Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 133
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Vajza e Kryeministrit Berisha paguhet me shum se ZV Presidenti Amerikan.

    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    SHkelzen Berisha:Akuzat ndaj meje, shpifje.Nese jane burra te perballen me mua ne gjykate.

    ...
    Nese Sh. Berisha eshte burre, atehere le ti publikoje nje nga nje burimet e te ardhurave te tij!?
    Nuk ka nevoje ti binde PS dhe armiqte e tij politik dhe personal. Le ta binde popullin se eshte burre, i guximshem dhe se ka fituar te gjithe pasurine ne menyre te rregullt dhe te ndershme. Kjo nuk behet permes konfirmimit te nje gjykate shqipetare apo organi te kontrollit, por ne radhe te pare permes transaparences maksimale apo publikimit ne detaje te cdo pagese. Tek pastaj mund te angazhoje gjykata, nese i duhen...

  2. #122
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624

    Pėr: Vajza e Kryeministrit Berisha paguhet me shum se ZV Presidenti Amerikan.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    E bija e kryeministrit shume mire mund te kish zgjedhur qe te mos bente fare publike pasurine e te ardhurat e saj. Ajo nuk eshte e detyruar me ligj te beje nje gje te tille. Fakti qe ajo e ka bere nje gje te tille cdo vit qe i ati i saj ka qene ne pushtet, tregon qytetarine e saj, te cilen une si qytetar i atij vendi e vleresoj. Ti mund te mos ta vleresosh e mund te ndjesh xhelozi e me the te thashe, por ky eshte problemi yt e jo i saj. Dhe nuk akuzohet dikush pa patur prova vetem se fiton shume para ne rruge te ligjshme.

    Albo
    Gita dhe Xeni thonė ndryshe!!
    Unė psh. e dėgjova me veshėt e mi kur thoshte se: "Kam deklaruar ē'do tė ardhur sipas detyrimit qė mė ngarkon ligji"
    Hajde mere vesh kėtė punė, Albo thotė jo, Shkėlzeni thotė po....kė tė besoj unė i shkreti??

  3. #123
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Vajza e Kryeministrit Berisha paguhet me shum se ZV Presidenti Amerikan.

    Sali Berisha nuk eshte llogaritari personal i Argites.Ja perse hesht,pasi nuk ka asnje fakt ne dore per vajzen e tij.
    Nga e di gazeta Tema qe Argita ne ben 17 mije dollare ne muaj???
    17 mije dollae ne muaj duket si e ardhur fikse e pandryshuar.
    Perderisa ajo ka biznes te vetin si avokate,te ardhurat mujore ndryshojne
    pasi biznesi ka raste qe bie dhe numri i klienteve nuk eshte njelloj cdo muaj.
    17 mije /muaj eshte shifer e pasakte.Perse gazeta nuk kerkon
    neper zyrat e taksave ku raportohen te ardhurat dhe paguhen taksat.
    Nqs te ardhurat jane raportuar ne dokumenta dhe taksat jane paguar atehere ku eshte problemi?
    Nqs na dyshohet per korrupsion,perse prokuroria nuk
    dergon njerez te bejne audit per klientet e firmes dhe pagesat e bera?
    Nqs ajo ka pas aktivitet ne biznes dhe ka punuar rregullisht ne gjykata ku ka perfaqsuar klientet e saj
    atehere kjo do te thote qe te ardhurat e saj mujore,
    jane te ligjshme ,te rregullta.17 mije pjestim me 30=566 dollare mesatarja ne/dite
    qe nuk eshte ndonje pagese impresive per nje avokat
    Keto artikuj te temes jane me shume sulme personale kunder Berishes per ta
    diskretituar ate publikisht dhe PD-ja te humbe vota ne zgjedhjet e ardhshme.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vajza e Kryeministrit Berisha paguhet me shum se ZV Presidenti Amerikan.

    Akuzat per pasurine, Shkelzen Berisha padi per shpifje Balles

    Djali i kryeministrit, Shkelzen Berisha, tha dje se do te padise ne gjykate per shpifje, deputetin socialist Taulant Balla. Berisha reagoi menjehere dje pas deklaratave te perditshme te Balles per familjen kryeministrore, duke thene, se socialisti nxori ne tregun e mediave mashtrimin e radhes per publikun duke deklaruar se ai eshte konsulenti i njeres prej kompanive, qe kane marre pjese ne tenderin e hidrocentraleve dhe pikerisht asaj qe ka fituar tenderin. “I bej me dije opinionit se kjo eshte fund e krye nje shpifje e ulet dhe se une nuk kam dhene kurre dhe ne asnje rast konsulence apo asistence juridike per kompani, qe marrin pjese ne prokurime apo gara publike. Ndaj kesaj shpifjeje, do te depozitohet padi ne gjykate”, - beri te qarte djali i kryeministrit. Ai kujtoi se ishte po Edi Rama dhe shpifesit e tij, qe jo shume kohe me pare i serviren qytetareve mashtrimin se Shkelzen Berisha kishte fituar tendera publike. Mashtrim, qe sipas djalit te kryeministrit, zgjati vetem disa ore pasi biznesmeni i nderuar qe kishte rastisur te kishte te njejtin emer doli para mediave dhe deklaroi se ishte i biri i Abdullait, i lindur 25 vjet para tij. “E ftoj Edi Ramen, te mos inkriminoje dhe denigroje bashkepunetoret e tij me shpifje, por t’u shpjegoje qytetareve si ka mundesi qe pasi ka betonizuar gjithe Tiranen, pasi eshte akuzuar publikisht me emer se ka kerkuar miliona euro per leje ndertimi, pasi njihet rendom si Mister 20%, deklaron se ka vetem 3 mije euro kursime jete dhe si i pastrehe strehohet ne shtepite e shokeve dhe te mamit. I kerkoj gjithashtu z. Rama qe autoritetin me te cilin detyron perdite Balle te shpife, ta perdore per ta bindur ate te mos i shmanget si frikacak procesit gjyqesor, qe ka nisur ndaj tij per shpifje ne Gjykaten e Tiranes”, - u kunderpergjigj dje Shkelzen Berisha.

    KJ

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Vajza e Kryeministrit Berisha paguhet me shum se ZV Presidenti Amerikan.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Akuzat per pasurine, Shkelzen Berisha padi per shpifje Balles

    Djali i kryeministrit, Shkelzen Berisha, tha dje se do te padise ne gjykate per shpifje, deputetin socialist Taulant Balla. Berisha reagoi menjehere dje pas deklaratave te perditshme te Balles per familjen kryeministrore, duke thene, se socialisti nxori ne tregun e mediave mashtrimin e radhes per publikun duke deklaruar se ai eshte konsulenti i njeres prej kompanive, qe kane marre pjese ne tenderin e hidrocentraleve dhe pikerisht asaj qe ka fituar tenderin. “I bej me dije opinionit se kjo eshte fund e krye nje shpifje e ulet dhe se une nuk kam dhene kurre dhe ne asnje rast konsulence apo asistence juridike per kompani, qe marrin pjese ne prokurime apo gara publike. Ndaj kesaj shpifjeje, do te depozitohet padi ne gjykate”, - beri te qarte djali i kryeministrit. Ai kujtoi se ishte po Edi Rama dhe shpifesit e tij, qe jo shume kohe me pare i serviren qytetareve mashtrimin se Shkelzen Berisha kishte fituar tendera publike. Mashtrim, qe sipas djalit te kryeministrit, zgjati vetem disa ore pasi biznesmeni i nderuar qe kishte rastisur te kishte te njejtin emer doli para mediave dhe deklaroi se ishte i biri i Abdullait, i lindur 25 vjet para tij. “E ftoj Edi Ramen, te mos inkriminoje dhe denigroje bashkepunetoret e tij me shpifje, por t’u shpjegoje qytetareve si ka mundesi qe pasi ka betonizuar gjithe Tiranen, pasi eshte akuzuar publikisht me emer se ka kerkuar miliona euro per leje ndertimi, pasi njihet rendom si Mister 20%, deklaron se ka vetem 3 mije euro kursime jete dhe si i pastrehe strehohet ne shtepite e shokeve dhe te mamit. I kerkoj gjithashtu z. Rama qe autoritetin me te cilin detyron perdite Balle te shpife, ta perdore per ta bindur ate te mos i shmanget si frikacak procesit gjyqesor, qe ka nisur ndaj tij per shpifje ne Gjykaten e Tiranes”, - u kunderpergjigj dje Shkelzen Berisha.

    KJ
    Fillimisht le ti publikoje te gjitha pagat dhe te ardhurat nje nga nje, qe ti shohin te gjithe shqipetaret e interesuar, e pastaj le te vritet me Ballen apo kedo tjeter ne mes te Tiranes...
    Pune e tyre.

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vajza e Kryeministrit Berisha paguhet me shum se ZV Presidenti Amerikan.

    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Gita dhe Xeni thonė ndryshe!!
    Unė psh. e dėgjova me veshėt e mi kur thoshte se: "Kam deklaruar ē'do tė ardhur sipas detyrimit qė mė ngarkon ligji"
    Hajde mere vesh kėtė punė, Albo thotė jo, Shkėlzeni thotė po....kė tė besoj unė i shkreti??
    Ligji e ben te detyrueshem per vit deklarimin e pasurise prane zyres perkatese qe merret me verifikimin e saj VETEM per figurat publike (politikanet) dhe njerezit e punesuar ne shtet, ne postet e larta te shtetit. As Argita dhe as Shkelzeni nuk jane te punesuar ne shtet, as nuk jane "familje" e kryeministrit, pasi jane moshe madhore, te martuar e me femiije, e jane familje me vete. Fakti qe keta te dy e kane deklaruar pasurine e tyre per vit, eshte dicka qe ata e kane bere vete me deshire e jo te detyruar nga ligji, per te bere transparencen me publikun.

    Ajo qe i biri i kryeministrit Berisha po thote me "sipas detyrimit qe me ngarkon ligji" eshte qe une kam paraqitur prane zyres perkatese gjithe dokumentacionin perkates se pasurise sime, qe ata te bejne verifikimet e duhura, pa lene gje pa deklaruar. Kaq.

    Fillimisht le ti publikoje te gjitha pagat dhe te ardhurat nje nga nje, qe ti shohin te gjithe shqipetaret e interesuar, e pastaj le te vritet me Ballen apo kedo tjeter ne mes te Tiranes...
    Pune e tyre.
    Informacioni nuk i serviret publikut pasi eshte informacion personal, numra personale llogarish bankare apo numra identifikues ne shtet te personit. Informacioni i serviret zyres perkatese i plote, dhe ajo ben verifikimet dhe ben edhe transparencen me publikun duke raportuar ne media shumat perkatese te te ardhurave dhe ku jane depozituar keto te ardhura, apo si jane fituar, por jo informacionet personale. Kete informacion e gjen te publikuar ne forum ne vite, mund ta lexosh:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...surinė-nė-2011

    Kur Shqiperia e shqiptaret ishin tribu, i zgjidhnin mosmareveshjet ne rruge. Tani qe jane shtet prej 100 vjetesh, i zgjidhin sipas ligjit e neper gjykata, si gjithe bota e qyteteruar.

    Albo

  7. #127
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vajza e Kryeministrit Berisha paguhet me shum se ZV Presidenti Amerikan.

    Argita Malltezi: Rama i pastrehė, por bėn pushime luksoze. Kam fakte!


    TIRANE- Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka akuzuar sot kryetarin e Partisė Socialiste Edi Rama se po dirigjon sulmet politike tė opozitės mbi tė e familjarėt e saj, duke iu referuar kėshtu deklaratave tė deputetit Balla.

    Argita Malltezi deklaron se pasuria e saj ėshtė e ligjshme dhe e deklaruar, ndėrsa shton se bashkėshortja e Ramės fiton mė shumė se ajo nga mėsimdhėnia nė universitete.

    “Sot Rama vijoi sulmet politike me spekulimet e radhės pėr tė ardhurat tona tė fituara nė mėnyrė tė ligjshme dhe tė deklaruara pranė organeve shtetėrore me transparencė tė plotė. Ky njeri i zhveshur nga cdo normė dhe moral njerėzor shpif cdo ditė, manipulon, mbledh e shumėzon pėr tė gėnjyer pėrsėri, nė lidhje me tė ardhura tė cilat janė fituar me aktivitet profesional, kėrkimor-shkencor, botues dhe mėsimdhėnės nė universitete private; nė tė njejtat universitete ku shumė mė tė paguar se ne, janė disa nga deputetėt socialistė, pėrfshirė dhe bashkėshorten e tij, Linda Basha”, thuhet nė reagim.

    Sipas saj, “Rama qė shpif e trillon prej 10 ditėsh nuk paraqet dot as edhe njė fakt tė vetėm pėr ILDKP, prokurorinė apo gjykatėn. Tė gjitha tė ardhurat tona janė fituar pa asnjė konflikt interesi, janė derdhur nė rrugė bankare, e pra, tėrėsisht transparente; pėr to janė paguar tatimet nė cdo qindarkė, janė bėrė deklarimet pėrkatėse nė organet tatimore dhe ILDKP dhe janė kontrolluar periodikisht nga kėto institucione. Ai mendon se mund tė mashtrojė shqiptarėt duke bėrė vetė rolin edhe tė paditėsit, edhe tė gjyqtarit, edhe tė jurisė, edhe tė ekzekutuesit”, theksohet nė deklaratė.

    Ndėr tė tjera vajza e kryeministrit thekson se, kryesocialisti qė deklarohet si i pastrehė ka mundėsi tė kalojė pushimet dimėrore nė hotelet mė tė shtrenjta tė Europės, ku sipas saj vetėm njė natė kushton 2500 euro.

    “Ky mashtrues ordiner, pėr tė cilin janė hedhur akuza direkte publike pėr korrupsion mė shumė se pėr asnjė person tjetėr nė Shqipėri, ka deklaruar vetėm 3000 dollarė kursime pėr 13 vite nė pushtet si ministėr Kulture dhe kryetar bashkie; ėshtė deklaruar si i pastrehė, ndėrkohė qė prej njė jave ka nisur pushimet e dimrit, i strehuar nė hotele luksoze nga ku dirigjon fushatėn e shpifjeve tė ulėta. Z.Rama tregoju shqiptarėve se me cfarė parash udhėton pėr pushime luksoze nė hotele tė cilat sic ėshtė bėrė publike nga njė e pėrditshme, janė mė tė shtrenjtat e Europės dhe Gjirit Persik, ku njė natė nuk ėshtė mė pak se 2500 euro”, pėrfundon deklarata.

    PS: Tregoni si e vutė pasurinė tuaj

    Pas deklaratės sė vajzės sė kryeministrit Drejtoria e Komunikimit e Partisė Socialiste nėpėrmjet njė reagimi i kujton asaj se kėrkesa e opzitės ėshtė legjitime, pasi ata, sic thuhet nė reagim, duhet tė provojnė publikisht burimet e tė ardhurave tė tyre.

    “Argita dhe Shkėlzen Berisha duhet ta mėsojnė se ėshtė detyrim elementar i tyre qė me mirėsjellje t'i shpjegohen opinionit publik lidhur me pasurimin e tyre mbresėlėnės nė harkun e njė viti. Ata duhet tė provojnė me fakte tė dokumentuara se ky pasurim i pamundur pėr shqiptarėt e zakonshėm nuk ka lidhje me pushtetin e babait tė tyre. Kjo ėshtė njė nevojė elementare demokratike dhe njė detyrė elementare e qeveritarėve nė demokraci po ashtu. Prandaj as vajza e as djali i kryeministrit nuk kanė pse reagojnė pa asnjė minimum etik, duke ndotur mjedisin publik me fjalė tė ulėta dhe duke e bezdisur opinionin publik me pėrsėritjen e shpifjeve qė prej vitesh babai i tyre lėshon sistematikisht ndaj kryetarit tė Partisė Socialiste. Fatkeqėsisht gjithēka thonė nė reagimet e tyre tė paedukuara Argita e Shkėlzen Berisha janė pjesė tė shkėputura nga libri i tė sharave tė babait tė tyre ndaj Edi Ramės. Fėmijėt e kryeministrit kanė shumė pėr zemėr tė pėrmendin fjalėn gjykate, por nė afro 30 padi pėr shpifje nė gjykatė nga ana e Edi Ramės, as Sali Berisha e as shpifėsit e oborrit tė tij s'kanė mundur tė provojnė asgjė nga ēfarė kanė lėshuar nė gjithė kėto vite ndaj kryesocialistit. Por sidoqoftė, Argita dhe Shkėlzen Berisha s'duhet tė kapen pas librit tė shpifjeve tė babait pėr tė shkruar reagimet e tyre. Sepse faktikisht kėshtu nuk provojnė se ėshtė gabim opozita qė u kėrkon transparencė, por se janė ata qė kanė gjėra pėr tė fshehur. Pėrndryshe kjo ēėshtje do ishte mbyllur me kėnaqėsinė tonė mė tė madhe dhe me paqen e plotė tė opinionit publik, nėse fėmijėt e kryeministrit do tė kishin vėnė nė dispozicion tė medias dokumenta tė cilat do tė provonin pastėrtinė e fitimeve tė tyre tė habitshme brenda njė viti”, thuhet nė reagim.

    “Duke e mbyllur pėr kėtė vit kėtė polemikė tė sajuar nga fėmijėt e kryeministrit pėr t'iu shmangur transparencės me publikun, mbeten tė hapura tė gjitha pyetjet e ngritura prej opozitės ndaj Argita e Shkėlzen Berishės. Dhe ne nėnvizojmė sidoqoftė se pėr sa i takon ēdo insinuate tė bėrė sot, pa asnjė lloj etike nga Argita Berisha pėr persona tė tjerė, familjarė apo kolegė tė kryetarit tė PS, vajza e kryeministrit bėn mirė tė marrė shembull prej nesh duke iu referuar dokumentave e fakteve, jo lumit shumėvjeēar tė shpifjeve tė babait tė saj. Me kėtė rast Drejtoria e Komunikimit tė Partisė Socialiste i uron Argita e Shkėlzen Berishės qė 2013 tė jetė vit i ndryshimit edhe nė sjelljen e tyre ndaj publikut dhe nė gjuhėn e papranueshme qė ata kanė pėrdorur deri sot nė komunikimin publik”, pėrfundon deklarata.

    Argita Berisha: Tė gatshėm tė nxjerrim dokumentat e pasurisė sė Ramės

    Pas reagimit tė PS, vajza e kryeministrit Argita Berisha ka shpėrndarė pėr mediat njė tjetėr deklaratė nė tė cilėn sqaron se pasuria e saj ėshtė lehtėsisht e vėrtetueshme, e qartė dhe e plotė.

    “Nė lidhje me reagimin e z.Ei Rama nga strehimi luksoz i pushimeve dimėrore, rikujtojmė se tė ardhurat tona janė tė qarta, tė plota dhe tė pėrfshira nė deklarimin pranė ILDKP, i cili ėshtė njė dokument publik, qė mund tė disponohet nga kushdo; ato janė krijuar nga aktiviteti profesional, mėsimdhėnie, kėrkim shkencor, botime librash profesionale, pjesėmarrje nė konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, qera nga apartamente nė pronėsinė tonė dhe trashėgimi familjare; tė gjitha kėto tė pėrfshira dhe tė vėrtetuara me derdhjet bankare dhe me kontratat pėrkatėse nė ILDKP dhe organet tatimore”, sqaron ajo.

    “Nė respekt tė kodit tonė familjar, ne tė ardhurat tona dhe burimet e tyre i kemi bėrė publike dhe deklaruar nė ILDKP dhe atėherė kur nuk i kishim detyrim ligjor, pikėrisht nė kohen kur ti ishe regjistruar i pastrehė nė bashki dhe deklaroje gjithsej pasuri 3000 euro. Z.Rama, tė kėshillojmė qė nė kėtė vazhdė komunikimi mes nesh tė mos merresh me prindėrit tanė. Tė kujtojmė se ėshtė detyra e tij si kryetar i partisė mė tė madhe opozitare, qė me mirėsjellje, me fakte dhe pa nervozizėm, nė respekt tė elektoratit tė tij, dhe jo pėr ne, t’i pėrgjigjet pikėpyetjeve tė mėdha qė ngre statusi i tė pastrehut nė kontrast me pushimet luksoze qė po kalon si dhe tė ardhurat e Linda Bashės ndėr vite. Z.Rama bėn mirė t’i nxjerrėsh vetė faktet dhe dokumentat pėr sa mė sipėr, nė tė kundėrtėn jemi tė gatshėm t’i servirim ato pėr ty, nė media apo forume tė tjera nėse dėshiron dhe frika jote mė e madhe ėshtė se ti e di qė faktet rreth teje bėrtasin fort”, pėrfundon deklarata e Argita Malltezit.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Argita Malltezi: Rama i pastrehė, por bėn pushime luksoze. Kam fakte!

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ligji e ben te detyrueshem per vit deklarimin e pasurise prane zyres perkatese qe merret me verifikimin e saj VETEM per figurat publike (politikanet) dhe njerezit e punesuar ne shtet, ne postet e larta te shtetit. As Argita dhe as Shkelzeni nuk jane te punesuar ne shtet, as nuk jane "familje" e kryeministrit, pasi jane moshe madhore, te martuar e me femiije, e jane familje me vete. Fakti qe keta te dy e kane deklaruar pasurine e tyre per vit, eshte dicka qe ata e kane bere vete me deshire e jo te detyruar nga ligji, per te bere transparencen me publikun.
    Eshte e detyruar...
    Kjo ceshtje ishte sqaruar para disa ditesh. prandaj, s'ke nevoje ta perserisesh te njejtin pohim te gabuar, si ne fillim te kesaj afere.

    Ne formularin zyrtar te ILDKP-se thuhet:

    "Rrethi i personave tė lidhur me zyrtarin, nė funksion tė kufizimit tė interesave private pėr konfliktin rast pas rasti dhe tė vazhdueshėm janė:
    bashkėshorti/ja, fėmijėt nė moshė madhore (brenda ose jashtė trungut familjar), bashkėjetuesi dhe prindėrit e zyrtarit e tė bashkėshortit/es."
    Burimi: http://www.hidaa.gov.al/deklaratat/D...k%20Vjetor.doc
    ose
    - "Ilustrim i plotėsimit tė deklaratės nga fėmija madhor jashtė gjendjes familjare tė subjektit"
    ...
    -Kur pjesėtarėt e familjes (bashkėshorti/ja fėmijėt madhorė brenda dhe/ose jashtė gjendjes familjare tė zyrtarit) kanė pasuri tė ndarė dhe tė regjistruar si tė tillė nė organet e administratės shtetėrore, deklarimi paraqitet veēmas nga ēdo anėtar i familjes, dhe plotėsojnė formularin e deklarimit nga faqja 8-12.

    Nė referim tė neneve 24 dhe 35 tė ligjit nr.9367, datė 07.04.2005, rrethi i personave tė lidhur me zyrtarin, nė funksion tė kufizimit tė interesave private pėr konfliktin rast pas rasti dhe tė vazhdueshėm janė: bashkėshorti/ ja, fėmijėt nė moshė madhore (tė ndarė ose jo nga prindėrit) dhe prindėrit e zyrtarit e tė bashkėshortit/es

    Kur pasuria e pjesėtarėve tė familjes; bashkėshortit/es dhe fėmijėve nė moshė madhore (sė bashku me prindėrit dhe/ose tė ndarė nga prindėrit) ėshtė e ndarė dhe e regjistruar si e tillė nė organet e administratės shtetėrore ose gjyqėsore, deklarimi paraqitet veēmas nga ēdo anėtar i familjes, me pasuri tė disponuar veēmas dhe i bashkėlidhet deklaratės sė personit qė ka detyrimin pėr deklarim, duke plotėsuar nė faqet 8-12.

    Pjesėtari i familjes me pasuri veēmas (bashkėshorti/ja dhe fėmijėt madhorė brenda dhe jashtė gjendjes familjare tė zyrtarit) gjithashtu duhet tė deklarojė ndryshimet (shtesat e
    pakėsimet) tė pasurive tė paluajtshme dhe tė drejtave reale mbi to, pasurive tė luajtshme, detyrimeve financiare, interesave tė tjera dhe burimin e tyre, pėr periudhėn nga deklarimi i
    mėparshėm deri nė datėn e largimit nga funksioni tė zyrtarit, dhe tė plotėsojė formularin e deklarimit nė faqet 8-12.

    Shembull:
    ALBERT BUJAR PROKA 11.3.1956 Deklaruesi Martuar
    ...
    ALMIR ALBERT PROKA 14.3.1975, I biri/e bija e ndarė nga prindėrit, Martuar
    Udhezuesi mbi plotesimin e Deklarates...




    Informacioni nuk i serviret publikut pasi eshte informacion personal, numra personale llogarish bankare apo numra identifikues ne shtet te personit.

    ...
    Albo
    Mjafton deklarimi sipas "Udhezuesit mbi plotesimin e dokumentit zyrtar"


    Nė ēdo rast duhet tė deklarohen nė mėnyre analitike burimet e krijimit pėr ēdo aset.

    Tek faqja e tė ardhurave, tė pėrcaktohet qartė institucioni ku ėshtė i punėsuar familjari i subjektit apo aktiviteti qė ushtron.

    -Tė gjitha pasuritė e akumuluara ndėr vite deri nė ditėn e fillimit tė detyrės, sipas gėrmės “a, b, c, ē, d” tė nenit 4 tė Ligjit nr.9049, datė 10.04.2003, burimet e origjinės sė tyre dhe tė drejtat reale mbi to, tė ndodhura brenda dhe jashtė vendit, tė zotėruara nga zyrtari, ose nė bashkėpronėsi tė tij me bashkėshortin/en dhe fėmijėt nė moshė madhore.


    Shembull:
    Aksione ne Sha “Artir” Tirane blere me 15.4.2001 ne shumen 4 milion leke( 40 % te shumes gjithesej te aksioneve 10.000.000 leke)
    Burimi i krijimit: Shitje trualli te trasheguar nga prinderit sip 500 m2 Rr. P.Budi Tirane me 15.1.2001 nė shumėn 4 milion leke.


    -Angazhime nė veprimtari private dhe/ose publike me qėllim fitimi ose ēdo lloj veprimtarie e kryer brenda ose jashtė vendit, qė ka krijuar tė ardhura, si dhe angazhime nė organizata fitimprurėse dhe jo
    fitimprurėse, liēensa dhe patenta qė sjellin fitim, sindikata ose organizata profesionale, politike, shtetėrore dhe pjesėmarrje nė ēdo organizatė tjetėr; tė zyrtarit, bashkėshortit/es dhe fėmijėve nė moshė madhore pėr periudhėn nga data 1 janar, deri nė datėn e fillimit tė punės tė vitit tė deklarimit;

    Shembull:
    Pėrshkruani hollėsisht ēdo lloj angazhimi dhe veprimtarie qė ka sjellė tė ardhura, emėrtimi i institucionit, i organizatės apo i aktivitetit nga ku janė siguruar tė ardhurat, adresa , nr. i regjistrit publik, statusi, objekti i veprimtarisė sė organizatės, funksioni dhe/ ose natyra e angazhimit nga 1 janari deri datėn e fillimit nė detyrė.

    -Bashkeshortja Vjollca Proka, antare e Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise (700.000 leke)
    -Vajza Ana, me studime ne Universitet dhe ka perfituar nje burse nga AMC (80.000 leke)


    -Detyrimet financiare ndaj personave juridikė dhe fizikė (kredi, huamarrje, detyrim pėr studime etj.) qė ekzistojnė brenda dhe jashtė vendit, tė mbetura ende pa u shlyer deri nė datėn e fillimit tė punės prej
    zyrtarit.

    Shembull:
    Kredi per blerje apartament banimi me sip 120 m2 ne BKT, me 1.6.2007, ne shumen 5.000.000 leke me afat 20 vjet . Shlyerja fillon me 1.10.2007 dhe perfundon me 1.10.2027 me 8 % ne vit dhe me kest mujor 40.000 leke. (4.800.000 leke)


    -PĖRBĖRJA FAMILJARE E FĖMIJĖS NĖ MOSHĖ MADHORE TĖ NDARĖ NGA PRINDĖRIT ME PASURI VEĒMAS
    Pėrshkruani hollėsisht: llojin, sipėrfaqen, adresėn ku ndodhen, vitin e krijimit, vlerėn nė lekė apo nė valutė qė pasqyrohet nė dokumentacionin qė dispononi, nė mungesė tė dokumenteve shumėn
    e shpenzimeve qė keni kryer, pjesėn takuese qė zotėroni dhe burimet e origjinės apo tė krijimit tė ēdo lloj pasurie, tė paluajtshme dhe tė luajtshme, likuiditete, tė regjistruar ose jo nė regjistrat
    publikė.


    Shembull:
    Vile dy kate me sip. 180 m2 Golem Kavaje, ndertuar ne vitin 1995 dhe perfituar me akt trashegimie nga prinderit me 1.3.2004, Vlera e mobilimit dhe paisjeve 2.000.000 leke, Prill 2004
    Burimi i krijimit: Hua ne shumen 2.000.000 leke


    -Detyrimet financiare ndaj personave juridikė dhe fizikė (kredi, huamarrje, detyrim pėr studime etj.) qė ekzistojnė brenda dhe jashtė vendit, tė mbetura ende pa u shlyer deri nė datėn e fillimit tė punės tė
    zyrtarit.

    Shembull:
    Dhene hua motres Genta Bici, ne dt. 20.7.2008.
    Bashkelidhur fotokopje e dokumentit te noterizuar.
    Notere Zana Gumi Nr 1593 date 20.7.2008

    Autoveture BMW blere ne vitin 2006 ne shumen 17.000 USD.
    Burimi i krijimit: Kredi Banka Alpha ne shumen 17.000 USD

    Kontrate sipermarrje me Genti Shpk per ndertim pallati ne Pogradec mbi truallin me siperfaqe 700 m2 te blere me 1.6.1995. Do
    te perfitoj 25% te siperfaqes se ndertimit ose 300 m2 . Fillon me 15.9.2008 dhe perfundon me 15.3.2010


    Paga viti 2008 e djalit Andit, Pedagog ne Fakultetin e Shkencave te Natyres (1.000.000 leke)

    Te ardhura te perfituara prej Andit, nga pjesemarrja ne nje studim dy vjeēar te fizibilitetit ne Bregdet. Te ardhurat kane kaluar ne vitin 2008 ne depozite ne Banken Amerikane te Shqiperise (8.000 Euro)

    ....

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    238

    Pėr: Vajza e Kryeministrit Berisha paguhet me shum se ZV Presidenti Amerikan

    Ky muhabet me duket tamam sic i thone i bien samarit sepse skane cti bejne gomarit ...
    Por ajo qe eshte per tu thene eshte se po qe se keto shifra qe kane sjelle disa ketu jane te verteta ...ata te dy spaskan marre asgje ne krahasim me te tjeret qe kane qene para atyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ozzy : 03-01-2013 mė 08:08

  10. #130
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vajza e Kryeministrit Berisha paguhet me shum se ZV Presidenti Amerikan

    Ēifti Malltezi: Pasuria jonė e pastėr, Rama tė ndriēojė pasurinė e sė shoqes

    Vajza dhe dhėndėri i kryeministrit Sali Berisha, i kanė cilėsuar si sulme tė ulėta politike akuzat e liderit tė opozitės Edi Rama pėr pasurinė e tyre. Ēifti Malltezi deklaron se pasuria e tyre ėshtė e ligjshme dhe e deklaruar, ndėrkohė qė Edi Ramėn e ka kapur paniku ndaj korrupsionit tė familjes dhe bashkėpunėtorėve tė tij.

    “I kapur nė panik nga zbulimi i korrupsionit tė tij, tė familjareve dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij, Z.Rama nėn moton ‘shpif, shpif se diēka mbetet’, vazhdoi sot pėr tė 13-tėn herė sulmet e ulėta politike dhe pa asnjė fakt nė lidhje me tė ardhurat tona dhe burimet e tyre plotėsisht transparente. Ne u kemi faktuar institucioneve shtetėrore dhe shqiptarėve se tė ardhurat tona janė tė qarta, nga burime tė pastra, tė ligjshme dhe tė njohura, tė pėrfshira nė mėnyrė tė plotė nė deklarimin pranė organeve tatimore dhe ILDKP, tė cilat janė dokumente publike, qė mund tė disponohen nga kushdo. Kėto tė ardhura janė krijuar nga aktiviteti profesional, mėsimdhėnie, kėrkim shkencor, botime librash profesionale, pjesėmarrje nė konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, qira nga apartamente nė pronėsinė tonė dhe trashėgimi familjare”, thuhet nė deklaratėn e ēiftit Malltezi.

    Ata i rikujtojnė edhe njė herė mė shumė kreut tė socialistėve qė tė hedhė dritė mbi pasurinė e tij, ndėrkohė qė duke pėrmendur shifrėn prej 100.000 milion lekėsh tė derdhur sipas tyre nė llogarinė bankare tė bashkėshortes sė Ramės, Linda Rama, ato kėrkojnė transparencė pėr personin qė u ka dhuruar sipas tyre “njė thes me para”.

    “Njė javė mė parė ne ju bėmė thirrje dhe pėrsėri ju ftojmė Z. Rama qė pėr 13 vite ministėr dhe kryetar bashkie, i deklaruar si i pastrehė dhe me pasuri 3 mijė euro, tė bėsh publike dhe me tė njėjtin standart transparence tė ardhurat e tua si dhe tė ndriēosh ndėr tė tjera, njė nga pasuritė e bashkėshortes tėnde Linda Basha, e cila ka deklaruar qė ėshtė pėrfituese e njė huaje pa interes, pra dhuratė, prej jo mė pak se 100 milion lekėsh nga njė person anonim. Shtojmė kėtu se kjo shumė nuk ėshtė deklaruar si e derdhur nė bankė, por ėshtė marrė nga Linda Basha me para tė thata nė dorė. Ju bėjmė me dije se nė doktrinėn e larjes sė parave, huaja pa interes, dhe e theksojmė, nga persona anonimė, konsiderohet tejet e dyshimtė pėr pastrim parash. Z.Rama tregoju Shqiptarėve se si mund tė merret njė hua prej 100,000 milion lekėsh pa interes? A mos ėshtė kjo njė dhuratė? Kush ėshtė bujari anonim qe ka paguar 100 milionė dhe pėr ēfarė i ka paguar? Dhe sė fundi, nė sa thasė i mbani ju dhe gruaja juaj 100 milion lekė z.Rama nėse nuk i keni nė bankė”, pėrfundon deklarata pėr media e ēiftit Malltezi.

    6 janar 2013
    Shqip

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •