Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 90
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2003
    Vendndodhja
    israel
    Postime
    2

    Lidhja e dy kompjuterave me kabllo të kryqëzuar

    kam nje laptop dhe nje pc.dua te krijoj nje network(ndermjet te dyve) qe te dy kane network adapter. dhe jane te lidhur me network cable, por nuk mund te arrij te bej lidhjen, mund te me ndihmoni cfare lloj set up duhet te bej

  2. #2
    Titulli Personal Maska e Sentinus
    Anëtarësuar
    05-12-2002
    Vendndodhja
    c:\sytem volume information
    Postime
    129
    hI

    Se pari duhet nje kabell UTP kryq . dmth nje koke e bere normale dhe tjetra kryq.

    Tek Tcp/ip e te dy kompjuterave vendos nga nje ip dhe subnet mask sa per qejf .
    mund te perdoresh dhe netbios.

    Bye

  3. #3
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Kablli kryq quhet "cross over" nese planifikon ta blesh ne shitore. Ne te dy anet e kabllit jane konektore te njejte RJ-45, vetem fijet jane te lidhura ndryshe.
    Konfigurimi i kompjuterit te pare:
    IP: 192.168.0.1
    Subnet mask: 255.255.255.0

    Konfigurimi i kompjuterit te pare:
    IP: 192.168.0.2
    Subnet mask: 255.255.255.0

    Ne te dy kompjuteret e shenon workgroup me emer te njejte dhe aktivizon file & print sharing.

    Skemen e kabllit cross-over e ke ne foton e bashkangjitur:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #4
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Korigjim:
    Konfigurimi i kompjuterit te dyte:
    IP: 192.168.0.2
    Subnet mask: 255.255.255.0

    Ne fakt, mund te perdoret cilido numer prej 1 deri 253, si numer i katert i IP adreses, nese subnet mask eshte 255.255.255.0
    Pra, me rendesi eshte qe kompjuteret numrin e fundit te IP mos ta kene te njejte.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  5. #5
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Ne fakt, mund te perdoret cilido numer prej 1 deri 253, si numer i katert i IP adreses, nese subnet mask eshte 255.255.255.0
    Nese Njeri nga Kompjuterat eshte PC / Win XP, nje eshte LapTop me O/S Win 98, ndersa i treti eshte ose mendohet te jete Mac OS 10.1 .....
    PC me LapTop lidhen me njeri tjetrin ndermjet nje Wired Router e cila ka vete 4 porta dalese dy prej te cilave jane lidhur njera me PC njera me LapTopin dhe dy jane te lira. Internet Connection eshte Cable dhe pretendohet qee Macu te shtohet ne nje nga portat e Routerit.

    Pyetje...???
    1. Shfaqet IP-ja statike e Macut pasi lidhet ne Router? (IP'ja dinamike nese nuk jam gabim eshte e percaktuar nga Internet Provideri qe ne kete rast eshte Rogers AT&T)
    2. A ka ndonje mundesi menyre per ta gjetur kete PowerBook (Mac OS) pasi eshte lidhur ne Internet ose me sakte pikerisht kete NoteBook dhe si???
    3. A ka ndonje mundesi ti ndryshohet IP-ja origjinale dhe ti zevendesohet me nje tjeter NoteBook-ut (Mac O/S)
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Supozoj qe router-i eshte edhe modem (cable/adsl)?!
    Ne kete rast adresa dinamike (e dhene nga ISP) i
    jepet nderfaqjes se jashtme te router-it (router<->ISP).
    Adresat statice IP je ti qe i vendos ne çdo makine, dhe keto
    vlejne per nderfaqjet e brendshem te router-it:
    PC<->router
    Laptop<->router
    Mac<->router
    Keto adresa jane speciale, perdoren vetem ne rrjetet
    lokale (192.168.x.x ose 10.0.0.x) dhe nuk njihen
    kur del jashte intranetit. Pra llogjikisht me keto
    adresa tre kompjuterat e ty nuk kane mundesi
    te lidhen ne internet, por supozoj qe router-i
    ka te aktivuar NAT (Network Address Translator).
    NAT lejon qe te tre kompjuterat te lidhen ne internet
    me adresen qe ISP i ka dhene router-it duke zvendesuar
    adresen statike lokale me te.

    Tani pas kesaj hyrje po jap pergjigjet :-)

    1. edhe sikur te shfaqet, eshte e pamundur te identifikohet
    pasi keto adresa siç e thashe me larte jane te pa vlera
    ne nivelin e internetit, shume persona qe kane rrjete te
    vogla lokale vene si adrese statike 192.168.0.1 ...

    2. Po, por jo me ane te IP-se.
    Eshte ajo qe quhet adrese MAC (Medium Access Control) e cila eshte unike dhe e lidhur me karten eternet. Kjo adrese
    llogaritet sipas nje algoritmi qe siguron unicitetin dhe eshte
    e regjistruar ne hardwar-in e kartes eternet.
    Ka formen : 00-25-BA-XX-XX (Hexadecimal)

    3. Nderro karten eternet ... per te nderruar adresen MAC.
    Adresa IP lokale (192.168. ...) nuk te prish shume pune ... pasi
    nuk te identifikon ne munyre unike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 17-10-2003 më 05:45
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #7
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    2. Po, por jo me ane te IP-se.
    Eshte ajo qe quhet adrese MAC (Medium Access Control) e cila eshte unike dhe e lidhur me karten eternet. Kjo adrese
    llogaritet sipas nje algoritmi qe siguron unicitetin dhe eshte
    e regjistruar ne hardwar-in e kartes eternet.
    Ka formen : 00-25-BA-XX-XX (Hexadecimal)
    Shume e drejte dhe te falenderoj per mundimin. Nga pak kerkime lart e poshte krijova te njejten ide por ajo qe me ndalon tashti eshte se karta e ethernetit nuk eshte dhe aq e lehte per tu zevendesuar. Ne rradhe te pare PowerBooku eshte Apple, dhe mesa lexova neper manualet online ka nje Built-In Ethernet Card. Nese ka ndonje mundesi zevendesimi do isha shume kurioz ta dija...??

    P.s. Ka ndonje menyre tjeter lidhjeje midis PC. dhe PowerBook duke perdorur portat USB por pa perdorur Routerin...???
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  8. #8
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Exclamation Rrjet me kabëll të dredhur (twisted cable)

    Nazdar te gjitheve!
    Para ca kohesh u mundova te lidhja 2 PC ne rrjet(LAN) me nje twisted-pair cable, i cili ishte i gjate +-20m! Rezultati: nuk u be e mundur lidhja!
    Kur pyes te njohur, nje pjese me thote qe nuk eshte problem gjatesia a kabllit ne keto raste, ndersa pjesa tjeter me thote qe gjatesia maximale nuk duhet ti kaloje 5-6 m!
    tani per tani, realizimi i kesaj lidhjeje me nje kabell kaq te shkurter nuk eshte i mundur!
    mendoni se eshte faji i kabllit, apo ndo1 setting, si psh. nje firewall i aktivizuar. sepse mszh qe me shfaqi windows-i ishte gjithmone i njejte:
    no cable plugged-in!!!
    nuk eshte ndo1 problem qe kerkon urgjence, sepse edhe rendesia e tij nuk eshte e konsiderueshme!
    pyeta vetem sa per ide!
    ju flm!
    ::|maDes!gn © 2009|::

  9. #9
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    sorry por nuk kuptova mire "twisted-pair cable". eshte i theni serial/parallel domethene serial port A - serial port B ??? nqs eshte ky atehere me duket se ka nje kufi te caktuar deri na sa mtr duhet te jete , pas ataj duhet "perforcuar" sinjali. mua me duket se limit nuk eshte me shume se 5m, e shumta fare.
    sidoqofte , gjeja me e thjeshte qe mund te besh eshte te blesh nje hub te vogel (nja 10-20 euro,5 sim.conn. ) e pastaj nuk ke problem fare. vetem qe duhen edhe netw card 2. po qe se i ke me karta rrjeti ik bli hub e mos e mendo fare per serial/parallel connection. peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  10. #10
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    po pra, ate punen e hub-it e di une!
    kjo ishte vetem nga ana teorike si pyetje!
    po, ajo lidhje eshte! nga nje network card ne nje tjeter!
    rrofsh per pergjigjen!
    ::|maDes!gn © 2009|::

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit - 10 qershor 1878
    Nga Taulant-Dardani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 11-06-2023, 07:23
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Lidhja e dytë e Prizrenit
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •