-
Tiranë: Deputët hedhin firma fallco edhe kur nuk janë prezentë në seancat e Kuvendit
Deputetët firma false për 100 mijë lekë
Fejzi Braushi
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë rezultojnë të jenë nëpunësit më të rregullt të këtij shteti. Kjo pasi në procesverbalet e mbledhjeve të download (8)komisioneve që publikon vetë Kuvendi reflektohet në përgjithësi një pjesëmarrje maksimale e tyre. Por çka realisht rezulton të jetë jo e vërtetë, por e falsifikuar nga vetë deputetët, të cilët arrijnë që në mirëkuptim me njëri-tjetrin të firmosin list-prezencat edhe për kolegët jo prezentë në mbledhje. Dhe kjo e ka një arsye të fortë për të ndodhur. Nga list-prezenca e pjesëmarrjes së komisioneve varet 50% e rrogës së një deputeti ose 650 mijë lekë të vjetra, si dhe honorari prej 20 mijë lekësh të vjetra për një mbledhje. Sipas llogaritjeve të thjeshta, një mbledhje komisioni (janë deri në 8 në një muaj) kushton 10 mijë lekë të reja. Gazeta MAPO ka zhvilluar vetë një vëzhgim në tre nga komisionet e përhershme, ku ka mbajtur shënim pjesëmarrjen reale të deputetëve në disa mbledhje të monitoruara dhe këtë prezencë e ka ballafaquar me procesverbalet e mbledhjeve respektive të publikuara nga Kuvendi, të cilat në të vërtetë pasqyrojnë pjesëmarrjen e deputetëve sipas list-prezencës së firmosur në çdo mbledhje, nga e cila në fund të muajit përcaktohet dhe pjesa e pagës dhe honorarët që përfiton një deputetë nga aktiviteti parlamentar në komisione.
Vëzhgimi
Vëzhgimi ka përfshirë tre komisione, atë të Veprimtarisë Prodhuese, atë Sigurisë Kombëtare dhe komisionin e Integrimit. Dy të parët të drejtuar nga demokratët, kurse i treti nga një socialist. Për realizimin e këtij vëzhgimi është marrë shënim prezenca e deputetëve në disa mbledhje komisionesh dhe më pas ajo është krahasuar me prezencën që paraqesin procesverbalet e komisioneve, që si rregull publikohen nga vetë institucioni i Kuvendit në faqen e tij zyrtare në internet. Nga krahasimi i të dhënave të marra në terren dhe atyre që servir Kuvendi, është vënë re një fenomen i përgjithshëm, ai firmosjes së list-prezencës në mbledhjet e komisioneve të kolegut për një koleg tjetër, i cili nuk është prezent. Dhe kjo për të vetmen arsye që deputetit që mungon të mos i mbahet pjesa e rrogës që jepet për pjesëmarrjen në komisione dhe as honorari përkatës. Bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme, që përbëjnë dhe pjesën kryesore të pagës së deputetëve. Paga e deputetit është e strukturuar në mënyrë të tillë që 40% e saj varet nga pjesëmarrja në seancat plenare, 50% nga pjesëmarrja në mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe 10% për punën në zonë. Ndërkohë që për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve një deputet në bazë të këtij vendimi merr dhe 2 mijë lekë të reja honorarë. Paga e një deputeti është rreth 130 mijë lekë të reja, atëherë gjysma e saj për pjesëmarrjen në komisione shkon 65 mijë lekë në muaj. Shumë kjo që pjesëtohet me numrin e mbledhjeve që ka secili komision, ku mesatarja është 8 të tilla. Nga ky pjesëtim rezulton që për një komision që ka 8 mbledhje në muaj një pjesëmarrje vlen gati 8 mijë lekë të reja, plus 2 mijë lekë honorar. Pra një mbledhje në total vlen afro 10 mijë lekë të reja.
Prezenca
Nisur pikërisht nga fakti se një mbledhje vlen afro 10 mijë lekë të reja, atëherë thuajse të gjithë deputetët janë solidarizuar mes tyre dhe në vazhdimësi firmosin listë-prezencën edhe për ata deputetë të cilët në të vërtetë nuk janë të pranishëm në atë mbledhje. Kështu nga vëzhgimi i bërë komisioni më problematik rezulton të jetë ai i Veprimtarisë Prodhuese, ku prezenca në procesverbale rezulton në përgjithësi të jetë dyfishi i realitetit. Një përfundim ky i arritur nga monitorimi i dy mbledhjeve në këtë komision, ato të datës 10 dhe 11 dhjetor. Në mbledhjen e datës 10 dhjetor në këtë komision të pranishëm kanë qenë vetëm 8 deputetë, pra më pak sesa është edhe kuorumi i nevojshëm për nisjen e një mbledhje, ndërkohë që në procesverbal rezultojnë prezent plotë 17 deputetë. Pra në këtë mbledhje 9 deputetë nga të dy krahët kanë marrë pagën dhe honorarin për pjesëmarrjen në komision në mënyrë të pamerituar. Thuajse e njëjta situatë vihet re edhe në mbledhjen e datës 11 në këtë komision, madje edhe me shifra më të frikshme. Nga 18 deputetë prezent që rezultojnë në procesverbal në mbledhje kanë qenë vetëm 8. Pra 10 deputetë në këtë ditë kanë marrë sërish pagën në mënyrë të pamerituar. E njëjta situatë, megjithëse jo në këto nivele, vihet re edhe në komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku në mbledhjen e datës 6 dhjetor, figurojnë që në procesverbal të jenë 5deputetë më shumë sesa kanë qenë në të vërtetë në atë mbledhje. Dhe më konkretisht, ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje në procesverbal figurojnë si pjesëmarrës deputetët Ilir Gjoni, Arben Çuko, Skënder Hasa, Ndue Paluca, si dhe vetë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. Situata paraqitet disi më ndryshe në komisionin e Integrimit dhe kjo ndoshta për shkak se numri i anëtarëve të këtij komisioni është më i vogël sesa i dy komisioneve të tjera. Në mbledhjen e datës 4 dhjetor në këtë komision, sipas procesverbalit, rezultojnë të kenë qenë prezent 6 deputetë, ndërkohë që në të vërtetë në të kanë qenë vetëm 5. Rezulton se në listë-prezencë e këtij komisioni është firmosur edhe për kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Ndërkohë që në mbledhjen e datës 10, po të këtij komisioni vërehet një pasqyrim real i pjesëmarrjes në procesverbal.
Të ardhurat e një deputeti për shkak të detyrës
Paga 152 500 lekë
Sigurime Shoqërore 14 045 lekë
Telefon 17 000 lekë
Dieta (deputetët jo tiranas) 73 200 lekë
Karburant (sipas largësisë) mesatarisht 42 000 lekë
Honorarë për pjesëmarrje në komisione 16 000 lekë
Totali 314 745 lekë
Procesverbal i Kuvendit/Datë 10.12.2012/Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese
Marrin pjesë:
Jemin Gjana
Eduard Shalsi
Osman Metalla
Ardian Turku
Artan Gaçi
Aurel Bylykbashi
Selami Xhepa
Kreshnik Çipi
Besnik Dushaj
Besnik Baraj
Bedri Hoxha
Ilir Bano
Hazir Gashi
Ismail Hoxha
Ramiz Çobaj
Blendi Klosi
Rrahim Çota.
Prezenca reale
Jemin Gjana
Eduard Shalsi
Ilir Bano
Bedri Hoxha
Ramiz Çobaj
Ardian Turku
Besnik Dushaj
Ismail Hoxha
Procesverbal i Kuvendit/Datë 11.12.2012/ Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese/
Marrin pjesë:
Jemin Gjana
Eduard Shalsi
Osman Metalla
Ardian Turku
Artan Gaçi
Sybi Hida
Selami Xhepa
Besnik Dushaj
Besnik Baraj
Bedri Hoxha
Ilir Bano
Hazir Gashi
Ismail Hoxha
Ramiz Çobaj
Blendi Klosi
Rrahim Çota
Kreshnik Çipi
Dashamir Tahiri.
Prezenca reale
Jemin Gjana
Eduard Shalsi
Osman Metalla
Ramiz Cobaj
Ismail Hoxha
Rahim Çota
Ardian Turku
Procesverbal i Kuvendit/Komisioni i Integrimit/Datë 04.12.2012
Marrin pjesë:
Ditmir Bushati
Mesila Doda
Arenca Trashani
Ismail Hoxha (deputet zëvendësues)
Marko Bello
Taulant Balla
Gramoz Ruçi
Rajmonda Bulku
Prezenca reale
Ditmir Bushati
Mesila Doda
Tauland Balla
Marko Bello
Ismail Hoxha
Rajmonda Bulku
Arenca Trashani
Procesverbal i Kuvendit/ Komisioni për Sigurinë Kombëtare/ Data 6 dhjetor
Marrin pjesë:
Leonard Demi
Ilir Gjoni
Luan Skuqi
Paulin Sterkaj
Fatos Hoxha
Lefter Maliqi
Astrit Patozi
Vasillaq Ngresi
Bedri Hoxha
Ardian Turku
Arben Çuko
Armando Prenga
Ben Blushi
Gazmir Bizhga
Piro Lutaj
Skënder Hasa
Ndue Paluca
Xhemal Qefalia
Asllan Dogjani
Gjokë Uldedaj
Rajmond Hoxha (deputet zëvendësues)
Ramiz Çobaj
Ndriçim Babasi.
Mungojnë:
Osman Metalla
Arben Isaraj
Prezenca reale
Leonard Demi
Gazmir Bizhga
Pirro Lutaj
Asllan Dogjani
Xhemal Qefaliaj
Armando Prenga
Ndriçim Babasi
Luan Skuqi
Ardian Turku
Ramiz Çobaj
Besnik Dushaj
Bedri Hoxha
Lefter Maliqi
Fatos Hoxha
Gjokë Uldedaj
Rajmond Hoxha
Vasillaq Ngresi
Paulin Sterkaj
Burimi: MAPO
-
-
Për: Tiranë: Deputët hedhin firma fallco edhe kur nuk janë prezentë në seancat e Kuve
Shkruarja e firmes qe i perket nje personi tjeter eshte fallsifikim(forgery) dhe fallsifikimi eshte krim.
Deputete qe thyejne ligjet....
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt