Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2003
    Postime
    33

    Reagon CEZ: Shqipëria na shpronësoi me forcë

    Marre nga disa media shqiptare online:
    CEZ, pas krizës së stërgjatur, ka vendosur që të nisë procedurat për shitjen e shoqërisë. CEZ kërkon nga blerësit potencialë që të shprehin interesin e tyre gjatë muajit janar të vitit 2013 dhe pas kësaj do të merret një vendim për hapat e mëtejshëm që do të ndiqen.

    CEZ u ka dërguar një letër punonjësve të saj, ku shprehet se po vijon negociatat me qeverinë shqiptare, ndërkohë që i falenderon për punën që kanë kryer.

    Kompania çeke ka siguruar ndërkohë, se do të vijojë të mos tolerojë shkeljet dhe mospagesën e faturave të energjisë.

    “Është e rëndësishme të theksoj se çfarëdo ndryshimesh ndodhin në strukturat aksionare, objektivi i operatorit të shpërndarjes për të arkëtuar pagesat, për të ndërprerë debitorët dhe vjedhjet e energjisë elektrike, mbetet i njëjtë.Shpërndarja e energjisë elektrike është një shërbim publik për qytetarët shqiptarë dhe duhet të kryhet pavarësisht diskutimeve mes aksionarëve dhe strukturës së pronësisë së shoqërisë, ndaj unë ju inkurajoj që të bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për të kryer punën tuaj me nivelin më të lartë të cilësisë”, thuhet në letrën e CEZ.


    CEZ Shperndajre nxerr ne shitje aksionet. Te shohim kush do shprehi interes per to. Mua do me intereonte per vete te shikoja kush do ishte gati te investonte ne Shqiperi sot.....

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte per te ardhur keq qe te shikosh nje firme private qe te terhiqet nga tregu shqiptar. Nuk i ve faj pasi eshte e veshtire te operosh ne nje vend si Shqiperi ku si ndermarrjet publike te shtetit, si qytetaret e vendit, zgjedhin te mos paguajne detyrimet e tyre ne kohe. Problemi tjeter i madh ne Shqiperi eshte mosfunksionimi i ligjit: eshte e pamundur ne Shqiperi qe nje biznes te kerkoje te drejten e vete ne gjykatat e vendit, si karshi ndermarrje debitore publike, si ndaj qyetetareve te thjeshte. E ne kushte te tilla, kompania detyrohet t'iu nderpresi energjine qyteteve te tjera ku nje perqindje e madhe e popullsise nuk paguan faturat. Kjo krijon pakenaqesi te madhe ne popull dhe e kthen nje problem biznesi ne nje problem shoqeror e politik.

    Qeveria ka nevoje per reformen ne drejtesi ku gjykatat te fillojne te funksionojne dhe qytetaret e bizneset te mund te kene besim ne drejtesine e ligjit qe keto gjykata ofrojne. Edhe qeveria nuk duhet te ngelet ne nivelin e nje qeverie populiste folklorike qe mban anen e qytetareve te vete qe nuk paguajne faturat pasi keta jane votuesit e saj, por duhet te mbaje anen e biznesit. Dhe mbi te gjitha, te japi shembullin e saj duke paguar te pakten detyrimet e ndermarrjeve te saj publike ne kohe.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Te drejte ke Albo! Qeverise dhe qeveritareve atje ku u leverdis te vene ligjet perpare dhe aty ku u ngec sharra ne gozhde te nxjerrin popullin perpara...
    Une di nje lejtmotiv qe u transmetua nga te gjitha mediat televizive per nje kohe shume te gjate..".Paguaje qe ta kesh"...une me kete kuptoj qe paguaje sherbimin ,energjine ,qe te ofrohet qe ta kesh...kujt i dogji kaq shume per rrethin apo zonen e vet qe nuk e perkrah kete kompani private qe po mundohet te veje rregull, te zbatoje nje ligj te aprovuar nga ligjvenesit tane...pse ne rrime ne radhe per te paguar energjine dhe me sa di une ka rrethe qe nuk kane paguar me vite te tera energjine e konsumuar si ata familjare edhe entet e ndryshme shteterore...prandaj enti rregullator pse nuk e luan rolin e vet? Paguani o njerez qe ta kini ...ne mijra niliarda eshte dyficiti...ku t'i gjeje CEZ-i? Besoj se shpejt do i dale tymi edhe ketij truku...do shohim kush do jete ky bleres potencial???

