamofobia që hasej në Perëndim, produkti shqiptar i islamofobisë përqendrohej në identifikimin e pothuaj të gjithë problematikës shqiptare tek thelbi i kulturëës islame të shqiptarit, çka përbënte një rast të veçantë ku tjetri kulturalisht ishte po i njëjti (kjo nje perle e vertete, nuk e luan topi.nm).
Pra islamofobia shqiptare nuk përbën mekanizmin e luftës së kulturave migratore siç ndodhi në vendet e tjera, por përbën mekanizmin e luftës brënda llojit. Për këtë arsye “industria e frikës” që u përdor në vendet e tjera, u përdor mediatikisht edhe në Shqipëri, por tashmë më një tipar të veçantë, atë të një frike nga vetvetja. Kjo lloj islamofobie u përfaqësua kryesisht me teza të cilat kërkonin rikthimin e identiteve të shkuara religjioze përmes mekanizmash të injektimit të sforcuar mediatik. Pra, islamofobia tek ne nuk ka si mision pëjashtimin e kulturës tjetër nga territori vendas, por shndërrimin në të njëjtin territor të kulturës aktuale fetare me një culture tjetër po fetare përmes inversionit historik (nuk ja u marim ne jashta kufijve te rep. se shqiperise per kusure kete "tentim te mencur", ngase enveri ju ka mesuar te beni eksperimente, edhe pse gjasat per sukses do te ishin ne nirvana.nm). Nëse do të duam t’i përgjigjemi pyetjes së parë, mund të themi se në Shqipëri ka islamofobi dhe kjo kryesisht në disa individë të qarqeve kulturore (tek forumi shqiptare i quajm "army of lovers".nm).
Sfida e këtyre individëve në përpjekjet e tyre islamofobike ka qenë dhe vazhdon të jetë masivizimi i përpjekjeve të tyre (nuk mjafton intereneti a ???.nm). Qasje islamofobike janë vërjetur edhe në nivele të qeverisjes, ku shndërrimi kulturor është kërkuar të bëhej përmes keqinterpretimittë laicizmit duke i dhënë atributet e një “religion civil” më vete, çka u pasua me shkeljen e të drejtave bazë të individit përfshirë edhe të drejtën për arsim. Rritja e informacionit mbi Islamin, thelbin e tij, masivizimi i praktikave fetare në Shqipëri, sollën për pasojë edhe uljen e intensitetit islamofobik në qarqet kulturore shqiptare, ose thënë ndryshe të painformuarit u rehabilituan dhe ngelen vetëm keqdashësit dhe histerikët. Kjo kategori në çdo civilizim do të ekzistoje dhe do të përpiqet të prodhojë kulturën e frikës (ne qender te tiranes thires 5 here ne dite, 365 dite ne vit ezani ne gjuhen arabe. Me vone pas NJE JAVE rradhazi edhe shqiptari me islamofob DO TE REZIGNOJE dhe do ta pranoje realitetin, ose do te zhytet ne nje realitet sureal.nm).
By: Redi Shehu
Marre nga: Gazeta Dita
Krijoni Kontakt