Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lexoni te verteten e At Stath Melanit perpara se te shkruani budalleqe ne temen me poshte, postimi #6, rrefyer nga nje bashkeluftetar i tij:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-P%C3%ABrmetit!

    Stath Melani zgjodhi pushken e jo kryqin. Dhe sic i mesoi Krishti dishepullit te tij Petro: "Kush rron me shpate, i vjen edhe fundi nga shpata!".

    Perendia paste meshire per shpirtin e tij, pasi mekati i tij nuk mori ne qafe vetem ate, por mori ne qafe edhe brezat e shqiptareve si keta qe diskutojne ne kete teme, qe bien pre e propagandes komuniste dhe nacionaliste.

    Albo

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Stath Melani zgjodhi pushken e jo kryqin. Dhe sic i mesoi Krishti dishepullit te tij Petro: "Kush rron me shpate, i vjen edhe fundi nga shpata!".

    Perendia paste meshire per shpirtin e tij, pasi mekati i tij nuk mori ne qafe vetem ate, por mori ne qafe edhe brezat e shqiptareve si keta qe diskutojne ne kete teme, qe bien pre e propagandes komuniste dhe nacionaliste.Albo
    ashtu e,po papaflesen e njeh ti?-nqs nuk e njeh meso pak,dhe ai rrembeu armet,po nuk ka grek qe te flas per te keshu si flet ti ''shqiptari'' per Melanin,perkundrazi ai cilesohet nga gjith greket si hero i 1821,dhe asnjeri nuk e akuzon ate se mori armet.
    Albo ndroji emrin fourmit...

  3. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lexoni te verteten e At Stath Melanit perpara se te shkruani budalleqe ne temen me poshte, postimi #6, rrefyer nga nje bashkeluftetar i tij:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-P%C3%ABrmetit!

    Stath Melani zgjodhi pushken e jo kryqin. Dhe sic i mesoi Krishti dishepullit te tij Petro: "Kush rron me shpate, i vjen edhe fundi nga shpata!".

    Perendia paste meshire per shpirtin e tij, pasi mekati i tij nuk mori ne qafe vetem ate, por mori ne qafe edhe brezat e shqiptareve si keta qe diskutojne ne kete teme, qe bien pre e propagandes komuniste dhe nacionaliste.

    Albo
    Albo! Personalisht jam ne rregull me mendimin tend dhe citimet e tua.
    Por, megjithate, nese mundesh te na ndriçosh ndopak...une e di se ka patur dhe ka 2 mendime per kete çeshtje edhe sot e kesaj dite brenda Kishes sone Orthodhokse..Konkretisht...njera eshte qe e pranon luften mbrojtjese, dhe nuk e di nese prifti perjashtohet ketu,...dhe e dyta eshte mendimi yt dhe imi,...etj,,,Nuk e di nese ka ndonje kanon te Kishes per keto çeshtje,...
    Mendoj se duhet te jemi mendjehapur dhe te mos gjykojme sot, nje veprim te nje prifti para 100 viteve, kur edhe sot shume veprime te tilla tolerohen,...keshtu le te mos e bejme si struci,...se keto gjera dihen boterisht..
    Keshtu qe une them se At Stathi nuk duhet te gjykohet ne ate menyre sic e ke gjykyar ti...
    Meqe ra fjala per kete çeshtje,..mendjehapesia na eshte e lejuar neve, une mendoj se me e mira per nje besimtar orthodhoks eshte qe ky te mos e rrembeje armen vullnetarisht ne asnje rrethane,..me perjashtim kur thirret i detyruar nga shteti,....,ketu une po fus edhe prifterinjte,...
    (ketu une megjithate po bej nje tolerim, mund ta perdore kur kercenohet ai personalisht dhe familja e tij),,,
    por ja ketu ka perseri kontradiksion, sepse, nese nuk ka shtet dhe kercenohen kombi yt, dhe pushtuesi, pervec te tjerash te kercenon edhe nderin e gruas, motres dhe vajzes tende, a nuk ka te drejte orthodhoksi te mbroje te drejten e atdheut te tij, kombit te tij..., dhe ne fund te fundit familjen e tij dhe veten??????? duhet te jemi me kembe mbi toke..
    vete kombi eshte nje familje e madhe,.."nation"=lindje,..pra, mund te justifikohet perdorimi i armes dhe lufta mbrojtese, mendoj une, kur nuk eshte e helmatisur me ide te tjera, si fashizmi, komunizmi,....etj...
    Fuqite e njeriut nuk jane te pakufizuara, e mrekullueshme te mos e perdoresh fare armen,...por edhe t`a perdoresh si me siper nuk ke bere mekat...
    je i falenderuar per sqarimin e mundshem..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 26-12-2012 më 07:38
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ilia, ketu perzihen dy gjera:

    1. Aspekti historik, si ka ndodhur dhe motivet e vrasjes.
    2. Aspekti kishtar, roli i Kishes dhe prifterinjve ne levizje ideologjike qe pushtojne nje popull.

    Per piken 1. lexo postimin #6 ne temen me lart qe te kam sjelle ne forum. Rrefimi eshte bere nga nje njeri i afert e bashkepuntor i ngushte i Stath Melanit qe deshmon historine e vertete qe e njohin gjithe permetaret e vjeter. Historia e tij e "vrasjes nga andartet greke" eshte nje genjeshter me bisht e rregjimit komunist. Ai eshte vrare nga paria orthodhokse e qytetit Permet, familjet me fisnike e me te pasura qe ruanin besimin e tyre orthodhoks dhe jepnin per Kishen. Dhe nuk u vra se ishte "shqiptar" por u vra se ky ne bashkepunim me disa te tjere sulmuan priftin orthodhoks te qytetit fizikisht me qellim qe ta zevendesonin me priftin e tyre At Stath Melanin. Dhe e denoncuan plakun prift tek autoritet osmane duke shpikur akuza ndaj tij, qe cuan ne burgosjen e priftit nga autoritet osmane ne burgun e Gjirokastres, ku prifti nderroi jete. Dhe ishte paria e Permetit qe u hakemoren per kete ndaj ketij grupi te vogel fshataresh nga fshatrat rreth Permetit qe guxonin te preknin Kishen dhe komunitetin orthodhoks te qytetit. Rregjimi komunist keta permetare i quan "andarte greke" per ta kthyer edhe kete episod ne sherbim te propagandes se vete komuniste.

    Aspekti kishtar nuk ka vend per debat, eshte e zeza mbi te bardhe. Prifti zgjedh Kryqin e Krishtit, nuk zgjedh armen. Arma e priftit eshte Kryqi, jo dyfeku. Dhe mekati i priftit nuk eshte njesoj si mekati i nje njeriu te thjeshte besimtar qe ben te njejtin gabim. Pasi prifti eshte misherimi i Krishtit ne Kishe dhe nje mekat i tij mer ne qafe jo vetem shpirtin e tij si prift, merr ne qafe gjithe besimtaret. Ka plot besimtare orthodhokse qe jane marre ne qafe nga shembulli i gabuar i jetes se prifterinjve si Stath Melani apo Theofan Noli qe ishin frymezuar jo nga fryma e Shpirtit te Shenjte, ishin te frymezuar nga fryma e nacionalizmit. Nacionalizmi nuk eshte gje tjeter vecse nje ideologji dhe nje ideologji shume e demshme per shpirtin e besimtarit, pasi baza e nacionalizmit eshte krenaria, dhe krenaria eshte nena e te gjithe mekateve, na mesojne eterit e Kishes. Mekati i pare ne bote hyri nepermjet krenarise: gjarpri qe i premton Eves dhe Adamit se ata "...do te behen Zot nese hane fruten e ndaluar." Gjithe luftrat e njerezimit bazen e kane tek krenaria. Besimtari nuk zgjedh krenarine, zgjedh perulesine.

    Sigurisht qe eshte detyra e ketij brezi qe jeton ne liri e ne paqe qe te gjykoje brezat para nesh. Jo t'iu bejme gjyqin, por te mesojme nga gabimet e tyre. A eshte normale per nje peshkop te behet kryeminister i vendit sic u be Theofan Noli ne Shqiperi? A eshte normale per nje prift te merret me politike e te jete deputet ne Kuvend sic ishte Noli? A eshte normale per nje prift qe te organizoje revolucione e beje thirrje kunder shtetit shqiptar sic beri Theofan Noli ne varrimin e Avni Rustemit ne Vlore? Per dy brezat e shqiptareve te lindur e rritur nen komunizem kjo jo vetem qe eshte normale, por kjo ishte arsyeja perse figura si Noli e Melani nderoheshin. Duke cenuar keshtu jo vetem mesimet e Kishes Orthodhokse, por duke u dhene shembullin e gabuar e marre ne qafe mijera besimtare shqiptare orthodhokse qe mendojne e sillen por si ta.

    Prifterinjte mund te ndihmojne popullin e tyre me pene apo me fjale, por jo me arme dhe jo nese ndihma kompromenton besen e krishtere orthodhokse. Thesari me i madh yne shpirteror si popull eshte Orthodhoksia. Ideologjite do te vijne e shkojne, pushtuesit do te vijne e shkojne, besimi orthodhoks dhe tradita e trasheguar e ketij besimi nga brezi ne brez eshte trashegimia jone me e cmuar se besimtare orthodhokse shqiptare. Dhe vete identiteti yne i sotem si popull, identiteti shqiptar, eshte i ngritur mbi traditen bizantine orthodhokse te te pareve tane. A do te kish sot nje flamur bizantin orthodhoks per popullin shqiptar, a do te pretendonin dot shqiptaret se ishin popull autokton ne ballkan si popujt fqinje, po te mos kishin zgjedhur ata 18% e popullsise shqiptare qe te ruanin e trashegonin me cdo cmim fene e traditen e te pareve te tyre qe nga mesjeta e deri me sot? Sigurisht qe jo. Keto gjera nuk i kuptojne shqiptaret e islamizuar apo indiktrinuar, por duhet ti ruajne e trashegojne gjithe shqiptaret autoktone orthodhokse si ne Shqiperi edhe ne cdo cep te botes ku i ka shpene Perendia.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-12-2012 më 11:58

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •