Dallimi mes Italise e Shqiperise, Amerikes e Shqiperise, eshte qe keto vende kane nje rrjet modern shperndarje te energjise ashtu sic kane edhe disa kompani qe prodhojne energji ne vend. Kurse ne Shqiperi, prodhimi i energjise eshte monopol i KESH qe ose e prodhon vete ose e blen nga importi dhe prodhuesit private vendas, dhe rrjeti i shperndarjes eshte pertoke me humbje shume te medha. Qeveria e privatizoi rrjetin e shperndarjes me shprese se firma private do te investonte per ta modernizuar rrjetin, por biznesi privat nuk mund te investoje ne nje linje biznesi ku ajo nuk eshte ne gjendje qe te mbledhi detyrimet qe konsumatoret kane ndaj tij. Eshte njesoj si te hedhesh para ne ere. Gjithe investimet private behen me shprese rekuperimi i investimit fillestar dhe nxjerrjen e nje perqindje fitimi. Kostoja ne te dyja rastet, si ne rastin e nje investimi privat, si ne rastin e nje investimi publik te shtetit, do te dali nga xhepi i konsumatorit, ose ne formen e fatures mujore, ose ne formen e taksave ndaj shtetit.
Nuk e njohi Italine por ne Amerike konkurenca eshte vetem ne tarifat e transferimit te energjise dhe ne koston e prodhimit te tij. Ka vetem nje rrjet te perbashket qe eshte ndertuar nga investimet publike te shtetit ose nga investimet e firmave private, qe te gjitha firmat e tjera energjitike perdorin. Konkurenca dhe mundesi per te zgjedhur per konsumatorin ekzistojne vetem ne koston e 1kw energjie qe ofrojne kompanite private te ndryshme. Rrjeti dhe tarita e shperndarjes jane te njejta per gjithe konsumatoret.
Asnje firme private nuk do te investoje ne Shqiperi ne modernizimin e rrjetit nese konsumatoret ne ate vend jane mesuar qe te mos paguajne energjine. Ky eshte thelbi i problemit.
Albo
Krijoni Kontakt