TIRANE- Demokratët rrëzuan dje me 69 vota kundër kërkesën e Partisë Socialiste për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e organeve shtetërore lidhur me lëvizjet e popullsisë në Qarkun e Kukësit. Kërkesa e socialistëve mori 62 vota pro, përfshirë edhe tri votat e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Metës, Lefter Kokës dhe Nasip Naços. Ndërsa deputeti tjetër i kësaj force politike, njëherazi ministër i Shëndetësisë, Vangjel Tavo abstenoi.
Nga ana tjetër deputeti i LSI-së, Nasip Naço në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, duke sqaruar votën pro nismës së PS-së deklaroi mes të tjerash se “ne nuk jemi të bindur se kjo ndarje mandatesh që propozohet është më e drejta. Shto këtu faktin se PS nga ana e saj ka ngritur një sërë pretendimesh për një shtim fiktiv të popullsisë në Qarkun e Kukësit ndaj për të hequr çdo hije dyshimi ne e mbështetëm këtë nisëm. Kam bindje se ka një rritje fiktive të votuesve e se kjo bëhet për efekte elektorale.
Ndryshe nga ju, z.Meta dhe z.Koka, deputeti tjetër i LSI-, z.Tavo abstenoi. Për çfarë arsyesh?
Z.Tavo është deputet i LSI por është edhe ministër.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt