-
i/e regjistruar
Me rastin e Festës së Krishtlindjes urime per Imz. Dodë Gjergjit, Ipeshkëv

Me rastin e Festës së Krishtlindjes
Imz. Dodë Gjergjit, Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës
Nga:Levizja e Re Demokristiane e Kosovës
Prishtinë, 24.12.2012
Shkëlqesia e juaj, imzot Dodë Gjergji; kam nderin e veçantë, që me rastin e festës së lindjes së Krishtit, në emrin tim personal si dhe të të gjithë anëtarëve dhe simpatizuesve të Lëvizjes Demokristiane t’ju përcjell urimet, që me dëshirat e përzemërta juve i dashuri Ipeshkëvi, dhe të gjithë besimtarëve në kishën katolike në Kosovë dhe atyre qe jetojnë jasht Kosove, t’ju uroj me urimim tonë tradicioal; urime - për shumë mot Krishtlindja.
Kjo festë e madhe, që na kujton lindjen e Jezusit (MESIA), na forcon në dashuri dhe na shtytë duke na dhënë shpresë dhe besim, se edhe në këtë kohë çfarë po kalojmë, të përpiqemi për t’i mbajtur gjallë vlerat që burojnë nga dashuria e Zotit, paqes së vërtet, ndjenjën për liri të plotë dhe për një të ardhme më të mirë.
Sot, kur ne të katër anët e botes, ndizen dritat që simbolizojnë ardhjen e Drites në botë, ne një kohë që është e vërtetë që ndër ne nuk ka konflikt, por ka mungesë dashurie, ka injorancë dhe padrejtësi, ka varfëri të madhe dhe probleme sociale, ka interes, egoizëm të tepruar, ka korrupsion, ka ambicie për pushtet mbi tjetrin dhe pasuri të padrejtë. Mirëpo, të bashkuar në Dritën e Krishtit, në Dritën e të kaluarës tonë Historike, mund të besojmë bindshëm se populli Shqiptar, ka ditur çdoherë të përballoj dhe të ngadhënjej, duke i dhënë hapësirë të veprimit dashurisë dhe të së vërtetës, fuqizimit të besimit në Zotin që buron JETA – që nëpërmes Ipeshkvit dhe Kishës tonë, na mëson të jetojmë në dashuri e në paqe. Urime festën e lindjes së Krisht dhe vitin e Ri.
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-12-2012 më 11:35
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt