Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Trasferta të pa ligjshme, GFI: Nga Shqipëria janë larguar 1.3 miliardë dollarë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Idiotesia e lajmeve te tilla te prodhuara nga opozita eshte se mundohen te kthejne nje lajm te mire ne nje lajm te keq e t'ia faturojne qeverise. Largimi i parase se piste nga vendi eshte nje ogur i mire, pasi deshmon qe Shqiperia nuk eshte me nje shtet narkotik dhe i korruptuar, por politikat e mara nga qeveria kane bere qe trafikantet e mafiozet te largojne parane e tyre te piste nga vendi, pasi ndihen te kercenuar nga ligji dhe shteti. Kjo para e piste e prodhuar nga prodhimi e trafikimi i droges ne vend, nuk pastrohet me duke ndertuar pallate ne Tirane e duke mbushur xhepat e Rames si kryetar bashkie, por detyrohen qe ti nxjerren jashte vendit. Lajmi eshte lajm i mire edhe per sistemin bankar ne vend, qe ka arritur ate shkalle modernizimi i monitorimi qe e ben te veshtire trafikimin e pastrimin e parase se piste ne vend.

    Nuk mund te hysh ne Evrope duke prodhuar droge e duke e trafikuar ate ne Evrope. Dhe publikimi i ketyre shifrave ben te qarte edhe faktin tjeter, qe sistemi financiar ne vend dhe ne bote e di ku fle paraja e piste e mafiozeve shqiptare. Dhe ne momentin e duhur, keto do goditen e sekuestrohet gjithe pasuria e paligjshme.

    Albo
    endrra jane dhe dalin.......

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Trasferta të pa ligjshme, GFI: Nga Shqipëria janë larguar 1.3 miliardë dollarë

    “Hetim pastrimit te parave, FMN te nxjerre te dhenat"

    Eva Gjura

    Lufte pa kompromis kunder krimit te organizuar, trafiqeve larjes se parave dhe terrorizmit, jane objektivat madhore te kesaj qeverie. Keto kane qene pikat kryesore te fjales se kryeministrit Berisha, ne mbledhjen e Komitetit Nderinstitucional per Masat Kunder krimit te Organizuar, Trafiqeve dhe Terrorizmit. Duke u ndalur tek larja e parave, e cila me pas sjell dhe favorizimin e terrorizmit, kryeministri ka kerkuar bashkerendim te punes se institucioneve, per te qene sa me efikase ndaj kesaj lufte. Berisha u shpreh se, kjo eshte lufte e veshtire, sepse krimi ka agjenturen e vet brenda. Jo vetem ketu, por edhe ne vendet me te zhvilluara, ndaj qeveria do te miratoje dhe mbeshtese cdo marreveshje dhe baze ligjore, qe sherben ne luften ndaj krimit.“Te gjitha format ligjore te nevojshme te punes qe ju do te keni, duhet t’i percaktoni me marreveshje dhe, ne cdo rast, ky Komitet eshte i gatshem t’i miratojne, eshte i gatshem te qendroje ne zbatimin e tyre. Ka nje perpjekje serioze ne luften kunder larjes se parave, perpjekje kjo, se pari, per bazen ligjore me te mire dhe eshte bashkepunuar ngushte nga vendi yne me MONEYVAL, institucion i Keshillit te Evropes, me i specializuari, per te mos thene edhe ne bote, qe ka ekspertizen me te mire dhe ligjet jane ne Parlament, po miratohen sipas rekomandimeve te tyre”, u shpreh Berisha. Duke sjelle shembuj konkrete ne perpjekjen e qeverise per luften ndaj larjeve te parave, Berisha u shpreh se, “dy muaj me pare, nje organizate nderkombetare “Global Financial Integrity”, pavaresisht se cila eshte kompetenca e saj, njofton se nga Shqiperia nga viti 2005 e deri me sot, kane perfunduar ne llogarite bankare 1.3 miliarde dollare. Kjo ishte shifra me e ulet e rajonit. Te mos harrojme se ne vitin 2004, raporti i Bankes Boterore shprehet se ne nje vit 1.4 miliarde dollare nga taksat, tatimet, etj., perfundojne ne kontot e zyrtareve, kontrabandisteve dhe evazoreve dhe, natyrisht, perfundonin ne bote. Ne vitin e kaluar beme nje amnisti. Natyrisht, jo parate kriminale, ato nuk amnistohen. Askush nuk i amniston”. Per kryeministrin kjo perben nje motiv te forte hetimi. “Ministria e Financave, duhet t’i kerkoje Fondit Monetar Nderkombetar t’i jape te gjitha te dhenat qe i ka dhene kesaj organizate. Ne jemi anetare dhe FMN, eshte i detyruar t’u jape shteteve anetare te dhena te tilla. Por ketu, Prokurori i Pergjithshem, Agjencia e Luftes kunder Larjes se Parave, Policia Kriminale duhet te perdorin te gjitha lidhjet e tyre ne ndjekje te ketyre shumave. Kush qendron pas tyre dhe nga vijne. Rezultate ne menyre te padiskutueshme qe ka, por a eshte krijuar muri ligjor ndaj ketij fenomeni, nepermjet shembujve te kristalte, madhore”, u shpreh Berisha.

    Kryeministri: Larja e parave favorizon terrorizmin

    Me tej Berisha beri te ditur se, krimi i organizuar, trafiqet dhe terrorizmi, sherbehen ne menyren me te suksesshme nga format me te avancuara te komunikimit dhe i shfrytezojne ato ne sherbim te veprave te tyre te zeza. Ata disponojne, qarkullojne shuma kolosale. “Po te marrim vetem larjen e parave te pista, kjo shume shkon ne mbi 1.2 trilion euro ne bote dhe rritet me shpejtesi te madhe, behet gjithnje e me e sofistikuar. Ndaj dhe eshte ne detyrimin madhor te te gjitha agjencive te zbatimit te ligjit dhe agjencive te tjera, te bejne gjithcka per funksionimin e ligjit dhe shtetit ligjor, te bejne gjithcka per vendosjen para ligjit te organizatave, individeve te implikuar ne krimin e organizuar, trafiqe apo akte terroriste”, u shpreh kryeministri, i cili theksoi se, “nuk ekziston terrorizem pa larje parash, baza e terrorizmit jane larja e parave te pista. Ne perpjekjen tone per te spostuar ne nje nivel te ri luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit, eshte i domosdoshem nje bashkepunim edhe me i ngushte midis agjencive, te cilat tashme kane krijuar nje eksperience shume me te madhe”.

    Krimi

    Lufta kunder krimit te organizuar te te gjitha varianteve, me epiqender krimin ekonomik, trafiqet dhe terrorizmin eshte dhe mbetet, ne menyre me konstante, objektivi i pare dhe me madhor i te gjitha agjencive te zbatimit te ligjeve dhe agjencive te tjera, ne menyre qe te garantoje jeten e qytetareve, te garantojne rendin publik, te garantojne dhe rendin kushtetues te vendit.

    Kryeministri: Tentakulat e krimit, kapin dhe politiken

    Kryeministri u shpreh se, lufta ndaj krimit te organizuar eshte e veshtire, sepse krimi ka agjenturen e vete brenda. Duke u ndalur tek krimi i organizuar, Berisha tha se, ai ndjek me egersi te madhe pistat politike dhe ne perpjekjen e tij per t’u forcuar, ai ben gjithcka qe tentakulat e tij, te penetrojne ne te gjitha qelizat e shtetit. Me tej ai ka shtuar se suksese shume te rendesishme, jane arritur ne cmontimin e mbi 206 grupeve dhe organizatave kriminale. Ne nje bashkepunim nderkombetar te suksesshem SHISH, Policia Kriminale dhe organe te tjera, kane cmontuar me dhjetera e dhjetera grupe trafikantesh, si dhe kane veshtiresuar shume kalimin e drogave nga territori shqiptar. Agjencia e Luftes kunder Larjes se Parave ka ridimensionuar veprimtarine e saj, ka vendosur nje bashkepunim me te mire me agjencite e tjera, me Policine Kriminale, Prokurorine e Pergjithshme, Sherbimet Inteligjente.

    KJ

  3. #13
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Trasferta të pa ligjshme, GFI: Nga Shqipëria janë larguar 1.3 miliardë dollarë

    Pordhe me rigon o Sale !!!


    Sala po t'i donte qejfi kishte kerkuar "Listen Falciani" nga Franca, ashtu siç e kerkuan te gjitha vendet perendimore per te pare dhe perndjekur evazoret fiskal qe i perkisnin vendit te tyre.
    Jo vetem qe qeveria nuk e zuri fare ne goje, por edhe Opozita "e ndershme dhe e varder" Socialiste nuk beri as me te voglen tentative per te kerkuar nje veprim te tille nga ana e organeve shteterore.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •