Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Tekstet e historisë në Kosovë përkëdhelin pushtuesin osman

    PRISHTINE- Dy vjet pas vizitës së Kryeministrit të Turqisë në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, janë ndryshuar librat e ciklit parauniversitar në raport me kohën e Perandorisë Osmane. Në versionin ri të historisë Perandoria Osmane është një pushtues, por jo një sundues i egër.

    Kosova ka lidhur deri tani 13 marrëveshje me Turqinë, por kjo e fundit ka kërkuar bashkëpunim edhe në fushën e arsimit: autoritetet turke kërkojnë pastrimin e librave të historisë. Tani që ndryshimet janë bërë, zyrtarët shtetërorë turq vlerësojnë se me këtë veprim do të fuqizojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërshtetërore.

    Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, i tha "Gazetës Jeta në Kosovë" se ndryshimet në librat e historisë do t'i kontribuojnë marrëdhënieve Kosovë-Turqi të cilat, sipas saj, janë të shkëlqyeshme. Ajo kujton se ngjashëm kanë vepruar edhe shtete tjera, "të cilat kanë jetuar në të kaluarën një histori të përbashkët". Komisioni i ngritur nga ministri Buja dorëzoi para më shumë se gjashtë muajsh rekomandimet se në cilat pjesë duhet të korrigjohen librat e historisë. Nga korrigjimet e librave të historisë nga klasa e 5-të deri në të 13-të, del se Perandoria Osmane përgjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë, nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo se ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë e administratën e tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.

    Gazeta "Jeta në Kosovë" ka gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete që kanë pësuar librat e historisë nga klasa e pestë deri në klasën e trembëdhjetë. Shembujt e paraqitur në këtë rast u takojnë librave të historisë së klasës së pestë, gjashtë dhe tetë. Në librin aktual të historisë së klasës së pestë, në faqen 62, fjalët "dhunë" dhe "vrasje" në raport me Perandorinë Osmane janë fshirë. Në vend të tyre janë vendosur "pushtim" dhe "burgosje". Në faqen 48 të librit aktual, në lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisë së shqiptarëve janë fshirë fjalët "...hakmarrje" dhe "...vrasje". Në vend të tyre është vendosur fjalia "...marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depërtimi i një pjese të popullatës vendëse..."! Fjalia "...osmanët vranë shumë shqiptarë..." është fshirë tërësisht kurse në faqen 69 të librit aktual, fjala "..ashpërsi" është shndërruar në "...ndërhyrje ushtarake". Ndryshimet e tjera janë bërë në faqen 83 të librit të historisë së klasës së 6-të, ku fjalia "...sundimi i egër osman...", është shndërruar në "...pushtimi osman". Vijë i është rënë edhe pjesëve të librit të historisë së klasës së 8-të si në faqen 68, ku fjalia "...merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame...", tash ka tjetër kuptim. "...Në praktikë të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit. Natyrisht ndonjëherë shfaqeshin keqpërdorimet e nëpunësve lokalë osmanë në kuadrin e reformave të tanzimatit". "Sa i përket muzikës, pala turke mund të ketë pasur vërejtje, si për himnizim të figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut", ka thënë kryesuesi i komisionit. Ai thotë se nuk i kujtohet në detaje çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë rast. Emri zyrtar i plotë i komisionit është "Komisioni për Rishikimin e Prezantimit të Historisë, Gjeografisë dhe Kulturës Osmane e Turke". Gazeta "Jeta në Kosovë" ka siguruar një raport të punës së këtij komisioni, kryetar i të cilit ishte prof.dr. Shkëlzen Raça (historian), me anëtarë prof.dr. Ruzhdi Pllana (gjeograf), prof.dr Hysen Matoshi (kulturë osmane dhe turke-gjuhë e letërsi), Mr.sc. Astrit Mustafa (kulturë osmane e turke-muzikë) dhe sekretar i komisionit, Mr.sc. Avni Rexha.
    Marrë nga "gazetajnk"
    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Tekstet e historisë në Kosovë përkëdhelin pushtuesin osman
    Njesoj sikur Europa qe po na ndryshon historine ne raport me serbet. BE nuk pranon qe ne histori lufta e viteve te 99-a te shkruhet dhe te njihet si 'lufte', por kerkon me ngulm qe te llogaritet dhe te njihet vetem si 'konflikt'...!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 18-12-2012 më 05:45

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Komentet dhe replikat me hapesin e temes u fshine. Po nuk keni gje per te shprehur per lajmin, heshtja eshte flori. Replikat e kota me njeri-tjetrin qe nxjerrin diskutimin nga shinat, fshihen nga moderatoret.

    Albo

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Larg Turqeve/Arabeve..
    ata ishin canceri i Europes dhe i Shqiperise,na humben identitetin, prandaj Europa na urren; se gjithmone thone se jemi rrace muslimane dhe Turq?
    po mbi te gjitha jemi rrace e bardhe, dhe kemi zakone, tradita te tjera, me civilizuese se Turqet apo arabet..
    pra sa me larg rraces se tyre

    Po skenderbeun do ta njihni me or te mjere ???
    Partizoni

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193
    shume mire e kane bere brezat e rinj duhet te edukohen qe ti sherbejne paqes ashtu si na meson hiresia Janullatos, jo me kot e kemi dekoruar me urdhrin e Skenderbeut...

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Komentet dhe replikat me hapesin e temes u fshine. Po nuk keni gje per te shprehur per lajmin, heshtja eshte flori. Replikat e kota me njeri-tjetrin qe nxjerrin diskutimin nga shinat, fshihen nga moderatoret.

    Albo
    I paparapare qenke mo burr i dheut!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •