
Postuar mė parė nga
Albo
Akuzat per pasurine, Shkelzen Berisha padi per shpifje Balles
Djali i kryeministrit, Shkelzen Berisha, tha dje se do te padise ne gjykate per shpifje, deputetin socialist Taulant Balla. Berisha reagoi menjehere dje pas deklaratave te perditshme te Balles per familjen kryeministrore, duke thene, se socialisti nxori ne tregun e mediave mashtrimin e radhes per publikun duke deklaruar se ai eshte konsulenti i njeres prej kompanive, qe kane marre pjese ne tenderin e hidrocentraleve dhe pikerisht asaj qe ka fituar tenderin. “I bej me dije opinionit se kjo eshte fund e krye nje shpifje e ulet dhe se une nuk kam dhene kurre dhe ne asnje rast konsulence apo asistence juridike per kompani, qe marrin pjese ne prokurime apo gara publike. Ndaj kesaj shpifjeje, do te depozitohet padi ne gjykate”, - beri te qarte djali i kryeministrit. Ai kujtoi se ishte po Edi Rama dhe shpifesit e tij, qe jo shume kohe me pare i serviren qytetareve mashtrimin se Shkelzen Berisha kishte fituar tendera publike. Mashtrim, qe sipas djalit te kryeministrit, zgjati vetem disa ore pasi biznesmeni i nderuar qe kishte rastisur te kishte te njejtin emer doli para mediave dhe deklaroi se ishte i biri i Abdullait, i lindur 25 vjet para tij. “E ftoj Edi Ramen, te mos inkriminoje dhe denigroje bashkepunetoret e tij me shpifje, por t’u shpjegoje qytetareve si ka mundesi qe pasi ka betonizuar gjithe Tiranen, pasi eshte akuzuar publikisht me emer se ka kerkuar miliona euro per leje ndertimi, pasi njihet rendom si Mister 20%, deklaron se ka vetem 3 mije euro kursime jete dhe si i pastrehe strehohet ne shtepite e shokeve dhe te mamit. I kerkoj gjithashtu z. Rama qe autoritetin me te cilin detyron perdite Balle te shpife, ta perdore per ta bindur ate te mos i shmanget si frikacak procesit gjyqesor, qe ka nisur ndaj tij per shpifje ne Gjykaten e Tiranes”, - u kunderpergjigj dje Shkelzen Berisha.
KJ
Krijoni Kontakt