Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 133
  1. #71
    Familja Berisha eshte familja me pasuri modeste. Nuk mund te quhen te pasur pse kane pasuri prej miljona euro. I pasur eshte populli qe mer paga mujore 150 euro dhe shperblim pencioni 15 euro. Rrofsh e qofsh o Berish. Me kete popull, jeten ne karrige sa te Enverit do e keni. Edhe po ike ti do na vije Gramozi bashke me Skenderin. Data 22 sot, kaloji 21 pa u ndjere fare ! Te pakten ketu ne Shqiperi te ishte ndjere. Jo per gje, po me vjen keq t'ju dali parashikimi i gabuar fiseve Maja
    Revolution 1848

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Une i kerkoj Argita Malltezit qe nga sot te heqi dore nga biznesi i saj ne Tirane, te heqi dore nga dhenia mesim ne universitet, dhe te rrije ne shtepi e te marri asistence nga shteti si e papunesuar. Vetem ne kete menyre do te qetesohet opozita shqiptare qe sulmon njerezit e suksesshem, dhe vetem keshtu mund te qetesojme edhe shqiptaret ne forumin shqiptar qe vuajne nga xhelozia.

    Albo
    Pse nuk kthehesh ti ne shqiperi te punosh mesues e te besh nje pasuri te tille?
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Albo; Dhe budallai ne kete mes jam une, qe vleresoj qytetarine e Argites qe e ben nje gje te tille, dhe jo ju qe votoni per njerez qe kane vetem $5000 ne banke
    Albo,qytetaria eshte krejt e kunderta e shfrytezimit te mundesise per te fituar apo pasuruar ne menyre jo te ndershme duke perfituar nga pushteti i dikujt tjeter afer teje.
    Po te jap nje shembull. I biri i berluskonit quhej nje person i suksesshem ne fushen e biznesit privat,por me ikjen e te atit nga posti i kryeministrit Fininvest,Gruppo Mediolanum dhe Mediaset shenojne humbje maramendese (shifra qe te futin friken) ne keto dy vitet e fundit.Mos valle ky (i biri i berl..) i humbi si me magji aftesite e tij ''imprenditoriale''
    Te vleresosh qytetarine e dikujt nuk te ben budalla.

    dhe jo ju qe votoni per njerez qe kane vetem $5000 ne banke dhe shtrojne nga ana tjeter dreka e darka per gjithe ambasadoret e akredituar ne Tirane.
    Kjo nuk ka vlere per mua sepse me duket se dhe ne nje teme tjeter e kam permendur qe une mbeshtes pd persa i perket politikes,por nuk jam nga ata mbeshtetes qe marrin si te qene cdo gje qe thone apo bejne ''demokratet''
    MOS I NDY TEMAT no name

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    berisha duhet te nderhyje tek kjo shkolla private per ti ul rrogen argites

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Jam dakort deri diku me arsyetimin tend.

    Se pari nuk kemi nje prove te shkruar qe paga eshte vertete aq e larte (17.000 usd).
    Se dyti, nqs universiteti privat paguan kete rroge per te pasur ne stafin akademik bijen e kryeministrit dhe per te thithur studente, mua me duket deri diku nje veprim teorik i pranueshem marketingu. Nqs eshte funskional duhen pare shifrat dhe bilanci.
    Me gjase do te ishte veprim i kunderligjshem...
    Sepse angazhimi i ne ligjeruesi ne shkolla te larta apo universitete, pavaresisht a jane publike apo private, behet mbi bazen e kualifikimit, kualitetit, nevojes per mesimdhenje, respektimit te plote te statusit dhe tarifave te institucionit, qendrueshmerise financiare/buxhetore dhe procedurave tjera administrative dhe ligjore, ne radhe te pare konkursit publik.
    Pa disa kritere mund te angazhosh perkohesisht vetem personalitete te shquara dhe te deshmuara te jetes publike, si artiste, muzikante, sportiste... te huaj dhe te vendit...
    Qenia bija/bir, nipi/mbesa ... e Kryeministrit nuk e ploteson asnje kusht te kerkuar.

    Se treti, asnje ligj ne boten e lire nuk te ndalon te rekrutosh personel me paga ekstra te larta. Ketu duhet te kemi parasysh megabonuset e drejtuesve, qe jane 2.000 here rroga e nje punonjesi te thjeshte ne ndermarrjen qe drejtojne me maksimume qe arrijne 5.000 deri ne 10.000 here.
    Ndersa per rastin ne fjale mund te jemi tek 8, 9 apo 10 here me e larte se mesatarja.
    Fillimisht, shkollat, edhe ato private, nuk mund te krahasohen nje me nje me ndermarrje tjera private.
    Per shkollat (edhe private) ekzistojne ligje dhe kritere te vecanta ( ose shtese) dhe mbikqyrje apo kontrolle perkatese nga ana e shtetit.
    Shume shkolla private, ne perendim shumica, subvencionohen direkt dhe indirekt nga shteti, nga komunet, nga republikat, nga rajonet, nga BE etj.
    Dhe askush, se paku une jo, nuk e mohon te drejten parimore te nje ndermarrje private te paguaj rroga maksimiale apo ultra te larta per stafin udheheqes apo per cfardo punetori te perkoheshem apo te perhershem. Por, jam mese i bindur se asnje shtet nuk do te funksiononte gjate nese firmat private te gjithe fitimin do ta shperndanin ne forme te pagave ultra te larta apo bonuseve, te cilat pastaj do te transerohesishin (shpesh pa u tatimuar) jasht vendit etj., kjo vlene vecanerisht per shtete ku zakonisht nuk paguhet tatimi me rregulla ose fare, si p.sh. ne Shqiperi, Greqi etj.

    Problemi ne rastin konkret nuk eshte vetem pagesa e larte si e tille, por pagesa ultra e larte per veprimtari plotesisht te zakonshme, per cka pothuajse ne asnje vend nuk paguhen rroga te tilla. Perjashtuar ndoshta raste te jashtezakonshme, kur behet fjale per fitues te Cmimit Nobel, ndonje artiste te madh dhe te deshmuar, ndonje zbulues te rangut boteror etj. Dhe problemi nuk perfundon as me kaq, pasiqe njekohesisht behet fjale per bijen e Kryeministrit te nje vendi, ku korrupsioni dhe shkelja e ligjit dhe rregullave jane jo vetem te pamohueshme, por pjese e pandashme e perditshmerise se pothuaj cdo qytetari. Ne keso rrethanash nuk mund te diskutojme mbi bazen e parimeve dhe modeleve ideale, te cilat ne disa vende perendimore ndoshta mund te vlejne dhe funksionojne ne mase te mjaftueshme...

    Se katerti, 17.000 usd nuk ngelen pa u tatuar ne asnjerin rast. Si te mbeteshin tek universiteti si te kalojne ne xhepin e Argites, perderisa deklarohen.
    Teoretikisht...
    Realisht tatimet do te ishin dhe zakonisht jane me te vogla, kur ne vend te nje tatimpaguesi kemi 100.
    Keta 100 tatimpaguese i kane se paku 100-1000 apo me shume mundesi per ti ikur pjeserisht apo teresisht tatimit. Sidomos kur eshte fjala per vende si Shqiperia.
    Te hollat patjeter jane diku. Por, me rendesi eshte ku.
    Klasa e te pasurve dhe super te pasurve shumicen e te hollave (sidomos per konsum) zakonsisht i transferojne jasht shteteve si Shqiperia.
    Por, kjo na largon shume nga tema...

    Se pesti, po marr si shembull presidentin e Usa dhe darkat qe organizon per mbledhje fondesh. Te paguash nje vakt 25.000 usd, mua sinqerisht, me duket jollogjike. Qe nje person te perfitoje nga pozicioni publik qe ka fituar edhe me voten e atij qe nuk mund te paguaje nje pizza, mua me duket e pamoralshme. Pra kemi perfitime personale nga ushtrimi i nje detyre publike maksimale ne menyre direkte.
    Nuk kemi nevoje te futemi ne keso diskutimesh...
    Vetem sa per informim, sistemi politik i SHBA-ve dhe ai i Shqiperise jane te ndryshme. Ne SHBA Presidenti mund te zgjedhet maksimalisht 8 vite.
    Ne Shqiperi Kryeministri mund te zgjedhet deri ne vdekje, d.m.th. nese partia e tij e zgjedhe dhe populli e voton me shumice partine e tij.
    Dhe, para se gjithash, sistemi amerikane nuk eshte i pershtatshem dhe i perdorshem per shumicen absolute te demokracive ne bote, lere me per vende te vogla, te varfera dhe korrupte si Shqiperia.
    E thashe edhe me larte, nuk eshte aspak kontribuese te diskutojme problematiken duke bere krahasime dhe barazime formale me shtete,situata dhe rrethana kejtesisht tjera.

    Se gjashti, nuk do te mjaftonin faqet e ketij forumi per te sjelle artikujt dhe reportazhet e mediave investigative europiane mbi denoncimin e rekomandimeve dhe nepotizmit.

    Per t'a mbyllur, Argita Berisha nuk eshte as e para dhe as e fundit qe perfiton nga pozicioni i nje prindi apo te afermi. Eshte nje fenomen qe nuk lindi me ardhjen e Berishes ne pushtet dhe nuk do te ike me ikjen e tij nga pushteti. E theksoj, preferoj me pare nje hajdut qe paguan taksa, se sa nje hajdut qe nuk paguan asgje. Fatkeqesisht me duhet te zgjedh vetem mes hajduteve ...
    Dhe?!
    Ky fakt nuk eshte arsye per te mos e diskutuar rastin konkret, per te mos e kritikuar bijen e Kryeministrit, institucionet etj. dhe per te mos kerkuar ndryshime, pergjegjesi individuale dhe institucionale, ndeshkime dhe denime te te gjithe te perfshireve ne aferen e mundshme korruptive apo kriminale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 22-12-2012 mė 11:28

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-01-2012
    Postime
    73
    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    SHkelzen Berisha,490 milion leke te ardhura,qe sdihet nga vine.Fiton sa shperblimi 25 mij
    pensjonisteve

    Te fitosh 15 .75 leke ne sekonde nuk eshte pak ,nuk eshte shaka te jesh i biri kryeministrit..
    kush e di sa do jete fitimi real i femijve te doktor Penecilines?..
    hehehe nuk duhemi te merzitemi per reduktime te rrymes,sepse ka shum shqiptare qe mbajn qirin tjerve duke shiku kush cka ben,jemi te paret te gjykojme tjeret dhe lejm kec vehten,realitet harrojm vehten totalisht
    '' Duaji tė gjithė, beso vetėm disa. Askujt mos i bėj keq''

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Ore kelysh te kuq, po sa xheloz qe jeni more?! Po kerkoni te ktheni kohen e Dulles ku te gjithe duhet te ishin njesoj, si brigadieri me kategorine e shtate si doktori qe te shpetonte jeten.
    Sa te peshtire qe jeni o kelysh te kuq! Vazhdoni se keshtu do te kontriboni ne mbajtjen ne pushtet te pakufishem te PD e Sali Berishes.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    nje peytje per ata qe jetojne ne Tirane : meqe disa thone se Rama ka vjedhur, po i biri i tij si jeton ? Si femijet e Berishes ? (dmth milionerė) ?

    faleminderit paraprakisht

  9. #79
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    nje peytje per ata qe jetojne ne Tirane : meqe disa thone se Rama ka vjedhur, po i biri i tij si jeton ? Si femijet e Berishes ? (dmth milionerė) ?

    faleminderit paraprakisht
    Po te beje nje kunderpyetje........po te ishe ti kryeminister cfare jete do te benin femijet e tu???
    Mos ja fusni kot se te gjithe femijet e politikaneve bejne jete te pasurish.......asgje sju mungon.
    Keta te pakten e deklarojne hapur po cfar tju besh atyre qe nuk paguajne as taksa ne shtet e asgje tjeter,por i fusin te thata ne xhep e nuk e dine as vete se sa kane.
    Mos tju rreje mendja qe njeri eshte me i mire se tjetri......nje mu,t jane te gjithe.

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    nje peytje per ata qe jetojne ne Tirane : meqe disa thone se Rama ka vjedhur, po i biri i tij si jeton ? Si femijet e Berishes ? (dmth milionerė) ?

    faleminderit paraprakisht
    rama dhe te gjithe antaret e sorros ne shqiperi i fusin leket ilegalisht ne zvicer, pa paguar asnje takse per shqiperine.
    mos harroni gramos rucin qe kontrollon gjysmen e jugut te shqiperise.

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •