Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 82
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    un nuk kuptoj nje gje pse ngren zerin disa , pothuajse shumica e ortodoksve shqiptar ne momentin qe eshte bere censusi ndodheshin jashte shqiperise keshtu qe i bie qe te mos jene regjistruar;
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  2. #12
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    “Me një "kazan që vlon" ngjan komuniteti i krishterë ortodoks në Shqipëri
    ,................
    “Për habinë e përgjithshme, ortodoksia tregon përqindjen më të vogël të regjistruar historikisht në Shqipëri, 6.75% të popullatës, kur supozimi i përgjithshëm në përputhje me vlerësimet modeste, e tejkalon shifrën 20%”, shprehet ai.
    Shqiperia eshte shtet laik, prandaj se si "vlon" kazani ortodoks, eshte çeshtje e vetem atij komuniteti!!
    Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kongresi i Këshillit me pjesëmarrjen e Kryepeshkopit Anastas vendosi të mos njohë rezultatin e regjistrimit dhe ndonëse ka zgjedhur tone të ulëta për kundërshtimin, në ditët e ardhshme pritet të reagojnë dhe kishat tjera ortodokse, thuhet në shkrim.
    Nje komunitet fetar, ne nje shtet laik, nuk mundet ne asnje menyre te nderhyje ne punet e shtetit e aq me pak ta kundershtoje!! Po te flasim per nje "kundershtim" ndaj nje censusi pastaj, kjo eshte qesharake po te kemi parasysh se eshte diçka e pakuptimte te thuash nje gje te tille dhe, eshte per te qare nese kjo vjen nga ana e nje bashkesie fetare e cila duhet te merret vetem me cilesine shpirterore e jo me sasine e bagetise!!
    Ortodoksët besojnë se rezultati i Censusit nuk ka të bëjë me realitetin dhe të fsheh të vërtetën. Ata kundërshtojnë pohimin se ky reduktim dramatik është për shkak të emigracionit, duke bërë një pyetje të thjeshtë: "Si mund të emigrojnë vetëm krishterët ortodoksë dhe asnjë katolik?”
    Realiteti nuk mund te ndryshohet!!
    Pasqyrimi i tij mund te deformohet per interesa te caktuara, por ne nje shtet laik, bashkesia fetare eshte ne te njejtin nivel sa bashkesia e homoseksualeve apo ajo e amvisave!!
    Nuk i ka hije nje eksponenti fetar te qahet se nuk i kane numeruar mire "shpirterat" ne rrugen e ameshimit!!
    Vëzhguesit politikë dhe diplomatikë në Tiranë dhe Bruksel, të kontaktuar nga "Kathimerini", thanë se gjithë ky proces projekton frymën e përgjithshme në Shqipëri dhe zbatohet në mënyrë të tillë, që të shërbejë për një strategji të veçantë. Cila është kjo strategji? - "Shfaqja e një shteti shqiptar me fe të pastër myslimane, me minoritete etnike të margjinalizuara, ku ka "pak" katolikë dhe pothuajse fare ortodoksë..."
    Llogje pazari....Shqiperia ne pjesen derrmuese te saj eshte afetare e sidoqofte, "shfaqja e nje shteti shqiptar me fe te paster myslimane" e njekohesisht laik me kushtetute, eshte gomarllek vetem ta mendosh e jo me ta shkruash si diçka me vlere....
    Sipas autorit, nacionalizmi i tepruar e akuzon ortoksinë si “Kalin e Trojës” të Greqisë në Shqipëri.
    Epo mire pra, me keto mend qe s'i hane as qent, ortodoksia na qenka "Kali i Trojes" nga greket, Islami nga turqit e katoliçizmi nga Vatikani!! Po Shqiptaret çfare "gomari" kane???!
    Idiotesira pa kufi....
    Gazeta shkruan se rezultati i Censusit kërcënon të minojë marrëdhëniet e të krishterëve me udhëheqjen shqiptare.
    Nese "te krishteret" ne fjale nuk jane shqiptare, aq na ben, perndryshe, nuk ka kuptim te thuashe se cenohen marrdheniet ndermjet disa shqiptareve fetare me qeverine e vet, vetem se kjo, qeveria e vet, i paska numeruar gabim!!!
    Këtu gazetari sjell në vëmendje ngjarjet e vitit 1994. “Rreziku i kthimit të ditëve të dhjetorit 1994, kur ortdoksët reaguan ashpër pas përpjekjes së Sali Berishës për të dëbuar kryepeshkopin Antastas, që shkaktoi një krizë politike dhe rezultoi në refuzimin e Kushtetutës, nuk është i papërfillshëm. Ngjarjet e së kaluarës tregojnë se situata duhet trajtuar me qetësi dhe duhet të punohet që të mos arrihet në skaje”, përfundon analiza e “Kathimerini”
    Nese Shteti laik, nderhyn ne punet e brendshme te nje bashkesie sovrane e te njohur si te tille nga vete shteti, ne kundershtim me Kushtetuten, atehere kjo bashkesi mund te ngrihet me kushtetute ne dore kunder shtetit dhe ta padise; ndersa nje census i nxitur prej shtetit e per llogari te tij, nuk mund dhe nuk ka sesi te perbeje nje "nderhyrje" ne sovranitetin e nje bashkesie, qofte ajo edhe fetare me kreun grek!!
    Perfundimisht, kjo gazete s'mund te konsiderohet tjeter perveçse si paçavure!!
    Jarigas

  3. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Nje komunitet fetar, ne nje shtet laik, nuk mundet ne asnje menyre te nderhyje ne punet e shtetit e aq me pak ta kundershtoje!! Po te flasim per nje "kundershtim" ndaj nje censusi pastaj, kjo eshte qesharake po te kemi parasysh se eshte diçka e pakuptimte te thuash nje gje te tille dhe, eshte per te qare nese kjo vjen nga ana e nje bashkesie fetare e cila duhet te merret vetem me cilesine shpirterore e jo me sasine e bagetise!!
    Pavaresisht krahasimit me boten shtazore, jarigas, duke e marre si nje metafore kete, ne kete rast nuk kemi nderyrje te Kishes Orthodhokse ne punet e shtetit, por pretendim per fallsifikime numrash te Censusit..., Perderisa shteti merr persiper te rregjistroje dhe publikoje shifrat e besimeve fetare ne Shqiperi, ne kemi plotesisht te drejte t`i kundershtojme ato,...
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Pavaresisht krahasimit me boten shtazore, jarigas, duke e marre si nje metafore kete, ne kete rast nuk kemi nderyrje te Kishes Orthodhokse ne punet e shtetit, por pretendim per fallsifikime numrash te Censusit..., Perderisa shteti merr persiper te rregjistroje dhe publikoje shifrat e besimeve fetare ne Shqiperi, ne kemi plotesisht te drejte t`i kundershtojme ato,...
    i Ljako ju harroni i dashur qe Berisha nuk eshte me ai i para 97..nji politikan i rendomte,
    Perkundrazi ai ishte bere nji diplomat i mirfillte dhe nenvleftsimi qe i eshte bere si politikan pas 2oo5
    e ka nxjer fitimtar...Ai loz me ligjet e kushtetutes ,apo ato nderkombetare ,si macja me miun.ai asnjiher se ka harruar
    rolin e tij KUSH ESHTE MACJA APO MIU???
    Ca mendje ndriturve si ju nuk e pritnit te ishte kaq gjenial Berisha per te tilla ceshtje te mprehta me spec...

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga ionian Lexo Postimin
    ti si thua , pse?
    Sepse shumica e ortodokseve shqiptare kane migruar ne Greqi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 19-12-2012 më 08:37

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Pavaresisht krahasimit me boten shtazore, jarigas, duke e marre si nje metafore kete, ne kete rast nuk kemi nderyrje te Kishes Orthodhokse ne punet e shtetit, por pretendim per fallsifikime numrash te Censusit..., Perderisa shteti merr persiper te rregjistroje dhe publikoje shifrat e besimeve fetare ne Shqiperi, ne kemi plotesisht te drejte t`i kundershtojme ato,...
    Shteti nuk mundet dhe nuk guxon ti detyroje njerezit te deklarohen si musliman, ortodoks, katolik etj...

    Nese qytetaret nuk deklarohen, pavaresisht arsyeve qe kane dhe nuk kane, atehere shteti nuk guxon ti fallsifikoje numrat dhe ti deklaroje vete si musliman, ortodoks, katolik... duke ju referuar te dhenave dhe statistikave tjera. Pikerisht nje veprim i tille do te ishte fallsifikim, jo publikimi i te dhenave sipas vullnetit te shprehur te qytetarit ne pyetesorin e censusit.
    Jo vetem ne Shqiperi, por ne asnje vend nuk deklarohen 100% te qytetareve. Nje numer i konsiderueshem refuzojne censusin teresisht. Ndersa sa i perket besimit fetar ne shume shtete perendimore shume ose nuk deklarohen fare ose deklarohen si ateiste etj. Gjithashtu asnje census nuk mund te behet pa nje perqidje te caktuar gabimesh dhe pergjegjesh te gabuara ose te pavleshme.

    Numri i mulsimaneve, ortodokseve, katolikeve ne Shqiperi, nese nisemi nga emrat, prapavia familjare, prejardhja etj. me siguri eshte me i madh sesa ai qe paraqitet ne statistikat e pergjithshme te censusit. Madje edhe ne vete censusin shihet se ka shume musliman, katolik, ortodoks etj. qe nuk jane deklaruar ose deklarata e te cileve eshte konsideruar si e pavlefshme etj.

    Sidoqofte, bazuar ne te dhenat e censusit mund te thuhet se numri i pakicave etnike eshte dukshem me i larte se ai i publikuar ne baze te dhenave vullnetare. Kjo mund te nxirret nga 14% i atyre qe nuk jane deklaruar, ku futet edhe nje numer i konsiderueshem i shqipetareve. Gjithashtu numri i ortodokseve dhe i katolikeve eshte me i larte. Por, ne cdo variant te mundur numri i ortodokseve dhe katolikeve qe jetojne sot ne Shqiperi veshtire se do ta kalonte 35%. Numri i ateisteve apo thjeshte i atyre qe nuk ju intereson feja eshte gjithashtu shume me i madhe se ne census.
    Madje per nje vend si Shqiperia eshte me e cuditshme qe deklarohen mbi 76% si besimtar te nje feje, sesa 13,...% qe nuk deklarohen apo deklarohen gabimisht etj.

    Tek e fundit, sic e tha jarigas, realiteti nuk mund te ndryshohet.
    Censusi nuk e konverton askend ne musliman, katolik apo ortodoks. Qytetaret perseri do te mbesin ata qe jane dhe do te jetojne, veprojne dhe angazhohen ne baze te bindjeve qe kishin para shpalljes se rezultateve te censusit. As nuk zvogelohet as nuk rritet numri i vizitoreve te kishave dhe xhamive kryesore per shkak te censusit.
    Efekte te caktuara politike dhe fetare megjithate mund te kete, sepse ka qarqe te caktuara politike dhe fetare brenda dhe jashte shtetit, te cilat cdo shifer qe eshte apo tingellon si zyrtare e shfrytezojne per propagande te caktuar. Sic eshte rasti me kete artikullin e gazetes greke, qellimi i te cilit eshte vetem antishqiptarizmi i zakonshem sllavo-greko-ortodoks...

  7. #17
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Efekte te caktuara politike dhe fetare megjithate mund te kete, sepse ka qarqe te caktuara politike dhe fetare brenda dhe jashte shtetit, te cilat cdo shifer qe eshte apo tingellon si zyrtare e shfrytezojne per propagande te caktuar. Sic eshte rasti me kete artikullin e gazetes greke, qellimi i te cilit eshte vetem antishqiptarizmi i zakonshem sllavo-greko-ortodoks...
    Me kete fyerje, ti ke cenuar te gjithe shqiptaret orthodhokse, sepse orthodhokset ne te gjithe boten, jane vellezer ne Krishtin...
    Dhe nuk mund te jene sic e percekton ti "antishqiptare"...., pasi ne Shqiperi kane bashkebesimtaret e tyre...
    Bazuar ne rezultatet e Censusit, fallsifikimi i orthodhokseve eshte veper e turqise dhe e veglave te tyre ne Shqiperi, si akz, pdiu..dhe ekstremiste te tjere, per ta bere edhe Shqiperine, nje turqi te vogel, sic ka bere kosoven.., sepse eshte ulur 4 here,..keshtu qe nuk ka llogjike argumenti juaj,..po te ishte rritur p.sh. 50%, ndoshta mund te kishit te drejte
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193
    jo more ti perfaqeson vetem veten tende dhe nuk mund te flasesh ne emer te ortodokseve shqiptar...

  9. #19
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Ilia po e thot nje te vertet ne vesh te shurdher !

    Nese te krishteret nuk jan vellezer me te krishteret e botes tjeter, atehere i bie qe Zoti na qenka "shqiptar", dhe vetem neve na paska krijuar e aske tjeter !

    Lereni gomarrleqet nacionaliste per nje moment !

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Me kete fyerje, ti ke cenuar te gjithe shqiptaret orthodhokse, sepse orthodhokset ne te gjithe boten, jane vellezer ne Krishtin...
    Dhe nuk mund te jene sic e percekton ti "antishqiptare"...., pasi ne Shqiperi kane bashkebesimtaret e tyre...
    Bazuar ne rezultatet e Censusit, fallsifikimi i orthodhokseve eshte veper e turqise dhe e veglave te tyre ne Shqiperi, si akz, pdiu..dhe ekstremiste te tjere, per ta bere edhe Shqiperine, nje turqi te vogel, sic ka bere kosoven.., sepse eshte ulur 4 here,..keshtu qe nuk ka llogjike argumenti juaj,..po te ishte rritur p.sh. 50%, ndoshta mund te kishit te drejte
    ti je nje antishqiptar i deklrauar,na cmendet me kete turqine qe e vini ghithku vend pa vend sepse keshtu ju ka mesuar mama greqija,ti nje njeri qe ke turp/frike te deklarosh kombesine tende nuk ke te drejte tu japesh mesime shqiptareve,si ka mundesi te shikoni kudo turqi per te njejten kohe harroni kaq thjesht bemat e mamase tuaj(greqise),lexo ketu: http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3563128
    -ti shtojme dhe nje ngjarje linkut me lart,ulerimat e ushtrise tuaj per zorre shqiptaresh ne 2010,do doja shume mendimin tend per keta ngjarje ne te cilat turqia mungon..e keqja shqiptarve nuk i ka ardhe vetem nga turia per edhe nga greqia ,por kete pjese doni ta harroni,nqs Spahiu e tjere jane vegla te turqise,ti dhe ca tjere jeni vegla te greqise,qerohuni te gjithe dhe lejeni shqiptarin te rroje ne paqe e qetesi qoft ai ortodoks,katolik apo myslyman,tipa si ti nuk kane asgje me pak se Spahiu,tipa si ti duan vetem perqarje.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •