-
Të Gjelbërit: Një zë në Parlament kundër plehrave dhe centraleve nukleare
Të Gjelbërit: Një zë në Parlament kundër plehrave dhe centraleve nukleare
Publikuar më 16.12.2012 | 20:11
TIRANË – Edhe Partia e Gjelbër po rigjallërohet për zgjedhjet 2013 dhe ka zhvilluar sot një takim me të zgjedhurit lokalë dhe drejtues të Rinisë së Gjelbër të Qarqeve. Në këtë takim u diskutua rreth strategjisë elektorale dhe programit të Partisë së Gjelbër për zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i Partisë së Gjelbër, Edlir Petanaj prezantoi programin elektoral “Unë jam i Gjelbër” me të cilin Partia e Gjelbër do t’i drejtohet elektoralit për të marrë votat.

Zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 për ne të gjelbërit do të jenë një referendum kundër importit të plehrave, kundër ndotjes dhe shkatërrimit të mjedisit, kundër ndërtimit të centraleve me qymyr dhe nukleare, kundër prerjes së pyjeve, kundër erozionit të tokës dhe shkatërrimit të lumenjeve, prandaj të gjithë ata që duan të jetojnë në një mjedis të pastër dhe të kontribojnë në ruajtjen e burimeve natyrore, tani është koha për të vepruar, duke mbështetur dhe votuar Partinë e Gjelbër”, është thënë nga kryetari i Rinisë së Gjelbër, Olsi Bakalli, i cili është shprehur se synimi i kësaj partie është që në zgjedhjet e ardhshme Partia e Gjelbër të dalë e përfaqësuar në Parlament. “Parlamenti tonë i duhet një zë i Gjelbër, një zë i cili mbron pa kompromise mjedisin dhe burimet natyrore, një zë që do ta bënte më të ndërgjegjshme politikën aktuale që vendimet e saj të jenë në harmoni me mjedisin”.
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=11306&kat=88
-
-
Mjedisin duhet me e mbrojtë se partitë e tjera po na e shkatrrojnë!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt