
Postuar më parë nga
shofer
BRUKSEL - Shqipëria ashtu sic ishte paralajmëruar një ditë më parë, merr statusin e vendit kandidat në BE, të kushtëzuar.
Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle duke prezantuar para komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian raport progresin për Shqipërinë, deklaroi se KE parashikon një status të kushtëzuar për Shqipërinë, por me kushtin që më parë të jenë realizuar disa reforma në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe të përmbyllë reformën parlamentare duke kërkuar njëkohësisht edhe një angazhim më të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria kështu bën gjysëm hapi perpara drejt familjes së madhe Europiane.
“Shqipëria ka bërë progres domethënës në vitet e fundit. Duhen marrëveshje më të mëdha mes palëve. Është arritur sukses në disa reforma. Duke patur këë progres. Komisioni i jep Shqipërisë statusin e vendit kandidat, me kusht që të ketë reforma të tjera në Drejtësië dhe sa i përket Parlamentit. Komisioni beson se një pjesë e mirë e prioriteteve është zbatuar, por duhet përpjekje të tjera sa i takon luftës kundër krimit të organizuar”,- deklaroi Fyle.
Sa u përket 12 prioriteteve kyçe të Komisionit Europian, të paplotësuar kanë mbetur tashmë reforma parlamentare dhe miratimi i ligjeve për Gjykatën e Larte dhe Shërbimin Civil. Pas dy refuzimesh radhazi ndaj kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat, këtë vit vendi ynë arriti të kalojë provimin e Brukselit, megjithëse jo me notën maksimale. Shqipëria do te bëhet kështu vendi i pestë i Ballkanit, kandidat për të hyrë në BE, pas Kroacisë që do të anëtarësohet në 2013-ën, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Sërbisë.
Raporti thekson se progres i mirë është arritur në fushat kyçe të reformës politikem si funksionimin e duhur të parlamentit.
KE me raportin theksoi se ka progres në reformën gjyqesore dhe luftën kundër korrupsionit në reformën për imunitetin e zyrarëve, Gjykatën Administrative, në mbrojtjen e minoriteteve dhe komunitetit rom, në mbrotjjen e te drejtave te grave, ne luften kundër krimit të organizuar.
Gjykata e Lartë dhe Reforma Parlamentare
Komisioni Europian rekomandon që prioritetet kyçe që nuk arritën të kishin progres domethënës do të jetë i nevojshme angazhimi për t’i plotesuar ato. Në mënyrë që të mbajmë vrullin e reformës së tanishme dhe të konsolidojmë arritjet e saj, Shqipëria duhet të fokusohet veçanërisht në përshtatjen me konsensus të rregullave të rishikuara të procedurës për parlament dhe amendameteve të ligjeve në Gjykatën e Lartë
Zgjedhja e Presidentit
Raporti i KE evidenton se në 11 Qershor 2012, u zgjodh presidenti i ri me 4 raunde, me një numër të madh votash nga maxhoranca.
Raporti i KE për Shqipëri theksoi se zgjedhja e Presidentit u bë në rrugë kushtuese, porse nuk u arrit një gjithëpërfshirje politike, dhe kjo solli një tërheqje konsolidimin e dialogut politik. Kjo solli një ngadalësim të përkohshëm në përpjekjet e reformave që kërkonin konsensus.
vijon
(el.me/d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt