Gjyqi për xhaminë, paditësit: Të mos prishet lulishtja
Sonila Isaku
Ne Gjykaten e Tiranes ka nisur dje shqyrtimi i kerkese-padise se Institutit te Ceshtjeve Kombetare dhe Shoqates per nje zhvillim te qendrueshem kunder vendimit te Keshillit Kombetar te Territorit dhe lejes se leshuar nga Ministria e Kultures mbi bazen e te cilave i jepet e drejta Komunitetit Mysliman te ndertoje xhamine si dhe kater kullave si biznes privat. E ndersa ne nje krah zhvillohet gjyqi ne krahun tjeter drejtuesit e Komunitetit Mysliman mbyllin debatin duke pohuar se trualli eshte i tyre dhe jane ata qe vendosin per perdorimin e tij. “Sheshi i Namazgjase eshte trualli yne dhe me te bejme c’te duam”. Me kete deklarate Komiteti Mysliman i Shqiperise tregohet i prere ne pergjigje te shqetesimeve nga ambientalistet se po gllaberohen hapesirat e gjelberta dhe me akuzat e bera me heret se parashikohen ndertime te qendrave tregtare. Punimet ne sheshin e “Namazgjase” nuk tregojne ende se po germohet per 3 katet e nendheshme te xhamise. Nga ana tjeter Muca thote se shirat mund te vonojne punimet, po eshte treguar i bindur se ato do te nisin. Ne lidhje me debatin publik te bere me heret se leja e Xhamise eshte dhene per ndertimin e qendrave tregtare, Muca thote se myslimanet duan dhe do te ndertojne xhami, duke dale nga debatet politike qe po zhvillohen per kete ndertim. Nderkohe gjate dites se djeshme perfaqesues te shoqerise civile dhe institutit per ceshtjet kombetare i paraqiten gjyqtares Fahrie Bendo dokumentacionin perkates ku nder te tjera bente pjese edhe leja zhvillimore per ndertimin e xhamise dhe godinave polifunksionale. “Ne sot paraqitem nje kopje te akteve te vendimit numer 2 te Keshillit Kombetar te Territorit dhe lejen zhvillimore te Ministrise se Kultures e cila i ka dhene pales se paditur komunitetit mysliman ndertimin e lejes zhvillimore te nje objekti kulti sic eshte xhamia dhe te 4-ter kullave qe jane nje biznes privat ne nje hapesire publike sic eshte nje lulishte e njohur qe eshte lulishtja prane Parlamentit", tha Kastriot Frashri, drejtor i institutit per ceshtjet kombetare Ne seance gjyqesore mungonte pala e paditur, Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit per shkak se ky institucion eshte ende i pakonstituar.
Leja dhe debati
Leja zhvillimore per ndertimin e xhamise dhe godinave polifunksionale te firmosura nga ish-kryetari i Keshillit Kombetar te Rregullimit te Territorit, Sali Berisha dhe nga ish-ministri i kultures, Visar Zhiti. Duke kundershtuar kete ndertim i cili prish hapesiren publike prane kuvendit, Instituti per Ceshtjet Kombetare thekson se nga dokumentacionet e zoteruara rezulton se nuk do te jene dy godina private ato qe do te ngrihen, por 4 te tilla.
Por eshte Komuniteti Mysliman i cili mbylli debatin duke pohuar se trualli eshte i tyre dhe jane ata qe vendosin per perdorimin e tij. “Sheshi i Namazgjase eshte trualli yne dhe me te bejme c’te duam”.
Koha Jone
Krijoni Kontakt