Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Mali i Zi hap ambasadë në Kosovë

    Mali i Zi hap ambasadë në Kosovë

    Ministria e Jashtme e Kosovës ka bër me dije sot se Mali i Zi ka hapur Ambasadë në Kosovë. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot Radovan Miljanic, i cili ka dorëzuar letrat e emërimit në pozitën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë.

    Emri:  71153.jpg

Shikime: 289

Madhësia:  28.8 KB

    Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka vlerësuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e Republikës së Kosovës për fuqizimin e këtyre marrëdhënieve me Malin e Zi, në shumë fusha.
    Hoxhaj e vlerësoi vendimin e Malit të Zi për dërgimin e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e saj në Republikën e Kosovës, duke i uruar z.Miljanic suksese në detyrën e tij. Ministri Hoxhaj bëri të ditur se së shpejti edhe Republika e Kosovës do të caktojë përfaqësuesin e saj diplomatik në Mal të Zi, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje, funksionalizimin e misioneve diplomatike në dy kryeqytetet. I ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic, ka shprehur përkushtimin e tij që gjatë punës në Kosovë, të jetë në shërbim të fuqizimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy shteteve. Mali i Zi e ka njohur Kosovën në 9 tetor 2008. Po në atë ditë Kosova u njoh edhe nga Maqedonia dhe arriti numrin e njohjeve në 50, i cili numër sot është i dyfshuar dhe mbërrin në 101.

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Mali i Zi hap ambasadë në Kosovë

    urime per kosoven dhe bravo malit te zi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •