
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Une s'po kerkoje "perfeksion", por luftim dhe denim te korrupsionit dhe nepotizmit te qarte dhe te hapur, te cilat deri ne nje mase dallohen nga veprimtaria e rendomte dhe privilegjet e rendomta te personaliteteve te shtetit. Askush nuk mund ti mohoje disa privilegje te personaliteteve publike dhe familjareve te tyre, cofte edhe vetem per shkak te sigurise se tyre.
Gjithashtu, askush s'mund ta mohoje te drejten e familjareve te personaliteteve te shtetit te punojne dhe te fitojne si shumica e njerezve me profile te njejta profesionale, ndonjehere edhe mbi mesataren, pasiqe ne zanata te caktuara dhe per shkak te biografise se tyre kane mundesi te terheqin kliente apo kosumatore me te pasur dhe qe paguajne me teper vetem per prestigj etj.
Ajo per cfare po diskutojme ne, sipas mendimit tim, jane, nder tjerash, te ardhura, meditje dhe fitime shume here mbi mesataren e asaj qe parashikojne tarifat me te larta (brenda ndermarrjes dhe ne pergjithesi) te nje veprimtarie apo zanati te caktuar ne nje vend te caktuar, te cilat realisht nuk jane te arsyetushme dhe nuk mund te arsyetohen me asgje tjeter, pervec me faktin qe perfituesi/perfituesja eshte i biri/e bija e njeriut te pare, te dyte apo te trete te vendit.
Ka shume pak ndermarrje dhe ndermarres privat apo publik qe do te paguanin meditje dhe paga disa here me te larta mbi mesataren dhe mbi pagesen me te larte per birin/bijen e Kryeministrit apo ndonje pushtetari tjeter te larte, vetem pse eshte biri/bija e kryeministrit dhe pa asnje interes dhe perfitim afatshkurter apo aftagjate. Prapa cdo veprimi/angazhimi te tille, fjala eshte per pagesa dhe meditje shume me te larta se zakonisht, qendron se paku shpresa per ndonje perfitim te ndermarrjes apo ndermarrisit.
Ndoshta ka raste te jashtezakonshme, ku biri/bija e Kryeministrit jane njekohesisht p.sh. yje te muzikes, te futbollit, te filmit apo te teatrit, me merita te njohura nga shumica e popullit.
Ne keso rastesh te jashtezakonshme, qe nuk kane te bejne asgje me rastin dhe veprimtarine e nje ligjeruese apo advokate te rendomte, njerezit ne pergjithesi jane me te tolerant. Sepse edhe jane edhe vete ne gjendje deri ne njemase ta vleresojne veprimtarine e tyre dhe vleren e saj, si dhe te bejne krahasime adekuate.
Pervec kesaj, fakti qe askush nga publiku (ne) nuk e di saktesisht burimin e te ardhurave dhe pasurive te personit per te cilin po diskutohet, gje e cila me siguri nuk do te dihet kurre, e ben te pamundur te vleresohet perafersisht, lere me saktesisht, se cilat kane qene apo kane mund te jene arsyet e verteta te pagave (nje nga nje) kaq te larta. Deri tash askush si ka publikuar te dhenat se kush dhe sa ka paguar, pse, kur dhe si.
Prandaj, perderisa e dyshuara vete nuk kujdeset ti beje transparente te gjitha te ardhurat dhe pasurite, ne ate menyre qe te kuptohen nga nje pjese e mire e qytetareve te rendomte, secili nga ne ka te drejte te dyshoje ne parregullsi dhe veprime te kunderligjshme. Perndryshe, secili kriminel dhe i korruptuar do te mund te fshihej prapa ndonje ligji apo rregulli, per ti fshehur/te mos i publikuar te ardhurat dhe pasurite e kunderligjshme ne menyre transparente dhe te kuptueshme.
Perderisa eshte keshtu, askush nuk e di nese burimet e te ardhurave dhe pasurive ishin minimalisht, pjeserisht, teresisht nga institucione dhe ndermarrje publike, publiko-private, te subvencionuara nga shteti etj.
Gjithashtu edhe rrogat dhe pagat e tilla te firmave private paguhen faktikisht nga tatimet dhe taksat e shtetit (se paku pjeserisht), pasiqe ne bilanc paraqiten si harxhime, te cilat ne fund e ulin shumen e pergjithshme te detyrimeve te firmes ndaj shtetit. D.m.th. ne rastin ideal, atje ku funksionon mjaft mire shteti ( p.sh. ne shtetet perendimore) pagesat e tilla ultra te larta, nese prejudikojme deklarime absolutisht te sinqerta te te gjitha paleve dhe nuk marrim parasyesh mundesite e ndryshme te ikjes nga tatimi, paguhen vetem pjeserisht nga tatimpaguesi apo shteti. Pra, ne fakt kemi te bejme me demtim te buxhetit te shtetit ne favor te atyre qe marrin paga dhe meditje ultra te larta dhe njekohesisht te pajustifikueshme me tarifat e zakonshme dhe mbimesatare te veprimtaris dhe angazhimit perkates. Kur kesaj i shtohet edhe fakti se behet fjale per bijen e kryeministrit, atehere demi eshte edhe me i madh dhe me shumedimensional...
Perndryshe, kritikat dhe dyshimet e mia s'kane te bej asgje me faktin se eshte e bija e Berishes, por me faktin se eshte e bija e Kryeministrit te vendit.
Une nuk besoj ne sinqeritetin, moralin dhe etiken as perafersisht te mjaftueshem te njerezve ne pushtet dhe te afert me pushtetin. Njerezit "e mire" ralle e kane pushtetin, per te mos thene kurre. Prandaj, kurre nuk mjaftohem vetem me bindje ideologjike, preferenca partiake, deklarata publike etj. Bindem vetem me argumente dhe fakte te mjaftueshme. Kjo, megjithate, nuk do te thote se vetem ajo qe per mua eshte bindese, eshte edhe e verteta e vetme apo absolute. Eshte e mundur qe ne raste te caktuara kerkoje me shume se eshte e nevojshme apo edhe e drejte, e mire, e vertete...
Krijoni Kontakt