  4. #4
    Nuk mund t'i lihet gjithe pesha tregut dhe konsumatorit shqiptar. CEZ-i e coi biznesin ne kete gjendje per shkak te keqmanaxhimit qe i beri. Ketu e 3-4 vite perpara kur ne nje ane CEZ deklaronte se kishte bere dhe do bente investime te medha ne sistem, vete punonjes nga CEZ pohonin qe nuk ishte bere asgje, nje rremuje e vertete dhe shumica dermuese e sistemit ishte sic ishte ne momentin kur ishte blere.
    Po keshtu BB , qe ishte dhe negociatorja e mareveshjes per kontraten e CEZ, deklaroi qe ishin te zhgenjyer me manaxhimin e CEZ.


    Ja mënyrat se si CEZ vjedh konsumatorin e energjisë elektrike


    Aksion ligjor ndaj CEZ-it për të ndaluar abuzimet ndaj konsumatorëve të energjisë elektrike
    Abuzimet e CEZ me konsumatorët ndodhin çdo 30 sekonda dhe janë gjithshfarëllojesh. ZMK konstaton se CEZ është një kompani që po vjedh si shqiptarët nëpërmjet abuzimeve, dhe po ashtu po vjedh shtetin shqiptar nëpërmjet një evazioni fiskal të papërmasë dhe të pakrahasuar. Ja si i vjedh konsumatorët CEZ-i.
    1- Mbifaturimi nëpërmjet aparateve matës të paligjshëm, pasi nuk janë kalibruara në mënyrë të pavarur ashtu siç e kërkon legjislacioni shqiptar dhe kjo vjen si pasojë e aparateve matës të manipuluar nga vetë CEZ.
    2- Faturimi i pallogaritur në bazë të aparateve matës, i cili ndodh rregullisht ndaj shumë konsumatorëve, të cilët nuk kanë asnjë mundësi të kryejnë verifikimet e aparateve të tyre matës.
    3- Mbifaturimit të konsumatorëve familjarë që jetojnë në banesa të përbashkëta i shtohet edhe një vlerësim absurd i konsumit të përbashkët.
    4- Praktikat financiare të lidhjes së kontratave të energjisë lidhen me shuma marramendëse dhe absurde dhe kjo sidomos në rastet kur abonentët e rinj kanë godina të reja
    5- Kryerja e pagesave të rregullta dhe mos hedhja në sistem nga ana e stafit të CEZ, duke i vendosur konsumatorët përpara detyrimeve të pavërteta.
    6- Vendosja e detyrimeve të vjetra për konsumatorët e rregullt, duke u shpikur muaj të mëparshëm, apo vite të mëparshme. Si mund të ketë paguar një konsumator muaj të tërë dhe të ketë pasur muaj më parë pa paguar?!
    7- Luhatjet e tensionit të energjisë elektrike janë shkaku i shkatërrimit dhe amortizimit të dhjetëra mijë pajisjeve elektroshtëpiake në të gjithë Shqipërinë. Rreth 90% e difekteve të pajisjeve elektroshtëpiake sipas tyre vjen nga luhatjet e energjisë së CEZ. Dhe CEZ nuk mban asnjë përgjegjësi për këtë dëm të pakrahasueshëm pasi sistemi është ndërtuar i tillë që asnjëherë të mos vërtetohet se në cilën orë dhe në cilën zonë u luhat energjia. Kontratat e reja të energjisë elektrike nuk kanë asnjë mekanizëm real për matjen e luhatjeve të tensionit pasi CEZ nuk ka instaluar një sistem dixhital për gjurmimin e cilësisë së energjisë dhe entet rregullatore nuk kanë asnjë mekanizëm matjeje çka e bën çdo pretendim të konsumatorëve nul në çdo gjykatë apo komision vlerësimi.
    8- Vetë praktika e dorëzimit të faturave nga ana e CEZ është në shkelje të plotë të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve Neni 40 pika 5, ku fatura nuk i dorëzohet dorazi apo me postë konsumatorit në adresën e deklaruar të banimit. CEZ ka shmangur shërbimin postar dhe një pjesë të faturave nuk i dorëzon fare dhe një pjesë tjetër i lë para pallateve duke i dhënë mundësi kujtdo ti kontrollojë duke shkelur një ndër kushtet minimale të ruajtjes së të dhënave personale.
    9- Një lojë tipike e CEZ është faturimi nën konsum i energjisë me qëllim shtimin artificial të kuotës së fashës mbi 300 KVvh me qëllim vendosjen e një çmimi më të lartë për konsumatorë.
    10- Sistemi i pagesave të faturave është një kalvar më vete për konsumatorët pasi radhët e gjata dhe kushtet e papërshtatshme të pagesës në orare dhe vendndodhje e bën CEZ-in kompaninë më absurde.
    11- Ristrukturimi i detyrimeve është një lojë tipike e padrejtë tregtare ku CEZ detyrimet e prapambetura që në shumicën e rasteve janë abuzive i aplikon sikur të jetë një bankë e cila përdor kreditimin dhe kjo ndalohet me ligj. CEZ është një kompani që po vjedh si shqiptarët nëpërmjet abuzimeve, dhe po ashtu po vjedh shtetin shqiptar nëpërmjet një evazioni fiskal të papërmasë dhe të pakrahasuar.
    __________________________________________________ _____________________________
    JA SI VJEDH CEZ-i
    Mbifaturimi nëpërmjet aparateve matës të paligjshëm pasi nuk janë kalibruara
    - Faturimi i pallogaritur në bazë të aparateve matës
    - Kryerja e pagesave të rregullta dhe mos hedhja në sistem nga ana e stafit të CEZ
    - Praktikat financiare të lidhjes së kontratave të energjisë
    - Vendosja e detyrimeve të vjetra për konsumatorët e rregullt duke u shpikur muaj të mëparshëm apo vite të mëparshme
    - Luhatjet e tensionit të energjisë elektrike janë shkaku i shkatërrimit dhe amortizimit të dhjetëra mijë pajisjeve elektroshtëpiake
    - Praktika e dorëzimit të faturave nga ana e CEZ është në shkelje të plotë të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve
    - Një lojë tipike e CEZ është faturimi nën konsum i energjisë me qëllim shtimin artificial të kuotës së fashës mbi 300 KW
    - Sistemi i pagesave të faturave është një kalvar më vete për konsumatorët
    - Ristrukturimi i detyrimeve është një lojë tipike e padrejtë tregtare
    __________________________________________________ _____________________________
    JA INSTITUCIONET SHTETËRORE QË JANË BASHKËFAJTORE ME ABUZIMET E CEZ-IT
    - Enti Rregullator të Energjisë të cilit do ti kërkojë një hetim të matjes së cilësisë së energjisë, praktikat e instalimeve të reja, sistemin e ankesave.
    - Autoriteti Kombëtar të Konkurrencës, për abuzim me pozitat dominuese të monopolit duke i detyruar konsumatorët të kryejnë pagesa mbi konsumin përballë detyrimit të mbetjes pa energji dhe ofrimin e një shërbimi jo cilësor si pasojë e mungesës së alternativës.
    - Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve, për praktikat e faturimit të energjisë dhe dëmtimin e pajisjeve elektroshtëpiake, moszbatimin e detyrimeve kontraktuale, etj.
    - Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, për gjendjen e kolaudimit të aparateve matës të energjisë në të gjithë Shqipërinë
    - Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave, për evazion fiskal në shifra ekstreme nëpërmjet sistemit të pagesave të faturave nga konsumatorët, pasi konsumatorët nuk pajisjen me kupon tatimor në momentin e kryerjes së pagesave .
    - METE-s, e cila duke qenë aksionere në kompani ka të drejtë të kërkojë informacion për nivelin e investimeve dhe matjes reale të humbjeve dhe shkaqeve reale, si dhe për praktikën e sistemit të ankesave të konsumatorëve.
    - Prokurorisë së Tiranës, për vjedhjen që CEZ kryen ndaj konsumatorëve shqiptarë nëpërmjet mbifaturimeve të energjisë elektrike, dhe ndaj zyrtarëve të METE-s për shpërdorim detyre duke dëmtuar sistemin e ankesave të konsumatorëve të energjisë.

    Gazeta Telegraf
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Poshtersit qe Cezi ka bere ne Shqiperi as qe do i çonte ndermend ti bente ne ndonje vend tjeter.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2003
    Postime
    33
    Mendoj se akuzat e ZMQ jane per te manipuluar opinionin. Ceshtjet qe ngrin ne pergjithesi jane te komplikuara dhe dashakeqese ndaj CEZ dhe po te jap nje arsyetim shume te thjesht per ceshtjet qe ngrihen duke i grupuar.
    1. ATy flitet per mbifaturim te CEZ ndaj klientve. Nese do te ishte e vertet atehere automatikisht do kishim ulje te humbjeve (pasi humbjet jane Energji elektrike qe futet ne tela minus faturim). Kjo jo vetem qe nuk ka ndodh, perkundrazi, humbjet sipas Raportit vjetor te ERE (www.ere.gov.al - publikime- raporti vjetor 2011) jane rritur ne krahasim me 2008-en kur e mori CEZ, nderkohe qe jane ne nivel te njejte me periudhen 2000-2006. Kjo ka nje shpjegim te thjeshte qe nje vit para se ta merrte CEZ, pra ne 2008, kemi pas mbifaturime nderkohe qe me ardhjen e CEZ mbifaturimet u hoqen. Per me teper qe prej vitit te kaluar matesat kolaudohen dhe ankesat verifikohen nga Drejtoria e Metrologjise. Pra pika e pare bie poshte.
    2. thote se i le pa faturuar familjaret per disa muaj dhe pastaj ju fut nje fature te vetme ne menyre qe klienti te paguj me shume kilovat me tarifen e larte. Edhe kjo nuk qendron pasi CEZi per faturat mbi 30 dite vendos 10 kilovat per cdo dite tejkalimi me cmim te ulet (300kilovat ne muaj pjestim per 30dite), pra nese te kane faturuar per 50 dite merr jo 300 kilovat me tarif te ulet por 500 kilovat. Kjo gje nuk ka egzistuar para CEZ-it pra para 2009-es.
    3. thote se faturon konsumin e perbashket. Kjo eshte nje praktik qe ka qene para CEZit. Problemi me ambjentet e perbashketa sot qendron se nuk po zbatohet ligji per administratoret, pasi po te zbatohej nuk kishte nevoj te na ndahej ne sasia e kilovateve ne faturat tona, por behej nje fature dhe administratori e ndante vete. Pra kjo eshte nje e mete e zbatimit te ligjit nga bashkite dhe njesite e pushtetit qendrore.
    4. flet per lidhje te kontratave te reja me cmime marramendese. Cmimet i miraton ERE. Dhe te thuash qe ERE mban anen e CEZit nderkohe qe ERE po e shkateron CEZ-in me gjoba vetem nje injorant mund ta besoje.
    5. flet per probleme me pagesat dhe me dorezimin e faturave. Kjo lidhet me menyren sesi punon Poshta Shqiptare dhe arketaret qe vjedhin leket dhe ikin, ose nuk ju hyn gjemb ne kembe. Keto raste duhet te ndiqen nga policia dhe prokuroria qe te fusin ne burg hajdutet. Nderkohe qe dorezimi i faturave eshte totalisht ne varesi te deficences se Postes Shqipetare e cila shperndan faturat si koka e vete edhe pse paguhet per kete gje. Eshte ajo pergjegjsja. Per me teper qe me ligj asnje kompani private qe ofron sherbim postar nuk mund te shperndaje poste apo fatura qe kane te bejne me sherbimet publike me nje cmim me te vogel se 300% i cmimit te postes shqiptare (ligj per te mbrojtur posten shqiptare).
    6. Flitet per luhatjet e tensionit. Kjo eshte e vertete. Problemi eshte qe rrjeti i shperndarjes eshte aq i amortizuar saqe ska ku te shkoje pasi per dekada nuk ka pare investime normale edhe ato qe jane bere jane bere per tu cbere qe te ribehen , prandaj rrjeti i shperndarjes kerkon investime te medha qe shkojne shume qindra milione euro. Keto investime kompania normalisht i financon ose nepermjet fitimit ose nepermjet financimeve nga banka apo institucione te tjera financiare. Kompania ska dale asnjehere me fitim keshtu qe per financim nga fitimi nuk behet fjale. Nderkohe qe persa i perket financimeve nga institucione te tjera financiare (banka etj) une per vete nuk besoj se nje banke do te ishte e gatshme te financonte ne Shqiperi qindra miliona euro ne nje biznes qe ska pas per vite te tera fitim. Ketu duhej te nderhynte kompania meme CEZ Praga apo Ministria e Ekonomise. Ketu mendoj se CEZ Praga ka pergjegjsine e vete per kete gje. Si CEZ Praga si METE duhej te nderhynin duke dhene forma te ndryshme garancie, ose duke negociuar me BE per fonde zhvillimi. Mgja mendoj qe kjo teme kerkon informacion me te gjere si dhe me te detajuar.
    7 Kete pike po e ve te plote sic e ka vene ZMQ "Ristrukturimi i detyrimeve është një lojë tipike e padrejtë tregtare ku CEZ detyrimet e prapambetura që në shumicën e rasteve janë abuzive i aplikon sikur të jetë një bankë e cila përdor kreditimin dhe kjo ndalohet me ligj. CEZ është një kompani që po vjedh si shqiptarët nëpërmjet abuzimeve, dhe po ashtu po vjedh shtetin shqiptar nëpërmjet një evazioni fiskal të papërmasë dhe të pakrahasuar." Kjo eshte futja kot. Normalisht ne nje vend ku sistemi bankar e ka nivelin e kredive te keqia 30% (nderkohe qe banka perpara se te jap kredi merr hipoteke, shikon bilancin e klientit etj... si dhe ka nje nr te kufizuar klientesh qe mund te shkoje maximumi 50 mije (psh raifeisen) nderkohe qe cez ka mbi 2 milione kliente dhe qe eshte i detyruar ti furnizoje te gjithe dhe smund te beje selektime (se dhe po e beri klientet e lidhen vete se nuk i kap polic me dore, pasi thone hajt mo se energji eshte qe prodhohet nga uji)) dhe ku 50% e klientve te CEZ nuk paguajne historikish atehere, ne nje situate te tille une do beja ristrukturim te minimumi 50% te faturave.

    Nderkohe qe te gjitha institucionet qe u permenden me larte si bashkpuntore te CEZ, ne fakt jane te gjithe duke ja bere gropen CEZit.
    CEZi ne Shqiperi ka nje biznes qe ka kushtuar 0.1 miliarde euro, ndekohe qe CEZ vlen 40 miliarde Euro, vertet mendoni se CEZ do prishi imazhin e vet qe i kushton 40 mld euro per mbifaturimin e jone? Per me teper qe kjo kompani eshte e suksesshme ne poloni, sllovaki, gjermani, rumani, hungari, bullgari, turqi.... nderkohe i vetmi vend qe nuk eshte i sukseshem eshte Shqiperia. Tani me thuni juve mue, vertet mendoni qe ne jemi me te zgjuar apo me te mire se keto vende?

    Une kam nje problem te madh, mire qe paguaj cmime te kripura pasi paguaj edhe per ata qe nuk e paguajne energjine elektrike, mire qe do vazhdoj ti paguaj se te gjitha qeverite qe jane e qe do vijne jane hajdut ne gen, por mua me duhet te paguaj edhe CEZin per ato qe do marri ne arbitrazh.
    Pra ne kete mes nuk humbet as qeveria, as qeveriataret, as opozitaret, as CEZ, as ERE-s por humbasin ata qe paguajne energjine elektrike dhe taksat. Une per vete e paguaj dhe do vazhdoj ti paguaj qe te dyja se nuk bej dot ndryshe. Uroj vetem nje gje dhente zoti qe ne daten 21 dhjetor ndryshon bota ne menyre te tille qe ata qe spaguajne ndergjegjsohen dhe paguajne ne menyre qe une te paguaj me pak, pra aq sa cduhet.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk mund t'i lihet gjithe pesha tregut dhe konsumatorit shqiptar. CEZ-i e coi biznesin ne kete gjendje per shkak te keqmanaxhimit qe i beri. Ketu e 3-4 vite perpara kur ne nje ane CEZ deklaronte se kishte bere dhe do bente investime te medha ne sistem, vete punonjes nga CEZ pohonin qe nuk ishte bere asgje, nje rremuje e vertete dhe shumica dermuese e sistemit ishte sic ishte ne momentin kur ishte blere.
    Po keshtu BB , qe ishte dhe negociatorja e mareveshjes per kontraten e CEZ, deklaroi qe ishin te zhgenjyer me manaxhimin e CEZ.
    Energjia qe konsumohet ne vend ka nje kosto reale te patjetersueshme: koston e prodhimit ne vend ose koston e importit, kur prodhimi vendas nuk mbulon nevojat e vendit. Aritmentika eshte e thjeshte per cdo biznes privat: konsumatori do te paguaje cdo kiliovat energji qe konsumon plus nje perqindje fitimi per biznesin. Ato leke do te dalin ose nga xhepi i konsumatorit ose nga xhepi i shtetit shqiptar. Asnje biznes privat nuk mban nje biznes qe te dali me humbje e te mos mbledhi dot as koston e prodhimit. Problemi ne Shqiperi eshte i dyfishte: a) nje pjese derrmuese e konsumatoreve shqiptare nuk paguajne fare faturat e energjise b) nje pjese e mire e ndermarrjeve publike qe shteti ka ne menaxhim nuk paguajne ne kohe energjine qe konsumojne. Shtoji kesaj edhe koston e madhe te humbjes se energjise ne rrjet apo energjise qe vidhet, dhe i bie qe CEZ te paguaje nga xhepi i vete koston e furnizimit me energji te vendit.

    Prandaj mos besoni justifikimet qe lexoni nga qeveria pasi ato jane justifikime te kota. Ajo qe ishte problem ne Shqiperi para se CEZ te privatizonte rrjetin e shperndarjes, u be tani nje problem akoma edhe me i madh, dhe jo per faj te CEZ por per faj te mentalitetit te njerezve dhe shtetit shqiptar. Kush kujton se do te vije te investoje ne Shqiperi per te blere biznesin e CEZ duke patur parasysh historikun e ketyre 4 vjeteve te fundit? Askush! E rrjeti i shperndarjes do te kaloje perseri ne duart e shtetit e humbjet e vjedhjet do te jene keto qe jane dhe ca me shume, pasi do te shtohet edhe kostoja e korrupsionit te administrates qe do te menaxhoje biznesin.

    Qytetari duhet te edukohet me forcen e ligjit te paguaje faturen. Kush nuk paguan, i pritet energjia dhe hidhet ne gjyq nga biznesi per mospagim energjie. Nese shteti ka leke dhe do te ndihmoje shtresat e varfera, le te paguaje me subvencionim faturat e tyre. Por nuk mund te presesh biznesin privat te mbaje mbi kurriz kete kosto.

    Albo

  8. #8
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Me monopolin e plote e te vetem ne furnizimin me energji elektrike te Shqiperise, kjo kompani i ka dhene vetes atributet dhe fuqine per te bere çfare ti teket me oraret e energjise elektrike. Nen monopolin e CEZ, kemi patur bllokim pune e djegie pajisesh ne pune e shtepi, por paguajme edhe erresiren me fatura financiare fiktive 5-10-15 here me te larta se konsumi real qe bejme.

    Shqiptaret kane probleme me pagesat e faturave, kjo eshte shume e sigurte. Por edhe te denohen kolektivisht me erresire, vetem ne Shqiperi ndodh.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Me monopolin e plote e te vetem ne furnizimin me energji elektrike te Shqiperise, kjo kompani i ka dhene vetes atributet dhe fuqine per te bere çfare ti teket me oraret e energjise elektrike. Nen monopolin e CEZ, kemi patur bllokim pune e djegie pajisesh ne pune e shtepi, por paguajme edhe erresiren me fatura financiare fiktive 5-10-15 here me te larta se konsumi real qe bejme.

    Shqiptaret kane probleme me pagesat e faturave, kjo eshte shume e sigurte. Por edhe te denohen kolektivisht me erresire, vetem ne Shqiperi ndodh.
    Ti po paguan koston e atij konsumatorit nga Kukesi qe ka 10 vjet qe nuk paguan asnje fature energjie. Po paguan edhe koston e asaj ndermarrjes publike qe nuk ka patur faturen e vete te energjise. Kjo nuk eshte e ndershme por eshte rruga e vetme e ngelur per biznesin privat. Nese kete kosto nuk ta kalon ty si konsumator, i bie qe ta paguajne aksioneret e kompanise nga xhepi i tyre. Per kete nuk mund te besh me faj CEZ por qeverine, pasi CEZ i paguan KESH cdo kilowat qe KESH prodhon apo importon.

    CEZ po largohet fare nga tregu shqiptar dhe rrjeti i shperndarjes do kaloje perseri ne duart e shtetit ku problemet jo vetem qe nuk do te zgjidhen por do te behen me keq. Krahas kostos se atyre qe nuk paguajne, ti si konsumator do paguash edhe taksen e korrupsionit te atyre 10 apo 20 drejtoreve burokrate qe do vjedhin fondet e ndermarjes publike.

    Do biem nga shiu ne bresher pasi qeveria nuk ka kurajon qe te beje gjene e drejte. Eshte detyra e shtetit te paguaje detyrimet e veta ndaj CEZ dhe te detyroje qytetaret e vendit te paguajne ate qe konsumojne. Po beri keto dy gjera, do kete 10 oferta per rrjetin e shperndarjes ne Shqiperi ne janar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-12-2012 më 14:45

  10. #10
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    E gjitha vjen per shkak te mungeses se konkurences. As qytetaret dhe as subjektet nuk kane mundesi te zgjedhin se me ke duhet te lidhin kontrate per energjine. CEZ eshte i vetmi operator dhe si i tille mund te tallet me qytetaret sa te doje. Qytetari ska nga ja mban. Kur jetoja ne Itali e nderpreva kontraten ku e kisha, sepse nuk me pelqeu sherbimi. Lidha kontrate me nje operator tjeter qe e ka çmimin me te lire dhe sherbimin me korrekt. Nese nuk me pelqente brenda gjasht muajve mund ta kaloja kontraten diku tjeter. Operatori me te cilin nderpreva kontraten humbi shume klienete per kete shkak, filloi te bente ulje etj. Pra, eshte e thjeshte konkurenca rrit cilesine me çmime konkuruese.

    Plot 5 vjet ka vjedhur duke perdorur injorancen dhe njerzit e korruptuar pa bere asnje investim. Mbollen aq pakenaqesi e stres tek njerezit me shume halle, sa do te duhen vite per ti larguar. Ne vend qe te zgjidhnin problemet me qendrat e kujdesit per klientet, ato u ben vete pjese e problemeve duke mbifaturuar e gjobitur ne menyre te pacipte derisa krijuan kete gjendje te mos pagimit.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •