Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 82
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    "Kathimerini": Strategjia e Censusit, Shqipëria të paraqitet si vend mysliman

    Nga

    Anila Jole


    “Me një "kazan që vlon" ngjan komuniteti i krishterë ortodoks në Shqipëri, pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë, që njoftoi zyrtarisht qeveria e Tiranës”, kështu e nis shkrimin e tij analisti Stavros Ximas, në gazetën "Kathimerini".

    “Për habinë e përgjithshme, ortodoksia tregon përqindjen më të vogël të regjistruar historikisht në Shqipëri, 6.75% të popullatës, kur supozimi i përgjithshëm në përputhje me vlerësimet modeste, e tejkalon shifrën 20%”, shprehet ai.

    Ximas bën një referencë të të dhënave zyrtare të regjistrimit që bëri Ahmet Zogu në vitin 1935, i cili tregoi se ortodoksët në Shqipëri janë 23%.

    Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kongresi i Këshillit me pjesëmarrjen e Kryepeshkopit Anastas vendosi të mos njohë rezultatin e regjistrimit dhe ndonëse ka zgjedhur tone të ulëta për kundërshtimin, në ditët e ardhshme pritet të reagojnë dhe kishat tjera ortodokse, thuhet në shkrim.

    Ortodoksët besojnë se rezultati i Censusit nuk ka të bëjë me realitetin dhe të fsheh të vërtetën. Ata kundërshtojnë pohimin se ky reduktim dramatik është për shkak të emigracionit, duke bërë një pyetje të thjeshtë: "Si mund të emigrojnë vetëm krishterët ortodoksë dhe asnjë katolik?”

    Vëzhguesit politikë dhe diplomatikë në Tiranë dhe Bruksel, të kontaktuar nga "Kathimerini", thanë se gjithë ky proces projekton frymën e përgjithshme në Shqipëri dhe zbatohet në mënyrë të tillë, që të shërbejë për një strategji të veçantë. Cila është kjo strategji? - "Shfaqja e një shteti shqiptar me fe të pastër myslimane, me minoritete etnike të margjinalizuara, ku ka "pak" katolikë dhe pothuajse fare ortodoksë..."

    Sipas autorit, nacionalizmi i tepruar e akuzon ortoksinë si “Kalin e Trojës” të Greqisë në Shqipëri.

    Gazeta shkruan se rezultati i Censusit kërcënon të minojë marrëdhëniet e të krishterëve me udhëheqjen shqiptare. Këtu gazetari sjell në vëmendje ngjarjet e vitit 1994. “Rreziku i kthimit të ditëve të dhjetorit 1994, kur ortdoksët reaguan ashpër pas përpjekjes së Sali Berishës për të dëbuar kryepeshkopin Antastas, që shkaktoi një krizë politike dhe rezultoi në refuzimin e Kushtetutës, nuk është i papërfillshëm. Ngjarjet e së kaluarës tregojnë se situata duhet trajtuar me qetësi dhe duhet të punohet që të mos arrihet në skaje”, përfundon analiza e “Kathimerini”.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    i/e larguar Maska e ionian
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    Me ato rezultate qe dha censusi eshte bere Shqiperia gazi i botes .Mendo, as per te numeruar nuk eshte e ndershme qeveria . Keto gjera vetem ne Shq. bejne vaki .Turp , turp e per faqe te zeze.

  3. #3
    qafir modern Maska e lato007
    Anëtarësuar
    14-12-2008
    Vendndodhja
    ke ura e limuthit
    Postime
    93
    Citim Postuar më parë nga ionian Lexo Postimin
    Me ato rezultate qe dha censusi eshte bere Shqiperia gazi i botes .Mendo, as per te numeruar nuk eshte e ndershme qeveria . Keto gjera vetem ne Shq. bejne vaki .Turp , turp e per faqe te zeze.
    per cfare u zhgenjeve ti djalo nga censusi se dolen shum pak grek?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ahahahahahahaha
    Kathimerini te hape syte nga Peqini.
    Qenkan terbuar greket se ju zvogeluan ortodoksit qe sipas tyre jane greke.
    Kali trojes eshte vertet ortodoksia e kryesuar nga greket dhe e keqja eshte se keto vite eshte bashkuar me kalin e Tropojes ndaj hidhen perpjete greket.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga lato007 Lexo Postimin
    per cfare u zhgenjeve ti djalo nga censusi se dolen shum pak grek?
    Ju qe fyeni greket, duhet te kuptoni se shqiptaret orthodhokse dhe greket, jane vellezer ne Krishtin,..pra ne nje fare menyre ju fyeni edhe te gjithe orthodhokset shqiptare, kur shani greket dhe serbet...
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    i/e larguar Maska e ionian
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    per cfare u zhgenjeve ti djalo nga censusi se dolen shum pak grek?

    Ate kuptove ti zoti Lato(!) ??? Qe u shkruan genjeshtra dhe u be Shq. gazi i botes nuk te ben pershtypje?Te gjitha qeverite e te gjitha koherave qe kane dale ne Shq. kane patur atje te gjysma kaur ne perberje te tyre.Vetem kjo do mjaftonte per ti bere qe te vidhnin me tru . Pa llogaritur ne ne Greqi ke sot 250 mije shiptare te deklaruar si ortodokse.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Nuk dua të mbrojë ndonjë anë dhe në qoftë se censusi është i rremë le të hidhet poshtë (... për fat të keq me lekë të paguara nga populli besojë u bë!)

    Por kjo deklaratë 'Sipas autorit, nacionalizmi i tepruar e akuzon ortoksinë si “Kalin e Trojës” të Greqisë në Shqipëri. '

    për fat të keq kjo deklaratë është më se e vërtetë, është fakt! Bile vet themelet e shtetit grekë kur u bazuan mbi këtë, 'ortodoks=grek'!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ju qe fyeni greket, duhet te kuptoni se shqiptaret orthodhokse dhe greket, jane vellezer ne Krishtin,..pra ne nje fare menyre ju fyeni edhe te gjithe orthodhokset shqiptare, kur shani greket dhe serbet...
    Phaaa... a je njeri more t i i i i ?! Po ftyr a ke more ti i i i ?! A po i bie njesoj pra sipas teje, sepse edhe ju ne nje fare menyre i fyeni te gjithe myslimanet e botes, duke harruar keshtu qe 70% e popullsise ne Shqiperi, 96% ne Kosove dhe pothuajse 100% ne Maqedoni jane vellezer per nga feja me keta mysliman qe gjinden ane e kend botes?! Nje popull qe eshte ekstremist dhe pretendon pa pushim pushtimin e popujve te tjere (ne kete rast greket, serbet dhe bullgaret pretendojne trojet shqiptare ne pergjithesi), cfaredo feje qofte ai popull per mua do te jete kriminen dhe armik i perhershem i imi dhe i kombit qe une i takoj. Ne kete rast edhe ata bashkombas te mi, te cilet per hire te fese perkrahin armikun shekullor te kombit tim, ata per mua jane tradhtare pa asnje pellembe fytyre...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 19-12-2012 më 06:42

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    A po i bie njesoj pra sipas teje, sepse edhe ju ne nje fare menyre i fyeni te gjithe myslimanet e botes, duke harruar keshtu qe 70% e popullsise ne Shqiperi, 96% ne Kosove dhe pothuajse 100% ne Maqedoni jane vellezer per nga feja me keta mysliman qe gjinden ane e kend botes?!
    Nuk e di se si e quajne veten myslimanet, por une nuk kam share ndonjehere ndonje bashkebesimtar te tyre...., keshtu qe krahasimi per mua nuk qendron...
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nga

    Anila Jole


    “Me një "kazan që vlon" ngjan komuniteti i krishterë ortodoks në Shqipëri, pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë, që njoftoi zyrtarisht qeveria e Tiranës”, kështu e nis shkrimin e tij analisti Stavros Ximas, në gazetën "Kathimerini".

    “Për habinë e përgjithshme, ortodoksia tregon përqindjen më të vogël të regjistruar historikisht në Shqipëri, 6.75% të popullatës, kur supozimi i përgjithshëm në përputhje me vlerësimet modeste, e tejkalon shifrën 20%”, shprehet ai.

    Ximas bën një referencë të të dhënave zyrtare të regjistrimit që bëri Ahmet Zogu në vitin 1935, i cili tregoi se ortodoksët në Shqipëri janë 23%.

    Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kongresi i Këshillit me pjesëmarrjen e Kryepeshkopit Anastas vendosi të mos njohë rezultatin e regjistrimit dhe ndonëse ka zgjedhur tone të ulëta për kundërshtimin, në ditët e ardhshme pritet të reagojnë dhe kishat tjera ortodokse, thuhet në shkrim.

    Ortodoksët besojnë se rezultati i Censusit nuk ka të bëjë me realitetin dhe të fsheh të vërtetën. Ata kundërshtojnë pohimin se ky reduktim dramatik është për shkak të emigracionit, duke bërë një pyetje të thjeshtë: "Si mund të emigrojnë vetëm krishterët ortodoksë dhe asnjë katolik?”

    Vëzhguesit politikë dhe diplomatikë në Tiranë dhe Bruksel, të kontaktuar nga "Kathimerini", thanë se gjithë ky proces projekton frymën e përgjithshme në Shqipëri dhe zbatohet në mënyrë të tillë, që të shërbejë për një strategji të veçantë. Cila është kjo strategji? - "Shfaqja e një shteti shqiptar me fe të pastër myslimane, me minoritete etnike të margjinalizuara, ku ka "pak" katolikë dhe pothuajse fare ortodoksë..."

    Sipas autorit, nacionalizmi i tepruar e akuzon ortoksinë si “Kalin e Trojës” të Greqisë në Shqipëri.

    Gazeta shkruan se rezultati i Censusit kërcënon të minojë marrëdhëniet e të krishterëve me udhëheqjen shqiptare. Këtu gazetari sjell në vëmendje ngjarjet e vitit 1994. “Rreziku i kthimit të ditëve të dhjetorit 1994, kur ortdoksët reaguan ashpër pas përpjekjes së Sali Berishës për të dëbuar kryepeshkopin Antastas, që shkaktoi një krizë politike dhe rezultoi në refuzimin e Kushtetutës, nuk është i papërfillshëm. Ngjarjet e së kaluarës tregojnë se situata duhet trajtuar me qetësi dhe duhet të punohet që të mos arrihet në skaje”, përfundon analiza e “Kathimerini”.
    HA HA HA SA KOM KESH....BREH BREH CFAR LAJMIT....
    PO CNE QE NUK PASKA SHKRUAJTUR NDONJE GAZETE RUSE,SERBE,RUMUNE,BULLGARE,GJEORGJANE ETJ....SEPSE ATJE KA ORTODOKSE DHE DUHET TE PROTESTOJNE PER KETE PADREJTESI QE I BEHET VELLEZERVE TE TIRE ORTHODOKSE....
    PROBLEMI QENDRON PSE GREKET?...PSE NJE GAZETE GREKE?
    pra me pak fjale kur do ti besh varrin tjetrit,ja ben vetes.......
    Personalisht mendoj se ortodokset jane me shume se 28. % ,por perseri theksoj se ky eshte problem shqiptar dhe jo grek.....

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •