Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 82
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Me kete fyerje, ti ke cenuar te gjithe shqiptaret orthodhokse, sepse orthodhokset ne te gjithe boten, jane vellezer ne Krishtin...
    Dhe nuk mund te jene sic e percekton ti "antishqiptare"...., pasi ne Shqiperi kane bashkebesimtaret e tyre...
    Bazuar ne rezultatet e Censusit, fallsifikimi i orthodhokseve eshte veper e turqise dhe e veglave te tyre ne Shqiperi, si akz, pdiu..dhe ekstremiste te tjere, per ta bere edhe Shqiperine, nje turqi te vogel, sic ka bere kosoven.., sepse eshte ulur 4 here,..keshtu qe nuk ka llogjike argumenti juaj,..po te ishte rritur p.sh. 50%, ndoshta mund te kishit te drejte
    Kisha ortodokse ka mundesi te beje vete nje "census fetar" dhe ti numeroje te gjithe ata qe deshirojne te nenshkruhen si ortodoks...
    Kur ti sjellesh numrat zyrtar te "censusit te kishes", atehere mund te bisedojme se per sa here mund te jete zvogeluar apo jo numri i ortodokseve.

    Perndryshe, me "sllavo-greko-ortodoks" e kisha mendjen tek propaganda e njohur dhe vazhdimisht e perseritur politiko-fetare e Greqise dhe Serbise ose sllaveve dhe grekeve kunder shqipetareve, jo tek ortodokset e Shqiperise.
    Eshte ceshje tjeter qe per ty feja ka peshe shume me te madhe se kombi, perkatesia kulturore-etnike, gjuha etj.
    Nga po e njejta perspektive propagandojne edhe qaqet e permendura sllavo-greko-fetare, duke e mohuar ne fakt ekzistencen e kombit shqipetare dhe duke i paraqitur si turqe etj...

  2. #22
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Vet jam Ortodoks por kjo puna e cenusit eshte thjesht e shqiperis ska pun te fusi hundet greqia/serbia apo dikush tjeter
    te tere e dim se sa jemi edhe ku shtrihet feja ortodokse,katolike,muslimane por kjo sduhet te percarje un grek ti shqiptar

    Jo mor Njerz Jemi Shqiptar 100% cfare do lloje feje ti perkahasim ne fund te dites prap jemi Shqiptar edhe besojm ne nje zot
    Ndryshuar për herë të fundit nga mario_kingu : 19-12-2012 më 09:23
    Partizoni

  3. #23
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,466
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kisha ortodokse ka mundesi te beje vete nje "census fetar" dhe ti numeroje te gjithe ata qe deshirojne te nenshkruhen si ortodoks...
    Kur ti sjellesh numrat zyrtar te "censusit te kishes", atehere mund te bisedojme se per sa here mund te jete zvogeluar apo jo numri i ortodokseve.

    Perndryshe, me "sllavo-greko-ortodoks" e kisha mendjen tek propaganda e njohur dhe vazhdimisht e perseritur politiko-fetare e Greqise dhe Serbise ose sllaveve dhe grekeve kunder shqipetareve, jo tek ortodokset e Shqiperise.
    Eshte ceshje tjeter qe per ty feja ka peshe shume me te madhe se kombi, perkatesia kulturore-etnike, gjuha etj.
    Nga po e njejta perspektive propagandojne edhe qaqet e permendura sllavo-greko-fetare, duke e mohuar ne fakt ekzistencen e kombit shqipetare dhe duke i paraqitur si turqe etj...
    Keto "qarqe" sic i quan ti nuk mund te akuzohen ne kete rast, sepse orthodhokset jane ulur me 4 here,..pra s`kane te bejne fare...i vetmi interes eshte i turqise dhe segmentet e saj brenda politikes dhe shoqerise shqiptare,..., ndersa juve beni propagande antiorthodhokse, duke u rreshtuar ne krahun turk, ne zbatim te gjeopolitikave islamiste te njohura...
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #24
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,466
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    po ky eshte problemi,ti kujton se gjithe ky muhabet behet per fene?ai qe beson beson per veten e tij dhe nuk i interresojne perqindjet,por jane lojrat e qelbura te fqinjeve qe gjithmon fusin hundet ne punet e brendshme,duket dhe se si keta interpretohen ne shtypin grek.
    Te fqinjeve thua ti, por te cileve fqinje, kalo pak ne lindje te elladhes dhe atje dota gjesh "fqinjin" qe po fut hundet... patjeter qe qellimi i "fqinjit" nuk eshte feja, por ndikimi i tij ne ballkan, dhe per kete ka gjetur perkrahes...
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #25
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ilia, dhe une jam ortodokse, mbase 1cik me shume se Ty, por ti je ekstremist orthodox. Hapi syte, se ste lidh gje me greket.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    jo jo,gabim,ai pikerisht sepse lidhet me greket flet keshtu,duket qarte tashme,dhe qellimi i tyre,ortodokset shqiptar nuk flasin keshtu dhe kjo duket dhe ketu ne forum,jo vetem nga ju personalisht,por dhe nga te tjere,esht ky dhe nja 2(mos them shume),qe duan lojra....dhe kercejne si gjeli po i the nje fjale per heladhen(sic tha vete).
    shiko se e gjithe kjo ndoshta ka lidhje me ambiciet ne karrieren e tij fetare eeeeeeeeeee te mos harrojme, dhe na mbetet vetem ta urojme Ilian qe do te zevendesoje nje hierark te larte plotesisht grek me nje gjysem grek
    Ndryshuar për herë të fundit nga ana_gend : 19-12-2012 më 10:01 Arsyeja: fakultative

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ju qe fyeni greket, duhet te kuptoni se shqiptaret orthodhokse dhe greket, jane vellezer ne Krishtin,..pra ne nje fare menyre ju fyeni edhe te gjithe orthodhokset shqiptare, kur shani greket dhe serbet...

    ti nderkohe i thua muslimaneve shqiptare turq nderkohe qe vete prekesh kur te shahen serbet.
    Ja pse shqiptaret duhet te bashkohen ne te gjithe viset e shqiperise, per ti bere balle synimit ortodoks bizantin ne ballkan qe mendon se shqiptaret dhe greket dhe serbet jane vellezer dhe sikur te ishin ortodokset e Nolit do hahej pak puna por keto ortodokset e sotem me ane te fese kane nderruar dhe kombesine dhe kjo eshte e rrezikshme per popullin shqiptar sepse nese nderrojne kombesine kjo tregon qe jane indoktrinuar fetarisht.Muslimanet duhet te punojne te gjithe se bashku per ta bere shqiperine e madhe dhe pastaj sdo kete me fytyre greku dhe serbi qe te sulmoje shqiptaret apo te ktheje refugjate, apo tiu nderroje emrat apo te kryeje genocide, apo te jape pensione qe me to nderron kombesine duke shfrytesuar varferine .

    2013 Kur do behet Shqiperia e Madhe?

    http://www.forumishqiptar.com/thread...iperia-e-Madhe
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Ilia Spiro.. nën Krishtin janë vëllezër të gjithë, pra Shqiptarët mysliman edhe grekët janë vëllezër, Krishti nuk bën dallime, dallime bën vetëm greku!
    Nejse ky tifozllëk është i rrezikshëm për shoqërinë Shqiptare.. ne jemi ortodoksë pra dhe grekët i kemi vëllezër! ose ne jemi mysliman dhe turqit i tolerojmë/adhurojmë/nuk i kritikojmë/etj etj

    Vet fakti që një gazetar grek gërmoi këtë temë më forcon besimin se ortodoksia është një kalë i Trojës! Ose që të jem më i saktë, mentaliteti dhe besimi i dobët në vetvete shkakton që ortodoksia të kthehet në kalë të Trojës!

    Por të njëjtat shqetësime kam dhe për komunitetin mysliman, feja myslimane përdoret edhe ajo në mënyra që dëmtojnë vendin tonë!

    Nuk po mbarrojnë hallet e këtij vëndi morr burë! Ça bëhet kështu, kaq vjet demokraci dhe nuk ngopet dot një televizor me korrent! Nuk mjaftojnë kaq probleme që kanë njerëzit në Shqipëri, ju duhej tani edhe errësira e thellë që shkaktojnë njerëz dhe grupe të caktuara duke sajuar dhe keqpërdorur fenë ortodokse dhe myslimane.

    Kthejuni kurrizin more karagjozëve(në më të shumtat raste) që drejtojnë ortodoksinë dhe dhe fenë mysliman në Shqipëri, besoni ça fe të doni por ama për hesapin tuaj dhe në privat, mos u bëni vegla dhe tifozë, nuk shikoni si jemi katandisur!

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,665
    Postimet në Bllog
    18
    Asnje grup apo shqiptar nuk ngeli i kenaqur nga numrat e censusit, pervec nje grupi te caktuar: Kreshnik Spahiut e kompani! Kreshnik Spahiu e kompani ia arriti me sukses qellimit qe te destabilizoje gjithe sistemin politik shqiptar dhe prishi gjithe amalgamin qe mbante te bashkuar shoqerine shqiptare, duke e detyruar shtetin shqiptar me hir apo pa hir qe ta ktheje kete proces kaq te rendesishem sic eshte censusi ne nje fiasko totale.

    Gabimi me i madh i shtetit shqiptar ne kete fillim te shekullit te dyte te pavaresise. Pasojat e ketij censusi Shqiperia do t'i vuaje ne vitet ne vazhdim duke filluar me zgjedhjet e qershorit. Ka vetem nje rruge per te parandaluar pasojat e ketij procesi te deshtuar totalisht, qe qeveria te pranoje qe procesi i censusit ka patur mangesi e shkelje qe kane shtremberuar numrat, e te krijoje plane per nje census te ri vitin tjeter, ku permiresohet procesi e merren parasysh gjithe leksionet e gabimeve te bera ne kete census. Nese qeveria nuk e ben kete gje, numrat me shokuese per te dhe mbare opinionin publik shqiptar ne Shqiperi e ne bote do te jene rezultatet e zgjedhjeve te qershorit 2013.

    Albo

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    ti ne rradhe te pare mos na fshij mesazhet,sa per zgjedhjet,dine vete shqiptaret,po ksaj greqise dhe kathimerinise ci duhet qe fusin vazhdimisht hundet ne punet e brendshme te Shqiperise?

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,665
    Postimet në Bllog
    18
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    ti ne rradhe te pare mos na fshij mesazhet,sa per zgjedhjet,dine vete shqiptaret,po ksaj greqise dhe kathimerinise ci duhet qe fusin vazhdimisht hundet ne punet e brendshme te Shqiperise?
    Problemi i budallait eshte se gjithe bota nuk e kupton qe ai eshte me i zgjuari ne bote. Problemi i te zgjuarit eshte se budallait nuk i mbyllet goja. Gazeta greke nuk po fut hundet ne punet e Shqiperise, or tunxh. Gazetat kete pune kane, te raportojne lajmet e vendit e te huaja. Nje budalla beson se lajme te tilla konsiderohen futje hundesh ne punet e nje shteti tjeter. Do te ishte njesoj si une te besoja qe Balkanweb apo ato gazetat shqiptare po fusin hundet ne punet e Greqise pasi po shkruajne lajme per ate qe po ngjet me krizen greke ne Greqi.

    Prandaj boll na cudite me zgjuarsine tende, dhe lexo ca me shume e shkruaj ca me pak, se nuk meson duke shkruar, meson vetem duke lexuar nga ata qe kane dy fara mend me shume se ty.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  12. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Problemi i budallait eshte se gjithe bota nuk e kupton qe ai eshte me i zgjuari ne bote. Problemi i te zgjuarit eshte se budallait nuk i mbyllet goja. Gazeta greke nuk po fut hundet ne punet e Shqiperise, or tunxh. Gazetat kete pune kane, te raportojne lajmet e vendit e te huaja. Nje budalla beson se lajme te tilla konsiderohen futje hundesh ne punet e nje shteti tjeter. Do te ishte njesoj si une te besoja qe Balkanweb apo ato gazetat shqiptare po fusin hundet ne punet e Greqise pasi po shkruajne lajme per ate qe po ngjet me krizen greke ne Greqi.

    Prandaj boll na cudite me zgjuarsine tende, dhe lexo ca me shume e shkruaj ca me pak, se nuk meson duke shkruar, meson vetem duke lexuar nga ata qe kane dy fara mend me shume se ty.

    Albo
    qe fyen anetaret e forumit duke bere te zgjuarin e ke treguar me kohe,per ty shqiptaret jane injorante,nuk dine,jane tunxha...(megjithese tunxhi ja tregoi vendin atji priftit...),shyqyr qe te kemi ty Albo te na japesh mend..dhe te na mesosh,po kaq kupton dhe ti..pa na sill ti i mencur dhe qe i di te githa ndonje shkrim nga ndonje gazete te ndonje shteti tjeter qe ka shkrim per kete qeshtje..pse cuditerisht vetem ne greqi shtypi dhe bloget i japin nje rendesi te vecante kesaj qeshtjeje??

  13. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Me paskan fshire vjershen qe ia kushtova ilias?! E bukur ishte, pse e fshite...??

    Gjithsesi, une e kam ruajtur ate vjershe dhe nga sot e tutje do ta ndjek kete ilian ne cdo teme dho do t'ia hedh ne surrat sa here te nencmoj kombin shqiptar per hire te grekeve...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 19-12-2012 më 14:22

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2011
    Postime
    30
    Citim Postuar më parë nga lato007 Lexo Postimin
    per cfare u zhgenjeve ti djalo nga censusi se dolen shum pak grek?
    Nuk do them kush je ti ,por kush jam une . 500 vjet Turqi UNE nuk nderrova besimin , ortodoks , gjuhen dhe as zakonet .Mos jane me patriote ata qe u islamizuan dhe i lepine ****** turkut .Kjo kategorinuk ka te drejte te na mesoje .Ti kush je ?

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2011
    Postime
    30
    BLEDI_SH ; Patriotizmi Shqeptar ne baze besimi fetar ka kete ndarje :
    1 - Muslimane 17 kredite
    2 - Ortodokse 11 kredite
    3 - Katolike 4 kredite
    Ky eshte raporti i firmetareve te Deklarates se Panvaresise . Ky eshte themeli i Shqiperise .

  16. #36
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ateistët janë shumica n'Shqipni! Ne si ateista dënojmë censusin dhe s'shpejti kemi me fillu lëvizjen çlirimtare shqiptare për me çliru Shqipninë prej mbeturinave fetare

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ju qe fyeni greket, duhet te kuptoni se shqiptaret orthodhokse dhe greket, jane vellezer ne Krishtin,..pra ne nje fare menyre ju fyeni edhe te gjithe orthodhokset shqiptare, kur shani greket dhe serbet...
    Ilia,,,,,shqiptaret kane vellezer gjaku vetem shqiptaret,,,,,,,greket dhe serbet do te vazhdojme ti demaskojme per qellimet e pastra antishqiptare qe per fat te keq gjejne vend dhe midis ambientit''shqiptar''Per mendimin tim ,,greqia i fryn zjarrit kot nuk ka asnje lidhje greqia me ''ortodokset''shqiptare,ato qellime qe shpreh here hapur dhe here fshehur jane bere aq bajate sa as vete greket nuk i besojne me ,,,,nje shtet ne europe qe aderon ne te gjitha organizmat europiane na del sot si nje shtet kalores i krishterimit ''ortodoks''tamam si ne shekullin 16,turp,.Ne qofte se zgjedhja jote eshte qe si ''ortodoks'' ke zgjedhur te kesh vellezer,greket dhe serbet,,,ti nuk mund te predikosh vellazeri mes shqiptareve,,,,,, eshte shume absurde te vellazerohet viktima me xhelatin

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258
    Citim Postuar më parë nga Selita80 Lexo Postimin
    Ateistët janë shumica n'Shqipni! Ne si ateista dënojmë censusin dhe s'shpejti kemi me fillu lëvizjen çlirimtare shqiptare për me çliru Shqipninë prej mbeturinave fetare
    Ateiste apo ndjekes te besimeve te ndryshme fetare''SHQIPTARET'' nuk e kane pare kurre fene si nje mjet qe prodhon ndarje apo pakenaqesi, Fene e te pareve te c,fare do besimi e kane pare si nje mjet qe ka sherbyer per te ruajtur ndjenjen kombetare,permes fese kane ruajtur gjuhen zakonet,,,,pra kombin tone midis kombeve gjakpires qe na rrethojne,,PS,,censusi mund ti kete zhgenjyer disa syresh po s,ka gje koha sot punon per shqiptaret,,per te tjeret aq na ben

  19. #39
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Keto "qarqe" sic i quan ti nuk mund te akuzohen ne kete rast, sepse orthodhokset jane ulur me 4 here,..pra s`kane te bejne fare...i vetmi interes eshte i turqise dhe segmentet e saj brenda politikes dhe shoqerise shqiptare,..., ndersa juve beni propagande antiorthodhokse, duke u rreshtuar ne krahun turk, ne zbatim te gjeopolitikave islamiste te njohura...
    Urate......perse eshte turk per ty kushdo shqiptar qe shan greket;;;;;
    Te lutem me thuaj sa ortodokse shqiptar u pyeten per vendosjen e Janullatosit ne krye te kishes;;;;
    Perse nuk beni nje referendum ju te kishes se sa ortodokse shqiptare duan te drejtohet kisha ortodose shqiptare nga greket.
    Meri dhe analizoi pak(i ke mundesite besoj) nga cilet drejtohet kisha ortodokse sot.....nuk flas per "kupolen" se ajo dihet, por per kishat e medha ne rrethe.
    Isha i ftuar ne nje ceremoni dasme ne nje kishe dhe kam ngelur i shtangur kur prifti ishte nje ish i njohuri im........kur iu afrova ngulte kembe qe nuk me njihte.Me matrapaz dhe hajdut ne kohen e monizmit se ky qe kishte veshur rason e zese nuk gjeje.Ky "prift" per leke te kthente edhe b.ythen atehere ne ate kohe,e jo me tani qe paguhet me evro.
    Censusi ka mangesira.........por nuk jane vetem ortodokset qe jane penalizuar.
    Personalisht jam i bindur se nese ne krye te kishes ortodokse do te ish nje shqiptar, edhe rezultati do kish qene me afer te vertetes.Disa te njohurit e mi, qe jane ortodoks, nuk jane deklaruar te tille vetem per kete arsye.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga kacauni Lexo Postimin
    Nuk do them kush je ti ,por kush jam une . 500 vjet Turqi UNE nuk nderrova besimin , ortodoks , gjuhen dhe as zakonet .Mos jane me patriote ata qe u islamizuan dhe i lepine ****** turkut .Kjo kategorinuk ka te drejte te na mesoje .Ti kush je ?
    avash mor djale se keshtu po ofendon te gjithe,patriot eshte ai qe punon dhe lufton per atdheun jo ai qe nderron apo jo besimin fetar.
    Megjithate per pothuaj 45 vjet nen diktature nuk u pa njeri te festonte krishtlindje apo bajram e ku di une ne mes te sheshit apo neper rruge.
    Ku ishin ne kete kohe besimtaret e te gjitha llojeve,mos valle nuk u'a mbante.
    Patriotizmi nuk ka te beje me fene sepse per nje patriot eshte me pare atdheu pastaj vijne te tjerat.
    Tregoni me kujdes ne te shkruar se jemi te gjithe shqiptare ne radhe te pare,me pas jemi muslimane,orthodhokse,katolike,ateiste e keshtu me radhe.
    Te diskutosh nuk do te thote t'i imponohesh tjetrit por te ndash mendimet me te.

    ps; nuk ju drejtohem personalisht juve kacaun.
    MOS I NDY TEMAT no name

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •