“E fshehta” e Papuliasit, zbulohet libri që përshkruan historinë e të parëve të tij nga Çamëria.
Presidenti grek sulmohet nga mediat e djathta për origjinën shqiptare, pasi stërgjyshi i tij ishte nga Preveza
Plarent Shehu
-Presidenti grek, Papulias, i njohur për rolin e tij në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Greqi-Shqipëri dhe zgjidhjen e situatave të vështira mes dy shteteve, është vënë në shënjestër të ekstremistëve dhe nacionalistëve, për shkak të origjinës dhe lidhjeve me Shqipërinë.
“Agimi i Artë” dhe “Lëvizja Ortodokse Nacionaliste” i drejtohen Presidentit Karolos Papulias me pyetjen: Zoti President i Republikës, çfarë lidhje keni ju me Taip Papulia-n, beun sundimtar shqiptaro-turk të Epirit? Një pyetje e ngjashme për origjinën i është bërë Papuliasit edhe nga një gazetare, por ai e ka kaluar pa përgjigje.
/Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën "Shekulli"/
----------------------------------------------------------------
Presidenti grek Papulias është me origjinë çame nga Preveza. Sipas librit të autorit grek, Panajotis Aravadinos, ‘Kronografia e Epirit, ngjarje dhe të dhëna mbi krahinat greke dhe ilire’, i vitit 1856, në një nga kapitujt i referohet sunduesit çam nga Preveza dhe komandantit të regjimentit të kësaj zone, Taip Papulias, i cili është stërgjyshi i parë i Karol Papuliasit.
Origjinën e Papuliasit e pohon në një nga librat e vet edhe shkrimtari arvanitas Aristidh Kola, i cili botoi një shkrim në gusht të vitit 1995 ku thuhej se: “Karolos Papulias është me origjinë të pastër shqiptare. Babagjyshi i toj quhej Sulejman dhe i përkiste fesë islame dhe ishte nga fshati Voshtina”, citohet autori në gazetën Shekulli.
Presidenti Papulias është betuar si president i Greqisë më vitin 2005, por origjina e tij shqiptare e ka vënë në shënjestër të ekstremistëve dhe nacionalistëve, të cilët i drejtohen me pyetjen: Zoti President i Republikës, çfarë lidhje keni ju me Taip Papulian, beun sundimtar shqiptaro-turk të Epirit. Kjo pyetje i është parashtruar edhe nga një gazetare, por presidenti e ka anashkaluar pa përgjigje.
http://www.gazetatema.net/web/2012/1...e-nga-preveza/
Krijoni Kontakt