Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Reagon CEZ: Shqipëria na shpronësoi me forcë

    Qeveria: Audit e vlerësim ndërkombëtar për CEZ

    TIRANE- Këshilli i Ministrave ka vendosur sot një fond prej 550 000 euro, të cilat do të shkojnë për përzgjedhjen e një shoqërie audituese ndërkombëtare për të kryer procedurat e auditimit të shoqërisë “CEZ Shpërndarje” dhe për përzgjedhjen e një shoqërie vlerësuese ndërkombëtare për vlerësimin teknik të rrjetit të shpërndarjes.

    “Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e vitit 2013, t’i shtohet fondi 550 000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro, nga i cili shuma prej 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) eurosh, për përzgjedhjen e një shoqërie audituese ndërkombëtare për të kryer procedurat e auditimit të shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, sh.a., dhe shuma prej 200 000 (dyqind mijë) eurosh, për përzgjedhjen e një shoqërie vlerësuese ndërkombëtare për vlerësimin teknik të rrjetit të shpërndarjes.”- thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.

    Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, ndërsa do të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave që do të zbatojnë vendimin.

    Burimi: Panorama

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Reagon CEZ: Shqipëria na shpronësoi me forcë

    Raporti i ERE: CEZ manipuloi shifrat e humbjes së energjisë

    Blerina Hoxha

    Enti Rregullator i Energjisë në raportin përgatitur për Kuvendin pasqyron një gjendje të rëndë të krijuar nga tregu i energjisë, i krijuar nga download (3)kompania CEZ. Humbjet e energjisë në rrjet i kalojnë të 200 milionë eurot. CEZ ka manipuluar shifrat


    Kompania çeke CEZ me ikjen e saj nga Shqipëria la pas një bilanc të rrënuar në sektorin e energjisë, një mal me borxhe dhe një mori shifrash të pasakta që sipas Entit Rregullator të Energjisë do të jenë objekt korrektimi edhe në të ardhmen. Gati gjysma e energjisë ka humbur në rrjet, duke sjellë një humbje neto në sistem me më shumë se 220 milionë euro. Raporti vjetor i Entit Rregullator të Energjisë që është bërë gati për në Kuvend parashtron një panoramë të zymtë të sektorit.


    Falsifikimet

    Konsumi i energjisë erdhi me rritje edhe gjatë vitit 2012, por më shumë se 46 për qind e energjisë ka humbur në rrjetin e shpërndarjes, për të cilën nuk është vjelur asnjë lek. Dëmi është kolosal. Enti Rregullator në raportin për deputetët verën se CEZ ka bërë disa korrigjime duke tentuar uljen e nivelit të humbjeve. Por pas rakordimeve që janë bërë me kompanitë e tjera KESH dhe OST është vënë re se niveli i humbje është më i lartë. Humbjet e përgjithshme të raportuara nga kompania CEZ për vitin 2012 arrijnë në 44.96%. Por sipas llogaritjeve nga ERE, humbjet llogariten të jenë 46.38% të energjisë së përgjithshme të injektuar në sistemin e shpërndarjes. Kështu nga 7,6 milionë Megavatorë të konsumuara rreth 3.4 milionë megavatorë kanë humbur në rrjet. Sipas ERE manipulimin më të madh me humbjet CEZ e ka bërë gjatë vitit 2011, ky tregues është 7% më i ulët sesa realiteti. ERE ka bërë korrigjimet e nevojshme duke paraqitur treguesin e humbjeve sipas CEZ, po edhe sipas ekspertëve të Entit. Gjatë vitit 2012 eficenca e tregtimit të energjisë ka shënuar një ulje krahasuar me periudhat e mëparshme në referencë gjithnjë të faktorëve përcaktues në nivelin e eficencës së konsumit të energjisë elektrike që janë:

    Niveli i lartë i humbjeve të energjisë elektrike në shpërndarje. Humbjet totale dhe humbjet jo teknike dhe teknike në veçanti kanë nivele të papranueshme, çka reflektohet në nivelin e ulët të faturimeve të energjisë elektrike ndaj konsumit të përgjithshëm

    Gjithashtu sipas raportit, CEZ arriti të realizoje vetëm 11 për qind të planit të investimeve për vitin 2011, nga mbi 6 miliardë lekë të parashikuara


    Borxhi ndaj CEZ

    Kompania CEZ ka një mal me borxhe për të mbledhur dhe plot të tjera për të shlyer. Detyrimet në fund të vitit 2012 shënuan mbi 61,3 miliardë lekë. Pjesën më të madhe nga këto detyrime kompania ka për ta mbledhur ndaj konsumatorëve, borxhi i të cilëve përfshin një vlerë prej 45 miliardë lekësh. Borxhi i institucioneve jobuxhetore llogaritet në 3,6 miliardë lekë, borxhi i buxhetorëve 3,2 lekë dhe borxhi i privatëve 9,1 miliardë lekë. Niveli i arkëtimeve i raportuar nga CEZ Shpërndarje për vitin 2012 është 83% të energjisë elektrike të faturuar. Kjo shifër përfshin edhe arkëtimet e prapambetura të periudhës 2007-2011 në vleftën 8.996 miliardë lekë. Kështu që niveli real i arkëtimit të vitit 2012 për faturat korrente raportohet nga CEZ Shpërndarje në 64.3%.


    46.3 Për qind është niveli i humbjeve të energjisë në rrjet sipas ERE për vitin 2012

    44,9 Për qind i humbjeve ishte niveli i humbjeve të raportuara nga CEZ për vitin 2012

    227 Milionë euro është fatura e financiare e humbjeve e llogaritur për vitin 2012

    Regjistrimi, 324 mijë ferma, një deri dy të punësuar

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #53
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Reagon CEZ: Shqipëria na shpronësoi me forcë

    Albo,

    si esht kjo "humben ne rrjet"??

    apo u vodhen nga shqiptaret??
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Reagon CEZ: Shqipëria na shpronësoi me forcë

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Albo,

    si esht kjo "humben ne rrjet"??

    apo u vodhen nga shqiptaret??
    Stabiliteti energjetike i nje vendi diktohet nga shum faktore,
    1.Fuqia instaluese e sistemit,
    2.Faktori i fuqise se SISTEMIT ELEKTROENERGJETI,pra faktori i fuqise se gjeneratorve dhe RRJETIT duhet te jete sa me i larte,
    3.Numri i TERMOELEKTRANAVE DHE STABILITETI PERMES HIDROELEKTRANAVE ne kohene e hargjimeve maksimale,si dhe fuqite instaluese te ketyre sistemeve PRODHUESE,
    4.LINJAT LARGEPERQUESE TE SISTEMIT 400KV,22OKV,110KV ETJ,
    SISTEME KOMBETARE DUHET TE KET KUJDES SIDOMOS TE MATJET E ENERGJISE NE MATJET DIREKTE TE KONSUMATORVE,PASTAJE MATJET GJYSEMINDIREKTE DHE ATO TE HARGJUESVE TE MEDHENJE INDIREKTE SI DHE QMIMET E GRUPEVE TARIFORE NE SEZONET DIMRORE SIDOMOS,KUR KRKESAT PER ENERGJI JANE TE MEDHA SI DHE KUJDESI I RRITJES SE ENERGJISE REAKTIVE TE RRJETIT E CILA NE MASE TE MADHE MANIFESTOHET NE RRITJET E TEMPERATURAVE NE GJENERATORET PRODHUES SI DHE NE STABILITETIN E FREKUENCES SE PRODHIMIT.
    NE SISTEMET E MEDHA ELEKTROENERGJETIKE TE PRODHIMIT TE ENERGJISE KERKOHEN SHPENZIME TE MEDHA TE MIREMBAJTJES,PO PERKUJTOJME DISA FAKTORE:
    A.STARTIMI I NJE BLLOKU TE TERMOELEKTRANAVE PSH.300MW,f=50HzNEVOITEN SE PAKU 70TONE MAZUT OSE NAFTE,
    B.PER TE ARITURE f=50Hz RROTORI I GJENERATORIT DUHET TE ARRIJE 3000 ROT NE MINUTE,NEVOITEN TEMPERATURAT NE KAZANE TE TERMOELEKTRANAVE TE JENE MBI 1000 GRADE,DHE KJO TEMPERATURE DUHET TE JETE STABILE DHE KONTROLLOHET PERMES SISTEMIT TE REGULLIMIT PLC-VE ,NDERSA SHTYPJA NE TURBINEN E AVULLIT TE TERURE DUHET TE ARRIJE SE PAKU 500MEGA PASKAL,DHE KREJTE KETA FAKTORE KAN PER QELLIM TE ARRIJNE FREKUENCEN E RRJETIT PER SINKRONIZIM,
    C.TENSIONI NOMINAL I GJNERATORITE DUHET TE NIVELIZOHET PERMES TRAFOVE DHE NDERPRERSVE SINKRONIZUES NE TRAFO-FUSHA ME TENSIONIN E RRJETITE ENERGJETIK INSTALUES
    D.FAZA FILLESTARE E TENSIONIT DHE E RRYMES PRODHUESE DUHET TE JET ZERO KJO PERCAKTOHET PERMES SINKRONOSKOPIT.
    MENYRAT E KEQPERDORIMIT NE SISTEMIN ELEKTROENERGJETIK TE KONSUMATORVE JANE TE NDRYSHME ,DUKE FILLUAR NGA MATJET DIREKTE E DERI TE ATO INDIREKTE QE I CEKEM ME LARTE,NJEHESORET MUNDIN TA REGJISTROJNE ENERGJINE PERMES NJEHSORVE ELEKTROMEKANIKE ME RROTULLIM TE DISKUT PER NJE KILOVAT TE HARGJUARE OSE NJEHSORVE ELEKTRONIK-DIGJITAL NGA VENDI OSE DISTANCA ME SOVTVERE PERKATES ME NUMER TE CAKTUAR TE IMPULSVE PER NJE NJE KILOVAT TE HARGJUARE,DHE KETU MUNDEN TE BEHEN KEQPERDORIME DHE TE RRITEN HUMBJET KOMERCIALE TE DISTRIKTEVE TE NDRYSHME KRAHAS HUMBJEVE TEKNIKE...

  5. #55
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Reagon CEZ: Shqipëria na shpronësoi me forcë

    keta kane probleme dhe ne Bullgari me duket
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Reagon CEZ: Shqipëria na shpronësoi me forcë

    ....nese behet bashkimi i trojeve etnike athere SHQIPERIA do te jet nje fuqi e madhe ENERGJETIKE e RAJONIT,stabiliteti energjetik sigurishte do te jet,kurse mbajtja e frekuences sigurisht qe do te stabilizohet,kurse reduktime nuk do te ket fare.
    Aplikimi i teknologjis se re ne DISTRIBUCION duhet ti eliminoj humjet KOMERCIALE si dhe dejdiku edhe ato TEKNIKE,per shkak te modernizimit te rrjetit dhe te frekuences.
    Leximi nga distanca ka kosto,por edhe mangesi sepse e zvoglon numrin e puntorve ne shume sherbime,kurse dispeqeret e RRJETIT si dhe operatoret ne manipulime te paisjeve ne trafostacione ,do te ken me pak telashe ne kryerjen e detyrave dhe ne respektimin e masave mbrojtese dhe ne manipulimin dhe leximin e trafo fushave ne rrjetin shperndares 110KV|10KV si dhe 10KV|0,4KV...

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Reagon CEZ: Shqipëria na shpronësoi me forcë

    ....Populli Shqipetare si ne SHQIPERI ashtu edhe ne DARDANI si shifet ende nuk eshte i vetedishem se Energjine Elektrike te shpenzuare duhet ta paguajme ,dhe mos ta keqperdorim,sepse te prodhoshe nje kilvat energji nuk ehte pune e thjeshte.
    Une personalishte mendoje se eshte GABIM I MADHE privatizimi i sistemeve elektoenergjetike nga te huajte sepse ka shume faktore qe ne nuk i marrim parasyshe,kurse eshte e dishme qe PRODHIMI I ENERGJISE eshte me rendesi strategjike per vendine tone,caqet strategjike jane me inters kombetare.
    INTERESAT KOMBETARE duhet te menagjohen nga njerzit e dishem,dhe duhet te behet planifikimi i tyre ne perioda te caktuara kohore dhe se kerkohet trajnime te ndryshme ne fusha te caktuara te ENERGJETIKES INDUSTRIALE ne menyre qe EFICIENCA te jete sa me e mire ne te gjitha nivelet duke filluar nga PRODHIMI ,BARTJA dhe HARGJUESIT e niveleve te ndryshme.
    Qasja me TEKNOLOGJIN HAJTEK kerkon njohuri ne shume fusha duke filluar nga MATEMATIKA,PLC-te(PROGRAM LOGJIK KONTROLL) dhe aplikimin e SHENDRUESVE TE FREKUENCAVE (IGBT-ventilve te komanduare me softver indiustrial dhe ate me gjersi te pulseve te formes SINUS ose BLLOK permes diagramit te karakteristikes U=f(frekuenca),ose VEKTORVE HAPSINOR me intenzitet dhe me frekuenca te caktuara te modulimeve te sinjaleve te formes PWM) per ngasjen e MOTORVE ALTERNATIV dhe ate te niveleve te tensioneve 3X6,3KV dhe 3X400V,per keto kure te keme kohe dote hapi tema te panumerta ne FORUMIN SHQIPETARE.
    Edhe me heret e kame permendure ne kete forume se bashkimi kombetare ne aspektin energjetik do ta sjell nje fuqi te re ne RAJON,ku sigurishte do te mundesoje edhe EKSPORTIMIN E ENERGJISE ne shtetet fqinje permes sistemit te transmetimit 400KV ose 220KV nvarsishte nga fuqite instaluese te linjave te tensionit te larte dhe ZBARRAVE me trafostacione te cilate e stabilizojne tensionin neper distanca,si dhe permes MOTORVE SINKRON te bejne kompenzimin e energjise REAKTIVE pasi qe shpenzuesit komercial kane motorre asinkrone te fuqive te ndryshme dhe ju nevoitet fusha magnetike rrotulluese dhe goditjet ne rrjet qe munden ta shkaktojne keta hargjues per ti fituar rrotullimet fillestare.
    Pra aplikimi i zbarrave shperndarse dhe trafove ndihmese stabilizuese duhet qe akordimi i daljeve ti pershtatet FUQIVE NOMINALE te trafove pamarr parasysh nivelet e tensioneve,qdo mbingarkim krijon telashe dhe paknaqsi tek konsumatoret qofshin ata te anvisnis apo komercial,keto paknaqsi krijojne huti ne opinjon publik per shkak te disa gazetarve qe informacionet i japin jo reale dhe tendecioze ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 29-03-2013 më 06:33

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Reagon CEZ: Shqipëria na shpronësoi me forcë

    CEZ: Tërhiqemi nga Arbitrazhi nëse arrijmë marrëveshje me qeverinë shqiptare

    Kompania çeke e shpërndarjes së energjisë, CEZ është e hapur për bisedime me qeverinë shqiptare për të shmangur zgjidhjen e konfliktit në Arbitrazhin Ndërkombëtar, pas heqjes së licencës nga pala shqiptare në muajin janar.

    Zëdhënësja e kompanisë, Barbora Pulpanova, e cituar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve ekonomike ‘Bloomberg’ është shprehur se CEZ është gati të shmangë arbitrazhin nëse arrin një marrëveshje me qeverinë shqiptare për një kompensim të drejtë pas ndërprerjes së njëanshme të kontratës.

    Një ditë më parë Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri tha se një marrëveshje përmes negociatave të drejtpërdrejta do të ishte opsioni më i mirë dhe se zgjidhja në arbitrazh do të kishte pasoja të mëdha financiare për vendin.

    Shqip

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •