DJALI I DAVIDIT ME MOTREN E TIJ
[2.Sam. 13:1]
1 Pastaj ndodhi qė Absalomi, bir i Davidit, kishte njė motėr shumė tė bukur qė quhej Tamara; por Amnoni, bir i Davidit, u dashurua me tė.
[2.Sam. 13:6-19]
6 Kėshtu Amnoni ra nė shtrat dhe u shti i sėmurė; kur mė vonė erdhi mbreti ta shikojė, Amnoni i tha: "Lėr, tė lutem, qė motra ime Tamara tė vijė dhe tė mė pėrgatisė nja dy kuleē nė praninė time; kėshtu do tė marr ushqim nga duart e saj".
7 Atėherė Davidi dėrgoi njeri nė shtėpinė e Tamarės pėr t`i thėnė: "Shko nė shtėpinė e vėllait tėnd Amnon dhe pėrgatiti diēka pėr tė ngrėnė".
8 Tamara shkoi nė shtėpinė e vėllait tė saj Amnon, qė rrinte shtrirė nė shtrat. Pastaj mori pak miell, e brumosi, pėrgatiti disa kuleēė para syve tė tij dhe i poqi.
9 Pastaj mori njė enė me bisht dhe i derdhi kuleēėt para tij, por Amnoni nuk pranoi t`i hajė dhe tha: "Nxirrni jashtė qė kėtej tėrė njerėzit". Tėrė sa ishin dolėn jashtė.
10 Atėherė Amnoni i tha Tamarės: "Ma ēo ushqimin nė dhomėn time dhe do ta marr nga duart e tua". Kėshtu Tamara i mori kuleēėt qė kishte pėrgatitur dhe i ēoj nė dhomėn e Amnonit, vėllait tė saj.
11 Ndėrsa po ia jepte pėr tė ngrėnė, ai e kapi dhe i tha: "Eja, shtrihu me mua, motra ime".
12 Ajo iu pėrgjigj: "Jo, vėllai im, mos mė poshtėro kėshtu; kjo nuk bėhet nė Izrael; mos kryej njė poshtėrsi tė tillė!
13 Po unė ku ta ēoj turpin tim? Kurse ti do tė konsiderohesh si keqbėrės nė Izrael. Tani, tė lutem, foli mbretit dhe ai nuk ka pėr tė mė refuzuar ndaj teje".
14 Por ai nuk deshi ta dėgjojė dhe, duke qenė mė i fortė se ajo, e dhunoi dhe ra nė shtrat me tė.
15 Pastaj Amnoni filloi ta urrejė me njė urrejtje shumė tė madhe, kėshtu qė urrejtja qė ndjente pėr tė ishte mė e madhe se dashuria me tė cilėn e kishte dashuruar mė parė. Kėshtu Amnoni i tha: "Ēohu, shko!".
16 Por ajo iu pėrgjigj: "Oh, jo! Dėmi qė do tė mė bėje duke mė pėrzėnė do tė ishte mė i madh se ai qė mė ke bėrė deri tani". Por ai nuk deshi ta dėgjojė.
17 Thirri, pra, shėrbėtorin qė e ndihmonte dhe i tha: "Largoje kėtė larg meje dhe mbylle portėn prapa saj".
18 Ajo kishte veshur njė tunikė me mėngė, sepse kėshtu visheshin vajzat e mbretit akoma tė virgjėra. Kėshtu shėrbėtori i Amnonit e nxori jashtė dhe mbylli derėn prapa saj.
19 Tamara atėherė hodhi mbi kryet e saj, grisi tunikėn mė mėngė qė kishte veshur, vuri dorėn mbi kokė dhe iku duke ulėritur.
Krijoni Kontakt