Basha: Ne 2013 kamera ne shkollat e kryeqytetit

Sonila Isaku

Shkollat e mesme te kryeqytetit, duke filluar nga viti 2013 do te jene nen monitorim te plote, nderkohe qe kjo do te sjelle edhe nje siguri me te madhe te nxenesve, qe mesojne dhe edukohen ne to. Ky fakt pohohet nga Bashkia e Tiranes, e cila ne buxhetin e ketij viti, do te parashikoje nje fond te vecante, per vendosjen e kamerave ne te gjitha shkollat e kryeqytetit dhe kjo, per te siguruar mbarevajtjen e procesit mesimor dhe garantuar sigurine e femijeve ne shkolla. Ne mbledhjen me te afert te Keshillit Bashkiak, e cila do te zhvillohet ne daten 24 dhjetor, do te jete kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, i cili do t'i propozoje anetareve te keshillit, akordimin e nje fondi te vecante nga buxheti i Bashkise, per kete projekt. Zbatimi i projektit do te nise me shkollat e mesme te kryeqytetit. "Dy vjet me pare ne kuader te projektit "Per nje Tirane te sigurte evropiane", Ministria e Brendshme, perfshiu edhe monitorimin me kamera te hyrjeve te disa shkollave te kryeqytetit. Me kete projekt, Bashkia e Tiranes do te shtrije monitorimin me kamera ne te gjitha shkollat e kryeqytetit, ne funksion te sigurise per nxenesit dhe femijet e kryeqytetit", thuhet ne njoftimin zyrtar te Bashkise se Tiranes. Nderkohe, qe nje vit me pare, me iniciativen e kreut te Bashkise se Tiranes, nisi puna per vendosjen e sinjalistikes se posacme neper shkollat e ekspozuara ndaj rrezikut te trafikut te makinave. Sot ne shkollat e kryeqytetit, te cilat kane akses te menjehershem ne rruget kryesore dhe dytesore, jane vendosur kangjella mbrojtese. Projekti i sigurise ne shkolla edhe ai i kontrollit te trafikut ne Tirane, jane kontribute reale te Bashkise se Tiranes, per rritjen e sigurise ne qytet. Plot 23 kamera vrojtimi dite/nate, pergjate 24 oreve do te jene pjese e projektit te menaxhimit te trafikut, do te instalohen neper pika te ndryshme te kryeqytetit, te cilat do t'i percjellin ne kohe reale qendres operacionale, cdo gje qe ndodh ne kryeqytet, ne ore dhe dite te ndryshme. Te gjitha keto masa sipas Bashkise se Tiranes, do te merren ne kuader te sigurise se qytetareve, por edhe te nxenesve ne shkolla.

Burimi: Koha Jone