Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    A do të bëhet Kijameti me 21 Dhjetor 2012?

    E mërkure 19 Dhjetor 2012 14:08

    PYETJA: Çka thoni për bisedat se me 21 Dhjetor 2012 do të bëhet Kijameti?

    Përgjigja e hoxhës së nderuar Mr. Bashkim Aliu:
    Esselamu alejkum. Është e vërtetë se këtyre ditëve me të madhe flitet dhe dëgjohet për këtë gjë, bile, për këtë flitet edhe në mediume. Më e keqja është se edhe disa muslimanë janë futur në grupin e atyre që presin dhe nuk dinë se çka do të bëhet me 21 Dhjetor, apo janë konfuz dhe u ka hyrë dyshimi se ndoshta mos po bëhet vërtetë Kijameti në këtë datë.
    Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjemi duke i përfshi disa pika:
    E Para: Besimi në Ditën e Kijametit, gjegjësisht të shkatërrimit të kësaj bote dhe Gjithësie, apo fundit të jetës në tokë dhe në Gjithësi, është prej bazave të besimit Islam. Por, ky besim është i vlefshëm nëse besohet se vetëm Allahu e di se kur do të ndodh saktë Kijameti, e askush tjetër pos Allahut, nuk e di këtë gjë. Kështu na ka mësuar ne Kur’ani dhe Muhamedi s.a.v.s. Për atë, muslimani as që duhet ta parashtrojë këtë pyetje dhe ta shtrojë këtë si dilemë, ngase besimi i tij e obligon që të besojë në Kijametin, dhe të besojë se vetëm Allahu e di saktë se kur do të bëhet Kijameti.
    Bile, edhe parashenjat e Kijametit të cilat janë vërtetuar nga burimet islame, qofshin të mëdha apo të vogla, janë vetëm parashenja, por nuk përcaktojnë kohën e saktë se kur do të ndodh Kijameti. Edhe nëse i sheh se kanë dalë pjesa më e madhe e shenjave të Kijametit, nuk mund të përcaktohet saktë se në filan ditën do të ndodh, ngase dija për këtë gjë është vetëm te Allahu.
    Këtë dilemë qartë dhe në mënyrë të prerë e pastron Kur’ani. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<< Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)” (187) >>[el-A’ëraf: 187]. Poashtu, në një ajet tjetër, Allahu i Madhërishëm ka thënë:<>[el-Ahzabë: 63].
    Poashtu, edhe Muhamedi s.a.v.s. në disa hadithe të tij e ka qartësuar se kohën e ndodhjes së Kijametit nuk e di askush tjetër pos Allahut të Madhërishëm. Në hadith autentik qëndron se kur erdhi Xhibrili a.s., në formën e një beduini, që t’ua mësojë njerëzve fenë, dhe u ul para të dërguarit të Allahut, si pyetës i cili kërkon udhëzim, dhe e pyeti për Islamin, Imanin (besimin) dhe Ihsanin (mirësinë), e pyeti edhe për kijametin, duke i thenëur do të bëhet kijameti? I dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha:”I pyeturi, nuk është më i ditur për të, se sa pyetësi”, gjegjësisht unë nuk jam ma i ditur se ti për kijametin, dhe as që dikush është ma i ditur se tjetri për kohën e ndodhjes së kijametit.Pastaj, i dërguari i Allahut s.a.v.s. e lexoi ajetin:<>[Lukman: 34].
    Pra, ky duhet të jetë besimi i muslimanit të vërtetë, dhe assesi nuk duhet të besojë në gjëra të kota të cilat lansohen nga palë të ndryshme, që për Islamin janë xhahila.

    E dyta: Muslimani duhet ta dijë se i Dërguari i fundit i Allahut, Muhamedi s.a.v.s., na ka mësuar që për Kijametin të mendojmë në mënyrë kreative dhe të përgjegjshme, gjegjësisht Kijametin ta kuptojmë si mundësi për të na u zbardhë fytyra para krejt njerëzve, që prej kur është krijuar njeriu i parë, e deri te njeriu i fundit, ngase në Ditën e Gjykimit të gjithë do të jenë prezent. Kjo mënyrë e të kuptuarit të Kijametit na bën të punojmë sa më tepër për atë ditë, dhe të bëjmë sa më shumë që mundemi punë të mira.
    Poashtu, për Kijametin duhet ta mendojmë në kuptim të vendit ku do të japim përgjegjësi dhe llogari për atë që e kemi bërë në këtë botë. Kjo mënyrë e të menduarit për Kijametin, na bën që të kthehemi në vetvete dhe ta përmirësojmë vetveten, ta llogarisim veten, para se të na llogarisin tjerët, dhe t’i llogarisim punët tona, e të shohim se ku jemi në raport me fjalën e Allahut të Madhërishëm.
    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk është përgjigjur se kur do të bëhet Kijameti, por i ka shtyrë njerëzit që të mendojnë se çka kanë përgatitur për Ditën e Gjykimit kur do të dalim para Allahut. Me këtë, na ka bërë me dije se koha e ndodhjes së Kijametit, nuk është puna jonë, por është punë e tjetër kujt, gjegjësisht është punë e Allahut të Madhërishë, ndërkaq e jona është që të punojmë dhe të jemi aktiv deri në momentin e fundit. Në një hadith qëndron se një person ka ardhur te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe e ka pyetur:”O i Dërguar i Allahut, kur do të ndodh Kijameti?” i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka thënë:”E ti çka ke përgatitur për Kijametin?”.
    Pra, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka mësuar këtë pyetës, si dhe gjithë muslimanët tjerë, që mos të pyesin për kohën e Kijametit, por të shiqojnë çka kanë përgatitur për Kijametin.
    Në një hadith tjetër, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i mëson muslimanët që edhe nëse e dinë se nesër do të bëhet Kijameti, mos dëshprohen, mos paralizohen dhe mos ndalen nga aktiviteti, por të punojnë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Nëse ndonjë nga ju e di se nesër do të ndodh Kijameti, dhe në dorë ka një filiz, le ta mbjell atë”. Pra, ky hadith është mësim më madhështor që mund t’i jepet gjithë njerëzimit se Islami thërret në punë, aktivitet dhe kreativitet, bile edhe nëse është fundi i botës. Vërtet, njerëzimi ka nevojë t’i dijë thëniet e Pejgamberit s.a.v.s. që ta kuptojë realitetin e jetës, botës dhe ekzistimit të tyre. Është obligim i të gjithëve që këto të vërteta t’i shpalosin për ata që nuk i njohin, se vërtetë, këto të vërteta e qetësojnë njeriun dhe mbjellin tek ai optimizëm dhe dëshirë për jetë dhe për punë.
    E treta: Nuk duhet të neglizhohet aspekti komercial i këtyre muhabeteve për 21 Dhjetorin. Edhe pse kjo datë lidhet me kalendarin e civilizimit Maja, i cili civilizim daton para erës sonë, marketingu për këtë gjë, nuk është bërë nga vetë ata pak ithtarë që kanë ngelur nga ky civilizim, por nga bossat e ndryshëm të cilët përfitojnë materialisht nga lansimi dhe mbulesa e madhe mediatike e këtyre muhabeteve. Poashtu, hisen e luanit në këtë marketing e ka edhe industria e filmit në Hollivud, të cilët punojnë për filma të cilët do ta trajtojnë këtë ndodhi.
    Allahu na forcoftë në të vërtetën.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e silentgirl
    Anëtarësuar
    19-11-2011
    Postime
    1,985
    Me te vertet qe shume lajme jane perhapur per kete gje.. madje disa njeres qe po bisedoja e kane mare shume seriozisht..,sa per nje moment,edhe pse besoj se vetem zoti di gjithcka,me futen edhe mua friken... ....
    Pyetni te diturit ,rrini me te urtet dhe shoqerohuni me te varferit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    s`na paska thene ndonje gje te re ky hoxhe bashkimi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Flini te qete dhe ne daten 22 dhjetor diskutojme!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Po shi pritet te bjeri njehere. LOL Oppsss!nenforum i gabuar. :P
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Luarasi
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    108
    NASA dhe te gjithe shkencetaret thone qe jo, dhe mjafton me kaq. Nuk ka nevoje per nderhyrje te tyrli hoxhallaresh te na tregojne per gjerat qe nuk i dijne as vete. Jemi shek 21 por shume njerez me mentalitet jane ne epoken e gurit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luarasi : 19-12-2012 më 22:01

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Luarasi Lexo Postimin
    NASA dhe te gjithe shkencetaret thone qe jo, dhe mjafton me kaq. Nuk ka nevoje per nderhyrje te tyrli hoxhallaresh te na tregojne per gjerat qe nuk i dijne as vete. Jemi shek 21 por shume njerez me mentalitet jane ne epoken e gurit.
    Sipas teje, NASA dhe shkencetaret na qenkan ata qe jane komptetente per te gjithat qe kane ndodhur dhe do te ndodhin?

    Jane pikerisht 'shkencetaret' ata qe pothuajse per cdo vit na e lansojne nga nje rrene te vecante per katastrofat: Jo njefare Nibiru, jo njefare meteori, jo njefare kalendari, ...jo pale se c'do te na 'shpikin' pas 21 dhjetorit...


    *
    klipp&klar

  8. #8
    Neser do dali qe nuk kane qene bere mire llogarite e do dali nai date tjeter!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286



  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Profecia e Majave… është vetëm biznes




    Massimo Polidoro, “detektiv i misterit”, siguron se më 21 dhjetor 2012 nuk do të ndodhë asgjë. Por bëni kujdes se mos frikësoni fëmijët

    Është faktike që Majat as nuk e kishin idenë të parashikonin fundin e botës. Këto janë fjalët e Massimo Polidoro-s, shkrimtar dhe “detektiv i misterit”, një prej ekspertëve më të mëdhenj në fushën e psikologjisë së pazakontë, asaj paranormale dhe mistereve në përgjithësi. Edhe Apokalipsi, që është cituar nga popullsia prekolumbiane më 21 dhjetor 2012, ka të gjitha karakteristikat për të qenë pjesë e kategorisë së citimeve.


    Por cila është arsyeja që kjo datë ka ngjallur kaq shumë frikë e pasiguri?

    “E vetmja gjë e vërtetë që ka lidhje me Majat është fakti se më 21 dhjetor përfundon një prej kalendarëve të tyre, për të rinisur më pas një i ri më 22 dhjetor!”, shpjegon eksperti. Pra, asgjë nuk është e vërtetë. Kush ka frikë se mos humbet gjithçka më 21 dhjetor 2012 mund të rrijë i qetë.

    Por, pavarësisht gjërave të thëna, profecia e supozuar e Majave vazhdon të ketë efekt mbi njerëzit. Pse?

    Sepse kjo histori është përhapur nga disa amerikanë dashakeqës dhe të pasionuarit pas mistereve, të cilët nuk kanë shumë informacion ose që e bëjnë enkas, sepse në fund të fundit këto tema tërheqin më shumë vëmendjen.

    Në ç’kuptim?

    Po ta vini re, që në vitin 2002, kur njerëzit filluan të flisnin për profecinë, janë publikuar shumë libra, janë realizuar dokumentarë dhe mjaft materiale të tjera.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •