Qeveria: Audit e vlerësim ndërkombëtar për CEZ
TIRANE- Këshilli i Ministrave ka vendosur sot një fond prej 550 000 euro, të cilat do të shkojnë për përzgjedhjen e një shoqërie audituese ndërkombëtare për të kryer procedurat e auditimit të shoqërisë “CEZ Shpërndarje” dhe për përzgjedhjen e një shoqërie vlerësuese ndërkombëtare për vlerësimin teknik të rrjetit të shpërndarjes.
“Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e vitit 2013, t’i shtohet fondi 550 000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro, nga i cili shuma prej 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) eurosh, për përzgjedhjen e një shoqërie audituese ndërkombëtare për të kryer procedurat e auditimit të shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, sh.a., dhe shuma prej 200 000 (dyqind mijë) eurosh, për përzgjedhjen e një shoqërie vlerësuese ndërkombëtare për vlerësimin teknik të rrjetit të shpërndarjes.”- thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.
Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, ndërsa do të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave që do të zbatojnë vendimin.
Burimi: Panorama
Krijoni Kontakt