Gezuar Krishtlindjen!
Krishti lindi!
Lavderojeni Ate!
Shume shqiptare perdorin urimin e gabuar per Krishtlindje. Nuk thuhet "Gezuar Krishtlindjet" por "Gezuar Krishtlindjen!". Nga perspektiva e njerezve te thjeshte, duket sikur kemi te bejme "me shume Krishtlindje" pasi per vit festojme Lindjen e Krishtit ne te njejten dite qe ka caktuar Kisha Orthodhokse. Por ne fakt, lindja e Krishtit ne historine e njerezimit ishte nje ngjarje unikale. Krishti lindi vetem nje here. Dhe kur Kisha kremton liturgjine e Krishtlindjes (apo cdo lloj liturgjie per ate pune qe ka lidhje me festat e Kishes), Kisha feston ate ngjarje ne historine e njerezimit. Te gjithe besimtaret e pranishem ne Kishe, te gjithe shpirtrat e besimtareve te ardhur para nesh qe jane ndare ne kete bote dhe jane te pranishem ne Kishe gjate liturgjise, te gjithe engjejt ne qiej qe marrin pjese ne liturgji, Vete Krishti e Nena e Tereshenjte Virgjeresha Mari, marrin pjese ne kete liturgji hyjnore. Te gjithe bashkohemi e marrim pjese e deshmojme me syte e shpirtit tone te njejten ngjarje ne histori qe ndodhi mijera vjet me pare. Gjithe Kisha, gjithe besimtaret ne bote, gjithe engjejt ne qiell, ne pranine e mistershme te Shen Marise e gjithe shenjtoreve te Kishes, merr pjese ne kete liturgji hyjnore. Liturgjia quhet hyjnore pasi ne te marrin pjese si besimtaret edhe trupat qiellore. Toka dhe qielli behet nje. Krijesa kungon me Krijuesin, duke marre nga Krijuesi ushqimin e vete shpirteror, Trupi dhe Gjaku i Krishtit.
Gezuar Krishtlindjen!
Per shume vjet gezuar!
Albo
Krijoni Kontakt