Fjalim i Ambasadorit tė SHBA Alexander A. Arvizu

Konferenca e 15-tė Ndėrkombėtare mbi Sigurinė nė Ballkanin Perėndimor

Mirėmėngjes. Do ta filloja duke iu drejtuar Zėvendės Ministrit Starova por meqenėse ėshtė kėtu jo nė cilėsinė e atij posti, po them: Arjan, faleminderit pėr kėtė ftesė nė 15-vjetorin e Kėshillit tė Atlantikut tė Shqipėrisė. Urime! Dua tė falenderoj edhe Dr. Schrapel pėr mbėshtetjen dhe kontributin e rėndėsishėm nga Kondrad Aidenauer gjatė viteve kėtu nė Shqipėri. Iu uroj mirėseardhje tė ngrohtė kolegėve tė mi diplomatė kėtu dhe pres me kėnaqėsi tė dėgjoj panelin tuaj, por edhe shumė tė ftuarve jo vetėm nga Shqipėria; shoh edhe shumė tė rinj, ėshtė kėnaqėsi tė jem me tė gjithė juve sot.

Faleminderit qė mė lejuat t’i drejtohem kėsaj konference mbi “Bashkėpunimin pėr Sigurinė nė Ballkanin Perėndimor”. Kjo konferencė vjen nė kohėn e duhur, ndėrsa vendet nė rajon, dhe veēanėrisht Shqipėria, pėrballen me sfidat nė pėrpjekjet e tyre nė pėrshpejtimin e shtigjeve mė tė mėdha Euro-Atlantike dhe nė forcimin e marrėdhėnieve me njėri-tjetrin.

Mėsime nga e shkuara dhe pėrqafimi i njė tė Ardhmeje tė Re

Kjo konferencė e duhur vjen vetėm pak javė pasi Shqipėria festoi 100 vjetorin e pavarėsisė. Ky rast shumė i rėndėsishėm shėrbeu si njė mundėsi pėr tė kthyer vėshtrimin pas nė shekullin e fundit tė ndryshimit siē u pėrjetua nga Shqipėria – dhe pėr t’u pėrsiatur mbi drejtimin e saj nė tė ardhmen.

Nė vitin 1912 Shqipėria dhe Ballkani Perėndimor po vuanin tmerret e Luftėrave Ballkanike, dhe qenė nė greminėn e “Luftės sė Madhe”, e cila do tė vinte nė lėvizje modelin pėr konflikt global nė shekullin e 20-tė. Paqėndrueshmėria e kėtij rajoni ishte njė faktor kontribues pėr zjarret e mėvonshme qė pėrpinė shumė shtetkombe dhe morėn miliona jetė tė pafajshme. Mėsimi qė oshėtiu ishte ky: nė kėrkim tė sigurisė botėrore, asnjė rajon nuk mund tė injorohet.

Le tė ecim me shpejtėsi pėrpara deri nė ditėt e sotme. Ndonėse mjedisi aktual i sigurisė ndryshon nė mėnyra tė rėndėsishme prej 1912-ės, drejtuesit shqiptarė dhe tė tjerė drejtues ballkanikė ende kanė nevojė tė pėrkufizojnė marrėdhėniet e vendeve tė tyre me fqinjėt pėrkatės dhe mė gjerė mė bashkėsinė europiane. Sikurse nė tė shkuarėn, Shtetet e Bashkuara qėndrojnė tė gatshme t’ju ndihmojnė nė kėtė proces. Por, le tė jemi shumė tė qartė: udhėheqja dhe vizioni nė fund tė fundit duhet tė vijnė prej Shqipėrisė dhe vendeve fqinje tė saj, veēanėrisht prej drejtuesve tė zgjedhur.

Muajin e kaluar, Ndihmės Sekretari i Shtetit Filip Gordon iu drejtua Kėshillit tė Atlantikut gjatė festimeve tė 50-tė vjetorit tė tij nė Uashington, D.C. Nė fjalimin e tij ai tha “pėrparimi [nė kėtė rajon] varet nga gadishmėria e drejtuesve politikė pėr tė kapėrcyer gjėrat qė i dallojnė, nacionalizmin e ngushtė dhe ekonomitė e ngurta qė nuk kanė vend nė shekullin e 21-tė”.

Tashmė kemi parė mėnyrat me tė cilat udhėheqja pozitive po bėn ndryshimin. Rajoni i Ballkanit po pėrjeton aktualisht njė periudhė relativisht paqėsore dhe tė gjitha vendet e Ballkanit - dhe sidomos Shqipėria – kanė kontribuar pėrtej kėtij rajoni nė operacione paqeruajtėse dhe stabilizimi tjetėrkund.

Siguria dhe bashkėpunimi tjetėr si Qėllimi pėr ta ēuar mė tej Integrimin

Mė lejoni tė adresoj njė ēėshtje qė ka dalė nė pah gjatė javėve tė fundit, ajo e nacionalizmit. Ka mėnyra pėr t’u marrė me trysnitė e vazhdueshme dhe kėrcėnimet e nacionalizmit. Njėra mėnyrė ėshtė bashkėpunim sigurie i pėrmirėsuar mes fqinjėve.

Bashkėpunimi i sigurisė ofron mjete shumė tė prekshme dhe konkrete pėr krijimin e mekanizmave qė frymėzojnė besim dhe nxisin bashkėpunimin. Ky bashkėpunim mė pas bėhet themeli pėr njė bashkėpunim dhe mirėkuptim mė tė madh rajonal.

Pėr shembull, gjatė dekadės sė shkuar, disa vende tė rajonit -- Shqipėria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjė-Hercegovina -- kanė punuar sė bashku drejt anėtarėsimit nė NATO, flamuri i NATO-s ėshtė pikėrisht kėtu nė tė majtėn time, pėrmes Nismės Sh.B.A. - Karta e Adriatikut. Dy nga kėto vende tani janė anėtare tė plota Ngjizur si njė mjet pėr tė ndarė mėsimet e nxėna nga reforma e mbrojtjes, “A-5” siē njihet zakonisht grupimi, dislokoi rishtazi njė njėsi tė pėrbashkėt trajnuese tė policisė ushtarake nė Afganistan nėn drejtimin kroat -- njė arritje domethėnėse dhe e lavdėrueshme.

Ndėrkaq, Shqipėria po drejton planet pėr tė bashkėrenduar mė mirė pėrgjigjen ndaj emergjencave dhe pėrpjekjet e ndihmės pėr fatkeqėsitė. Fatkeqėsitė natyrore – qoftė nėse shkaktohen prej pėrmbytjeve, zjarreve nė pyje ose borės sė madhe – ndikojnė tė gjitha vendet e rajonit dhe e bėjnė bashkėpunimin rajonal thelbėsor.

Njė fushė tjetėr ku bashkėpunimi tė shpie drejt sigurisė sė pėrmirėsuar ėshtė pėrmes shkatėrrimit tė municioneve dhe armėve tė tepėrta. Armėt dhe municionet e vjetėruara, tė paqėndrueshme, tė ruajtura nė mėnyrė tė papėrshtatshme dhe jo siē duhet pėrbėjnė rrezik pėr ēdo vend tė rajonit. Shqipėria ka bėrė pėrparim tė madh nė pėrpjekjet e saj pėr tė eliminuar rezervat e mėdha tė armatimeve ushtarake tė tepėrta. Ajo ka tani kapacitet qė mund tė ndihmojė vende tė tjera tė rajonit pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė, duke rritur kėshtu sigurinė rajonale.

Sė fundi, rritja e bashkėpunimit ekonomik mund tė udhėheqė drejt pėrmirėsimit tė sigurisė. Propozime tė tilla si Gazsjellėsi Trans-Adriatik, njohur ndryshe si TAP, sikurse dhe rrugė e rrjete hekurudhore tė pėrmirėsuara, tė tillė si Korridori 8, lidhin mė mirė popujt dhe ekonomitė e rajonit, duke ēuar drejt njė integrimi mė tė plotė.

Shqipėria si njė partner konstruktiv pėr rajonin

Megjithatė, trajektorja e pėrgjithshme pozitive e bashkėpunimit dhe integrimit rajonal, nuk ėshtė diēka qė mund tė merret pėr e mirėqenė. Disa aktorė shqetėsues ose veprime tė

pavenda tė ndėrmarra pėr pėrfitim afatshkurtėr politik, mund tė ērregullojnė rajonin dhe tė trazojnė tensione etnike ose fetare mes kufijve.

Rishtazi, Shtetet e Bashkuara kanė vėnė re njė rritje tė pavend nė reteorikėn nacionaliste kėtu nė Shqipėri, veēanėrisht nė javėt qė ēuan drejt festimeve tė 100 vjetorit dhe pasuan mė tej.

Kjo reteorikė kontraston dukshėm me rolin e pėrgjithshėm pozitiv qė Shqipėria ka luajtur tradicionalisht nė rajon, sidomos me popullsinė etnike shqiptare. Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė dhe partitė politike – pėrfshirė opozitėn – kanė lėshuar nė pėrgjithėsi mesazhe tė qarta, tė pėrgjegjshme duke i inkurajuar popullsitė etnike-shqiptare qė jetojnė jashtė vendit, tė punojnė sė bashku me qeveritė e tyre pėr tė zgjidhur problemet e tyre.

Kohėt e fundit, aktorė politikė tė ndryshėm nė Shqipėri kanė kėrkuar tė pėrdorin mesazhe negative tė fokusuara nė etnicitetin pėr qėllime tė ngushta politike. Kjo ėshtė njė lojė e rrezikshme. Tensionet etnike, nėse zgjohen njėherė, janė tė vėshtira, nėse mos tė pamundura pėr t’u parashikuar ose kontrolluar. Ėshtė e domosdoshme qė personat pėrgjegjės tė pėrmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtė Shqipėrisė.

Reteorika dhe veprimet nacionaliste, pėrveēse mund tė destabilizojnė potencialisht rajonin, e dėmtojnė reputacionin e Shqipėrisė. Pėr shkak tė deklaratave dhe pohimeve tė ndryshme tė debatueshme, tė bėra nė prag tė festimeve tė 100 vjetorit, dy vende fqinje anulluan pjesėmarrjen e tyre nė kėtė ngjarje historike. Kjo mund tė duket si njė pasojė e vogėl, pėr disa ndoshta si ato shėnimet nė fund tė faqes, por ėshtė diēka qė frenon marrėdhėniet, pengon komunikimin dhe bashkėpunimin dhe bėn qė zgjidhja e ēėshtjeve tė pazgjidhura tė bėhet shumė mė e vėshtirė. Dhe ne, Shtetet e Bashkuara, i kushtojmė vėmendje kėsaj.

Kėrcėnimet e kohėve tė fundit ndaj pakicės maqedonase nė Liqenas nga disa individė tė drejtuar gabimisht, ėshtė tėrėsisht e papranueshme dhe duhet tė refuzohet kategorikisht prej tė gjithė shqiptarėve.

Thirrja e fundit nga Aleanca Kuq e Zi pėr referendumin pėr bashkimin Shqipėri-Kosovė nuk i shėrben as aspiratave tė integrimit Euro-Atlantik tė vendit, dhe minon pėrparimin e arritur pėr stabilitetin dhe paqen rajonale, dhe lėvizjen drejt integrimit europian.

Mė lejoni tė jem i qartė si kristali, absolutisht i qartė: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk e mbėshtesin ndryshimin e kufijve kombėtarė nė rajonin e Ballkanit. Ēdo pėrpjekje pėr ta bėrė kėtė, ėshtė kundėrproduktive dhe destabilizuese.

Partitė politike dhe drejtuesit duhet tė pėrqendrohen nė atė qė ata thonė se ėshtė e rėndėsishme: integrimi Euro-Atlantik. Fjala pėr njė “Shqipėri tė Madhe” tė rreme ėshtė njė shpėrqendrim nga problemet shumė reale me tė cilat pėrballet Shqipėria sot, dhe votuesit nuk duhet tė bien pré e kėsaj.

Dialogu politik i Shqipėrisė duhet tė pėrmbajė njė spektėr zėrash, por zėra qė shprehin ide konstruktive pėr t’i sjellė sėbashku njerėzit.

Ne besojmė se njė lėvizje e re politike sikurse Aleanca Kuq e Zi, mund dhe duhet tė luajė njė rol tė rėndėsishėm dhe konstruktiv nė politikėn shqiptare.

Duke parė rolin pozitiv qė Qeveria e Shqipėrisė ka luajtur tradicionalisht nė ruajtjen e marrėdhėnieve tė mira me fqinjėt e saj, nxisim drejtuesit e saj qė tė jenė tė qartė nė kėtė element. Zgjedhjet nuk duhet tė jenė njė justifikim pėr tė dėrguar mesazhe tė pėrziera.

Gjithashtu, kėrkojmė qė politikanėt dhe drejtuesit politikė tė Shqipėrisė nga i gjithė spektri, tė ripėrtėrijnė pėrkushtimin e tyre pėr tė pėrcjellė mesazhe tė pėrgjegjshme ndaj tė gjithė shqiptarėve.

Zonja dhe zotėrinj, bashkėpunimi pėr sigurinė nė Ballkanin Perėndimor gjatė dhjetėvjeēarit tė shkuar ka qenė njė histori pozitive. Tė gjitha vendet e rajonit kanė bėrė pėrparim tė madh nė kapėrcimin e konflikteve historikė shpesh shekullore.


Pėrfitimet qė kam pėrshkruar kėtu janė tė vėrteta, por ato nuk mund tė merren pėr tė mirėqena. Pėrparimi mund tė pėrmbyset. Historia e kohėve tė fundit tregon se nacionalizmi ėshtė ende njė forcė e fuqishme nė Ballkan.

Nė librin “Paris 1919”, autorja Margaret MacMillan, qė ka fituar ēmime shkroi kėto fjalė: “E shkreta Shqipėri e vogėl, me kaq armiq tė fuqishėm dhe me kaq pak miq. Ajo nuk kishte thuajse aspak industri, pak tregti, asnjė hekurudhė dhe vetėm rreth 200 milje rrugė tė shtruara. Shqipėria u ngrit pak para lufte, e krijuar prej katėr vilajeteve tė perandorisė Osmane. Pak tė huaj e kishin vizituar atė; pak dihej mbi historinė apo popullin e saj”.

Ēfarė ndryshimi ka sjellė njė shekull. Shqipėria ka fituar respektin dhe admirimin anembanė globit. Shqiptarėt jetojnė brenda kufijve tė sigurtė; ata nuk ndihen mė tė kėrcėnuar prej armiqve tė jashtėm. Kosova ėshtė tani njė shtet sovran, i pavarur dhe i lirė. Dhe nė rrjedhėn e 100 viteve tė shkuar asnjė vend nė botė nuk e ka treguar veten qė tė jetė njė mik mė konseguent dhe mė i qėndrueshėm pėr popullin shqiptar, sesa Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Shqipėria qėndron sot si njė shembull ndriēues i tolerancės dhe i pėrfshirjes. Rruga qė shtrihet pėrpara pėr shqiptarėt dhe pėr tė gjithė popujt e Ballkanit Perėndimor ėshtė e qartė: integrim mė i madh pėrmes NATO-s, Bashkimit Europian dhe institucioneve Euro-Atlantike, dhe refuzim i vendosur ndaj praktikave pėrēarėse qė nuk kanė absolutisht vend nė shekullin e 21-tė. Ju faleminderit pėr vėmendjen tuaj sot dhe ju uroj ditė tė mbarė!