Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1

    Vlera e dites se xhuma

    Vlera e ditės sė xhuma



    Xhumaja ėshtė njė ditė e shenjtė dhe festė pėr ēdo musliman. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Dita mė e mirė nė tė cilėn ka lindur dielli ėshtė dita e xhumasė. Nė kėtė ditė ėshtė krijuar Ademi (alejhi selam), nė kėtė ditė ėshtė futur nė xhenet, nė kėtė ditė ėshtė nxjerrė nga xhenneti dhe nuk do tė bėhet kiameti vetėm se nė kėtė ditė.” Muslimi.

    Gjithashtu, transmetohet nga Ibn Abasi se e ka dėgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thėnė: “Kush i pluhuros kėmbėt nė rrugėn e Allahut (nė shkuarjen nė namazin e xhumasė), Allahu do ta ruajė nga zjarri i xhehenemit.” Buhariu.

    Ē’duhet tė bėhet para namazit tė xhumasė?

    Pastrimi i trupit apo marrja gusėl ėshtė obligim pėr ēdo musliman qė shkon pėr tė falur xhumanė
    Lidhur me kėtė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Larja nė ditėn e xhuma ėshtė obligim pėr ēdo moshėrritur.” Buhariu dhe Muslimi.


    Veshja e rrobave tė pastra dhe parfumimi i trupit para shkuarjes nė xhami pėr namazin e xhumasė

    Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Pastrimi nė ditėn e xhuma ėshtė obligim i ēdo muslimani dhe atė ditė duhen veshur rrobat mė tė pastra. Dhe nėse ka parfum, le tė parfumohet prej tij.” Ahmedi.

    Shkuarja sa mė herėt nė xhami

    Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nė ditėn e xhuma melekėt qėndrojnė nė dyert e ēdo xhamie dhe i regjistrojnė njė nga njė (personat tė cilėt shkojnė pėr ta falur xhumanė). Kur imami ngjitet nė minber, ata i mbyllin regjistrat dhe shkojnė tė marrin pjesė nė pėrmendjen e Allahut tė Lartėsuar. Ai qė shkon mė herėt nė xhuma, ėshtė sikur tė ketė therur njė deve, pastaj ai pas tij sikur tė ketė therur njė lopė, pastaj ai pas tij sikur tė ketė therur njė dele, ai pas tij sikur tė ketė therur njė pulė, ndėrsa ai i fundit sikur t“i jetė falur njė vezė.” Buhariu dhe Muslimi.

    Dijetarėt islamė kanė thėnė se momenti i shkuarjes sė hershme nė ditėn e xhuma fillon menjėherė pas zenitit tė diellit (koha e fillimit tė namazit tė drekės) dhe pėrfundon me qėndrimin e imamit nė minber.

    Preferohet qė tė lexohet surja El-Kehf nė ditėn e xhuma. Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kush e lexon suren El-Kehf ditėn e xhuma, e mbulon drita prej kėmbėve e deri nė kupėn qiellore, dritė qė do tė ndriēojė nė Ditėn e Gjykimit, dhe i falen tė gjitha mėkatet (e vogla) midis dy xhumave.” Hakimi.

    Gjithashtu, preferohet qė tė shtohen lutjet nė ditėn e xhuma, sepse nė atė ditė ėshtė njė kohė kur Allahu i Lartėsuar i pranon lutjet. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Me tė vėrtetė, nė ditėn e xhuma ėshtė njė kohė nė tė cilėn, nėse muslimanėt e kalojnė duke iu lutur Allahut, Allahu me tė vėrtetė do t`u pėrgjigjet atyre.” Buhariu dhe Muslimi.

    Nė komentin e caktimit tė kohės sė kėtij momenti nė ditėn e xhuma disa dijetarė islamė kanė thėnė se kjo kohė ėshtė pas hytbes sė parė e deri nė pėrfundimin e namazit, ndėrsa disa dijetarė tė tjerė thonė se kjo kohė ėshtė pas namazit tė ikindisė e deri nė perėndimin e diellit.


    Namazi i xhumasė ėshtė farz pėr ēdo musliman, i menēur, moshėrritur, i lirė dhe vendas (jo udhėtar). All-llahu xhele shanuhu thotė:
    “O ju qė keni besuar, kur bėhet thirrja pėr namaz, ditėn e xhuma, nxitoni me zell pėr aty ku pėrmendet All-llahu (dėgjojeni hutben, faleni namazin), dhe lėreni tregtinė (dhe ēdo punė tjetėr). Kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, veē sikur ta dinit!” (El-Xhumua, 9)

    Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Falja e pesė kohėve tė namazit dhe xhumaja deri nė xhumanė e ardhshme i shlyejnė mėkatet (e vogla) qė bėhen mes tyre.” (Muslimi)
    Namazin e xhumasė nuk e kanė obligim: gratė, fėmijėt dhe tė sėmurėt, tė cilėve u vėshtirėsohet gjendja nėse shkojnė nė namaz tė xhumasė, dhe udhėtarėt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dritė : 20-05-2010 mė 21:44

  2. #2
    Disa rregulla tė ditės sė xhuma


    1. Leximi i sures Sexhdeh dhe Insan nė namazin (farzin) e sabahut tė ditės sė xhuma.

    Transmetohet nga Ebu Hurejra se ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut nė sabahun e ditės sė xhuma lexonte suret Sexhde dhe Insan” (Transmeton Buhariu).

    2. Tė shtuarit e salavateve mbi tė Dėrguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) natėn e xhumasė dhe gjatė ditės.

    Transmetohet nga Eus ibn Eus se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Vėrtet njė nga ditėt tuaja mė tė mira ėshtė dita e xhumas. Nė kėtė ditė ėshtė krijuar Ademi (alejhi selam) dhe nė tė ka vdekur; nė kėtė ditė do t`i fryhet surit (do tė jetė Dita e Kiametit) dhe nė kėtė ditė do tė ringjallen njerėzit, prandaj shtoni salavatet ndaj meje…” (Transmetojnė: Nesaiu, Ahmedi dhe Ebu Daudi. Hadithin e ka bėrė sahih shejh Albani) .

    I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė “Ai i cili dėrgon salavat mbi mua njė herė, pėr tė dėrgon salavat Allahu dhjetė herė” (Transmeton Muslimi)



    3. Marrja gusul (tė pastruarit) nė ditėn e xhuma.

    I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Tė pastruarit nė ditėn e xhuma ėshtė obligim pėr ēdo tė rritur (qė ka hyrė nė moshėn madhore), gjithashtu edhe pėrdorimi i misvakut (pastrimi i dhėmbėve) dhe e erėrave tė mira (parfumeve)…”(Transmeton Muslimi)

    Pėrdorimi i parfumeve dhe erėrave tė mira.
    Argumenti pėr kėtė ėshtė hadidhi i mėsipėrm.

    Tė pastruarit e dhėmbėve.
    Kjo bėhet me misvak ose me furēė tė dhėmbėve. Shiko hadithin pėr gusulin.

    Arritja nė xhami pėr tė falur xhumanė sa mė herėt.
    I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Kur tė vijė dita e xhumasė nė ēdo derė tė xhamisė qėndrojnė engjėj qė i shėnojnė ata qė arrijnė nė tė njė nga njė dhe kur ulet imami i mbyllin shėnimet dhe afrohen pėr tė dėgjuar. Shembulli i atij qė arrin mė herėt ėshtė sikurse tė flijojė (bėjė kurban) njė deve, ndėrsa shembulli i atij qe vjen pas tij sikurse tė flijojė njė lope, pastaj njė dele, pastaj njė pulė dhe kush arrin nė kohėn e fundit ėshtė sikur tė jepte njė vezė.” (Muslimi)

    Sfrytėzimi i kohės para hipjes sė imamit nė hytbe me namaz (nafile) dhe dhikėr.
    I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Kush pastrohet ditėn e xhuma dhe vjen nė xhami e falet derisa tė hipė imami nė hutbe, pastaj e dėgjon imamin me vėmendje deri nė fund, pastaj falet me tė (farzin e xhumase), i falen atij mėkatet deri nė xhumanė e javės sė ardhshme dhe tri ditė mė shumė”. (Muslimi)

    Ndalimi i bisedės me shokun gjatė hutbes.
    Prej atij momenti qė imami tė hipė nė hutbe nuk lejohet biseda, derisa tė zbresė nga ajo, edhe nėse shoku i afėrt bisedon me dikė, nuk lejohet tėrheqja e verejtjes. I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Nėse i thua shokut tėnd ditėn e xhuma kur imami ėshtė nė hutbe: Hesht…! Vetėm se ke thėnė fjalė tė kotė.” (Buhariu)

    Leximi i sures Kehf nė atė ditė.
    I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Kush lexon suren Kehf ditėn e xhuma, do t’i bėhet dritė atij Ditėn e Kiametit prej nėnkėmbėve tė tij deri nė qiellin e lartė dhe do t’i falen mėkatet deri nė xhumanė tjetėr”.(Hadithi ėshtė i vėrtet. Transmetojnė: Hakimi, Bejhakiu dhe Darimiu.)



    Pėrgatiti: Alaudin Abazi

  3. #3
    Transmetohet nga Ebu Hurejra se ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut nė sabahun e ditės sė xhuma lexonte suret Sexhde dhe Insan” (Transmeton Buhariu).






  4. #4
    Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kush e lexon suren El-Kehf ditėn e xhuma, e mbulon drita prej kėmbėve e deri nė kupėn qiellore, dritė qė do tė ndriēojė nė Ditėn e Gjykimit, dhe i falen tė gjitha mėkatet (e vogla) midis dy xhumave.” Hakimi.




  5. #5
    Pasi shfletova pak forumin e pash qe per diten e xhuma mungonte nje teme vecmas prandaj edhe e hapa kete.

    Le te sherbeje si perkujtues dhe motivues qe gjith ta ndjekin kete obligim dhe kenaqesi.

    All-llahu s.v.t ua pranofte namazin e xhumase dhe ju shperblefte.
    Kush ka kohe le te shkruaje ne kete teme ndasht per hutbet e xhumase te cilet mbahen ne xhamite ku shkoni, e ndasht te sjelle ndonje informate te dobishme per tjeret.


    Selam aleikum wr wb

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Ne diten e xhumas eshte nje kohe qe ALLAHU nuk na kthen lutjet mbrapa,andej o vellezer dhe motra shfrytezojeni kete dite me lutje,dhe ndoshta jemi prej atyre qe ALLAHU nuk na refuzone lutjet.Amin
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  7. #7
    Nga Evs b.Evsi “radijall-llahu anhu” transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut “sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thėnė: “Dita juaj mė e vlefshme ėshtė dita e xhuma, prandaj shtoni mbi mua atė ditė salavatin. Me siguri, salavatet tuaja do tė mė paraqiten.” Shokėt e tij kanė thėnė: “O i Dėrguari i All-llahut, si do tė tė paraqiten ty salavatet tona, kur ti do tė kalbesh?” Transmetuesi ka thėnė: “(Pejgamberi “sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ) Thotė: “Belite.” (Muhammedi “sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ) ka thėnė: “Vėrtet trupat e Pejgamberėve janė haram (tė ndaluar) pėr tokėn.”
    (Ebu Davudi me sened sahih)



  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar mė parė nga Dritė Lexo Postimin
    “Dita juaj mė e vlefshme ėshtė dita e xhuma, prandaj shtoni mbi mua atė ditė salavatin.
    Sala'Allahu alejhi we selem.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Esselamu Alejkum we Rahmetullah


  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Dita e Xhuma

    Do shtoja edhe diqka per ditene xhuma, pasi qe drita i paska thene te gjitha.

    Allahu teala diten e xhuma e ka krijuar posaqerisht per muslimanet. Pas namazit te xhumas kush te doj eshte i lire te shkoj te punojė. Tregtia ne kohen e namazit te xhumas eshte gjynah. Ibadetet qe behen ne diten e xhuma kan te paktern dyfishin e sevapeve te ibadeteve te bera ne ditet e tjera.

    Edhe gjynahet qe behen ne kete dite shkruhen dyfish. Dita e premte eshte mė me vler se nata e premte.

    Disa hadithe: "Ashtu si iu dha dita e shtune izraeliteve, dita e dielle te krishtereve, dita e xhuma iu dha muslimaneve. Ne kete dite per muslimanet ka shum te mira"

    "Kur nje besimtar gezohet se ka ardhur dita e xhuma, deri ne diten e kijametit merr aq shum sevape ne ditė sa vetem Allahu e di shumen e tyre"


    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •