A mendojne dhe flasin kafshet?
http://kuranifisnik.net/KuraniFisnik...u=10&NrTema=30
Ci beri keto milingona te mendojne se duhet te afrohen me veten duke u bere si anije .Ci beri keto milingona te mendojne se mbas ujit te lumit gjendet toke?
Reagimit te kafsheve qe nuk eshte nga raporti i sjelljeve me prejardhje nga lindja,e i cili eshte fituar nga pervoja dhe stervitja, i themi MESIM.
Ne situatat me karakter te problemit, kur lind nje reaksion qe siguron zgjidhje, procesit mendor te relacioneve ne planin e perceptimit i themi MENDIM.
Nese pranojme se kafshet mendojne, mund te parashtrohet pyetja valle ē’dallim mbetet midis njeriu dhe kafshes? Ketu mbetet nje dallim i madh dhe i rendesishem.Sepse te menduarit, te njeriu tregon vecori te shumta qe nuk gjenden te asnje kafshe.
Procesi i mendimit te kafshet, varet nga stimuluesit dhe shenjat konkrete ne planin e perceptimit.Bile edhe kafshet qe tregojne reaksion zgjidhjesjelles ne planin e perceptimit, si pasoje e e faktit se te menduarit e tyre varte nga shenjat konkrete, nese nuk egziston plani i perceptimit, nuk mund te vazhdojne procesin e te menduarit.Nga ana tjeter njeriu boten e jashtme, ne mendjen e vet e njeh me ane te simboleve.Pas humbjes se planit te perceptimit, ai te menduarit e vet vazhdon duke bere veprime me ane te simboleve ne vend te perceptimit konkret.
Njeriu i cili krijon relacione konkrete midis simboleve qe gjenden ne mendjen e tij, duke i nxjerre rezultatet e relacioneve simbolike merr VENDIM dhe mund te gjykoje nese jane te drejta ose jo vendimet qe i ka marre.Krijimi i relacioneve midis simboleve, arsyetimit konkret, marrja e vendimit dhe mundesia per te gjykuar vendimin e marre jane lajmerues te kapacitetit specific te njeriut.Domethene, njeriu nuk mbetet vetem me te menduarit me ane te simboleve, ngase ai edhe kur terhiqet mbrapa mendimit te vet, e studion ate.Njeriu mund te mendoje edhe rreth mendimeve te veta dhe mund t’i studioje ato sikur e studion ndonje trup te vrojtimit ekstern.
Njeriu nuk eshte i vetdijshem vetem per boten e jashtme, por ai eshte vetdijshem edhe per faktin se eshte i vetdijshme.Njeriu ashti si dhe kafshet, fiton vetdije per boten e jashtme me ane te perceptimit.Por per dallim prej kafsheve, ai eshte i vetdijshem edhe per ate se zoteron vetdije per boten e jashtme.
Njeriu i cili mendon me ane te simboleve, eshte i vetdijshem per ate qe mendon.Ne saje te ketij potenciali te njeriu zhvillohet koncepti UNE.
Njeriu perfytyron vetveten si nje qenie ten dare nga bota e jashtme.Ai eshte i vetdijshme per egon e vet.Ne kete mynyre, njeriu jo vetem qe e njeh boten e jashtme me ane te perceptimit, porn e mendjen e “vet” qe e perfytyron ndaras nga bota e jashtme, mund ta krijoje edhe projeksionin simbolik te botes se jashtme.Mendja ne saje te aftesise qe ne psikologji quhet introspeksion, mund ta observoje vetveten.
UNI zoteron edhe me mendjen e vet dhe ne vetdijen konceptuese/kuptuese te botes se jashtme.
Te qenit i vetdishem per vetdijen, mundesia per te then “une”, mundesia per te bere introspeksion, formimi i koncepteve dhe kryerja e veprimeve me ane te simboleve, paraqesin forma te ndryshme te kapacitetit mental themelor qe eshte specifik per njeriun. Ky kapacitet eshte dhe baza e fenomenit te gjuhes.Andaj nuk duhet habitur pse fenomenin e gjuhes e hasim vetem te njeriu.Sepse gjuha, sit e qenit i vetdijshme per vetdijen, paraqet fenomenin e perfaqesimit te botes se jashtme ne mendjen e njeriut me ane te simboleve qe i ka zgjedhur vete ai.
Fjalet qe jane simbol i gjerave jashte vetes (gjese), net e njejten kohe jane emer koncepti.Fjala “lulja” paraqet simbolin gjuhesor te lules e cila eshte nje trup.Por , ajo ne te njejten kohe eshte dhe nje emer i konceptit, sepse ne boten e jashtme “lulja” nuk egziston si nje concept.Ne natyre nuk ekziston ndonje lule pa lloj, trup, ngjyre, ind dhe forme.Atehere pra “lulja” nuk eshte simbol i nje trupi te te caktuar ne natyre , por eshte nje concept qe e kemi krijuar ne mendjen tone duke abstrahuar nga lulet e botes se jashtme.Kur duam te shpjegojme nje lule te caktuar qe ekziston si trup duhet te bejme disa kualfikime ose duke shfrytezuar kontekstin ku eshte perdorur simboli “lule” duhet paramenduar lulen te cilen e kemi per qellim.Midis simboleve, relacionet krijohen edhe nepermes disa simboleve gjuhesore si lidhezat ose pjesezat, te cilat prape bazohen ne te vendosurit.Kesisoj, ngjarjet, fenomenet dhe relacionet e botes se jashteme ne mynyre simbolike barten edhe ne mendjen e njeriut.
Mendja ben veprime te mendimit mbi keto simbole dhe arrin ne vendime mbi to pavarsisht nga bota e jashteme.Mendja e cila vendimet ne planin e mendimit simbolik i krahason me boten e jashtme, ne te njejten kohe e kontrollon edhe perputhshmerine e vendimeve me realitetin.Njeriu i shpetuar nga prangat e perceptimit konkret, me ane te projeksioneve simbolike ne planin abstrakt, boten e jashtme e mbart ne mendjen e vet. Duke qene i vetdijshme per vetdijen, ai e gjykon boten e jashtme.Njeriu ne nivelin e projeksioneve mendore abstrakte kalon pertej pamjeve konkrete te botes se jashtme.Ai behet kureshtar per shkaqet e ketyre pamjeve(aparencave) edhe per trajten e formimit te ngjarjeve.Ne kete kuader te aktivitetit te projektimit dhe gjykimit ai krijon koncepte sqaruese, ndersa me ane te proceseve te arsyetimit rreth projeksioneve simbolike mbi evenimentet konkrete qi i mbart ne mendjen e vet, ben abstraksione dhe krijon relacione.
Ne kete mynyre duke i nisur nga dukurite konkrete te botes se jashtme, ngritet ne parimet sqaruese qe ekzistojne vetem ne mendjen e vet.Parimet sqaruese, nga ngjarjet konkrete nxirren me ane te operacioneve te arsyetimit.Por ato(parime) nuk i perkasin fushes se vrojtimit(observimit) d,m,th nuk i perkasin natyres.Ne natyre ekzistojne vetem ngjarje, dukuri te vrojtueshme.Parimet sqaruese nuk mund te vrojtohen.Ato krijohen ne mendjen e njerzve me ane te disa operacioneve simbolike.
Ja pra DIJA(dituria) ne kuptimin shekncor paraqet trajte konceptuese te mendjes se njeriut, gjykim (vendim) i dhene dhe parim sqarues qe e derivon ajo (mendja e njeriut) .Dija shkencore nuk paraqet pershkrim te ngjarjes konkrete, por parime abstrakte qe e sqarojne formimin dhe ngjarjet e tyre.Dija nuk eshte pervoje perceptuese passive.Edhe kafshet perceptojne, por vetem njeriu eshte ai qe nga perceptimet , pjese-pjese nxjerr nje projeksion simbolik te plotesuar te botes.Njeriu, duke i tejkaluar tjetershmerite ne aparencat konkrete te ngjarjeve me ane te arsyetimit, duke bere abstraksione zhvillon pikepamje, apo nje botekuptim.
Duke shikuar nga nje kend conceptual, ai e nxjerr parimin abstract qe i bashkon tjetershmerite.Fakti qe te kafshet nuk egziston fenomeni i gjuhes, nuk eshte nje ceshtje qe ka te beje me pamjaftueshmerine e organeve te te folurit, por eshte nje ceshtje qe ka te beje me mungesen e kapacitetit mendor.Kafshet nuk jane te vetdijshme se jane te vetdishme per boten e jashtme.Ato nuk arrijne te koncepti “une”, nuk mund te bejne introspeksion, nuk mund ti studijojne proceset e veta mendore, nuk mund te mendojne simbolikisht dhe nuk mund te krijojne koncepte.Per shkak te kesaj varferie intelektuale, ato nuk mund ta realizojne fenomenin e gjuhes, sepse gjuha nuk eshte gje tjeter pos nje system simbolik i krjiuar ne formen e te qenet i vetdijshme per vetdijen.Ne themelin e krijimite te marredhenieve shoqerore dhe strukturave shoqerore qe tregojne kontinuitet, te njeriu prape qendron kjo aftesi (kapacitet).
Te njeriu nuk ekziston mekanizmi i reflekseve dhe i instikteve qe do tia mevetsonte atij te jetoje si individ ose i metevetesuar.Vetem per kete arsye themi qe vazhdimesia e gjinise se njeriut varet nga krijimi i strukturave shoqerore duke filluar nga familja e keshtu me rradhe.Vazhdimesine e strukturave shoqerore e mundesojne normat qe rregullojne intereaksionin midis individeve.Normat e sjelljes formesohen duke kryer vepra te caktuara.Ne lemine e interaksionit shoqeror, te vrojtueshme jane vetem sjelljet .Pervec kesaj, individet qe jane duke u edukuar, normat i abstrahojne sjelljet dhe te njejtat i mesojne.
Njeriu sic mund ti inspektoje dhe gjykoje mendimet e veta lidhur me boten e jashtme, po ashtu mund ti inspektoje dhe gjykoje edhe veprat e veta ne rrafshin e mendimit simbolik.
Ja pra koncepti i moralit lind si pasoje e nje kapaciteti te tille mendor.Individ veprat e veta dhe te te tjereve i vlereson duke i kulalifikuar si te mira ose si te keqija.Normat e sjelljes qe i rregullojne marredheniet midis individeve te nje shoqerie te caktuar dhe qe tregojne se si duhet vepruar ne kushte dhe rrethana te cakatuara, e formojne moralin me te cilin mbeshtet struktura shoqerore.
Ekzistojne shume lloje te kafsheve qe jetojne ne gjendje bashkesise.Pjesetaret e ketyre bashkesive kryejne vepra te ndikimit te ndersjelle(interaksionit), por normal qe e rregullojne jeten e ketyre pjesetareve jane rezultat i nje organimi bilogjik.Kafsheve nuk i bie ndermend dhe nuk duan te sillen ndryshe d.m.th ato nuk mund te veprojne jashte ketyre normave.Kurse njeriu ne kuader te nje fushe te mundesive, veprat e veta i zgjedh dhe me plot vetdije dhe vetvendosje.Para dhe pas kryerjes se seciles veper aim und ta inspektoje dhe te jape gjykim duke e kategorizuar ate sit e mire ose te keqe.Rregullat e vrojtuara jane norm ate derivuara me ane te operacioneve te mendimit simbolik, por jane norm ate pogramuara ne aspektin biologjik.Per kete arsye , normave qe e rregullojne jeten e kafsheve ne bashkesi nuk mund ti thuhet moral sepse morali nenkupton zgjedhje dhe vleresim te vetdijshem.
Kafshet pasi qe jane te privuara nga aftesia e reprezentimit simbolik, mund te thuet se jane te burgosura brenda kornizave te perceptimit te botes se jashtme dhe reagimit ndaj saj.Kafshet te cilat mund te perdorin simbole dhe te cilat nuk mund te bejen projeksione me ane te operacioneve mendore mbi simbolet, nuk mund te arrijne te dija abtrakte.Kafshet te cilat reaksionet e veta ne planin e mendimit nuk mund ti marrin ne fokusin e studimit, nuk mund te marrin vendim per ndryshimin e mynyrave te reagimit.Ne llojet e ndryshme te kafsheve pos atyre me te thjeshta, ekziston aftesia per te mesuar>por ce do qe te mesuarit e kafsheve eshte imagjinativ(fiktiv).Per kete arsye, te gjithe pjesetaret e nje lloji te caktuar ne cdo brez mesojne ne trajte te njejte.Ne reaksionet e treguara nga pjesetaret e ndryshem te kafsheve nuk ekziston dallimi i madh.Kjo eshte keshtu ngase kafshet pervojat e veta ne lidhje me boten e jashtme ne mendjet e veta nuk mund ti reprezantojne ne nivelin simbolik dhe nuk mund te arrijne ne vendime duke bere operacione me simbole abstrakte.Sikur qe nuk ekziston dallimi midis pjesetareve te nje brezi po ashtu nuk ekziston dallimi midis pjesetareve te nje brezave te ndryshem.Te kafshet, si pasoje e structures gjenetike, ekzistojne reaksione te gatshme dhe mesime statike te lidhura me organizimin gjenetik.Reaksionet, ne kuader te kesaj fushe te mundesise nuk tregojne variabilitet(ndryshueshmeri).Kafshet, pasi qe nuk mund te projektojne dituri abstrakte lidhur me boten e jashtme dhe pasi nuk mund te bejne paln te aksionit per ndryshimin e saj, te njejten nuk mund as ta ndryshojne.Ato kenaqen vetem me reagime te kalleposura (te modeluara).Duke perdor nje shprehje te temes sone, mund te themi se kafshet nuk mund te krijojne culture dhe qyteterim.Me pare thashe se pa marre parasysh permbajtjen e kultures dhe qyteterimit keto dy fenomene ne natyre nuk ekzistojne vetvetiu.Kujtoj se sqarimet qe i bera, qarte tregojne se ckapacitet mendor nevojitet per krijimin e kultures dhe qyteterimit.
Krijoni Kontakt